Përvoja juaj me VAT/IVA/TVSH?
Thread poster: Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 22:34
Albanian to Italian
+ ...
Mar 24, 2008

Të dashur kolegë dhe kolege!

Jam kureshtare të di se çfarë lloj përvoje keni dhe çfarë mendoni mbi lidhjen midis hapjes/mos-hapjes së VAT/IVA/TVSH për aktivitetin e përkthimit dhe tregut të përkthimeve në/nga gjuha shqipe.

Njoh (deri në njëfarë mase) kontekstin italian, por aspak atë shqiptar apo të vendeve të tjera.

Falemnderit paraprakisht për çfarëdolloj mendimi që do të paraqisni në lidhje me këtë çështje!

[Modificato alle 2008-03-24 22:52]


 
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 22:34
Dutch to Albanian
+ ...
Shembulli i Holandës Mar 24, 2008

Tung Genta,

Në Holandë, ku jetoj e punoj, kjo çështje është e rregulluar me ligj.

Një përkthyes i pavarur, si profesionist i lirë, mund të fitojë një shumë të kufizuar mujore dhe atë ta deklarojë si honorar tek autoritetet tatimore.
Në rast se këto të ardhura bëhen të rregullta dhe tejkalojnë kufirin e caktuar me ligj, përkthyesi si edhe çdo profesionist tjetër i lirë e ka për detyrë që të regjistrohet si ndërmarrje në regjistrin p�
... See more
Tung Genta,

Në Holandë, ku jetoj e punoj, kjo çështje është e rregulluar me ligj.

Një përkthyes i pavarur, si profesionist i lirë, mund të fitojë një shumë të kufizuar mujore dhe atë ta deklarojë si honorar tek autoritetet tatimore.
Në rast se këto të ardhura bëhen të rregullta dhe tejkalojnë kufirin e caktuar me ligj, përkthyesi si edhe çdo profesionist tjetër i lirë e ka për detyrë që të regjistrohet si ndërmarrje në regjistrin përkatës.
Nga ana tjetër duhet të kërkohet edhe numri TVSH tek autoritetet tatimore".

Posa të bëhet regjistrimi dhe të merret numri TVSH përkthyesi, tashmë person juridik, e ka për detyrë që për të gjitha shërbimet të llogaritë edhe TVSH.

P.sh.: Ke bërë një përkthim për 1.000 euro. Në faturë duhet të theksohet:

Shërbimi (përkthimi etj.) neto: 1.000,00 euro
TVSH (në Holandë 19%) 190,00 euro
Gjithsejtë: 1.190,00 euro

Këto 190,00 euro që klienti t’i paguan si TVSH ti i ke vetëm përkohësisht në llogari se duhet t’ia paguash Degës së tatimeve, edhe atë periodikisht: çdo muaj, çdo tremujor apo periudhë tjetër. Ta zëmë se në periudhën X ke inkasuar 190,00 euro TVSH.

Në po të njëjtën periudhë ke bërë edhe shpenzime profesionale, p.sh:
- Fjalor X – Y : 119,00 euro nga të cilat 19,00 janë TVSH
- Benzinë : 119,00 euro nga të cilat 19,00 janë TVSH
- Shpenzime telefonike : 11,90 euro nga të cilat 1,90 janë TVSH
- Shenzime XY : 238,00 euro nga të cilat 38,00 janë TVSH

Gjithsejtë shpenzime në periudhën X: 487,90 euro nga të cilat 77,90 janë TVSH

Në formularin për deklarim të TVSH për atë periudhë duhet të plotësohet:

Gjithsejtë të ardhura 1.190,00 TVSH 190,00
Shpenzime 487,00 TVSH 77,90
Dallimi që duhet të paguhet: 112,10 euro

Këto 112,10 euro ia paguan Drejtorisë së tatimeve.

Në rast se ti në një periudhë të caktuar ke pasur shumë shpenzime, ke blerë kompjuter të ri, celular të ri etj., dhe TVSH që ke paguar për ato shpenzime është më e lartë se TVSH që ke inkasuar për shërbimet që i ke dhënë (përkthimet etj.), dallimin e TVSH Drejtoria e tatimeve për atë periudhë ta kthen prapë.

Këto që i shpjegova bazohen në rregullat që vlejnë dhe aplikohen në Holandë.

Do të ishte interesante që kolegët nga pjesët e tjera të botës t’i ndanin me ne përvojat e tyre nga kjo lëmi interesante për profesionin tonë.

Përzemërsisht,

Sherefedini
Collapse


 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 22:34
Albanian to Italian
+ ...
TOPIC STARTER
Taksa të tjera? Mar 24, 2008

Tung Sherefedin,

shumë interesant dhe i kuptueshëm shpjegimi yt: përvoja holandeze më duket një realitet analog me atë italian (këtu TVSH-ja është 20%), vetëm se disa gjëra që nuk i kisha kuptuar nga ekonomisti i këtushëm, tani i kam më të qarta.

Për të kompletuar pyetjen time, doja të pyesja ty edhe kolegët: Pasi nga shuma bruto që të derdh klienti, hiqet shuma që i korrespondon TVSh-së, shuma neto që mbetet i ngelet përkthyesit e gjitha, apo
... See more
Tung Sherefedin,

shumë interesant dhe i kuptueshëm shpjegimi yt: përvoja holandeze më duket një realitet analog me atë italian (këtu TVSH-ja është 20%), vetëm se disa gjëra që nuk i kisha kuptuar nga ekonomisti i këtushëm, tani i kam më të qarta.

Për të kompletuar pyetjen time, doja të pyesja ty edhe kolegët: Pasi nga shuma bruto që të derdh klienti, hiqet shuma që i korrespondon TVSh-së, shuma neto që mbetet i ngelet përkthyesit e gjitha, apo ka taksa të tjera që i duhen dhënë shtetit?

Me fjalë të tjera, mua, që tani nuk kam të ashtuquajturën "Partita IVA" në Itali, më hiqet për çdo faturë 20% e shumës që më paguan klienti (e ashtuquajtura "Ritenuta d'acconto").
Nëse do të kem TVSH, do të më mbahet njëlloj kjo përqindje nga shteti, apo do të zvogëlohet/eliminohet etj.?

Pra, fitoj apo humbas nga marrja e numrit TVSH?
Ajo që degjoj këtu është kryesisht një përgjigje që fillon me fjalën "Varet..."

Ka edhe përgjigje që e bëjnë tragjike gjendjen edhe duket se është diçka me humbje.

Kuptohet, pasi të ardhurat që vijnë nga përkthimi prekin një nivel të caktuar, edhe në Itali, marrja e numrit TVSH është e detyrueshme: në atë rast hipotetik, do të më uleshin apo do të më rriteshin të ardhurat neto?

Me simpati,
Genta



[Modificato alle 2008-03-25 00:44]
Collapse


 
Ahmet Murati
Ahmet Murati  Identity Verified
Germany
Local time: 22:34
English to Albanian
+ ...
një sqarim i thjeshtë May 3, 2008

Siç po shihet kjo është vetëm taksë në fitim pasi që produkti i përkthimit është material zakonisht elektronik dhe she disa parametra të taksësh i hiqen siç është taksë e mundshme që paguhet për transportin e produktit final.

 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 22:34
Albanian to Italian
+ ...
TOPIC STARTER
I ashtuquajturi "Regime dei contribuenti minimi" në Itali Jul 10, 2008

Nuk e di a i hyn ndokujt në punë, por posa gjeta në shqip linjat udhëzuese për profesionistët e lirë të rinj, në Itali, të cilët dëshirojnë të hapin një Numër TVSH-je, dhe mund të përfitojnë disa lehtësira (kështu thonë ...) nga regjimi i quajtur "regime dei contribuenti minimi" - pra për profesionistë që nuk e kalojnë shifrën e të ardhurave 30.000 € në vit.
... See more
Nuk e di a i hyn ndokujt në punë, por posa gjeta në shqip linjat udhëzuese për profesionistët e lirë të rinj, në Itali, të cilët dëshirojnë të hapin një Numër TVSH-je, dhe mund të përfitojnë disa lehtësira (kështu thonë ...) nga regjimi i quajtur "regime dei contribuenti minimi" - pra për profesionistë që nuk e kalojnë shifrën e të ardhurave 30.000 € në vit.

http://www.agenziaentrate.it/ilwwcm/resources/file/ebd92d075442f2b/ALBANESE.MINIMI.pdf

Genta

P.S. Nuk mungojnë gabimet në drejtshkrim
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Përvoja juaj me VAT/IVA/TVSH?






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »