Αlban SHPΑTΑ Albania Partial member (2008) English to Albanian + ...
Nov 23, 2009
Përshëndetje,
Do të doja t'ju drejtohesha me një kërkesë të thjeshtë, por të rëndësishme. Vihet re se ka ende postues që vazhdojnë t'i shkruajnë postimet e tyre në forumin shqip pa përdorur germat tona të veçanta ë dhe ç. Kjo tregon jo vetëm mungesë serioziteti në të shkruar, por edhe mungesë respekti për gjuhën shqipe. Si përkthyes ne duhet të jemi ndër të parët që japim shembullin e duhur në drejtim të zbatimit të rregullave elementare të drejtshkrimit të shqipes.
Për këtë arsye, postimet në të cilat nuk do të jenë përdorur germat shqipe ë dhe ç do të bllokohen nga moderatorët deri në momentin kur postuesi ta ketë korrigjuar postimin e vet.
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe profesionalizmin.
[Edited at 2009-11-23 08:02 GMT]
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Gentiana Kasemi Switzerland Local time: 07:24 Member (2007) Albanian to Italian + ...
Shumë mirë Alban,
Nov 23, 2009
edhe unë e kam vënë re prej kohësh që me gjithë përmendjet e përkujtesat e shumë kolegëve mbi përdorimin e të gjitha gërmave shqipe në mënyrën e duhur, në proz.com disa persona vazhdojnë ta shkruajnë shqipen pa ë-në.
Dëshiroj t'u kujtoj këtyre të fundit, që edhe nëse tastiera e kompjuterit të tyre nuk e kanë të përfshirë shkronjën "ë", ajo gjendet bashkë me simbolet.
Nuk ka asnjë justifikim të vlefshëm për mospërdorim për mendimin tim.
Mospërdorimi i kësaj gërme tregon nivel të ulët gjuhësor e kulturor të shkruesit/folësit e, aq më tepër, të një përkthyesi.
Të fala
Gentiana
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Monika Coulson United States Local time: 23:24 Member (2001) English to Albanian + ...
Faleminderit Alban
Nov 23, 2009
Ju përgëzoj për nismën e marrë dhe shumë të mirëpritur. I bashkohem edhe unë mendimit tuaj dhe të Gentës në lidhje me përdorimin e saktë të të gjitha shkronjave shqipe. Gjithashtu pajtohem me mendimin e Gentës "Mospërdorimi i kësaj gërme tregon nivel të ulët gjuhësor e kulturor të shkruesit/folësit e, aq më tepër, të një përkthyesi".
Është ironi dhe keqardhje që vetë profesionistët nuk dinë ose përtojnë ta mbajnë dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe të pastër e pa gabime.
Mendoj që kjo nismë të përhapet edhe në fushën e përgjigjeve të pyetjeve KudoZ, sidomos të atyre që futen në fjalor.
Gjithë të mirat,
Monika
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff »