Roland_Lelaj Canada Local time: 06:51 Member (2008) English to Albanian + ...
Sep 15, 2008
Përshëndetje të gjithëve,
Unë jam i ri në këtë grup dhe para së gjithash ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë për të grumbulluar materiale e rregulla që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe e drejtshkrimin e saj. Me të vërtetë kam lexuar e mësuar gjëra interesante duke lexuar postimet tuaja.
Ndër iniciativat e shumta që keni ndërmarrë herë pas here për ti ardhur në ndihmë njeri-tjetrit mendova që do të ishte e dobishme që të përgatisim një listë me të gjithë fjalorët ekzistues të shqipes që secili nga ne përdor në punën e tij të përditshme. Secili mund ta konsultojë e të gjejë atë që ndoshta kërkonte prej kohësh.
Unë personalisht nuk kam ndonjë bibliotekë të pasur në këtë drejtim e për këtë kohët e fundit kam filluar të interesohem më shumë për fjalorë teknikë të shqipes të cilët nuk është e lehtë ti gjesh. Më poshtë "pasuria" ime:
– "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe", Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1980 (41.000 fjalë)
– "Fjalor shqip-anglisht", Ilo Duro dhe Ramazan Hysa, Tiranë 1981 (20.000 fjalë)
– "Fjalor italisht-shqip", Ferdinand Leka dhe Zef Simoni, Tiranë 1986 (50.000 fjalë)
– "Fjalor i bujqësisë: shqip-latinisht-italisht-rusisht", Niko Qafëzezi, Tiranë 1978 (20.000 fjalë)
– "Fjalor termash juridike, ekonomike dhe biznesi: anglisht-shqip", Luan Kaceli, Shtëpia botuese Ada, Tiranë 2002 (9000 fjalë)
– "Fjalor i mjedisit anglisht-shqip", Hektor Harizaj, Botimet Toena, Tiranë 2005 (4000 fjalë)
Kalofshi mirë
Landi
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Ledja Derveni United Kingdom Local time: 11:51 Member (2008) English to Albanian + ...
-
Mar 18, 2011
Verën që shkoi më ranë në dorë këta tre fjalorë:
English - Albanian Dictionary of RADIOELECTRONICS (Arif B. Tomçini) (2004)
Fjalor i TERMAVE TË TREGTISË SË JASHTME ( Shqip - Anglisht - Frëngjisht - Rusisht) (1989)
Fjalor i TERMAVE TË GJEOLOGJISË (Shqip - Anglisht - Frëngjisht - Italisht - Rusisht) (1988)
Unë nuk punoj me të gjitha këto gjuhë, por përmbledhjet përbëjnë një ndërthurje të mirë referencash.
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Përshëndetje,
më falni që po dal pak jashtë teme (shpresoj të më kuptoni), por do doja të dija nëse egzistojnë të botuara/publikuara në Shqipëri ose gjetkë, fjalorë Shqip-Suedisht-Shqip. Nëse po, ku mund ti gjej?
Faleminderit.
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Roland_Lelaj Canada Local time: 06:51 Member (2008) English to Albanian + ...
TOPIC STARTER
RE: Fjalor shqip-suedisht-shqip
May 24, 2011
Përshëndetje Brunilda,
Duke kërkuar në rrjet gjeta vetëm këta fjalorë kryesorë suedisht-shqip:
DVX2 Professional is the most popular version of Déjà Vu X2 and with good reason. Fast and flexible, Déjà Vu X2 Professional combines Atril’s Intelligent Quality technology with an array of powerful, customisable productivity and quality assurance
A fully featured online CAT tool and TMS, with no installation required, and a simple, intuitive interface. Maximize linguistic assets by sharing in real time as you collaborate with colleagues. Make use of next generation, cloud-based translation technol