Mobile menu

\"Fjalori i politikës\" nga Zef Simoni
Thread poster: Diana Kristo

Diana Kristo
United States
Local time: 11:04
English to Albanian
+ ...
May 23, 2003

Çmimi “Hironymus” për 40 vjet punë të Zef Simonit





Loziana Ibrahimi



“Kam mëse 50-të vjet që merrem me përkthime fjalorësh dhe këtij libri i kam kushtuar 40 vjet të jetës sime. Ka qenë një libër mjaft i lodhshëm”, thotë leksikologu Zef Simoni. Autori i librit “Fjalori politik” është nderuar me çmimin më të lartë të përkthimit në Shqipëri në fushën e mendimit “Hieronymus”.



Kryetari i jurisë së këtij konkursi, Edmond Tupja, ne ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Librit dhe Komunikimit, tha se libri “Fjalori i politikës” fitoi me tre vota kundrejt dy votave që mori përkthyesi Afrim Koçi me përkthimin “Kujtime” të Ekrem bej Vlorës.



Kësisoj, në edicionin e kaluar, ky çmim u fitua nga përkthyesi Bashkim Shehu, për përkthimin e librit “Despotizmi oriental” të Karl Wittfogel. Për gazetën “Panorama”, përkthyesi Simoni, tregon vështirësitë e 672 faqeve të përkthyera, e autorit Iain Mc Lean.



Sa kohë i keni kushtuar përkthimit të fjalorit?

Unë kam rreth 55 vjet që merrem me përkthime. Por këtij fjalori i kam kushtuar 40 vjet të jetës sime. Përveçse ka qenë një libër mjaft i lodhshëm dhe, kjo ka dhe anën tjetër të medaljes, që është ky çmim me të cilin u nderova sot.



Keni hasur vështirësi dhe cilat kanë qenë ato?

Kam pasur probleme me termat politikë. Libri i përkthyer nga gjuha angleze ka përmasat e një fjalori mesatar, titullohet “Fjalori i politikës” dhe është i ndërthurur në këtë mënyrë. Kanë qenë më shumë probleme të gjuhësisë. Janë probleme të çdo përkthyesi, se cila fjalë do t’i përshtatet më shumë shqipes dhe terminologjisë që përdoret në vend. Kështu që më është dashur të konsultohem dhe me fjalorë të tjerë, në gjuhën shqipe.



Çfarë mendimi keni për përkthyesit e sotëm?

Të them të drejtën kam mëse 5 vjet që nuk lexoj asnjë përkthim, pasi i jam kushtuar tërësisht e dendësisht punës në përkthimin e librave të mi.



Po për konkurrentët, cili është mendimi juaj?

Për të gjithë ata që morën pjesë në këtë konkurs përkthimi, mendoj se kanë qenë vërtetë të zotët. Konkurrentët kanë qenë me të vërtetë të fortë. Ata i kam lexuar. Ky konkurs ka qenë i fortë.



Çfarë do të thotë për ju ky çmim?

Mendoj se është një stimul i rëndësishëm, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që marrin pjesë në këtë konkurs. Por nuk mund ta konsideroj përkthimin pjesë të rëndësishme të karrierës.



Pretendentët për çmimin e përkthimit



Afrim Koçi “Eqerem bej Vlora” (Kujtime)

Ardian Klosi “Shqipëria e vjetër” (Theodor Ippen)

Anila Omari “Homo Aesteticus” (Luke Ferri)

Erjon Kristo “Filozofi” (Berkley)

Enkelejda Shamku “Kurthi i gjuhësisë së përgjithshme”



Libri

Huazimet politike, tani në shqip



Në shoqërinë postkomuniste fjalori politik është vepra e parë e këtij zhanri. Ajo është pa dyshim një shërbyes mjaft i mirë për të gjithë politikanët, gazetarët, studentët e shkencave politike që merren me politikë dhe për ata që prodhojnë politikë. Eshtë pa dyshim vendi ku kjo kotegori njerëzish mund të marrin shpjegimin e një sërë fjalësh, të cilat në seanca plenare, apo sesione politike tingëllojnë pa përkthim. Me këtë prurje, Zef Simoni, bëri që fjalitë e pasura me fjalë të huazuara nga goja e politikanëve në fjalimet dhe debatet e tyre, tani të kenë sinonimin në shqip.





Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


\"Fjalori i politikës\" nga Zef Simoni

Advanced search






PerfectIt consistency checker
Faster Checking, Greater Accuracy

PerfectIt helps deliver error-free documents. It improves consistency, ensures quality and helps to enforce style guides. It’s a powerful tool for pro users, and comes with the assurance of a 30-day money back guarantee.

More info »
SDL MultiTerm 2017
Guarantee a unified, consistent and high-quality translation with terminology software by the industry leaders.

SDL MultiTerm 2017 allows translators to create one central location to store and manage multilingual terminology, and with SDL MultiTerm Extract 2017 you can automatically create term lists from your existing documentation to save time.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs