Mobile menu

Shqetësime mbi konkursin dhe vlerësimet e tij
Thread poster: aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Dec 7, 2008

Përshëndetje të gjithëve,
Kam parë me vëmendje konkursin e fundit. Përveç faktit që në disa nga konkurset e mëparshme kanë fituar disa përkthime të dobëta, dëshiroj të diskutoj një çështje të ngjashme.

Si dhe kush i vlerëson konkurset? Si ka mundësi që një nga përkthimet, që jo vetëm mua, por edhe disa anëtarëve të tjerë me të cilët kam biseduar këtu në ProZ u është dukur përkthimi më i mirë dhe i saktë, ka marrë kaq shumë Dislikes? Kush mund të jenë këta që bëjnë vërejtje pa baza dhe a mund t'i marrim vesh emrat e tyre? Mendoj se disa prej anëtarëve këtu janë treguar të papërgjegjshëm, por nëse ato do të mbeten anonimë, atëherë këtu ka vend për shumë abuzime.

A do të ishte e mundur që të bëheshin emrat e tyre publikë? Kjo do të zbulonte qëllimin e vërtetë tyre: nëse ata/ato që bëjnë këto vërejtje pa baza janë pjesëmarrës të tjerë të konkursit, të cilët janë xhelozë (më vjen keq që po flas kaq hapur!), apo nëse ata vërtet nuk e njohin gjuhën shqipe dhe i bëjnë këto vërejtje nga padituria e tyre?

Sinqerisht,

Aneta


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:53
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Emrat do të bëhen publikë Dec 7, 2008

Hi Aneta,

Së pari, të lutem ty dhe të gjithë anëtarëve të tjerë që të mos përmendin asnjë pjesë të veçantë të përkthimeve të paraqitura për konkurs. Përmendja e veçorive të pjesëve nuk lejohet gjatë fazës së votimit. Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptimin tuaj.

aneta_xh wrote:

Si dhe kush i vlerëson konkurset?


Ne, të gjithë anëtarët, mund të votojmë në konkurs.

Si ka mundësi që një nga përkthimet, që jo vetëm mua, por edhe disa anëtarëve të tjerë me të cilët kam biseduar këtu në ProZ u është dukur përkthimi më i mirë dhe i saktë, ka marrë kaq shumë Dislikes?


Edhe unë, në disa raste të veçanta, kam vënë re disa Dislikes të papërgjegjshme.

Kush mund të jenë këta që bëjnë vërejtje pa baza dhe a mund t'i marrim vesh emrat e tyre? Mendoj se disa prej anëtarëve këtu janë treguar të papërgjegjshëm, por nëse ato do të mbeten anonimë, atëherë këtu ka vend për shumë abuzime.


Gjatë fazës së votimit, emrat e vlerësuesve mbeten anonimë, që të mos ndikohen të tjerët në vlerësimet e tyre.

A do të ishte e mundur që të bëheshin emrat e tyre publikë?


Po, emrat e vlerësuesve do të merren vesh sapo të mbarojë faza e votimit.

Kjo do të zbulonte qëllimin e vërtetë tyre: nëse ata/ato që bëjnë këto vërejtje pa baza janë pjesëmarrës të tjerë të konkursit, të cilët janë xhelozë (më vjen keq që po flas kaq hapur!), apo nëse ata vërtet nuk e njohin gjuhën shqipe dhe i bëjnë këto vërejtje nga padituria e tyre?


Ashtu është!

Edhe një herë, ju kërkoj të gjithëve bashkëpunimin tuaj: ju lutem mos përmendni pjesë të ndonjë përkthimi këtu (as për të lavdëruar, as për të kritikuar). Mbasi të shpallet fituesi, ju ftoj të gjithëve të diskutoni rreth konkursit.

Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptimin tuaj.

Monika


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Shqetësime mbi konkursin dhe vlerësimet e tij

Advanced search






Déjà Vu X3
Try it, Love it

Find out why Déjà Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »
memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs