Off topic: Shëndeti dhe dieta: Mëngjesi është i rëndësishëm
Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 09:26
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Oct 7, 2003

Të nderuar kolegë,

Dëgjova nje informacion në televizionin italian disa ditë më parë në lidhje me të ushqyerin: Në kongresin ndërkombëtar mbi të ushqyerit që u organizua javën e shkuar në Romë u tha një gjë që mua më bëri më shumë përshtypje se të tjerat: personat që nuk hanë mëngjes janë të predispozuar të bëhen obezë në moshë të mëtejshme. Kjo vlen si për fëmijët të cilët nuk hanë mëngjes (që kur bëhen adultë kanë predispozicion të
... See more
Të nderuar kolegë,

Dëgjova nje informacion në televizionin italian disa ditë më parë në lidhje me të ushqyerin: Në kongresin ndërkombëtar mbi të ushqyerit që u organizua javën e shkuar në Romë u tha një gjë që mua më bëri më shumë përshtypje se të tjerat: personat që nuk hanë mëngjes janë të predispozuar të bëhen obezë në moshë të mëtejshme. Kjo vlen si për fëmijët të cilët nuk hanë mëngjes (që kur bëhen adultë kanë predispozicion të bëhen obezë) ashtu edhe për moshën e re dhe atë si ajo e jona. Mos ngrënia e mëngjëzit sjell një çrregullim në metabolizëm të cilin organizmi e përkthen në tendencë për t’u shëndoshur. Unë jam shume e ndjëshme ndaj promlemit të mbi-peshës pasi po përpiqem me ç’mundem të dobësoj burrin tim, që peshon 113 kg tashme. Ju do të thoni, ç’problem ka,shkoni tek një dietolog dhe ja ku u bë. Nuk e di kush nga ju ka përvojë mbi të jetuarit jashtë mjedist, vendit të vet. Shkurt një njeri si im-shoq, ekspert i huaj në sektorin e transportit që punon për autoritetet përkatëse për punime madhore infrastrukture e transporti, ka shumë pak kohë të bëjë këto gjëra. Mbi të gjitha, dietolog për të qënë në Shqipëri ende nuk kam takuar (ndoshta gaboj). Së dyti duhet pakëz nge` që të bësh dietë. Duhet së paku një punë me orare të rregullta (e jo të ndjekësh asfaltimet natën nëpër rrugë ku bëhen punime apo të nisesh nga Tirana në Kukës e të kthehesh ose në mbrëmje ose të nesërmen). Lodhja e madhe nuk ndihmon. Ushtrimi fizik është një nga gjërat që njeriut I shkojnë në mëndje, si mënyrë për të nxitur dobësimin. Jo të gjithë mund të bëjnë ushtrim fizik. Luksacioni, që na përket drejt për drejt, nuk lejon asnjë ushtrim fizik, veçse notit. Nejse ky është një rast pakëz i veçantë. Por ajo që është e vërtetë është që mbi-pesha po bëhet vertetë sëmundje që duhet kuruar.
Collapse


 
Borana Moisiu
Borana Moisiu
Albania
Local time: 09:26
English to Albanian
+ ...
Sa e vërtetë... Oct 7, 2003

E dashur Fabiana,
kjo që thoni është shumë e vërtetë. Unë e ndjej që kur ha mëngjes, ndihem më mirë, kam më shumë energji, dhe mbi të gjitha, nuk më shkon ndërmend të ha deri mbasdite. Kur nuk ha mëngjes, vetëm mendjen për të ngrënë e kam dhe ajo më e keqja, nuk kam energji për të punuar.
Ashtu siç thoni, dieta është e vështirë për t'u mbajtur. Po ne shyqyr që ecim gjithë ditën këtu në Shqipëri, kështu që ende nuk e kemi filluar problemin e mb
... See more
E dashur Fabiana,
kjo që thoni është shumë e vërtetë. Unë e ndjej që kur ha mëngjes, ndihem më mirë, kam më shumë energji, dhe mbi të gjitha, nuk më shkon ndërmend të ha deri mbasdite. Kur nuk ha mëngjes, vetëm mendjen për të ngrënë e kam dhe ajo më e keqja, nuk kam energji për të punuar.
Ashtu siç thoni, dieta është e vështirë për t'u mbajtur. Po ne shyqyr që ecim gjithë ditën këtu në Shqipëri, kështu që ende nuk e kemi filluar problemin e mbipeshës. Megjithatë, ngaqë ka kaq shumë gjëra tani për të ngrënë, sidomos kur del me të njohur, është e vështirë të mos marrësh ndonjë gjë, kështu që shpejt, ky problem mund të bëhet serioz shumë shpejt edhe në Shqipëri.
Edhe diçka tjetër që kemi ne shqiptarët: e konsiderojmë mbishëndoshjen si shëndet!!! Kur kthehem nga ndonjë udhëtim jashtë shtetit, komenti i parë që më bëhet është: aha, s'qenke shëndoshur fare!!! Ose dëgjon shpesh: "filani është mirë me shëndet, është shëndoshur si s'ka më mirë"!!!
Shpresoj që të ndryshohet ky koncept së shpejti.
Megjithatë, të kthehme tek tema juaj kryesore, pajtohem plotësisht se mëngjesi është vakti kryesor i ditës.
Faleminderit shumë,
Borana


Fabiana Papastefani wrote:

Të nderuar kolegë,

Dëgjova nje informacion në televizionin italian disa ditë më parë në lidhje me të ushqyerin: Në kongresin ndërkombëtar mbi të ushqyerit që u organizua javën e shkuar në Romë u tha një gjë që mua më bëri më shumë përshtypje se të tjerat: personat që nuk hanë mëngjes janë të predispozuar të bëhen obezë në moshë të mëtejshme. Kjo vlen si për fëmijët të cilët nuk hanë mëngjes (që kur bëhen adultë kanë predispozicion të bëhen obezë) ashtu edhe për moshën e re dhe atë si ajo e jona. Mos ngrënia e mëngjëzit sjell një çrregullim në metabolizëm të cilin organizmi e përkthen në tendencë për t’u shëndoshur. Unë jam shume e ndjëshme ndaj promlemit të mbi-peshës pasi po përpiqem me ç’mundem të dobësoj burrin tim, që peshon 113 kg tashme. Ju do të thoni, ç’problem ka,shkoni tek një dietolog dhe ja ku u bë. Nuk e di kush nga ju ka përvojë mbi të jetuarit jashtë mjedist, vendit të vet. Shkurt një njeri si im-shoq, ekspert i huaj në sektorin e transportit që punon për autoritetet përkatëse për punime madhore infrastrukture e transporti, ka shumë pak kohë të bëjë këto gjëra. Mbi të gjitha, dietolog për të qënë në Shqipëri ende nuk kam takuar (ndoshta gaboj). Së dyti duhet pakëz nge` që të bësh dietë. Duhet së paku një punë me orare të rregullta (e jo të ndjekësh asfaltimet natën nëpër rrugë ku bëhen punime apo të nisesh nga Tirana në Kukës e të kthehesh ose në mbrëmje ose të nesërmen). Lodhja e madhe nuk ndihmon. Ushtrimi fizik është një nga gjërat që njeriut I shkojnë në mëndje, si mënyrë për të nxitur dobësimin. Jo të gjithë mund të bëjnë ushtrim fizik. Luksacioni, që na përket drejt për drejt, nuk lejon asnjë ushtrim fizik, veçse notit. Nejse ky është një rast pakëz i veçantë. Por ajo që është e vërtetë është që mbi-pesha po bëhet vertetë sëmundje që duhet kuruar.
Collapse


 
Borana Moisiu
Borana Moisiu
Albania
Local time: 09:26
English to Albanian
+ ...
Një dietë Oct 7, 2003

Të dashur kolegë,
duke marrë shkas nga diskutimi që hapi Fabiana, po vë këtu një dietë që më është dhënë shoqe pas shoqeje. Unë e provova dhe jep efekt të madh, megjithatë, t'ju them të vërtetën, në fund u mërzita duke ngrënë supë për shtatë ditë me rradhë dhe biles edhe më gjatë, sa mezi e shtyva në fund. Edhe një paralajmërim tjetër: duhet t'i ndiqni udhëzimet e përgatitjes pikë për pikë. Megjithatë, edhe pse shija e saj nuk është aq e mirë, e
... See more
Të dashur kolegë,
duke marrë shkas nga diskutimi që hapi Fabiana, po vë këtu një dietë që më është dhënë shoqe pas shoqeje. Unë e provova dhe jep efekt të madh, megjithatë, t'ju them të vërtetën, në fund u mërzita duke ngrënë supë për shtatë ditë me rradhë dhe biles edhe më gjatë, sa mezi e shtyva në fund. Edhe një paralajmërim tjetër: duhet t'i ndiqni udhëzimet e përgatitjes pikë për pikë. Megjithatë, edhe pse shija e saj nuk është aq e mirë, e jep efektin. Unë ju rekomandoj që të mos ta bëni në masën e mëposhtme, por ta përpjestoni, që të mos mërziteni ashtu si unë duke ngrënë të njëjtën gjellë edhe mbas shtatë ditëve. ("Edhe bakllava të hash çdo ditë, mërzitesh" - thotë populli).

DIETA E SHTATE DITEVE

Supa qe djeg kalori
Ingredientet:

6 karrota
6 qepe te mëdha
1 kuti salce domatesh kokërr 1 kg
1 laker e vogel ose në mungesë një lulelaker
2 kuti bishtaja ose bizele
2 speca jeshile
1 tufë selino, në mungese majdanoz

Pritni perimet ne copa te vogla dhe verini ne nje tenxhere te madhe.
Mbulojini me uje dhe ziejini per 10 minuta, pastaj uleni zjarrin dhe
lereni
te zieje derisa te zbuten perimet (rreth 20 min). Nderkohe qe zien uji,
zevendesoni dy filxhane uji me leng mishi ose pule, apo nese preferoni
dado
supe.
Kete supe mund t`a hani sa here te keni uri. Mund t`a hani sa here te
doni
sepse me te nuk shton kalori. Sa me teper ha aq me shume humbet ne
peshe.
Trupi humbet me shume kalori per ta tretur kete supe, ne krahasim me
kalorite qe permban vete supa.
VINI RE: Nese hani vetem supe per nje kohe te gjate do te vuani nga
kequshqimi, prandaj ndiqni çdo dite udhezimet qe jepen me poshte .

NE ASNJE MENYRE BUKE, ALKOOL APO PIJE TE GAZUARA

Dita e pare

Hani vetem supe (sa te doni) dhe fruta perveç bananes (pjepri, shalqini
kane
me pak kalori se te gjitha frutat e tjera). Mund te pini çaj ose kafe
pa
sheqer. Uje sipas deshires.

Dita e dyte

Vetem perime. Hani derisa te ngopeni perime te pagatuara. Perpiquni te
hani
sa me shume perime me gjethe jeshile, por qendroni larg nga bishtajat,
bizelet dhe misrat. Hani sa me shume supe qe te mundeni. Ne darke, hani
nje
patate te madhe te pjekur ne furre me nje luge te vogel vaj. Mos hani
fruta.

Dita e trete

Hani supe, fruta dhe perime sa te doni. Mos hani patate. N.q.s keni
ngrene
sipas udhezimeve dhe nuk e keni shkelur, do te shikoni qe keni rene 2-3
kg.

Dita e katert

Banane dhe qumesht krejtesisht te skeremuar. Hani 3 banane dhe pini
qumesht
te skremuar sa te doni gjate gjithe dites, dhe padyshim, supe. Banania
dhe
qumshti i skremuar kane nje sasi te madhe kalorish, por gjate ketyre
diteve
keni nevoje per potasium, karbohidrate, proteina per te zvogeluar
deshiren
per embelsira.

Dita e peste

Mish dhe domate. Mund te hani 300-400 gr mish (ne zgare) dhe 6 domate.
Perpiquni te pini te pakten 6 gota uji per te eleminuar acidin urik ne
trupin tuaj. Hani supe te pakten nje here.

Dita e gjashte

Mish dhe perime. Hani mish dhe perime sa te doni. Mund te hani 2 deri
ne 3
biftek me perime me gjethe jeshile. Jo patate. Hani supe te pakten nje
here.

Dita e shtate

Oriz integral, leng frutash pa sheqer dhe perime. Mund te hani sa here
te
doni. Hani supe sa me shume qe te keni mundesi.


Ne fund te shtate diteve, nese nuk I keni shkelur udhezimet, do te
keni
humbur 5-7 kg. Nese keni humbur me shume se 7 kg, nderpriteni djeten 2
dite
perpara se ta rifilloni nga dita e pare.
Kjo djete 7 ditore, mund te zbatohet sa here te doni. Nese e zbatoni ne
menyre korrekte, do te pastroni trupin tuaj nga papastertite, dhe do
t`ju
jape nje njenje mireqenie dhe lehtesie qe nuk e keni pasur me pare.
Vetem
pas 7 dite djete, do te filloni te ndjeni nje bollek energjish. Kjo
eshte
nje djete e shpejte dhe djeg dhjamrat. Sekreti I djetes eshte se ajo
djeg me
shume kalori nga ato qe merr.
Kjo diete nuk lejon absolutisht qe te pihet pije alkoolike apo te
gazuara.
Vetem uje, leng frutash pa sheqer dhe qumesht krejtesisht te skremuar.
Ne njeren nga ditet ne te cilen duhet ngrene mish, ky I fundit mund
te
zevendesohet me peshk ose pule pa lekure, te gatuar gjithnje pa yndyre.

Kjo diete eshte pergatitur nga spitali "Sacro Cuore Memoriar", dhe
eshte
perdorur tek te semuret nga zemra me mbipeshe, per t`i lejuar qe te
humbasin
peshe shpejt, ne pergjithesi para nderhyrjeve kirugjikale.


[Edited at 2003-10-07 07:56]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 09:26
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Kjo eshte diete e mire Oct 7, 2003

Borana, kjo diete eshte e mire dhe ka pasur sukses edhe tek burri im. Kur ia tregova mjekut te familjes ne Itali, ai me tha se nuk ishte e keqe por se njeriu nuk eshte "nga ajo gjelle" qe te vazhdoje pa u merzitur te haje keshtu. Mbi te gjitha, qe dieta te funksionoje duhet qe ndjehesh mire me vehten e jo te trishthesh sa here te ulesh ne tryeze. Vetem pak dite e trishtimi yt fiton e "addio dieta". Studimet e fundit kane treguar se dieta mesdhetare (sjo qe quhet mediterrane) eshte edhe ajo qe fu... See more
Borana, kjo diete eshte e mire dhe ka pasur sukses edhe tek burri im. Kur ia tregova mjekut te familjes ne Itali, ai me tha se nuk ishte e keqe por se njeriu nuk eshte "nga ajo gjelle" qe te vazhdoje pa u merzitur te haje keshtu. Mbi te gjitha, qe dieta te funksionoje duhet qe ndjehesh mire me vehten e jo te trishthesh sa here te ulesh ne tryeze. Vetem pak dite e trishtimi yt fiton e "addio dieta". Studimet e fundit kane treguar se dieta mesdhetare (sjo qe quhet mediterrane) eshte edhe ajo qe funksionon me mire. Ideja eshte qe te ulen kilet me shume ngadalesi (mos u gezoni me 5 kile ne jave...apo ehd ene dy jave).

Mjeket thone se nje diete e mire te ben te humbasesh nje deri ne dy kile ne muaj. Veten ne kete menyre trupi merr nje regjim zbrites dhe do te thote se po mesohet me menyren e te ngrenit qe po beni tashme. Dietat kane edhe nje efekt tjeter negativ: sjellin gjendje depresive...sidomos kur behen me "yxhym"...nuk e di e kuptoni kete fjale. Dietat si ajo qe keshillon Borana behen ne rastet e tim shoqi per shembull (pesha mbi 100 kg), dhe behen nje jave ne muaj, duke vazhduar tre javet e tjera me:
Mengjes: Buke e thekur me pakez marmalate ose mjalte, e caj;
Dreke: Ose nje cope mish prej jo me shume se 120 gr, sallate jeshile ose te zjera te rregulluara me pak limon, ose makarona me salce domateje e sallate te rregulluar me limon;
Darke: peshk ose zarzavate te tjera.
Ne midis vetem pakez buke te thekur, shume uje, pak kripe e pothuaj fare sheqer.

Kur themi zarzavate, edhe turlia jone e famshme eshte shume e mire. Por edhe specat e mbushura qe kemi ne, pasi aty eshte orizi dhe zarzavati(speci). Ideja eshte edhe tek reduktimii sasive.

Mjeku i tha tim shoqi: Dieta te behet me zgjuarsi e kujdes, gjithe jeta duhet te jete nje fare diete. Por ne fillim ama, "Non c'e` niente da fare: SI FA` LA FAME" qe do te thote ne fillim vdes per buke!!!

Diete te mbare
Collapse


 
Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 02:26
English to Albanian
+ ...
Dietat... :) Oct 10, 2003

Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është UJI. Çdo njeri (i rritur) duhet të pijë 1 1/2-2 litra ujë në ditë (varet nga pesha). Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta (mundësisht të pagatuara), përdorimi i kufizuar i karbohidrateve (buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë), ... See more
Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është UJI. Çdo njeri (i rritur) duhet të pijë 1 1/2-2 litra ujë në ditë (varet nga pesha). Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta (mundësisht të pagatuara), përdorimi i kufizuar i karbohidrateve (buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë), zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara (ndonjëherë kur shikon listën e përbërësve të duket sikur ke në dorë laboratorin e kimisë ), mënjanimi i ushqimeve "të shpejta" e të skuqura, aktiviteti, etj. mendoj që ndihmojnë shumë në rënien e peshës. Unë po lexoj një libër "Eat right for your type" që tregon se cilat ushqime janë të dobishme, neutrale, dhe të dëmshme për një njeri në bazë të grupit të gjakut që ai njeri ka. Shumë interesant...Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:26
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Diçka që më ndihmon në mbajtjen e dietës Nov 10, 2003

E dashur Fabiana,
diçka që më ka ndihmuar mua në "mbajtjen e dietës" është mospërdorimi i vajit të zakonshëm. Unë nuk e di se çfarë kuzhine përdor ti, shqiptare, italiane, apo të përzier, po ndoshta mund të ndihmojë mospërdorimi i vajit të gjellës.
Ne kurrë nuk blemë vaj të zakonshëm, vetëm vaj ulliri. Edhe këtë e përdor me shumë kujdes dhe me pakicë. Zakonisht gatuaj pa vaj fare, dhe vetëm atëherë kur më duhet ta përdor vajin patjetër, përdor p
... See more
E dashur Fabiana,
diçka që më ka ndihmuar mua në "mbajtjen e dietës" është mospërdorimi i vajit të zakonshëm. Unë nuk e di se çfarë kuzhine përdor ti, shqiptare, italiane, apo të përzier, po ndoshta mund të ndihmojë mospërdorimi i vajit të gjellës.
Ne kurrë nuk blemë vaj të zakonshëm, vetëm vaj ulliri. Edhe këtë e përdor me shumë kujdes dhe me pakicë. Zakonisht gatuaj pa vaj fare, dhe vetëm atëherë kur më duhet ta përdor vajin patjetër, përdor pak vaj ulliri.
E mësova këtë kur, para disa vitesh, jetuam me gjyshen dhe gjyshin e tim shoqit. Ata janë shumë të merakosur pas dietës dhe janë shumë striktë në mbajtjen e saj. Të dy janë mbi 90 vjeç, jetojnë vetë në shtëpinë e tyre, e pastrojnë, e mirëmbajnë vetë, gatuajnë vetë, madje kanë fuqi edhe të punojnë kopshtin e tyre. Gjyshja e Matt ende nget makinën, edhe pse na shqetëson kjo, pasi sado-sado, është mbi 90 vjeç. Nga sytë është xixë, as syze nuk ve, as për të lexuar, as për të parë nga larg...
Nejse, se dola pak nga tema. Ata nuk përdorin pikën e vajit në shtëpi, madje as vaj ulliri (vaji i ullirit në fakt është shumë i mirë). Ata nuk përdorin as margarinë fare. Gjalpin e përdorin me shumë kujdes dhe vetëm me raste. As sheqer nuk blejnë, por e zëvendësojnë sheqerin e zakonshëm me gjëra të ëmbla natyrore (mjaltë, pekmez, etj.). Edhe për të blerë, nuk blenë në dyqane të zakonshme, por blejnë vetëm në dyqane ku shiten prodhime të rritura në mënyrë organike. Mishin nuk e përdorin shumë, peshk përdorin më shumë. Kurrë nuk skuqin, vetëm pjekin ose ziejnë. Kur blejnë ushqime, u kushtojnë rëndësi sasisë së yndyrës dhe kripës në etiketat e ushqimeve. Ah, harrova, as kripë nuk përdorin ata. Vetëm erëza!
Prej tyre mësova dhe unë. Kuptohet që ne nuk kemi arritur në atë pikë. Ne ende përdorim sheqer, kripë dhe vaj ulliri. Po p.sh., kur më duhet të skuq qepën, e "skuq" me ujë dhe jo me vaj.
Kur erdhi mami im këtu para ca kohësh, u habit që nuk mbanim vaj në shtëpi. Në fillim nuk i pëlqenin shumë gjellët pa vaj, po pastaj u mësua. Në fillim mund të jetë e vështirë, por pastaj mësohesh. Unë tani p.sh. nuk i shoh dot ato gjellët me dy gisht yndyrë që gatuajnë në Shqipëri. Megjithatë, djalit gjithmonë i hedh pak gjalpë në ushqimin e vet (pjatën ose tasin e tij), sipas rastit, se ai është i vogël. Ai nuk ka nevojë të mbajë dietë (leqë mezi më ha, po edhe dieta i duhet atij - po kjo është një histori më vete.) Edhe qumështin e blejmë dy llojesh, një të paskremuar për të, dhe një të skremuar për ne. Është e vërtetë që dieta është diçka që duhet të jetë e përditshme. Megjithatë, mendoj se për shumicën e njerëzve, problemi qëndron së pari në sasinë e tepërt që ne hamë, kaloritë e tepërta që fusim, dhe së dyti, në përbërjen e ushqimit: shumë kalori - më shumë se ç'na nevojiten - që vijnë nga yndyrërat, sheqernat etj.
Eh, ky shëndeti i tepërt! Sa mirë do të ishte të gjendej një "ilaç" i shpejtë!!!
Monika


Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:
... Së dyti duhet pakëz nge që të bësh dietë...


[Edited at 2003-11-10 07:28]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 09:26
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Vaji i ullirit Nov 10, 2003

Eh,Monika e dashur. Burri im është nga Genova dhe aty janë fanatikë të vajit të ullirit ligure. Aty nuk gatuajnë me ndonjë vaj tjetër. Bile ai nuk duhet (ose sa më pak që të jetë e mundur) skuqur. A ke mundësi të gatuash siç thua ti Monika të gatuash më ujë, erëza e zarzavate, që kanë një aromë aq të mire, dhe të hedhësh pakëz vaj ulliri "crudo" mbi ushqimin? Bën mirë për zemrën dhe për të tjera gjëra.

Sa për kripë e sheqer, thuhet që nuk duhet
... See more
Eh,Monika e dashur. Burri im është nga Genova dhe aty janë fanatikë të vajit të ullirit ligure. Aty nuk gatuajnë me ndonjë vaj tjetër. Bile ai nuk duhet (ose sa më pak që të jetë e mundur) skuqur. A ke mundësi të gatuash siç thua ti Monika të gatuash më ujë, erëza e zarzavate, që kanë një aromë aq të mire, dhe të hedhësh pakëz vaj ulliri "crudo" mbi ushqimin? Bën mirë për zemrën dhe për të tjera gjëra.

Sa për kripë e sheqer, thuhet që nuk duhet t'i shohësh fare. Po hë, jemi mësuar keq. Në fakt pediatria e gocave të mia në Genova kur me shpjegonte se si t'i përgatisja ushqimet çupave, më thoshte të mos i hidhja kurrë as kripë e as sheqer. Mami im më thoshte: Po nuk ka shije fare moj çupë. Çfarë do hajë e shkreta, kjo nuk ngjërohet. Por ajo e kishte shumë mire, se kështu mësohet që në fillim.

Nejse, lum si gjyshërit e burrit tënd. Ata kanë ngrënë me mënd në kokë.
Collapse


 
mergim
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 04:26
English to Italian
+ ...
Regarding the problem : OBESITY. Jan 19, 2004

E lexova komentin e Fabianës lidhur me mënyrat e të ushqyerit si edhe përvojën, në person të tretë, të Monikës. Që të dyja kanë të drejtë. Por mendoj se edhe përvoja e një 72 vjeçari, që ka qenë sportist e pastaj ka arritur kufirin e 132 kg-ve peshë trupore... e pastaj ka ulur peshë, nuk duhet mospërfillur.
Që nga mosha 40 vjeç i kam provuar djetat bazuar në proteina, në supra barishtore, në djetë njëjavore me fruta e perime të gjalla e përsëritëshme çdo
... See more
E lexova komentin e Fabianës lidhur me mënyrat e të ushqyerit si edhe përvojën, në person të tretë, të Monikës. Që të dyja kanë të drejtë. Por mendoj se edhe përvoja e një 72 vjeçari, që ka qenë sportist e pastaj ka arritur kufirin e 132 kg-ve peshë trupore... e pastaj ka ulur peshë, nuk duhet mospërfillur.
Që nga mosha 40 vjeç i kam provuar djetat bazuar në proteina, në supra barishtore, në djetë njëjavore me fruta e perime të gjalla e përsëritëshme çdo javë të katërtë, pa le atë supën me barishte që m'ishte bërë si i thonë "si burri i nënës me baba gjallë"!
Përvoja më e mirë që mundem t'u jap të tjerëve është, (gjithmonë për kushtet e mia ku kam arritur të ul 20 kg.), t'u them se mbipesha apo nënpesha janë përfundim i bilancit matematik ku kalorit'e marra, krahasuar me ato të shpenzuara janë në favor të njerit tregues apo të tjetrit. Unë në mënyrë kategorike kam mënjanuar nga karbohidratet vetëm marrjen e sheqerit drejtpërdrejt : Nuk ha më ëmbëlsira. Kurse akulloren e marr nga ajo pa sheqer por të ëmbëlsuar artificialisht. Nga ana tjetër, ka një morí vitesh që ime shoqe gatuan vetëm me vaj misri, sallatat me vaj ulliri,e ku duhet detyrimisht gjalpi, përdor margarinën. Arritja tjetër e madhe, e mund të them kryesore, është fakti që unë ha çdo gjellë, por ... gjysmën e porcionit që do të haja normalisht ! E ky fakt është edhe "kyçi i suksesit" (gjithmonë simbas meje).
Me pak fjalë, fëmija deri më dhjetë vjeç duhet të hajë çdo gjë, (vezën e përditëshme,
gjalpin, qumështin,sheqerin,etj.), por jo me teprí. Në vazhdim të hajë bilancin metabolik që nuk e shëndosh. E mbas të dyzetave, të hajë çdo gjë por me kusht që NGA TRYEZA DUHET NGRIHET I PANGOPUR ! Në kufirin mbi të 60-tat të mënjanohet sheqeri direkt !
Edhe parimisht, të ngrënët është një nga kënaqësit'e jetës. E që t'a gëzojmë këtë kënaqësí sa më gjatë,të hamë çdo gjë, por t'a mposhtim grykësínë ! Prandaj edhe kjo e fundit nga të gjitha besimet monoteiste konsiderohet mëkatë !
I shkrova këto radhë që kush do, të mos shkelë në shtigje të shkelur e stërshkelur se është shumë m'e mirë përvoja e zbatuar e të tjerëve se sa ... fillimi nga e para !
Shëndete të gjithëve !
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:26
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Bllokimi i arterieve; Mbipesha dhe sheqeri Mar 12, 2004

Bllokimi i arterieve; Mbipesha dhe sheqeri
Përgatiti: J.Sh


Kohët e fundit, firma Philips e prodhimeve të aparateve mjekësore, njoftoi për një paisjeje të re tepër të sofistikuar diagnostikimi. Shkencëtarët besojnë se ky aparat i ri skanimi do të ndihmojë zbulimin e hershëm të simptomave të goditjeve në tru, duke ndihmuar në trajtimin me sukses t�
... See more
Bllokimi i arterieve; Mbipesha dhe sheqeri
Përgatiti: J.Sh


Kohët e fundit, firma Philips e prodhimeve të aparateve mjekësore, njoftoi për një paisjeje të re tepër të sofistikuar diagnostikimi. Shkencëtarët besojnë se ky aparat i ri skanimi do të ndihmojë zbulimin e hershëm të simptomave të goditjeve në tru, duke ndihmuar në trajtimin me sukses të këtyre rastve. Ndonjëherë simptomat e goditjes në tru apo të bllokimit të arterve që furnizojnë trurin me gjak, shpesh janë të pakutueshme nga pacienti dhe dëmet në tru vështirë të përcaktohen herët nëpërmjet aparateve të zakonshme të skanimit. Sipas statistikave, bllokimi i artereve dhe goditjet në tru përbëjnë shkaktarin e tretë kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Çdo 45 sekonda një njeri preket nga kjo sëmundje në këtë vend. Doktor Max Wintermark thotë se njerëzit që preken nga goditjet në tru ose nga bllokimi i artereve që furnizojnë trurin me gjak janë ata që rrezikohen nga goditje në zemër, që vuajnë nga tensioni i lartë gjakut, diabeti ose ata që pijnë duhan. Pavarësisht nga numri i rasteve të bllokimit të arterve, hemoragjive cerebrale apo goditjeve në tru, shumë vetë nuk janë të vetëdijshëm se mund të kenë pësuar një goditje të tillë dhe shpesh vonohen në trajtimin e pasojave. Simptomat e goditjeve në tru janë të ndryshme, thotë doktor Max Wintermark. Së pari, njeriu ndjen dobësi e mpirje veçanërisht në njërën anë të trupit. Shenja të tjera janë vështirësi në të folur ose në të kuptuar. Vështirësi për të parë ose ecur. Në të gjitha këto raste njeriu nuk ndjen ndonjë dhimbje, ndryshe nga rastet kur ai pëson goditjen në zemër. Kjo është arsyeja që shpesh të prekurit nuk shkojnë menjëherë në spital. Por diagnostikimi në kohë i rasteve të tilla tashmë po ndihmohet nga përparimet në fushën e teknologjisë. Mjekët janë veçanërisht të kënaqur me një form të re skanimi, që i lejon ata të diagnostojnë një bllokim arteresh apo goditje në tru shumë më herët sesa me skanimet e zakonëshme. Doktor Wintermark thotë se teknika e re e skanimit mund të përdoret me mjaft lehtësi edhe në rastet më urgjente. Ekspertët besojnë se metoda e re e skanimit do të ketë ndikim dramatik në diagnostikimin e herëshëm dhe trajtimin e viktimave të goditjeve në tru. Doktor Wintermark thotë se me një aparat të zakonshëm, mjekët mund të shohin formën e trurit dhe për këtë arsye goditja në tru mund të diktohet të paktën pas 6 orësh. Por me teknikën e re, mjekët mund të shohin rrugët e furnizimit të trurit me gjak dhe kjo u jep atyre përparësi për t’i dalluar simptomat shumë më herët. Aparati i ri është prodhim i firmës mjekësore Philips. Shkencëtarët besojnë se një zhvillim i tillë fushën e teknologjisë mjekësore do të ndikojë në shpëtimin e jetës së mijëra pacientëve.

Mbipesha dhe sheqeri

Amerikanët në luftë të vazhdueshme me mbipeshën mund ta fitojnë këtë betejë nëpërmjet një çimçakëzi, i cili ndryshon shijen e sheqerit kështu që personit i shuhet dëshira për të ngrënë gjëra të ëmbla. Çimçakizi i ri, aktualisht bllokon aftësinë e gjuhës për të shijuar të ëmblat pa prekur shijen e ushqimeve të llojeve të tjera.Sipas ekspertit, Drew Averi, çimçakizi fillon të veprojë brenda 2 minutave. Dëshira e organizmit për të ëmbla është diçka e papërmbajtur, por çimçakizi i ri e mposht këtë dëshirë. Mjeku Jay Udani pranë spitalit Northridge thotë se elementi kryesor i këtij lloj çimçakizi, gymnea, jo vetëm mposht dëshirën për ëmbëlsira, por gjithashtu ndikon në mënyrën se si organizmi rregullon nivelin e sheqerit me insulinën. Substanca gymnea nuk është diçka e re. Në forma popullore, ajo është përdorur në Indi për trajtimin e diabetit për më shumë se 1 mijë vjet, thotë ai. Por ekspertët thonë se mbi të gjitha çdo gjë varet nga vullneti i personit për të rralluar ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri dhe se mjeti i ri vetëm mund të ndihmojë në këtë drejtim.

VOA
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 09:26
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Çajra për të kontrolluar peshën Mar 12, 2004

Ky lajmi i kësaj pajisjeje është shumë i mirë. Kush e di se kur do jetë në përdorim kudo...në Itali të paktën.

Unë po ta dija që pajisja ka ardhur (ose kur të vijë) do të kërkoja një ekzaminim pasi im atë (që është dermatolog) mendon se njerëz me peshën e tim shoqi duhet të bëjnë kontrolle e mbi kontrolle edhe pa ndjerë asgjë. Ai bile këtu e vendos më shumë theksin, ket enët e gjakut që janë të parat që vuajnë nga parnia e yndyrës së tepërt
... See more
Ky lajmi i kësaj pajisjeje është shumë i mirë. Kush e di se kur do jetë në përdorim kudo...në Itali të paktën.

Unë po ta dija që pajisja ka ardhur (ose kur të vijë) do të kërkoja një ekzaminim pasi im atë (që është dermatolog) mendon se njerëz me peshën e tim shoqi duhet të bëjnë kontrolle e mbi kontrolle edhe pa ndjerë asgjë. Ai bile këtu e vendos më shumë theksin, ket enët e gjakut që janë të parat që vuajnë nga parnia e yndyrës së tepërt në trup.

Kur isha në Rumani, pata rastin të njoh një mjek popullor i cili kishte edhe botuar një libër mbi çajra e barëra të ndryshme që ndihomin për këtë ose atë. Përveç kësaj ai kishte vite që studuonte (së bashku me një koleg të tij në ShBA) për veti të ndryshme të frutave e perimeve. Në fakt në këtë libër ai shkruante për sejcilin shqetësim/diagnozë çfarë njerëzit nuk duhet të hanin dhe çfarë duhej të konsumonin më shumë.

Aty kishte një përhapje shumë të madhe përdorimi i çajrave dhe të gjithë filloin gati çdo lloj trajtimi (kur ndjenin shqetësimet e para) me këto çajra. Ata ishin të bindur (dhe mua më pëlqente të besoja) se kishin pasur rezultate shumë të mira në parandalime. Pse pak është? Përdornin gjithashtu shtrydhje jo vetëm frutash por edhe perimesh, p.sh. shtrydhje lakre, preshi. Preshi qënka një shkarkues shumë i mirë dhe bën mirë jo vetëm për tensionin e lartë, por edhe për muret e enëve të gjakut, etj. Unë fatkeqësisht nuk pata mundësi ta thelloj më shumë këtë temë se u largova dhe këtu nuk kam gjetur ende njerëy që merren me këtë.

Këtu njerëyit janë shumë të shqetësuar mbi cilësinë e ushqimeve të tyre. Pas Çernobilit ata pësuan nj goditje të rëndë. Kjo pati së pari tek ta një ndikim shkatërrues psikologjik pastaj edhe fizik. Muzeu mbi Çernobilin më la pa gojë.
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Shëndeti dhe dieta: Mëngjesi është i rëndësishëm






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »