Drejtshkrimi, një standart i detyrueshëm
Thread poster: Diana Kristo
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 00:04
English to Albanian
+ ...
Apr 21, 2003

Artikull botuar nga gazeta \"Shekulli\".



Drejtshkrimi, një standart i detyrueshëm

Nga Kristina Jorgaqi



Një afërm i imi, që i takon besimit ortodoks dhe e praktikon atë rregullisht, më pyeste një ditë për do fjalë, që ndryshe i dëgjon të fliten e të shkruhen përditë dhe ndryshe në predikimet në kishë apo në gazetat e librat që boton ajo. Fjala vjen, ajo që e njohim të gjithë si “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipëris
... See more
Artikull botuar nga gazeta \"Shekulli\".



Drejtshkrimi, një standart i detyrueshëm

Nga Kristina Jorgaqi



Një afërm i imi, që i takon besimit ortodoks dhe e praktikon atë rregullisht, më pyeste një ditë për do fjalë, që ndryshe i dëgjon të fliten e të shkruhen përditë dhe ndryshe në predikimet në kishë apo në gazetat e librat që boton ajo. Fjala vjen, ajo që e njohim të gjithë si “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”, thirret e shkruhet në këto mjedise “Kisha Orthodhokse Autoqefale...”. Po kështu, shkruhen, madje afishohen publikisht emërtime, si: “Kryepiskopata Orthodhokse”, “Qendra Diagnostikuese Orthodhokse”, “Pashkët orthodhokse” etj. Për ç’arësye “orthodhokse” dhe jo “ortodokse”, kur e para s’është veçse një trajtë dialektore e shqipes, kurse e dyta një trajtë letrare e ngulitur tashmë? Historia jonë gjuhësore na dëshmon se një prej ndikimeve të hershme e jo të vogla të gjuhëve të tjera mbi shqipen i përket një gjuhe fqinje si greqishtja. Ky ndikim nisi aty nga Mesjeta e hershme (shek. VI - VII), kur greqishtja qe gjuhë zyrtare e Perandorisë Bizantine, nënshtetas të së cilës ishin edhe shqiptarët e vazhdoi pa prerë në shekujt e mëvonshëm. Në trevat me popullsi të krishterë ortodokse këtë ndikim e mbajti gjallë dhe e ruajti fort edhe kisha ortodokse, gjuhë e së cilës për shekuj me radhë qe po greqishtja. Në greqisht, gjithashtu, u shkolluan e u formuan jo pak nga pjesëtarët e elitës kulturore të Rilindjes sonë Kombëtare. Për të gjitha këto arsye, por edhe të tjera, numri i greqizmave të shqipes sot është vërtet i konsiderueshëm, qoftë i atyre që kanë hyrë përmes gjuhës së folur, qoftë përmes gjuhës së shkruar e ku kryet e vendit e mban pa dyshim terminologjia fetare ortodokse. Sot, natyrisht, jo të gjithë greqizmat apo trajtat e tyre i takojnë gjuhës standarde. Shumë syresh janë arkaizma (fjalë që nuk janë më në përdorim); të tjerat dialektalizma, d.m.th. fjalë e trajta që gjallojnë vetëm nëpër disa të folme të shqipes. Ndër këto të fundit bën pjesë edhe trajta “orthodhoks”.

Fjalët me origjinë greke në shqipe nuk janë, megjithatë, fryt vetëm i marrëdhënieve të drejtpërdrejta mes shqipes e greqishtes. Si huazime të natyrës kulturore kanë depërtuar në shqipe përmes gjuhësh të tjera, kryesisht italishtes e frëngjishtes, edhe një numër fjalësh me prejardhje nga greqishtja e vjetër. Është fjala për krijime diturore e terma fushash të ndryshme, të tilla si: analizë, antologji, apokalips, aritmetikë, demokraci, eksod, entuziazëm, estetikë, horoskop, kataklizmë, ortodoks, ortodoksi, simpati, sintezë, telepati, telefon etj., që sot konsiderohen fjalë me përhapje ndërkombëtare (ndërkombëtarizma). Këto greqizma kulturore, së bashku me latinizma të po kësaj natyre, që kur nisën të lulëzonin në periudhën humaniste, sidomos në Itali e Francë, deri në ditët tona, nuk kanë reshtur së pasuruari gjuhët e botës, duke u bërë pjesë edhe e pasurisë kulturore - gjuhësore të shqipes moderne. Këtu huazimet në fjalë shfaqen me një “fytyrë” latine, çka do të thotë se ato shqiptohen sipas veçorive tingullore të latinishtes diturore, italishtes apo frëngjishtes (ortodoks, ortodoksi) dhe jo sipas atyre të greqishtes së re (orthodhoks, orthodhoksi). Sipas kësaj të fundit, shqiptohen vetëm fjalë të huazuara drejtpërdrejt prej greqishtes, kryesisht përmes kontakteve gojore dhe që kanë një shqiptim të vetëm e të ngulitur, si: “dhaskal”, “dhespot” (si titull fetar, por “despot” në kuptimin “tiran”), “dhjak”, “dhjakon” etj. Të gjitha këto prej kohësh janë sanksionuar pikërisht te “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973). Shtrirja e shqipes letrare edhe në ligjërimin fetar, qoftë atë të folur, qoftë atë të shkruar, përbën pa dyshim një risi të këtyre dhjetë - pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë, natyrisht, për një zbatim të rreptë, pedant të normës, po për zbatimin e saj elastik, çka nënkupton respektimin e traditës në këtë fushë. Standard i detyrueshëm, përkundrazi, duhet konsideruar në ligjërimin fetar zbatimi i drejtshkrimit. Botimet fetare të bëra në Shqipëri përgjithësisht na dëshmojnë përqafimin e normës drejtshkrimore. Trajta si ajo “orthodhoks” e “orthodhoksi” janë përjashtime krejt të pamotivuara, shenjë komprometimi jo thjesht gjuhësor.







Collapse


 
Anila Mayhew (X)
Anila Mayhew (X)  Identity Verified
United States
Local time: 22:04
English to Albanian
+ ...
Nje artikull tjeter nga Shekulli Apr 22, 2003

Artikulli i meposhtem eshte botuar nga Shekulli para nja dy tre muajsh por mendova se do te ngjalle interesin tuaj:



Ka nisur dje konferenca shkencore ndërkombëtare \"Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot\" Gjuha shqipe…ja pse po shkatërrohetGjuhëtarët sulmojnë më së shumti mediat dhe politikanët. Ata po e shkatërrojnë gjuhën.Zefina HasaniEdhe një herë më shumë, gjuhëtarët janë mbledhur të gjithë tok, në një sallë të madhe në Pallatin e Kog
... See more
Artikulli i meposhtem eshte botuar nga Shekulli para nja dy tre muajsh por mendova se do te ngjalle interesin tuaj:



Ka nisur dje konferenca shkencore ndërkombëtare \"Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot\" Gjuha shqipe…ja pse po shkatërrohetGjuhëtarët sulmojnë më së shumti mediat dhe politikanët. Ata po e shkatërrojnë gjuhën.Zefina HasaniEdhe një herë më shumë, gjuhëtarët janë mbledhur të gjithë tok, në një sallë të madhe në Pallatin e Kogreseve për të zbrasur shqetësimet e shtuara në vite, mbi gjuhën shqipe. Ajo po shkatërrohet me ndryshimet që po pëson çdo herë e më shumë shoqëria shqiptare. Ajo po rrëshqet nga shtrati i saj bazë…të cilin ia ndërtuan 30 vite më parë, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (më 1972). Është kjo një rrëshqitje që të gjithë po e ndiejnë t\'u kalojë para syve, nëpër duar e nëpër këmbë. Pa mundur askush ta ndalojë…këtë rrëshqitje të gjuhës shqipe, nga shtrati standard i saj. Ndaj Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Universiteti i Tiranës, organizuan, 30 vjet pas mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, një konferencë ndërkombëtare \"Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot\"…për të vënë, kështu, një gur (pengese) më shumë, në udhën nga ku po rrëshqet gjuha shqipe.Dje në ditën e parë të kësaj konference, ishin të pranishëm emra të njohur në fushën e gjuhësisë…Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Xhevat Lloshi, Jani Thomai, Fadil Raka, Rahmi Memushaj, Gjovalin Shkurtaj, Seit Mansaku, Shezai Rrokaj, Kolec Topalli…etj. Mes tyre ishte dhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Arta Dade dhe ish- presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani. E mes studiuesve të gjuhës ishin dhe plot shkrimtarë, botues e pedagogë të fakultetit të gjuhë-letërsisë. Kishte dhe plot studiues të huaj si Matteo Mandala (Itali), Viktor Friedman (Amerikë), Irina I. Voronina (Rusi)…* * *Ndeshja e shqipes me gjuhët e huaja është rreziku më i madh. Me këtë deklaratë nisi kjo konferencë ndërkombëtare. Mediat, ato të shkruarat dhe ato elektroniket, po përcjellin deformimet që i bëhen gjuhës shqipe përmes përdorimit të fjalëve të huaja (në vend të fjalëve që vetë shqipja i ka). Veç mediave, si të rrezikshëm janë shpallur (sërish) edhe politikanët. Edhe ata përcjellin deformime të gjuhës shqipe me fjalët e huaja që përdorin në fjalimet dhe opinionet e tyre. Të rinjtë, gjithashtu, janë shpallur të rrezikshëm, ndërsa synojnë të duken modern në përdorimin e gjuhëve të huaja që ata dijnë…duke i ngatërruar këto gjuhë mes njëra-tjetrës. Kështu në shqipen e tyre futet dhe anglishtja (në shumë forma të saj), edhe italishtja, edhe frengjishtja...Kështu ka ndodhur prej kohësh. Por ndërsa në fillime, ndërhyrja e gjuhëve të huaja ndihej vetëm në leksikologjinë e shqipes, tani ajo ka shkuar edhe më thellë, deri aty nuk mban më. Gjuhët e huaja kanë depërtuar dhe në strukturën e ndërtimit të fjalive në gjuhën shqipe. Për këtë, gjuhëtarët kanë vënë alarmin. Në këto shqetësime ishte përmbledhur edhe fjalimi i Emil Lafes \"Shqipja standarde në vështrimin funksional dhe strukturor\".Pas tij Idriz Ajeti (nga Prishtina) rrëfeu shqipen standarde në shoqërinë e sotme kosovare. Ka renditur përpjekjet e popullit kosovar, për kultivimin e gjuhës duke treguar kështu edhe një herë historinë, nisur që nga 1912. Pas kësaj hisotrie, Agim Vinca, ka mbajtur kumtesën e studiuesit Rexhep Qose në pamundësi të pranisë së tij në këtë konferencë. \"Kongresi i drejtshkrimit- 30 vjet pas\" ishte tema mbi të cilën Qosja pregatitit fjalën e tij për këtë konferencë ku ka theksuar se \"Megjithëse kontestimi i gjuhës standarte mund të zgjerohet në gjuhët që vijnë, mendja historike thotë se gjuha standarte e krijuar në konventën e Kongresit të drejtshrkimit në vitin 1972, është gjuha e sotme dhe ardhëshme e qytetërimit kulturor të shqiptarëve\". Veç kësaj Qosja ka theksuar se kërcënimi që po i bëhet gjuhës shqipe nga fjalët e huaja, nuk do të duhej të nënçmohet. Qosja ka vënë në dijeni se sa më shumë ikin kohët aq më shumë po bie vetëdija për rolin e faktorëve jashtëgjuhësorë, prej të cilëve varet ardhmëria e gjuhës standarte. Studiuesi nga Prishtina ka kritikuar në një farë mënyre mungesën e bashlpunmit mes studiesve të gjuhës (këndej dhe andej kufijve)- \"E kur ata që e flasin dhe e shkruajnë të njëjtën gjuhë standarte nuk i përzihen njëri-tjetrit në punët gjuhësore dhe në punë të tjera mund të supozohet se ç\'ka e pret gjuhën standarte dhe se ç\'ka i pret ato punët e tjera.\"-ka lexuar Agim Vinca, mesazhin që Qosja ka dërguar në këtë konferencë. Kur kjo kumtesë e Qoses është shpalosur e tëra në atë sallë, rradhën e fjalimit e ka marrë Shaban Demiraj, i cili ka folur mbi \"Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde\". * * *E ndërsa të gjithë kanë sulmuar depërtimin e pafre të gjuhëve të huaja, Xhevat Lloshi ka deklaruar se nuk është dakord në mohimin e plotë të huazimeve, i bindur se një pjesë e fjalëvë të huaja që kanë hyrë në përdorim e kanë pasuruar gjuhën shqipe-\"Detyra që na mbetet ne si gjuhëtarë, për të mos e lënë gjuhën të shkatërrohet, është që të ndërgjegjësojmë përdorimin e kësaj shqipeje standarde duke e ngritur atë në shkallën që i përket. Këtë shqipe standarde ta bëjmë të përdorshme për shoqërinë në zhvillim\". Veç të tjerash, Lloshi ka hedhur idenë e vendosjes së mësimit të gjuhës shqipe edhe në shkollat e mesme. Kjo do të ndihmonte shumë në ndërgjegjësimin e të rinjve në përdorimin e gjuhës standarde të shqipes. Pas Xhevat Lloshit, Seit Mansaku ka folur mbi zhvillimet e strukturës sintaksore të shqipes dhe normat e saj. Diskutimet janë mbyllur rreth orës 13, për të vijuar sërish sot në orën 8 e 30 minuta, në të njëjtën sallë të Pallatit të Kongreseve dhe me të njëjtët personalitete të mbledhur për të analizuar gjendjen e gjuhës shqipe në shoqërinë e sotme shqiptare…30 vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe.Shpjegon prof. ShkurtajSituata fatlume e kësaj konferencePara 10 vjetëve, me rasin e 20- vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, u organizua një tjetër konferencë e tillë, të cilën e quajtën \"Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonë\". Edhe atëherë u bë një bilanc i gjuhës së njësuar shqipe. E njëjta gjë bëhet edhe tani, në këtë konferencë të dytë. \"Veçse këtë herë kjo konferencë po zhvillohet në një situatë fatlume për gjuhën shqipe-shpjegon prof. Gjovalin Shkurtaj. Pas luftës së Kosovës shqiptarët mund të lëvizin këndej dhe andej trevave shqiptare për të parë shqipen standarde e cila i ndihmon të ndihen më të bashkuar me njëri-tjetrin\". Profesor Gjovalini sqaron se qëllimi i kësaj konference është i qartë dhe i përhershëm…që të shihen e të diskutohen bashkarisht rreziqet që i kanosen gjuhës shqipe-\"Është një paradoks i madh që na çorodit të gjithëvë. Nga njëra anë, të gjithë synojmë të hyjmë në Evropë e nga ana tjetër, themi se gjuhët e huaja përbëjnë rrezikun më të madh. Përballë këtij paradoksi ne gjuhëtarëve na mbetet detyrë kryesore që të marrim në duar gjuhën stantarde e të mos e lëmë të tjetërsohet sipas qejfit të secilit prej përdoruesve të saj.\" Shkurtaj i hedh sytë tek gegërishtja e shkruar në variantin geg dhe folklori i pasur i kësaj gegërishteje-\"Këtu duhet të gërmojmë, aty ku dhe leksiku është shumë i pasur\".



Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Drejtshkrimi, një standart i detyrueshëm






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »