Diskutim për përkthimin e termit "car seat"
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:10
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Oct 11, 2003

Së pari dëshiroj të falënderoj të gjithë anëtarët që marrin pjesë në diskutimet e pyetjeve KudoZ. Nisur nga një koment i Fabianës në njërën prej këtyre përgjigjeve, dëshiroj të hap këtë rubrikë për diskutimin e përkthimit të termit "car seat" në shqip.

Bëhet fjala për "car seats" për fëmijë të këtij lloji: http://www.childcarseats.org.uk/

Deri t
... See more
Së pari dëshiroj të falënderoj të gjithë anëtarët që marrin pjesë në diskutimet e pyetjeve KudoZ. Nisur nga një koment i Fabianës në njërën prej këtyre përgjigjeve, dëshiroj të hap këtë rubrikë për diskutimin e përkthimit të termit "car seat" në shqip.

Bëhet fjala për "car seats" për fëmijë të këtij lloji: http://www.childcarseats.org.uk/

Deri tani e kam përkthyer si "ndenjëse fëmijësh në automjet". Nuk e kam ditur se ky artikull ka hyrë tashmë në Shqipëri. Madje, disa herë kur kam qenë në Shqipëri me djalin, shoferët shqiptarë (madje një herë edhe një i njohur) në fillim nuk kanë dashur që ta ve këtë ndenjëse në makinën e tyre. Megjithatë, me këmbënguljen time dhe pak shpjegim, ata më lejuan ta ve.

Fabiana, meqënëse thoni që ky artikull tani përdoret në Shqipëri dhe quhet "sedilje fëmijësh", atëherë mendoj se ky duhet të jetë termi i përdorur edhe prej nesh përkthyesve. Pra, nëse shqiptarët e njohin këtë artikull me këtë emër "sedilje fëmijësh", atëherë nuk ka shumë rëndësi nëse është term i përgjithshëm dhe mund të mos kuptohet menjëherë prej të gjithëve.
Mendoj se edhe termi në anglisht "car seat" në fillim fare mund të ketë qenë i vështirë për t'u kuptuar menjëherë se çfarë ishte.

Puna është se kur e shikon artikullin me sy, ose fotografinë e tij, atëherë të mësohet veshi me termin e ri dhe gjithmonë mendja bën lidhjen mes anës vizuale dhe fjalës. Pra me kalimin e kohës, kur njerëzit familjarizohen me artikullin dhe emrin e tij, atëherë termi tingëllon fare normal. Në këtë rast njerëzve as që u shkon nëpër mend për së dyti se çfarë mund të jetë ky artikull, pasi tashmë e dinë.

Fabiana, a janë bërë këto sedilje fëmijësh një domosdoshmëri përdorimi në Shqipëri? Kur isha aty vjet, ende nuk ishin bërë. Siç dihet, në SHBA dhe në vende të tjera të botës, prindërit dënohen nëse fëmijët e tyre udhëtojnë pa to në automjete.

Dëshiroj të di edhe mendimin e kolegëve të tjerë rreth kësaj çështjeje.
Faleminderit të gjithëve dhe suksese kudo.
Monika

[Edited at 2003-10-11 17:13]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 11:10
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
E famshmja sedile e femijeve Oct 13, 2003

E dashur Monika, dua te kapem pikerisht tek tek pjesa kur thoje se njerezit mesohen pas pak me nje term. Une ne perkthim vendosa ate qe perdoret me shume tani ne Shqiperi, por kur lexova perkthimin tend me tingelloi me mire se perkthimi im. Une mendoj se ky term eshte thene keshtu si ngjashmeri me ate italianin "Seggiolino da macchina"

Jo, nuk eshte bere ende e detyrueshme. Detyrimi ekziston vetem per uljen ne vendet e prapme. Jam marre kohet e fundit me Projektin e Bankes Boterore
... See more
E dashur Monika, dua te kapem pikerisht tek tek pjesa kur thoje se njerezit mesohen pas pak me nje term. Une ne perkthim vendosa ate qe perdoret me shume tani ne Shqiperi, por kur lexova perkthimin tend me tingelloi me mire se perkthimi im. Une mendoj se ky term eshte thene keshtu si ngjashmeri me ate italianin "Seggiolino da macchina"

Jo, nuk eshte bere ende e detyrueshme. Detyrimi ekziston vetem per uljen ne vendet e prapme. Jam marre kohet e fundit me Projektin e Bankes Boterore dhe te Ministrise Shqiptare te Transportit mbi Sigurine Rrugore. Kam perkthyer me qindra faqe nga te dyja gjuhet (si nga shqip-anglisht ashtu edhe anasjalltas) dhe faqe te tera nga Kodi Rrugor Shqiptar. Jo vetem qe ky detyrim ende nuk eshte futur, por eshte e veshtire qe te futet per nje sere arsyesh. Te tere jane dakort, por KOdi duhet te kaloje edhe nje here ne Parlament, gje qe nuk eshte fare e lehte meqenese aty ishte nje vit e gjysem me pare. Kompania e tim-shoqi, qe ishte konsulenti per ket eprojekt ka propozuar nje grup ndryshimesh per Kodin Rrugor dhe per Masat e Sigurise Rrugore. Ata propozuan gjithashtu edhe masa mirembajtjeje (rregullime, asfaltime, zgjerime, drejtime, kanale, mure mbajtese, elemente te tjere te sigurise rrugore, tabela, shenja rrugore vertikale dhe horizontale, etj) per te permiresur sigurine rrugore ne rrjetin rrugor shqiptar. Mirepo puna e tyre perfundoi aty. Pas nje pune dy vjecare jo indiferente (dite e nate neper rruge aty ku edhe une nuk dija se ekzistonin e qysh ishin) u pergatit nje grup shume i mire dokumentash (jo vetem ato qe u thane me siper, por edhe se si mund te manaxhohej mirembajtja, metodat me te mira per nje rrjet e nje vend si ai i yni, me c'shpeshtesi, c'lloj asfalti eshte me i pershtatshem, etj). E gjithe puna tashme ngelet ne dore te autoriteteve shqiptare.

Per t'y kthyer serish tek ajo qe ti the Monika, mbi faktin qe shqiptaret do te mesohen me termin sapoai te behet i njohur gjithmone e me shume.
Collapse


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Futja e një termi të ri në gjuhë Oct 13, 2003

Mirëdita të gjithë kolegëve,
Diskutim interesant. Mendoj se meqënëse termi nuk ka hyrë ende në gjerësi dhe nuk njihet ende nga publiku shqiptar, atëherë është mirë që të përdoret ai term që ka kuptim më shumë. Megjithatë, ashtu siç thonë edhe Monika me Fabianën me të drejtë, të mësohet veshi me termin, kur fillon përdorimi i tij në masë. Unë nuk kam asnjë përvojë me "car seat", as në Shqipëri, as në Amerikë, por mendoj se duhet patur kujdes kur përkt
... See more
Mirëdita të gjithë kolegëve,
Diskutim interesant. Mendoj se meqënëse termi nuk ka hyrë ende në gjerësi dhe nuk njihet ende nga publiku shqiptar, atëherë është mirë që të përdoret ai term që ka kuptim më shumë. Megjithatë, ashtu siç thonë edhe Monika me Fabianën me të drejtë, të mësohet veshi me termin, kur fillon përdorimi i tij në masë. Unë nuk kam asnjë përvojë me "car seat", as në Shqipëri, as në Amerikë, por mendoj se duhet patur kujdes kur përkthehen terma për mallra të panjohura në Shqipëri. Shpesh, çdo gjë varet nga ndonjë përkthyes që mund të mos ketë aq shumë përvojë. Prandaj mendoj se është e domosdoshme që përkthyesit gjithmonë të diskutojnë mes tyre termat e reja që futen në gjuhën tonë.
Faleminderit për këtë diskutim të vlefshëm.
Punë të mbarë,
Eva

p.s. ProZ është i mrekullueshëm, kam gjetur këtu shumë ndihma, sidomos nga rubrikat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Shpesh herë që kam dyshim për ndonjë fjalë, u kthehem këtyre rubrikave dhe shumicën e rasteve i kam gjetur përgjigjet aty.
Collapse


 
mergim
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 05:10
English to Italian
+ ...
Lidhur me fjalën "sedilje fëmijësh" Oct 17, 2003

Ne e kemi fjalën e bukur amtare "ndenjëse", siç e thekson kolegia Monika. Fjala "sedile" ose "sedilje" janë barbarizma të hyra në gjuhën shqipe. Pikërisht me që deri më sot as nuk ka qenë futur nocioni i përdorimit të sediljes fëmijëve,këtë mjet jam krejtësisht i të njejtit mendim me Monikën, ta përkthejmë "ndenjëse fëmijësh". Ashtu siç do të mësohet qytetari me përdorimin e kësaj ndenjësje, po ashtu do të familiarizohet edhe me emrin e saj.Një dritare kuptimplot... See more
Ne e kemi fjalën e bukur amtare "ndenjëse", siç e thekson kolegia Monika. Fjala "sedile" ose "sedilje" janë barbarizma të hyra në gjuhën shqipe. Pikërisht me që deri më sot as nuk ka qenë futur nocioni i përdorimit të sediljes fëmijëve,këtë mjet jam krejtësisht i të njejtit mendim me Monikën, ta përkthejmë "ndenjëse fëmijësh". Ashtu siç do të mësohet qytetari me përdorimin e kësaj ndenjësje, po ashtu do të familiarizohet edhe me emrin e saj.Një dritare kuptimplote na e çel në këtë drejtim edhe kolegia Papastefani.
Përfitoj nga rasti të shtoj se me terma që hyjnë rishtas në gjuhën tonë, vështirësitë janë të vogla, në një kohë që ne shqipëruesit duhet të luftojmë t'i çrrënjosim barbarizmat tashmë të hyra e të konsoliduara në shqip, siç janë moría e turqizmave etj.që dëndur përdoren edhe pa qenë fare nevoja se e kemi fjalën e mirëfilltë shqipe por ... forca e zakonit tërheq. Shëmbuj? Dritare me penxhere ose ëmbëltore me pastiçeri,dhomë ndenje me sallon,ndodhí me aventurë,pamje me imazh,shfaqje me spektakël,kërcimtare me balerinë,mbulesë me kopertinë,përvojë me eksperiencë, çoroditje me konfuzion, etj.etj.
Collapse


 
Edlira (X)
Edlira (X)
Albanian to English
+ ...
Ndenjese Femijesh Oct 18, 2003

Dhe une jam dakord me mendimin e mergimit.
Ndenjese femijesh tingellon me dhqip, dhe natyrshem. Dhe ashtu sikurse eshte theksuar me pare eshte mire qe per cdo neologjizem qe futet ne fjalorin e gjuhes shipe - sidomos kur ky eshte nje objekt qe ndoshta ne nje te ardhme te afert mund te kete nje perdorim et gjere nga popullata - te kete nje mirkuptim midis perkthyesve per nje ekuivalente te perbashket, qe te shmangen konfuziteti.


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Diskutim për përkthimin e termit "car seat"






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »