Pema e gjuhëve indo-europiane
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 19:44
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Oct 22, 2003

Mund të klikoni këtu: http://www.albaniantranslators.com/indo.html për të parë pemën e gjuhëve indo-europiane, e ndërtuar në vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975-ën tek libri botëror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975. ISBN 0-539-048523-3
... See more
Mund të klikoni këtu: http://www.albaniantranslators.com/indo.html për të parë pemën e gjuhëve indo-europiane, e ndërtuar në vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975-ën tek libri botëror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975. ISBN 0-539-048523-3

Një pemë e tillë u botua gjatë viteve 1985-1999 nga historiani arbëresh (arvanitas) Aristidh Kola në Greqi. Siç shihet, gjuha e parë është shqipja, e dyta armenishtja dhe e treta gjermanishtja.
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 03:44
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Gjuha shqipe... jo se nuk e dinim Oct 22, 2003

E Dashur Monika,

Sapopash kete peme mendova :"Uau, kemi nje gjuhe kaq te lashte...dhe shih si po e bejme sallate". Shumica e shqiptareve ne Shqiperi shkruajne dhe flasin nje shqipe jo te rregullt. Shumica e shqiptareve jashte Shqiperise nuk flasin shqip me femijet e tyre. U vjen me e lehte te flasin ne gjuhen e vendit ku jane. Une di mire qe femijet qe shkojne ne shkolle ne nje vend ku nuk flitet gjuha meme, fillojne e flasin me lehtesisht gjuhen e atij vendi,pasi keshtu flasin sho
... See more
E Dashur Monika,

Sapopash kete peme mendova :"Uau, kemi nje gjuhe kaq te lashte...dhe shih si po e bejme sallate". Shumica e shqiptareve ne Shqiperi shkruajne dhe flasin nje shqipe jo te rregullt. Shumica e shqiptareve jashte Shqiperise nuk flasin shqip me femijet e tyre. U vjen me e lehte te flasin ne gjuhen e vendit ku jane. Une di mire qe femijet qe shkojne ne shkolle ne nje vend ku nuk flitet gjuha meme, fillojne e flasin me lehtesisht gjuhen e atij vendi,pasi keshtu flasin shoket, keshtu jepen mesimet dhe behen detyrat. Ne ate gjuhe studiohet dhe ajo shperndahet ne gjithe boten rrotull femijes, ndaj ajo eshte ne "maje te gjuhes". Une i kam te vogla ende gocat, por shpresoj shume qe te jem ne gjendje qe tua ruaj gjuhen me cdo kusht.

Nuk dua te jem kritike,pasi kushdo ka problemet e veta dhe kushtet nuk jane gjithmone te favorshme per te bere ate qe gjithmone deshiron.T'i mesosh shqip femijeve kur je jashte Shqiperise nuk eshte edhe aq e lehte. Se pari duhet te dish t'a besh, se dyti duhet shume durim dhe kohe. Femija me gjithemenyrat do te kundershtoje (se paku gjithe shembujt e niperve e mbesave te mia).

Le te shpresojem qe shqiptaret te zgjohen e te vleresojne gjuhen e mrekullueshme qe kane.

Pershendetje nga shqiptarja e perveluar (sic me quan im-shoq),
Fabiana
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 19:44
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Problemet me gjuhën në një vend të huaj - eksperienca personale Oct 22, 2003

Faleminderit Fabiana për fjalët e tua, të shkruara sa me ndjenja, po aq edhe të vërteta.

Është e vërtetë që ne shqiptarët e sotëm po e bëjmë gjuhën sallatë, pasi nuk po i kushtojmë vëmendje shkrimit dhe formimit të saj. Më përpara gjuha shqipe ishte pjesë e programit mësimor në shkollat e mesme, tani është hequr fare (të paktën deri vjet, nuk e di ç'u bë këtë vit), pasi iu kushtua më shumë rëndësi letërsisë!!! (Është një temë më vete që nd
... See more
Faleminderit Fabiana për fjalët e tua, të shkruara sa me ndjenja, po aq edhe të vërteta.

Është e vërtetë që ne shqiptarët e sotëm po e bëjmë gjuhën sallatë, pasi nuk po i kushtojmë vëmendje shkrimit dhe formimit të saj. Më përpara gjuha shqipe ishte pjesë e programit mësimor në shkollat e mesme, tani është hequr fare (të paktën deri vjet, nuk e di ç'u bë këtë vit), pasi iu kushtua më shumë rëndësi letërsisë!!! (Është një temë më vete që ndoshta do të shkruaj për të ndonjë ditë, kur të gjej kohë).

Gjithashtu është shumë e vështirë për ta folur gjuhën shqipe në një vend të huaj. Sidomos bëhet më e vështirë për fëmijët e shqiptarëve që lindin në vend të huaj. E shikoj me djalin tim (pothuajse 5 vjeç tani). Në fillim i flisnim vetëm shqip, nuk dinte anglisht. Me kalimin e kohës, filloi të mësonte pak anglisht, po përsëri të përgjigjej në shqip. Vjehrrit dhe vjehrrës sime nuk u vinte mirë, pasi e kishin të pamundur për të komunikuar me të. Situata filloi të ndryshonte pak nga pak, me rritjen e tij, pasi filloi të kishte më shumë kontakt me ambientin e jashtëm (shoqëria jashtë, shoqëria në kishë, TV-ja etj). Shqipja e tij u keqësua edhe më shumë kur filloi të shkonte në kopësht. Edhe pse vazhdojmë t'i flasim shqip, ai na e kthen në anglisht. Për të na kuptuar na kupton në shqip, po na e kthen në anglisht. (Tani vjehrra me vjehrrin e kanë më të lehtë për të komunikuar me të). Megjithatë, ai e di që flet dy gjuhë të ndryshme, dhe shpesh i them që të më flasë në shqip. Më vjen keq që arriti puna deri këtu, pasi ai e fliste shqipen aq mirë në fillim. Madje edhe anglishten filloi ta mësonte nga shqipja, dhe nuk e flet në mënyrë të përsosur. P.sh., në shqip ne themi "mbylle dritën, mbylle kompjuterin". Ai akoma dhe sot thotë "close the light, close the computer", pavarësisht se sa mundohet im shoq për ta korigjuar, pasi ashtu e "përktheu" në mendjen e vet qysh në fillim. Edhe ndërtimin e fjalive në anglisht, shpesh e bën nisur nga struktura e shqipes. Është pikërisht ashtu siç thua ti Fabiana, që gjuha e vendit ku jeton të vjen në majë të gjuhës dhe është më e lehtë për t'u përdorur.

Megjithatë, ka edhe më keq. Kam vajzën e një shoqes së ngushtë që erdhi këtu kur ishte 5-6 vjeçe, dhe tani, pas 2 vjetësh, nuk e flet më fare shqipen. Sa herë që flas me shoqen time, ma përmend e shqetësuar se e bija po e humbet shqipen fare, madje ka arritur deri aty që edhe nuk i kupton prindërit kur i flasin shqip. Ndonjëherë ata duhet t'ia thonë anglisht, që ajo ta kuptojë se çfarë po i thonë. Mendoj se vetëm këmbëngulja e prindit mund të japë rezultate në këtë drejtim.

Kam një shoqe tjetër gjermane që i flet së bijës vetëm gjermanisht dhe kur ajo ia kthen në anglisht, e ëma i thotë prapë në gjermanisht: "nuk të kuptoj në anglisht". E bija atëherë detyrohet t'ia kthejë në gjermanisht. Pra me një disiplinë të fortë dhe pa bërë asnjë lëshim, mund të arrihet që edhe fëmijët e vegjël ta ruajnë gjuhën amtare. Unë jam fajtore e para për këtë, pasi nuk jam treguar shumë e rreptë me gjuhën, por tani e tutje, shpresoj që gjërat të fillojnë të ndryshojnë përsëri.

Faleminderit Fabiana përsëri për komentet e tua.
Gjithë të mirat,
Monika



Fabiana Papastefani - Pezzoni wrote:

E Dashur Monika,

Sapopash kete peme mendova :"Uau, kemi nje gjuhe kaq te lashte...".
Fabiana



[Edited at 2003-10-22 18:42]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 03:44
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Kembengulja... Oct 22, 2003

E dashur Monika e kolege,

E kuptoj qe kembengulja eshte kryesore ne kete mes, por pediatria jone ne Itali na tha qe duhen perdorur shume menyra, duke filluar qe nga kaseta me kenge dhe perralla shqip (kjo me pelqeu) dhe libra (kur te lexoje), e deri tek ajo menyra e shoqes tende, mos t'i pergjigjesh ose t'a detyrosh te flase ne shqip. Ajo me tha se keto te fundit (metodat e te detyruarit ne vend qe te femija te motivohet) nuk jane edhe aq te dashura si per femijet ashtu edhe per me
... See more
E dashur Monika e kolege,

E kuptoj qe kembengulja eshte kryesore ne kete mes, por pediatria jone ne Itali na tha qe duhen perdorur shume menyra, duke filluar qe nga kaseta me kenge dhe perralla shqip (kjo me pelqeu) dhe libra (kur te lexoje), e deri tek ajo menyra e shoqes tende, mos t'i pergjigjesh ose t'a detyrosh te flase ne shqip. Ajo me tha se keto te fundit (metodat e te detyruarit ne vend qe te femija te motivohet) nuk jane edhe aq te dashura si per femijet ashtu edhe per mendjen e specialisteve si ajo vete. Kjo pediatre eshte jo vetem mjeke e mire per femije, por ka qelluar te jete e interesuar goxha edhe mbi psikologjine dhe sjelljen e femijeve (do te kisha dashur qe te kuptonte njecike me shume mbi medikamentet-barna popullore...por gjithe te mirat ne nje vend nuk mblidhen).

Ajo me tha se femija thith edhe kur ne, ose edhe ai vete, nuk e veme re. Ndaj ajo ideja e kasetave me perralla shqip (me mire perralla se kenge) nuk eshte e keqe. Ky eshte problemi i gjithe shqiptareve jashte Shqiperise. Por duket se shumica jane dekurajuar pasi shume pak prej tyre kane rezultat. Meqe hyme me koke ne kete teme, dy nga mbesat e mia ne Itali tashme u rriten dhe jane 15 e 13 dhe papritur duken te interesuara rreth shqipes. Kuptojne mire, ne fakt, por e folura eshte e keqe. Tani kane filluar te marrin mesime nga nusja e xhahxait te tyre (tjeter kusheriri im i pare, martuar me mesuese) e cila u ben mesim shqipeje tre here ne jave. Jane permiresuar shume dhe bile korrigjojne te medhenjte e familjes se madhe (e di ti, soj e sorollop ne nje qytet - Perugia) sa here qe takohen e bisedojne. Kjo me kenaqi shume.

Une do te shkoj ne Nentor ne Tirane (me shprese te Zotit) dhe puna me e rendesishme qe do te bej jane kasetat me perrallat e lexuara nga zeri i mrekullueshem i Vera Zheit. Nuk e kam idene se si e sa do te me kushtojne por do t'a bej.

Meqe jemi ne temen e shqipes se rregullt, ende nuk kam qene ne gjendje te vendos tastieren shqip edhe per ne web, sic me the ti, Monika. Funksionoi ne word, por jo ne web. Duhet te jete dicka qe une nuk e bej mire...

Pershendetje
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 19:44
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Kaseta me përralla? Oct 23, 2003

E dashur Fabiana,
Ku mund të gjenden këto kaseta me përalla? Po kaseta me këngë për fëmijë, a di gjë nëse mund të gjenden? Në kohën e fëmijërisë sime kemi patur këngë fantastike fëmijësh. Edhe tani i mbaj mend shumë mirë disa prej tyre, si Qengji i vogël, Macja ime, Rosat lahen në liqen etj. Eh, nostalgjia e viteve të shkuara...
Të fala,
Monika


Fabiana Papastefani - Pezzoni wrote:


Une do te shkoj ne Nentor ne Tirane (me shprese te Zotit) dhe puna me e rendesishme qe do te bej jane kasetat me perrallat e lexuara nga zeri i mrekullueshem i Vera Zheit. Nuk e kam idene se si e sa do te me kushtojne por do t'a bej.



Pershendetje


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 03:44
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Shqipja ne kaseta Oct 23, 2003

E dashur Monika,

Une mendova t'i bie drejte e drejte. Do te kontaktoj departamentin e marketingut ne Radio Tirana dhe do bej kerkese per te marre nje kasete te tille. Nuk e bej me gabimin e te shkuarit mikpas mikut. Ju nuk e imagjinoni dot se sa me kerkuan per kaseten me kartona shqiptare. Nje kasete nuk do te kushtonte aq edhe sikur ta kishte firmosur vete Walt Disney ose ku e di une se kush. Ata kane thene: "Kjo e do me cdo kusht ndaj edhe eshte gati te paguaje. Per me teper, mar
... See more
E dashur Monika,

Une mendova t'i bie drejte e drejte. Do te kontaktoj departamentin e marketingut ne Radio Tirana dhe do bej kerkese per te marre nje kasete te tille. Nuk e bej me gabimin e te shkuarit mikpas mikut. Ju nuk e imagjinoni dot se sa me kerkuan per kaseten me kartona shqiptare. Nje kasete nuk do te kushtonte aq edhe sikur ta kishte firmosur vete Walt Disney ose ku e di une se kush. Ata kane thene: "Kjo e do me cdo kusht ndaj edhe eshte gati te paguaje. Per me teper, martuar me te huaj".

Por nese eshte e vertete qe do vish ne Tirane ne kete periudhe (do i Madhi dhe shkojme edhe ne) do ta gjejme rrugen. Le te mbahemi ne kontakt. Keta femije duhet te na e flasin kete gjuhe. Sot Sara thoshte "u hidha" dhe ajo puna e te perkthyerit eshte klasike. Kete bejne edhe cupat e mia. "Piede mio" thote Sara, njelloj si ne shqip: kemba ime dhe nuk ka Perendi qe ia kthen kete sistem.

Nuk do te ishte ide e keqe te hapnim nje off-topic "Shqipja e femijeve tane" dhe do te provoj t'a hap.
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Pema e gjuhëve indo-europiane






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »