ProZ.com global directory of translation services
 The translation workplace
Ideas

A new ProZ.com translation contests interface is currently in development, and a preview contest is underway. Click here to visit the new interface »

Previous ProZ.com translation contests

English » Albanian - 4 entries


From "Letters from a Self-Made Merchant to His Son" by George Horace Lorimer. 320 words
I remember reading once that some fellows use language to conceal thought, but it's been my experience that a good many more use it instead of thought.

A businessman's conversation should be regulated by fewer and simpler rules than any other function of the human animal. They are:

Have something to say.

Say it.

Stop talking.

Beginning before you know what you want to say and keeping on after you have said it lands a merchant in a lawsuit or the poorhouse, and the first is a short cut to the second. I maintain a legal department here, and it costs a lot of money, but it's to keep me from going to law.

It's all right when you are calling on a girl or talking with friends after dinner to run a conversation like a Sunday-school excursion, with stops to pick flowers; but in the office your sentences should be the shortest distance possible between periods. Cut out the introduction and the peroration, and stop before you get to secondly. You've got to preach short sermons to catch sinners; and deacons won't believe they need long ones themselves. Give fools the first and women the last word. The meat's always in the middle of the sandwich. Of course, a light butter on either side of it doesn't do any harm if it's intended for a man who likes butter.

Remember, too, that it's easier to look wise than to talk wisdom. Say less than the other fellow and listen more than you talk; for when a man's listening he isn't telling on himself and he's flattering the fellow who is. Give most men a good listener and most women enough note-paper and they'll tell all they know. Money talks -- but not unless its owner has a loose tongue, and then its remarks are always offensive. Poverty talks, too, but nobody wants to hear what it has to say.

The winning and finalist entries are displayed below.To view the like/dislike tags the entries received simply click on the "view all tags" link on the right hand corner of each entry.

You can leave your feedback for this pair at the bottom of the page.

Congratulations to the winners and thanks to all the participants!






Entry #1 - Points: 27 - WINNER!
Klemi
Klemi
United States
View all tags
Më kujtohet dikur kam lexuar se disa njerëz flasin shumë me qëllim që të fshehin mendimet e tyre, por në bazë të eksperiencës sime kam mësuar se shumë të tjerëve u flet gjuha para mendjes.

Biseda e një tregëtari duhet ti nënshtrohet rregullave më të pakta dhe më të thjeshta se çdo veprimtari tjetër e qenjes njerëzore. Këto rregulla janë:

Të kesh diçka për të thënë.

Thuaj vetëm atë që duhet thënë.

Bjeri shkurt.

Të fillosh të flasësh pa ditur se çfarë do të thuash dhe vazhdimi i mëtejshem i kësaj bisede pa kuptim e çon tregëtarin në gjyq ose në falimentimin e tij të plotë.Veprimi i parë është rruga më e shkurtër që të çon në veprimin e dytë. Kjo është dhe arsyeja që unë mbaj një degë ligjore e cila më kushton shumë, por më mbron nga problemet me ligjet.

Eshtë normale të flasësh gjatë kur merr në telefon një vajzë ose mbas darke të flasësh me shokët për të diskutuar rreth shëtitjeve të organizuara nga shkolla e së djelës me disa ndalesa për të mbledhur lule, por në zyrë duhet të flasësh pak dhe saktë. Lëri mënjanë hyrjet dhe mbylljet e zbukuruara dhe mendohu para se të kalosh në çështjen tjetër të bisedës. Fol shkurt dhe pa moralizime po qe se do të fitosh; edhe predikuesit vetë nuk besojnë në predikimet e gjata. Hapu rrugë budallenjve dhe dëgjo se çfarë thonë gratë. Përqëndrohu tek pjesa më e rëndësishme, tek thelbi i problemit. Sigurisht pak lajka aty këtu nuk të prishin punë, sidomos kur ke të bësh me njerëz që u pëlqejnë ato.

Gjithashtu asnjëherë mos harro se është më e lehtë të paraqitesh si i zgjuar se sa të flasësh me zgjuarsi. Fol më pak se bashkëbiseduesi dhe dëgjo më shumë se ç’flet, sepse kur dëgjon dhe nuk tregon asgjë për vete e bën personin tjetër të besoj se ai di gjithçka. Jepuni burrave kohë për t’i dëgjuar me kujdes dhe grave mundësinë për t’u shprehur me shkrim dhe ju do të mësoni çdo gjë që ata dinë. Paraja flet, por vetëm atëhere kur të zotit të parave i zgjidhet gjuha dhe në këto rast komentet e tij janë ofenduese. Edhe varfëria flet, por askush nuk ja vë veshin.



Entry #2 - Points: 20
anonymousView all tags
Më kujtohet që kam lexuar një herë se disa njerëz e përdorin gjuhën për të fshehur mendimin, por në përvojën time janë më të shumtë ata që e përdorin në vend të mendimit.

Biseda e një biznesmeni duhet mbajtur nën kontroll nga rregulla më të pakta e më të thjeshta se çdolloj funksioni tjetër i species njerëzore. Këto janë:

Ki diçka për të thënë.

Thuaje.

Pusho së foluri.

T’ia nisësh para se ta dish se ç'do thuash dhe të vazhdosh pasi ta kesh thënë e plas tregtarin në derë të gjyqit a strehës vorfënore, dhe e para i bie shkurt për tek e dyta. Mbaj një sektor ligjor këtu, dhe kushton goxha para, por e kam që të mos u drejtohem gjyqeve.

Kur shkon të takohesh me një vajzë apo flet me miq pas darke, s’ka gjë se e zhvillon bisedën si ekskursion i shkollës së të dielës, me ndalesa për të mbledhur lule; ama në zyrë fjalitë duhet t'i kesh me distancën më të shkurtër që mundet nga pika në pikë. Hiqe hyrjen e ligjëratën dhe ndal para se të vish tek “së dyti”. Duhet t’i mbash predikimet shkurt që të zësh mëkatarët; as dhjakët vetë nuk besojnë se u hyjnë në punë predikime të gjata. Jepu budallenjve fjalën më të parë dhe grave atë më të fundit. Mishi gjendet gjithnjë në mes të sanduiçit. Natyrisht, nga pak gjalpë në secilën anë nuk prish punë nëse është për një njeri që e ka qejf gjalpin.

Ki parasysh gjithashtu se është më e lehtë të dukesh i zgjuar sesa të flasësh me zgjuarsi. Thuaj më pak se bashkëfolësi dhe dëgjo më shumë seç flet; se, kur dikush mban vesh, nuk po i nxjerr të palarat vetes dhe po i bën qejfin atij që po nxjerr të vetat. Jepu të shumtës së burrave një dëgjues të mirë e të shumtës së grave fletë shënimi të mjaftueshme, e kanë për të dëftyer gjithçka që dinë. Paraja flet -- por vetëm nëse i zoti e ka gjuhën të gjatë, e atëherë vërejtjet i ka përherë fyese. Edhe skamja flet, por askush s’do t’ia vërë veshin se ç'ka për të thënë.



Entry #3 - Points: 12
Blerta Alikaj
Blerta Alikaj
United States
View all tags
Më kujtohet që dikur kam lexuar se disa e përdorin gjuhën për të maskuar mendimin, por nga përvoja ime kam nxjerrë përfundimin se shumica e të tjerëve e përdorin në vend të mendimit.

Rregullat që përkufizojnë bisedën e afaristit duhet të jenë më të thjeshta dhe më të pakta sesa ato që përkufizojnë çdo lloj funksioni tjetër të kafshës njerëzore. Ato janë:

Kij diçka për të thënë.

Thuaje atë.

Mos fol më.

Fillimi i diskutimit para se ta kesh të qartë ç'ka do të thuash dhe vazhdimi i tij pasi e ke shprehur atë, e çon afaristin ose në gjygj ose në burg, dhe i pari është thjesht rruga më e shkurtër drejt të dytit. Unë punësoj një departament të tërë juridik dhe më kushton goxha, por më mban jashtë thonjve të ligjit.

Nuk prish punë nëse takohesh me një vajzë a me shokët pas darke, dhe bisedon njësoj sikur ke dalë në piknik me klasën dhe ndalon aty këtu për të mbledhur lule; por në zyrë fjalitë e tua duhet të përshkojnë rrugën më të shkurtër të mundshme nga pika në pikë. Hiqe fare parafjalën e përmbylljen, dhe ndalo para se të shkosh tek paragrafi i dytë. Meshat e shkurtra janë rruga më e mirë për të kapur mëkatarët; dhe dhjakët vetë nuk besojnë në stërhollimet e tyre. Lerua budallenjve fjalën e parë dhe grave të dytën. Mishi ndodhet gjithmonë në mes të sanduiçit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që lyerja e bukës me gjalpë nuk ndihmon kur të duhet një sanduiç për atë që e ka qejf gjalpin.

Gjithashtu, mbaje mend se është më kollaj të dukesh i mençur sesa të flasësh me mençuri. Fol më pak se ai tjetri dhe hap veshët më shumë se gojën; sepse kur dikush dëgjon me vëmendje, edhe veten nuk e shet, dhe atij që po flet i bën qejfin. Jepu burrave një dëgjues të vëmendshëm dhe grave një bllok shënimesh dhe ato do të t'i thonë të gjitha sa dinë. Paraja flet - por vetëm atëhere kur i zoti e ka gjuhën pa fre, dhe vërejtjet e saj janë gjithmonë fyese. Varfëria flet gjithashtu, por askush nuk ka qejf ta dëgjojë se ç'ka për të thënë.




Entry #4 - Points: 1
View all tags
Mbaj mend një herë lexuar disa miqtë që përdorin gjuhën e për të fshehur mendimin, por kjo është përvoja ime se një shumë më të mirë e përdorin atë në vend të mendimit.

Bisedë Një biznesmen duhet të rregullohen me rregullat e më pak dhe të thjeshtë se çdo funksion tjetër i kafshës njerëzore. Ata janë:

Kanë diçka për të thënë.

Thonë se ai.

Stop folur.

Duke filluar para se ju e dini se çfarë doni të thoni dhe mbajtja e më pas ju kanë thënë se toka një tregtar në një padi apo strehë vorfënore, e para është një prerje të shkurtër të dytë. Unë mbajë një departament ligjor këtu, dhe kushton shumë para, por për të mbajtur mua nga do të ligjit.

Kjo është e gjitha e drejtë kur ju jeni duke i bërë thirrje një vajzë apo duke folur me miqtë pas darke për të drejtuar një bisedë si një e diel-ekskursion shkollor, me ndalesa të marr lule, por në zyrën dënimet juaj duhet të jetë në distancë të shkurtër të mundshme midis periudhave. Pritini nga futja dhe konkluzion, dhe ndalet para se të shkoj në radhë të dytë. Keni për të predikoj predikimet e shkurtër për të kapur mëkatarët dhe dhjakët nuk do të besojnë se ata kanë nevojë për ato gjatë vetë. Jepni budallenj parë dhe gratë fjalën e fundit. Mishit gjithmonë në mes të sanduiç. Natyrisht, një gjalpë të lehta në të dyja anët e saj nuk ka bërë ndonjë dëm nëse është e destinuar për një njeri që i pëlqen gjalpë.

Mos harroni, gjithashtu, se është më e lehtë të shikoni se sa i mençur për të folur urtësi. Thuaj më pak se shokët e tjerë dhe të dëgjojnë më shumë se ju flisni, sepse kur një njeri i dëgjuar se ai nuk është e thënë të veten dhe ai i ka hije, të cilët është. Jepni shumica e njerëzve një dëgjues i mirë dhe sa më të gra-shënim letre dhe ata do të thonë të gjithë ata e dinë. Bisedimet Money - jo, por nëse pronari i saj ka një gjuhë të lirshme, dhe pastaj vërejtjet e tij janë gjithmonë fyese. Bisedimet e varfërisë, gjithashtu, por askush nuk dëshiron të dëgjojë atë që ka për të thënë.



« return to the contest overview



Translation contests
A fun way to take a break from your normal routine and test - and hone - your skills with colleagues.