Monika Coulson United States Local time: 04:55 Member (2001) English to Albanian + ...
Aug 13, 2003
Dr. AUREL PLASARI
Kush ishte Ăatin Saraçi
Ăatin Saraçi (1902-1974), bir i njĂ« familje nĂ« zĂ« tregtare, i formuar me kulturĂ« europiane dhe mendĂ«si perĂ«ndimore, bĂ«ri pjesĂ« pĂ«r njĂ« ndĂ«rkohĂ« tĂ« shkurtĂ«r nĂ« administratĂ«n e lartĂ« tĂ« mbretit Zog si funksionar diplomatik. Porse ai njihej edhe si njĂ« nga miqtĂ« mĂ« tĂ« afĂ«rt, ndoshta dhe intimĂ«, tĂ« Ahmetit qysh nĂ« tĂ« ri. Kur i drejtohet Zogut, ai e quan veten: "UnĂ«, si ish-shoku yt mĂ« i ngushtĂ«...". NĂ« mjedisin antagonistik tĂ« politikĂ«s shqiptare tĂ« asaj kohe bashkĂ«punimi Zogolli-Saraçi mbahej aq i padiskutueshĂ«m, sa emri "Ăatini" pĂ«rgojohej edhe pĂ«r organizimin e vrasjes sĂ« Luigj Gurakuqit. PĂ«r kĂ«to arĂ«sye dĂ«shmia e tij pĂ«r "ish-mbretin e ShqipĂ«risĂ«" vjen edhe mĂ« befasuese, pra mĂ« tronditĂ«se, pĂ«r tĂ« mos thĂ«nĂ« mĂ« e denjĂ« pĂ«r besim. NĂ« njĂ« kuptim, para dĂ«shmisĂ« sĂ« Ăatinit gati-gati duken pakogjĂ« ato çfarĂ« patĂ«n shkruar pĂ«r "mbretin" armiqtĂ« e shpallur tĂ« tij: Noli, Konica, Ăekrezi etj. Madje duket se mjaft nga tiparet e regjimit zogist dhe tĂ« karakterit vetjak tĂ« Zogut, qĂ« i pati vĂ«nĂ« nĂ« dukje me tĂ« tepĂ«rt "historiografia zyrtare", Ăatini i ka denoncuar qysh mĂ« 1940-n duke ia numĂ«ruar me shkrim vetĂ« "figurĂ«s".
Thuajse ekzotike ngjan karriera e kĂ«tij personazhi nĂ« mĂ«rgim. Pushtimi i ShqipĂ«risĂ« e zuri Ăatin Saraçin nĂ« LegatĂ«n shqiptare nĂ« LondĂ«r, si sekretar tĂ« parĂ«, dhe ai vijoi tĂ« jetonte po nĂ« LondĂ«r, mbaskĂ«saj si artist. NĂ« kronikat artistike tĂ« shtypit tĂ« kohĂ«s, si dhe nĂ« libra dore tĂ« historisĂ« sĂ« pikturĂ«s angleze tĂ« mbasluftĂ«s, emri i tij figuron ndĂ«r pĂ«rfaqĂ«suesit e impresionizmit anglez, si koleg dhe mik i Oscar Kokoschka-s etj. EkspozitĂ«n e parĂ« vetjake Ăatini e hapi mbas luftĂ«s, nĂ« Redfern Gallery. NĂ« katalogun e ekspozitĂ«s shkruhej pĂ«r tĂ«: "Mrekulli ndodhin edhe nĂ« thertoren e mbushur agoni, krim dhe korrupsion, qĂ« Ă«shtĂ« bota jonĂ«. Ky Ă«shtĂ« mesazhi qĂ« pĂ«rmbajnĂ« veprat e Ăatin Saraçit". NĂ« vitet '50 dhe '60 ai hapi edhe dy ekspozita vetjake. NjĂ« ekspozitĂ« pĂ«rkujtimore u çel me 50 punime tĂ« tijat mĂ« 1975. Ishin punime nĂ« vaj, akuarele dhe vizatime, pĂ«rfshirĂ« peizazhe, natyra tĂ« vdekura, portrete. "Ai kishte njĂ« ambicje tĂ« madhe artistike, por nuk i mĂ«shonte anĂ«s publicitare tĂ« saj", thoshte pĂ«r tĂ« Dr. Hodin-i nĂ« paraqitjen e ekspozitĂ«s sĂ« 1975-s. Dhe shtonte: "Ishte njĂ« mik i dashur, njĂ« artist i hollĂ« dhe njĂ« ndĂ«r personalitetet mĂ« tĂ« ngjyrshme qĂ« kam njohur ndonjĂ«herĂ«. Ishte njeri mondan dhe, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, gjithĂ« urtĂ«si". Piktura e Ăatinit lidhet pikĂ«sĂ«pari me ekspresionizmin, por ai njihte mirĂ« edhe artin piktorik japonez dhe atĂ« kinez; pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Hodin-i vĂ«rente se disa ndĂ«r kryeveprat e Ăatinit janĂ« "lulet".
NjĂ« tjetĂ«r pĂ«rhitje ekzotike e personalitetit tĂ« tij shfaqet, pĂ«r shembull, prej librit me kujtime tĂ« Lordit Drogheda, me titull PĂ«rfitim i dyfishtĂ« (London, Ăeidenfeld & Nicolson). Artist mondan, natyrĂ« versatile dhe shumĂ« inteligjente, mjaft mik me tĂ« famshmin Paul Getty, por sidomos "pushtues" grash tĂ« famshme, njĂ« Ă«omanizer i vĂ«rtetĂ«. "Ime Ă«mĂ« - shĂ«non vetĂ« Lordi - qe krejt e magjepsur prej tij dhe, ndĂ«r tĂ« dashurit e shumtĂ« tĂ« jetĂ«s sĂ« saj, ai u bĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishmi" (f. 52). PĂ«r takimin e parĂ« me tĂ« Lordi Drogheda kujton: "Kur ia hodha sytĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, qe sikur tĂ« kisha pĂ«suar njĂ« goditje elektrike" (f. 53). "Baroni Mynhauzen", e quan gjithashtu autori pĂ«r atĂ«sinĂ« e pazakontĂ« qĂ« Ăatini kishte nĂ« tĂ« treguar.
Ă'Ă«shtĂ« pĂ«r ne mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, Ăatin Saraçi e la vĂ«rtet tĂ« shkruar dĂ«shminĂ« e tij pĂ«r Ahmet Zogun, atĂ« qĂ« premtonte nĂ« letrĂ«n e cila po botohet tani. NjĂ« daktiloshkrim i tĂ«rĂ«, me titullin Historia e njĂ« maskarai (The story of a bad man), ai e depozitoi atĂ« pĂ«rnjĂ«mend nĂ« kasafortĂ«n e njĂ« Banke tĂ« LondrĂ«s, prej sĂ« cilĂ«s tanimĂ« Ă«shtĂ« nxjerrĂ«. Kur ta marrin pĂ«r duarsh tĂ« pĂ«rkthyer nĂ« shqipe, lexuesit shqiptarĂ« do tĂ« pĂ«rjetojnĂ« me siguri njĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« rrallĂ«: atĂ« tĂ« njohjes sĂ« tĂ« vĂ«rtetave historike tĂ« zbuluara cullak, por edhe tĂ« shijes sĂ« hollĂ« me tĂ« cilĂ«n pena e artistit e pati shkruar.
Letra e Ăatinit pĂ«r ish-mbretin Zog
Prej vitesh kemi punuar fshehurazi njĂ«ri kundĂ«r tjetrit QĂ« tĂ« dy nuk mund t'ia lejojmĂ« vetes luksin e hapjes sĂ« njĂ« konflikti, por unĂ« po e bĂ«j. NĂ« letrĂ«n tĂ«nde tĂ« datĂ«s 20 shkurt dukesh i merakosur pĂ«r "inaktivitetin" e mikut tĂ«nd Ăatin. NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, s'ke pse merakosesh as pĂ«r kĂ«tĂ« dhe as pĂ«r bjerrjen e kohĂ«s. Ke tĂ« drejtĂ« kur thua se unĂ« mund tĂ« bĂ«ja shumĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. UnĂ« mendoj se kam kryer tanimĂ« njĂ« punĂ« tĂ« madhe duke tĂ« bĂ«rĂ« ty pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« tĂ« padĂ«mshĂ«m. E kaluara jote e fĂ«lliqur, doemos, e bĂ«n kĂ«tĂ« pjesĂ« tĂ« punĂ«s sime gjĂ« tĂ« lehtĂ«. S'mund t'ia lejoj vetes tĂ« marr pjesĂ« aktive nĂ« politikĂ« pĂ«r sa kohĂ« pĂ«rfitoj nga mikpritja e kĂ«tij vendi por, sa tĂ« jem gjallĂ«, nuk do tĂ« resht kurrĂ« sĂ« menduari dhe sĂ« vepruari me sa tĂ« mundem pĂ«r njĂ« ShqipĂ«ri tĂ« pavarur.
Prej vitit 1917 deri më sot nuk të kam kërkuar asnjë lloj favori, aq më pak parà ose post. Përprara se t'ia mbathje nga Shqipëria ti kërkove dhe more prej meje artikuj me vlerë prej 270 paundesh. E ke pranuar borxhin tënd me gojë dhe me shkrim, por ngulmon ta shlyesh atë me bankënota të pavlefshme shqiptare. Ditën kur të vizitova në Tour të Francës, në fund të tetorit të kaluar, ti më dhe 10 mijë franga franceze dhe dy mijë franga ari shqiptare në bankënota, që u provuan të ishin të pavlefshme, dhe jo 200 paunde angleze, sikurse më pate thënë atëherë. Kur unë vërejta se, me sa dija, 2 mijë frangat shqiptare ishin vetëm nominalisht 200 paunde dhe se asnjë treg jashtë Shqipërisë nuk i pranonte ato, ti në fillim më the se Z. Noçka, sekretari i Legatës, kishte këmbyer në bursën e zezë pariziane shuma të mëdha frangash shqiptare, mandej the se unë duhej t'i quaja të dyja shumat si dhuratë për udhëtimin tim. Më premtove mandej të më paguaje 5 mijë paunde në "cash" shumë-shumë deri prillin e ardhshëm. 5 mijë paundet do të paguheshin mbasi qeveria franceze të kishte paguar "Listën" tënde "të ushtarëve". Më the se kishe bërë disa bisedime të gjata me Daladier-in dhe se francezët nuk ishin aq kokëfortë, saktësove sa kolegët e tyre anglezë në Londër, dhe se Franca ishte e vetmja fushë politike për ty, duke qenë se Anglia nuk të lejoi të ishe aktiv në politikë sa kohë të qëndroje në Angli. Ti deshe ndihmën time në Europë, dhe atë të Faik Konicës në ShBA, ku planifikoje të filloje një fushatë mbledhjeje ndihmash nga Kryqi i Kuq nën patronazhin e gruas sate gjysmamerikane. Më dëftove faturën e bankës "Lloyds" për të dëshmuar se i kishe dërguar 500 paunde Ministrit Konica dhe se emri im dhe i tiji do të figuronin në krye të Listës së gjithë atyreve që do të paguheshin nëpërmjet teje prej qeverisë franceze. Organizimi i kësaj ushtrie ballkanike shqiptare do të bëhej, fshehurazi në krye të herës, duke filluar nga Stambolli, ku 50 mijë shqiptarë do të rekrutoheshin dhe armatoseshin.
Qeveria perandorake e Austrisë të internoi më 1917 ngase kishe paraqitur lista për 10 mijë ushtarë, kur nuk kishe as 5 mijë për të paguar. Të njëjtën gjë bëre me Pashiqin më 1924, kur ishim në Beograd. Kohët e fundit "Listat" e famshme u patën paguar plotësisht nga "Luani", sikurse kishe zakon ta quaje Mussolini-n. Tani kohët ndryshuan dhe maska jote ra. Të pandehësh se marifetet e tua të vjetra mund të shkojnë ende sot, do të thotë të jesh injorant sa i takon mendësisë franceze dhe angleze. Ata e dinë që emri "Zog" është emri më i urryer në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Edhe sikur të mbaronte lufta në Ballkan, prania jote në truallin ballkanik do të bënte që 3 milionë shqiptarë të reagonin egër kundër çdo parulle nën të cilën emri "Zog" mund të shfaqej.
Në bisedimin tonë të gjatë në Tour ti theksove se nuk kishe dëshirë të ktheje në Shqipëri, por njëkohësisht shtove se mund të kthente yt bir si pretendues froni. Ti e di po aq mirë sa e dinë të gjithë shqiptarët se emri yt është një fatkeqësi e racës sonë dhe se ti nuk ke as edhe një partizan të vetëm jashtë Shqipërie, përveç atyre gangsterëve [angl. Gangters] të paktë të paguar mirë dhe të armatosur mirë përqark teje. Por interesi yt i vetëm është të grumbullosh edhe më milionë. Përfundimet kurrfarë rëndësie për ty s'kanë.
Nëse Shqipëria do të shohë ende një rreze shprese për të fituar së rishti lirinë, kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet Anglisë dhe Francës. Shqiptarët do t'i japin gjithë dëshirë jetët e tyre për kryqëzatën anglo-franceze, kryqëzatën e njerëzimit të qytetëruar, por atëherë as ti dhe as emri yt i mallkuar s'kanë për t'u ndier më. Ti nuk do të kesh fuqi ta dëmtosh më Shqipërinë! Letra jote tjetër, që e mora dje, dhe që mban datën 29 shkurt, është e të njëjtit stil të vjetër, e denjë për karakterin dhe nivelin e një maloku analfabet dhe hipokrit të fisit prej nga ke dalë. Thirrja jote për miqësinë tonë të vjetër dëshmon se si ndërgjegjja dhe brejtjet e saj po punojnë.
Më 1924 treshja Jak Koçi, ti dhe unë, hartuam dhe nëshkruam një kontratë në të cilën ti bije një mendjeje t'i paguaje Jak Koçit 20 dhe mua 10 për qind të të gjitha shumave që do të nxirrnim nga koncesionet e ndryshme. Pavarësisht biznesit legal, ti e fillove mbretërimin tënd duke vrarë masivisht atdhetarë dhe duke shitur drejtpërsëdrejti ose tërthorazi atdheun tënd. Alessandro Lessona [ministër i qeverisë "Mussolini"], atëherë miku im, të ka paguar më shumë se 4 milionë paunde angleze nga gushti 1925 deri më 1931. Ndonëse e kisha të drejtën, unë asnjëherë nuk ta kërkova pjesën time. Ato parà , sikurse e di çdokush në Shqipëri dhe jashtë saj, janë larë me gjakun e atdhetarëve më të mirë shqiptarë, si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina. Dhe qindra të tjerë. Ato parà me të cilat ti po jeton sot janë produkt i tradhtisë më të ulët dhe janë të lara me lotët dhe vuajtjet e një kombi të tërë, të kombit që ti e shite për parà , ti Judë i Shqipërisë!
Nuk ka asnjë cep të shpirtit tënd të errët që unë të mos e njoh. Nuk ka asnjë bëmë të krejt mbretërimit tënd që të jetë mister për mua. Nga kasollja jote në male, ku u linde, erdhe të jetosh në kështjella luksoze nëpër Europë. Por brejtja e zezë e ndërgjegjes, që dy herë të shpuri deri në zgrip të varrit, është ende aty, në dhomat e mëdha dhe luksoze. Gangsterët e tu të armatosur mund të mbrojnë trupin tënd, por jo sigurisht shpirtin tënd të errët dhe mjeran. Miqtë dhe armiqtë që ke vrarë të sillen vazhdimisht rrethqark, ditë dhe natë, kudo që të rrekesh të ikësh. Hijet e më shumë se një milion shqiptarëvë të robëruar të ndjekin duke gjëmuar e duke vikatur emrin tënd. Qindra mijëra shqiptarët që vdiqën për liri nuk mund të të lënë vetëm. Unë, si ish-shoku yt më i ngushtë, e di sa mirë të punon stomaku dhe sa të qetë e ke gjumin, prandaj edhe të uroj jetë të gjatë, shumë të gjatë. Mund t'i përdorësh milionët e tu, por me siguri kurrë nuk do t'i gëzosh. Sikurse shpesh më pate thënë vetë, jeta për ty është më se e mbaruar, por brerjet e zeza dhe torturuese ende jo.
Unë jam i vetmi shqiptar jashtë që i di dhe mund t'i provoj krimet e tua të kaluara. Ato tani janë shkruar dhe ndodhen të siguruara në kasafortën e një Banke. Shqiptarët kanë për të lexuar një histori të pikëllueshme, të huajt një histori të neveritshme.
UnĂ«, Ăatin Saraçi, tĂ« akuzoj ty Ahmeti Zogu si tradhtar tĂ« atdheut tĂ«nd, si vrasĂ«s dhe hajdut!
Për armiqtë e tu personalë, që jetojnë jashtë, ti je mësuar të kurdisësh vrasje dhe shumë prej viktimave të caktuara prej teje kanë përfunduar të grirë plumbash. Ky lloj gangsterizmi ishte i mundshëm për sa kohë jetoje përtej hapësirës së ligjit. Tani që je person privat dhe që jeton në një vend ku huri dhe gijotina janë ndëshkimi për krimin, unë të sfidoj të bësh provë e të përdorësh metodat e tua të dikurshme. Mirëpo kriminelët janë gjithmonë frikacakë fizikisht. Unë jam një refugjat i thjeshtë, që përfitoj nga mikpritja e këtij populli fisnik dhe i respektoj plotësisht ligjet e tij, kështu që të sfidoj të ndërmarrësh veprime legale ndaj meje. Të siguroj që, nëse dal fajtor, ligji anglez do t'ia bënte qejfin Ahmet Zogut, ngase ky vend në raste të tilla përdor ndëshkime më të rrepta se çdo vend tjetër në botë.
Duke lexuar letrat e tua, në të cilat ti ende guxon të flasësh për atdhetari dhe ende guxon të më përmendësh mua emrin e fshehtë të Shqipërisë [sic], e ndiej veten të mbushur me një krupë edhe më të madhe nga ajo e gjithë krimeve të tua të kaluara.
Shqipëria ka parë pushtues edhe më të fuqishëm nga këta të sotmit dhe, me kalimin e kohës, ata ikën. Do të ikin edhe kësaj radhe, por emri yt s'ka për të figuruar askund. Synimi kryesor i kësaj letre është të të paralajmërojë për herë të fundit të mos ngatërrohesh më në gjithë sa i përket Shqipërisë, ose unë do të detyrohem t'u tregoj diçka më shumë francezëve dhe anglezëve. Bankënotat e pavlefshme, si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument të pandershmërisë sate. Ndonëse jam në shtrëngesë ekonomike, ato gjithmonë do ta kenë vlerën e 200 paundeve për mua dhe, sidoqë mund t'i marr ato parà nëpërmjet çdo gjyqtari francez, kam vendosur ta mbaj këtë souvenir të fundit.
Ăatin Paskal Saraçi
London, Ă.8
21 A. Stratford Rd.
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Monika Coulson United States Local time: 04:55 Member (2001) English to Albanian + ...
TOPIC STARTER
Mbresa nga leximi i shkrimit Dr.A.Plasarit (Shkruar nga: Mërgim Korça)
Aug 13, 2003
Mbresa nga leximi i shkrimit Dr.A.Plasarit
Kush ishte Ăatin Saraçi
(Botuar nĂ« âShekulliâ 2 korrik 2002)
Shkruar nga: Mërgim Korça
NdĂ«r studimet e fushĂ«s historike, ato tĂ« bĂ«ra nga Dr.Plasari, gjithmonĂ« e kanĂ« nxitur kureshtjen time dhe i kam lexuar me shumĂ« interes. Nuk kish si tĂ« bĂ«nte pĂ«rjashtim kĂ«sisoj, titulli i shkrimit lidhur me figurĂ«n e Ăatin Saraçit. Nisur nga fakti se rreth Ă.Saraçit unĂ« dija edhe njĂ« ngjarje ⊠mendova me vete se do kish vlerĂ« tâa mĂ«sonte edhe Dr.Plasari e tâia bĂ«ja tĂ« ditur. MirĂ«po, sapo e fillova leximin paraqitĂ«s tĂ« tij, menjĂ«herĂ« u pĂ«rballova me dy pohime shumĂ« kundĂ«rthĂ«nĂ«s. I u riktheva kalimeve tĂ« lexuara. Druajtja ime tĂ« pranoja se studjuesi kish gabuar, ish e theksuar. Epo mendova, njĂ« lajthitje apo shkarje qĂ« bĂ«n vakĂ. Vazhdoj mĂ« tutje, dhe ndonĂ«se me shumĂ« keqardhje pĂ«r autorin, ve re se jo mĂ« logjika e ftohtĂ« dhe rigoroze e cila duhet tâi shquajĂ« hulumtuesit, por pĂ«rgjatĂ« shkrimit mungonte tĂ«rĂ«sisht edhe syri skeptik i studjuesit. E vura mĂ«njanĂ« shkrimin me mendimin tâa lexoja tĂ« nesĂ«rmen dhe mbase nuk do tĂ« mĂ« dukej aq naiv dhe vazhdova me leximin e asaj qĂ« Dr.Plasari e paraqet me titullin :
Disa konsiderata rreth hyrjes së shkrimit të Dr.Plasarit.
Fjalia e parĂ« me tĂ« cilĂ«n fillon paraqitja, Ă«shtĂ« njĂ« pohim i cili vĂ«rteton miqĂ«sinĂ« e thellĂ« dhe tĂ« gjatĂ« tĂ« Ăatin Saraçit me ish mbretin. Autori pohon se ai ⊠bĂ«ri pjesĂ« pĂ«r njĂ« ndĂ«rkohĂ« tĂ« shkurtĂ«r nĂ« administratĂ«n e lartĂ« tĂ« mbretit Zog si funksionar diplomatik. Porse ai njihej edhe si njĂ« nga miqtĂ« mĂ« tĂ« afĂ«rt, ndoshta edhe intimĂ« tĂ« Ahmetit qysh nĂ« tĂ« ri. Bile e citon Ăatinin i cili i drejtohet Zogut me pohimin âŠUnĂ«, si ish-shoku yt mĂ« i ngushtĂ« âŠ. NĂ« vijim Dr.Plasari pohon se ⊠Ăatini pĂ«rgojohej edhe pĂ«r organizimin e vrasjes sĂ« Luigj Gurakuqit. Pra sa vjen e vihen nĂ« dukje marrĂ«dhĂ«njet e ngushta Zog-Ăatin. MĂ« poshtĂ«, nĂ« vazhdim tĂ« portretit biografik tĂ« Ă. Saraçit, Dr.Plasari pohon se ⊠Pushtimi i ShqipĂ«risĂ« e zuri Ăatin Saraçin nĂ« LegatĂ«n shqiptare nĂ« LondĂ«r, si sekretar tĂ« parĂ«.
E analizojmĂ« kĂ«tĂ« paraqitje tĂ« portretit Ă. Saraçit :
- Që në rinà miq të afërt me mbretin e ardhshëm, bile nga më të afërmit.
- Përflitet si dora e Ahmet Zogut në organizimin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, njerit nga patriotët më të shquar të kombit tonë.
- Sekretar i parë i legatës tonë në Londër deri më 7 prill 1939.
Si rrjedhim logjik arrijmĂ« nĂ« pĂ«rfundimin se Ăatin Saraçi ka qenĂ« nga bashkĂ«punĂ«torĂ«t mĂ« tĂ« afĂ«rt, ( nĂ« mos mĂ« i afĂ«rti ), dhe besnikĂ« tĂ« Ahmet Zogut deri nĂ« ditĂ«n e fundit tĂ« mbretĂ«rimit tĂ« tij.
VazhdojmĂ« mĂ« tej, me kundĂ«rthĂ«njet. GjithmonĂ« sipas Dr.Plasarit ⊠mjaft nga tiparet e regjimit zogist dhe tĂ« karakterit vetjak tĂ« Zogut âŠĂatini i ka denoncuar qysh mĂ« 1940-n duke ia numĂ«ruar me shkrim vetĂ« âfigurĂ«sâ.
KĂ«tu ndjej nevojĂ«n tĂ« kuptoj nĂ« se Dr.Plasari po bĂ«nte njĂ« analizĂ« apo po fillonte tĂ« pozicionohej si studjues. Autori pohonte se ⊠dĂ«shmia e tij ( Ăatinit ) pĂ«r â ish-mbretin e ShqipĂ«risĂ«â vjen edhe mĂ« befasuese, pra mĂ« tronditĂ«se, pĂ«r tĂ« mos thĂ«nĂ« mĂ« e denjĂ« pĂ«r besim. NatyrshĂ«m u befasova nga nxitimi i analistit nĂ« dhĂ«njen e gjykimit tĂ« tij, por vazhdoja tĂ« shpresoja qĂ« ai mbase do ta rishikonte kĂ«tĂ« nĂ« vazhdim. MĂ« vinte keq qĂ« Dr.Plasari, i futur mbase padashur, nĂ« kĂ«tĂ« hullĂ e cila sa vinte e po ia tjetĂ«rsonte gjykimin e ftohtĂ« dhe racional tĂ« studjuesit, vazhdonte e pĂ«rdorte argumenta nĂ« drejtim tĂ« lartĂ«simit figurĂ«s Ăatin Saraçit duke arritur deri atje sa tâi dukej se gjykimi pozitiv i dhĂ«nĂ« nga Lordi Drogheda ishte shumĂ« bindĂ«s dhe zinte vĂ«nd. Ndalemi dhe e analizojmĂ«. Ky i fundit, sipas Dr.Plasarit, shprehet duke e cilĂ«suar Ăatin Saraçin ⊠pushtues grash tĂ« famshme duke shtuar mĂ« poshtĂ« âŠime Ă«mĂ« qe krejt e magjepsur prej tij dhe, ndĂ«r tĂ« dashurit e shumtĂ« tĂ« jetĂ«s sĂ« saj, ai u bĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishmi. Si kishte mundĂ«si qĂ« Dr.Plasarit i dukej pozitiv ky pĂ«rcaktim i njĂ« lektori universitar, normat e etikĂ«s dhe moralit tĂ« tĂ« cilit linin shumĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«shiruar ? A ka mundĂ«si qĂ« Dr.Plasari, i mbrujtur sadopak me mentalitetin shqiptar, tâa vlerĂ«sojĂ« si pozitiv dhe tâa marrĂ« nĂ« konsideratĂ« njĂ« pohim tĂ« bĂ«rĂ« nga djali i cili gjakftohtĂ«sisht gjykon dashnorĂ«t e sâĂ«mĂ«s ? Jo. NĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nuk kam se si dhe as nuk dua ta besoj !
Por gjithashtu gafil e ka gjetur studjuesin tonĂ« edhe krahasimi qĂ« Lordi i bĂ«n Ăatinit me âBaronin MĂŒnchhauzenâ. NĂ« tĂ« gjitha vĂ«ndet anglosaksone e veçanĂ«risht nĂ« Gjermani e posaçërisht nĂ« Austri, çdo adoleshent e njeh MĂŒnchhauzenin si gĂ«njeshtar pĂ«rmasash tĂ« gjera ! E pra si rrjedhojĂ«, kĂ« gĂ«njen pĂ«r gjĂ«ra qĂ« sâti merr mĂ«ndja apo tregon histori dashurishĂ« me njĂ« fantazi tĂ« pa cak as kufi, i venĂ« nofkĂ«n MĂŒnchhauzen !
VijmĂ« tashti tek mbyllja e shkrimit paraqitĂ«s tĂ« Dr.Plasarit. Ky i fundit pohon se Ăatin Saraçi ka lĂ«nĂ« njĂ« shkrim me titull âHistoria e njĂ« maskaraiâ( The story of a bad man ). Shkrimi Ă«shtĂ« pĂ«rkthyer, ( apo po pĂ«rkthehet ), dhe Dr.Plasari e mbyll paraqitjen e tij me fjalĂ«t ⊠lexuesit shqiptarĂ« do tĂ« pĂ«rjetojnĂ« me siguri njĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« rrallĂ« : atĂ« tĂ« njohjes sĂ« tĂ« vĂ«rtetave historike tĂ« zbuluara çullak âŠ
Me kĂ«tĂ« mbyllje lidhet edhe befasimi im i skajshĂ«m. Si ka mundĂ«si qĂ« njĂ« hulumtues edhe analist i hollĂ« dhe me shumĂ« kulturĂ« si Dr.Plasari, kĂ«tĂ« Ăatin Saraçin qĂ« e ndihmoi ish mbretin gjatĂ« gjithĂ« sundimit tĂ« tij me pĂ«rkushtim tĂ« pashoq, e qĂ« sapo mbreti i ngriti potkonjtĂ« i drejtohet duke i thĂ«nĂ« ⊠e kaluara jote e fĂ«lliqur âŠ, e quan njeri qĂ« do tĂ« na i tregojĂ« çullak tĂ« vĂ«rtetat historike ? EshtĂ« mĂ« se e mundur qĂ« ai do tâi tregojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tejet interesante, pĂ«r kĂ«tĂ« sâkam as mĂ« tĂ« voglin dyshim. Por ama do tâi tregojĂ« siç tregon Baroni MĂŒnchhauzen se si inspektonte vijĂ«n e frontit gjatĂ« luftĂ«s ruso-turke ! I kĂ«rkoj ndjesĂ« lexuesit por do tâi tregoj njĂ« nga bĂ«mat e Baronit.
Tregon MĂŒnchhauzeni : Ishte acaruar nĂ« kulm lufta. Vija e frontit gjarpĂ«ronte dhe nuk dinim se si zhvillohej situata. Hipa kaluar nĂ« majen e grykĂ«s sĂ« topit dhe i dhashĂ« urdhĂ«r topçiut tĂ« shtinte. U kapa pas gjyles dhe fluturova mbi vijĂ«n e frontit. Mbasi e studjova situatĂ«n, u hodha nga gjylja mbi tĂ« cilĂ«n fluturoja dhe u kapa pas njĂ« gjyles qĂ« vinte nga vijat e armikut drejt pozicioneve tona. KĂ«shtu u ktheva nĂ« bazĂ« !
Pikëpamja ime se si Dr.Plasari e bëri këtë gafë.
Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m konsiderata qĂ« kam pĂ«r Dr.Plasarin qĂ« mĂ« bĂ«n tâi shkruaj radhĂ«t qĂ« vijojnĂ«. JanĂ« edhe dy arsye tĂ« tjera qĂ« mĂ« shtyjnĂ«.
Së pari, sepse nuk do të më vinte mirë që të përsëritet në të ardhmen një gabim i tillë ku një studjues të quajë prova historike fakte ose pseudo-fakte të paraqitura nga një person për kundërshtarin e tij. Ato që mund të paraqisë ai si fakte patjetër duhen marrë në konsideratë, por i duhen nënshtruar një kryqëzimi ballafaques sa të dëndur dhe të gjerë faktesh të tjera kryesore edhe anësore. Pra të gjykohet rigorozisht sipas kriterit të së vërtetës.
Së dyti, i them Dr.Plasarit se unë jam nga ana e tij e barrikadës. Edhe kjo për dy arësye :
a- UnĂ« nuk kam se si tĂ« jem dashamirĂ«s i Ahmet Zogut, sepse im AtĂ«, Xhevat Korça, u arratis nga ShqipĂ«ria si kundĂ«rshtar i tij. Ky Ă«shtĂ« fakt. NdĂ«rsa dĂ«rgimin nga ana e ish-mbretit tĂ« dy vrasĂ«sve tĂ« paguar pĂ«r tâi bĂ«rĂ« atentat, (i cili tĂ« dy herĂ«t dĂ«shtoi), kĂ«tĂ« e shoh me rezervĂ« se asnjeri nga atentatorĂ«t nuk e pohoi.
b- Edhe nĂ« parim, mendimi im Ă«shtĂ« se monarkive u ka kaluar koha. Atje ku akoma ekzistojnĂ« janĂ« tamam relike muzeale e pra po aq mĂ« absurditet do tâishte tĂ« mendohej zĂ«vĂ«ndĂ«simi i njĂ« sistemi republikan me monarki. NĂ« kĂ«tĂ« vazhdĂ« duhet thĂ«nĂ« se tejet praktik Ă«shtĂ« treguar ndonjĂ« monark qĂ«, falĂ« atdhedashurisĂ« tij, kandidoi dhe u zgjodh kryeministĂ«r duke e harruar trashĂ«giminĂ« e fronit.
VijmĂ« tashti tek thelbi i problemit. Dr.Plasari, duke ushqyer antipatĂ pĂ«r ish-mbretin, nuk u thellua e tâa studjonte figurĂ«n e Ăatin Saraçit si edhe marrĂ«dhĂ«njet e tija me Zogun. Me qĂ« objektivi i tij qe tĂ« dilnin nĂ« shesh edhe tĂ« goditeshin bĂ«mat e ish-mbretit, u rrĂ«mbye dhe e humbi atĂ« vrojtim tĂ« thellĂ« e tĂ« hollĂ« qĂ« i karakterizon studjuesit. Mosnjohja e figurĂ«s Baronit MĂŒnchhauzen e çoi pastaj tĂ« besonte se krahasimi i jepte besueshmĂ«ri Ăatinit e dora dorĂ«s paraqitja e tij pati nivelin qĂ« ka dhe pohoi tĂ« papohueshmen se ⊠shkrimi Ăatinit do paraqesĂ« tĂ« vĂ«rteta historike !(?) Me njĂ« fjalĂ«, njĂ« impostim i gabuar i problemit e çoi nĂ« gabime madhore tĂ« cilat shpresoj dhe uroj mos tâi pĂ«rsĂ«risĂ« mĂ« kurrĂ« sepse nga ai ne presim studime me vlera, si gjithmonĂ«.
Tashti i erdhi radha tâia paraqes Dr.Plasarit njĂ« ngjarje qĂ« di unĂ« nga person i parĂ«, pa i bĂ«rĂ« asnjĂ« koment. Dr.Plasari pastaj, si specialist qĂ« Ă«shtĂ«, tâa studjojĂ«, katalogojĂ«, tâa krahasojĂ« me burime tĂ« tjera e mundĂ«sisht tĂ« arrijĂ« edhe nĂ« pĂ«rfundime.
MĂ« tregonte tezja ime :
â ⊠kishim shkue ne Bari ne kafe me Rizane (te shoqin, Riza Danin), me Luigjin (Gurakuqin) si edhe Danin (Dan Hasanin, kunatin e tezes, tĂ« vellanĂ« e Rizait). Mbas do kohe na vjen e na ulet ne tavoline nji burre qi un sâe njifshem, po qi ishte shum antipatik ne tâfolun te tij tâlevyrun, (e mbaj mĂ«nd shprehjen si tâishte dje sepse sâe kisha dĂ«gjuar kurrĂ« e mĂ« bĂ«ri pĂ«rshtypje). Rizaja iu drejtue nâĂȘmen e i tha â A kĂȘnke prishe me Ahmetin Ăatin, qi vjen e ulesh me ne ?-- Ai gjegji e tha âNuk e çaj fort kryet un se shka thote aj, kur Ăąsht puna me ndĂȘje me burra zamanit e zoja tânderueme.â Dani, qi ishte mĂą nevrik e harbut kthehet e i thote â Hiqnau qafet Ăatin, se zog ndjellakeq ke kĂȘne te tĂąne jeten ti, po na len rahat e mos na e xej kryetâ. Ăatini pa çâpa, u çue e iku e na vazhdueme bisedat tona. Kund mbas nji çerek sahatit çohet Luigji e thote â A ju mbetet qejfi tâiki un tashmĂą ?-- U pershendetme e ai iku kurse na thame po rrijmâedhe pak. Veç kur krisi pushka. Rizaja me gjithe Danin me vrap e te dera e kafes. Plumbi Baltion Stamolles e kishte shtrie Luigjin (Gurakuqin) bash nâmjedis te deres rrotulluese e dera kje blokue. U deshtne do kohe derisa muejtne mâe luejte deren e mâe xjerre andej trupin e pajete te Luigjit. Si Rizaja e po ashtu edhe Dani kjene tâbindun se Ăatini kje hjeksi qi e drejtoi Baltionin te kafja ku ishim na me Luigjin.â
NdonĂ«se ky fakt tĂ« bĂ«n tĂ« dyshosh seriozisht se arkitekti i vrasjes Gurakuqit qe Ăatini, prapseprap kjo nuk Ă«shtĂ« provĂ«. Kthehem dhe e pyes Dr.Plasarin : A dini ju nĂ« se ka lĂ«nĂ« ndonjĂ« pohim Baltion Stamolla, vetĂ« dora vrasĂ«se ? Ai pohim do tĂ« qe provĂ« akoma mĂ« rĂ«nduese pĂ«r Ăatinin, por akoma nĂ« fazĂ«n e dyshimit e jo tĂ« provĂ«s. UnĂ« mund tâju them dishka tĂ« cilĂ«n ju, nga posti qĂ« mbuloni, edhe mund tâa hetoni e tĂ« gjeni dokumentin origjinal tĂ« kĂ«tij transkriptimi tim :
Shkëlqesisë Tij-Zogu-Tirana (Albania)
- â - - â - Ceno Beg Jakova
aci Hotel de la Ville
BashkĂ«rendita kujtimet e tezes sime si edhe kĂ«tĂ« telegram tĂ« dorĂ«s vrasĂ«se tĂ« Luigj Gurakuqit, Baltjon StamollĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« masa e dyshimit ndaj Ăatin Saraçit tĂ« anojĂ« akoma mĂ« shumĂ« nga fakti se sa nga pĂ«rgojimi.
Si e gjykoj unĂ« letrĂ«n e Ăatinit e prej saj vetĂ« Ăatinin.
MĂ« lart folĂ«m se si Ăatini qĂ« nga rinia e herĂ«shme e deri mĂ« 7 prill 1939 qe bashkĂ«punĂ«tor i ngushtĂ« i ish-mbretit Zog. Kurse mĂ« 1940 fillon mllefi i tij kundra Zogut. Pra, ia hĂ«ngri bukĂ«n sĂ« paku pĂ«r 20 e ca vite e pastaj ia pĂ«rmbysi kupĂ«n ! Veprim qĂ« e nderon shumĂ« dhe e ngre lart karakterin e Ăatinit, apo jo ?
Kur fillon dhe e shan i drejtohet Zogut me â⊠E kaluara jote e fĂ«lliqur ⊠dhe vazhdon e pohon se : ⊠MĂ« 1924 treshja Jak Koçi, ti edhe unĂ« hartuam dhe nĂ«nshkruam njĂ« kontratĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n ti bije njĂ« mĂ«ndjeje tâi paguaje Jak Koçit 20 dhe mua 10 pĂ«rqind tĂ« tĂ« gjitha shumave qĂ« do tĂ« nxirrnim nga konçesionet e ndryshme ⊠Ama burrĂ« i ndershĂ«m Ăatini sa sâka, pa le sa i afĂ«rt me Zogun ! E ky person qĂ« guxon pastaj e flet kundra Zogut, pohon me gojĂ«n e tij ⊠Nuk ka asnjĂ« cep tĂ« shpirtit tĂ«nd tĂ« errĂ«t qĂ« unĂ« tĂ« mos e njoh. Nuk ka asnjĂ« bĂ«mĂ« tĂ« krejt mbretĂ«rimit tĂ«nd qĂ« tĂ« jetĂ« mister pĂ«r mua âŠunĂ« si ish-shoku yt mĂ« i ngushtĂ« i di âŠNuk do koment fakti qĂ« vetĂ«m miqve mĂ« tĂ« ngushtĂ« u jepet mundĂ«sia tĂ« njohin cepat e shpirtave tĂ« ndĂ«rsjellĂ«, dhe nuk ka pse tâa nĂ«nvizoj faktin se pĂ«r tĂ« (Ăatinin) njohuria e thellĂ« shtrihet pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« periudhĂ«s mbretĂ«rimit tĂ« Zogut e pra, nga fillimi e deri nĂ« fund !
Mendoj se Ă«shtĂ« e tepĂ«rt tĂ« shtoj mĂ« argumente se çânjeri me mungesa karakteriale ka qenĂ« ky Ăatin Saraç i pacipĂ« qĂ« mendonte se me pohimet e tija do tâi bindĂ«te shqiptarĂ«t se sa i poshtĂ«r kish qenĂ« ish-mbreti. TĂ« tĂ«ra qĂ« thotĂ« Ăatini mund tĂ« jenĂ« tĂ« vĂ«rteta. Nuk po e ve nĂ« dyshim aspak dhe asnjerĂ«n. Por pĂ«r faktin se i pohon pikĂ«risht ai, ato mund tĂ« jenĂ« çdo gjĂ«, por kurrĂ« nuk mund tĂ« quhen ⊠tĂ« vĂ«rteta historike tĂ« zbuluara çullak. VetĂ«m tĂ« vĂ«rteta historike ato nuk mund tĂ« konsiderohen nga historiani i mirĂ«filltĂ« dhe nga analisti i paanshĂ«m tĂ« cilĂ«t mbajnĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«sĂ tĂ« paanĂ« e fund para historisĂ« e cila kĂ«rkon tĂ« vĂ«rtetat dhe vetĂ«m tĂ« vĂ«rtetat !
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Heu bre` aurelius, sa i xehun paske kene. Sikur mos te njihja thartesine e Plasarit nuk do kisha menduar se ai e ti jeni nje. Sa me inat i paske marre "Monica-t"? Une thjesht do te thoja se je hidheruar me shume nga c'duhet me "Monicat" por inatin karakteristik komunist (ata me kujtohen ende mire kur dicka kthehej kunder tyre se si "kafshonin" te tjeret per te shpetuar...ose ndoshta jo komunist por i semure, njana m'dysh - kur thone nga veriu) te verbon dhe inatin e shpraz ne drejtim te gabuar. Hidhju Korces me mire, leri "Monicat". Pergjigjiu atij me mire (edhe pse duhet t'a pranoj - ne pergjigjen tende prej grere u perpoqe te polemikosh me fakte te tjera mbi burimet qe historia si shkence perdor per te ngritur faktet e pohimet). Une nuk e njoh fare Moniken, por turrja jote ka hidherimin e njeriut te cilin e kane shkelur ne kallo keq, ndryshe nuk do t'a kisha kuptuar nje njeri qe ne nje site te shkruaj ato fjale prej... lere fare. Me fal nese nuk je Plasari, ose me mire te jesh se si t'a kuptojme turrjen tende me ato fjale....?????
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Monika Coulson United States Local time: 04:55 Member (2001) English to Albanian + ...
TOPIC STARTER
Faleminderit Fabiana
Sep 8, 2003
Faleminderit Fabiana për përgjigjen që ke dhënë. Unë nuk kam patur mundësi lidhjeje me internet këtë javën e fundit, pasi nuk jam në shtëpinë time. Nuk ka nevojë të flas fare për "Aurelius-in", pasi "Fshati që duket nuk do kallauz" thotë populli. Ai/ajo që përdor ato fjalë të ulta, i përket po atij niveli.
Edhe një herë faleminderit Fabiana dhe të lutem mos e harxho kohën tënde të vyer me këtë farë "aurelius" që nuk guxon as të shkruajë emrin e vet. Nuk ia vlen. Ditën e mirë të gjithëve,
Monika
Fabiana Papastefani wrote:
Heu bre` aurelius, sa i xehun paske kene. Sikur mos te njihja thartesine e Plasarit nuk do kisha menduar se ai e ti jeni nje. Sa me inat i paske marre "Monica-t"? Une thjesht do te thoja se je hidheruar me shume nga c'duhet me "Monicat" por inatin karakteristik komunist (ata me kujtohen ende mire kur dicka kthehej kunder tyre se si "kafshonin" te tjeret per te shpetuar...ose ndoshta jo komunist por i semure, njana m'dysh - kur thone nga veriu) te verbon dhe inatin e shpraz ne drejtim te gabuar. Hidhju Korces me mire, leri "Monicat". Pergjigjiu atij me mire (edhe pse duhet t'a pranoj - ne pergjigjen tende prej grere u perpoqe te polemikosh me fakte te tjera mbi burimet qe historia si shkence perdor per te ngritur faktet e pohimet). Une nuk e njoh fare Moniken, por turrja jote ka hidherimin e njeriut te cilin e kane shkelur ne kallo keq, ndryshe nuk do t'a kisha kuptuar nje njeri qe ne nje site te shkruaj ato fjale prej... lere fare. Me fal nese nuk je Plasari, ose me mire te jesh se si t'a kuptojme turrjen tende me ato fjale....?????
[Edited at 2003-09-08 06:56]
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff »
PerfectIt helps deliver error-free documents. It improves consistency, ensures quality and helps to enforce style guides. Itâs a powerful tool for pro users, and comes with the assurance of a 30-day money back guarantee.
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.