Mobile menu

Off topic: Shqipja e femijeve tane
Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 04:23
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Oct 23, 2003

Po pse te mos flasim ketu me vehte per kete ceshtje. C'ma hengri shpirtin kjo puna e ë dhe ç (ma shpifin mesazhet e mia pa keto germa).

Sara (cupa ime me e madhe qe eshte 5 vjec) flet mire shqip por ndonje here behet lemsh me fjalet e veta. Me lejoni te kopjoj nga tema e fundit kete pjese te nje mesazhi pasi ketu dua te perqendrohemi per te biseduar: "Shumica e shqiptareve ne Shqiperi shkruajne dhe flasin nje shqipe jo te rregullt. Shumica e shqiptareve jashte Shqiperise nuk flasin shqip me femijet e tyre. U vjen me e lehte te flasin ne gjuhen e vendit ku jane. Une di mire qe femijet qe shkojne ne shkolle ne nje vend ku nuk flitet gjuha meme, fillojne e flasin me lehtesisht gjuhen e atij vendi,pasi keshtu flasin shoket, keshtu jepen mesimet dhe behen detyrat. Ne ate gjuhe studiohet dhe ajo shperndahet ne gjithe boten rrotull femijes, ndaj ajo eshte ne "maje te gjuhes". Une i kam te vogla ende gocat, por shpresoj shume qe te jem ne gjendje qe tua ruaj gjuhen me cdo kusht.

Nuk dua te jem kritike,pasi kushdo ka problemet e veta dhe kushtet nuk jane gjithmone te favorshme per te bere ate qe gjithmone deshiron.T'i mesosh shqip femijeve kur je jashte Shqiperise nuk eshte edhe aq e lehte. Se pari duhet te dish t'a besh, se dyti duhet shume durim dhe kohe. Femija me gjithemenyrat do te kundershtoje (se paku gjithe shembujt e niperve e mbesave te mia)".

Te nderuar kolege, cfare mendoni? Keni ndonje ide te mire?

Falemnderit,


Direct link Reply with quote
 
Eva T
English to Albanian
+ ...
Ke të drejtë... Oct 26, 2003

Fabiana,
ke shumë të drejtë që ke hapur këtë rubrikë me këtë temë. Nga përvoja ime, i flas fëmijës sime ... anglisht, sepse ajo më vjen në majë të gjuhës në fillim. Edhe burri im i flet asaj anglisht në shumicën e rasteve, përveçse rrallë kur i flet ndonjë fjalë në shqip. Është e vështirë ta mbash gjuhën tënde amtare të gjallë kur rrethohesh nga të huaj. I admiroj ata që u flasin shqip fëmijëve të tyre.
Mendoj se këshilla më e mirë për të gjithë është që t'ua flasim gjuhën shqipe gjatë gjithë kohës fëmijëve tanë. Çfarë mendoni?


Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Po pse te mos flasim ketu me vehte per kete ceshtje. C'ma hengri shpirtin kjo puna e ë dhe ç (ma shpifin mesazhet e mia pa keto germa).

Sara (cupa ime me e madhe qe eshte 5 vjec) flet mire shqip por ndonje here behet lemsh me fjalet e veta. Me lejoni te kopjoj nga tema e fundit kete pjese te nje mesazhi pasi ketu dua te perqendrohemi per te biseduar: "Shumica e shqiptareve ne Shqiperi shkruajne dhe flasin nje shqipe jo te rregullt. Shumica e shqiptareve jashte Shqiperise nuk flasin shqip me femijet e tyre. U vjen me e lehte te flasin ne gjuhen e vendit ku jane. Une di mire qe femijet qe shkojne ne shkolle ne nje vend ku nuk flitet gjuha meme, fillojne e flasin me lehtesisht gjuhen e atij vendi,pasi keshtu flasin shoket, keshtu jepen mesimet dhe behen detyrat. Ne ate gjuhe studiohet dhe ajo shperndahet ne gjithe boten rrotull femijes, ndaj ajo eshte ne "maje te gjuhes". Une i kam te vogla ende gocat, por shpresoj shume qe te jem ne gjendje qe tua ruaj gjuhen me cdo kusht.

Nuk dua te jem kritike,pasi kushdo ka problemet e veta dhe kushtet nuk jane gjithmone te favorshme per te bere ate qe gjithmone deshiron.T'i mesosh shqip femijeve kur je jashte Shqiperise nuk eshte edhe aq e lehte. Se pari duhet te dish t'a besh, se dyti duhet shume durim dhe kohe. Femija me gjithemenyrat do te kundershtoje (se paku gjithe shembujt e niperve e mbesave te mia)".

Te nderuar kolege, cfare mendoni? Keni ndonje ide te mire?

Falemnderit,


Direct link Reply with quote
 
xxxEdlira
Albanian to English
+ ...
Shqipja e femijeve tane Oct 27, 2003

Fabian tema qe ke hapur eshte shume interesante dhe shume aktuale per shume emigrante shqiptare qe ndodhen neper bote. Madje ti kishe dhe nje shembull ku prindi e ka me te lehte ti flase femijes ne gjuhen e vendit ku jeton se sa gjuhen meme. Por une mund te them nje rast tjeter te nje familje shqiptare ku prinderit flasin nje anglishte shume shume te varfer, dhe femijet e tyre qe kane pothuaj 4 vjet ne amerike dhe qe jane perkatesisht nga 14 dhe 11 vjec nuk flasin fare shqip dhe zor se e kuptojne ate. Te vjen me te vertet keq se sa pak rendesi po i japin emigrantet shqiptare ruajtjes se gjuhes meme. Per shume shqiptare qe jetojne ne emigrim dhe sidomos ne USA do ti rekomandoja nje liber te publikuar nga Feime Pipa. Eshte nje metodike mbi mesimin e gjuhes shqipe, te cilen ao e ka aplikuar tek 'Vatra' me femijet e emigranteve shqiptare.

Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 19:23
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Prindërit... Oct 28, 2003

Faleminderit Fabiana që e ngrite këtë diskutim në këtë rubrikë. Mendoj se vetë ne, prindërit, jemi faktori që ndikon më shumë në shqipen e fëmijëve tanë. Shpeshherë unë vetë harroj dhe filloj i flas djalit anglisht. Pastaj, sapo kujtohem, ia kthej në shqip prapë. Kur ishte më i vogël, ai nuk e kuptonte që prindërit i flisnin dy gjuhë të ndryshme dhe shpesh, fjalinë e fillonte në shqip dhe e përfundonte në anglisht.

Me kalimin e moshës dhe sidomos kur filloi të shkonte në kopësht, e kuptoi se shoqëria aty i flisnin një gjuhë tjetër nga ajo që flitej në shtëpi. Ai në fillim mërzitej shumë, pasi shoqëria në kopësht jo vetëm që nuk e kuptonin kur thoshte fjalë të caktuara, por edhe qeshnin me të (si kalamaj mo). Tani, duke parë që në shtëpinë e vet i fliten të dyja gjuhët, ndërsa në ambientin e jashtëm vetëm anglisht, atëherë është më e lehtë për të që të flasë në anglisht.

Por nëse ne vetë do të jemi këmbëngulës dhe do t'u flasim fëmijëve vetëm në shqip, atëherë kjo mund ta ndryshonte problemin. Ajo ideja e kasetave që sugjeron ti Fabiana edhe mua më duket shumë e mirë. Shpresoj që të gjejmë kaseta të tilla
Gjithë të mirat,
Monika


[Edited at 2003-10-28 17:21]


Direct link Reply with quote
 
Eva T
English to Albanian
+ ...
Libri Oct 28, 2003

e dashur Edlira,
ku mund të gjendet ky libër i Feime Pipës?
Eva

Edlira wrote:

Fabian tema qe ke hapur eshte shume interesante dhe shume aktuale per shume emigrante shqiptare qe ndodhen neper bote. Madje ti kishe dhe nje shembull ku prindi e ka me te lehte ti flase femijes ne gjuhen e vendit ku jeton se sa gjuhen meme. Por une mund te them nje rast tjeter te nje familje shqiptare ku prinderit flasin nje anglishte shume shume te varfer, dhe femijet e tyre qe kane pothuaj 4 vjet ne amerike dhe qe jane perkatesisht nga 14 dhe 11 vjec nuk flasin fare shqip dhe zor se e kuptojne ate. Te vjen me te vertet keq se sa pak rendesi po i japin emigrantet shqiptare ruajtjes se gjuhes meme. Per shume shqiptare qe jetojne ne emigrim dhe sidomos ne USA do ti rekomandoja nje liber te publikuar nga Feime Pipa. Eshte nje metodike mbi mesimin e gjuhes shqipe, te cilen ao e ka aplikuar tek 'Vatra' me femijet e emigranteve shqiptare.


Direct link Reply with quote
 
xxxEdlira
Albanian to English
+ ...
Shqipja e femijeve tane. Oct 28, 2003

Pyetje me vend Eva.

Une do mundohem te marr me shume informacion per gjtejen e librit dhe do te kthej nje pergjigje me te detajuar ne forum.


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 04:23
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Kasetat me kartona gjithashtu Oct 29, 2003

Mikesha te dashur,

Une mendova qe edhe kasetat me kartona jane te pershtatshme...nese jane perkthyer mire. Me c'po kuptoj une, koleget me femije jane jashte Shqiperise. A ke blere ndonjehere kartona te W.Disney ne shqip? Kane filluar t'i bejne. Ka vetem nje problem (bile dy). Se pari ndonjehre shqipja aty nuk me pelqen...ose me mire te them jo e cdo personazhi. P.sh. tek Shrek ne shqip te te re meperlqejne me perjashti te atij princit te shkurter te shemtuar Farkuad...a e njihni Shrekun. Mua me shkrin ai, sidomos gomari. Tani, duke dashur te imitojne dopjuesit italiane te filmave e kartonave qe per personazhe shume karakteristike ata perdorin dialektin napolitan, keta tanet i kave vene nje dialekt te theksuar "tirons" atij Farkuadit. Ku e di une pse por ka raste qe nuk e degjoj dot. Sara shkrihet me te. Problemi tjeter eshte qe kopjimi nuk eshte i nje cilesie te mire. Figura leviz dhe kartoni nuk shihet fare. Kot sa e ke blere. Ndoshta po i permiresojne nga pak. Cilesia e shqipes dhe e dopjimit gjithashtu eshte permiresuar. Une them se eshte nje art me vehte edhe ay. Ndonjehere ndonje shprehje karakteristike ne anglisht (amerikane) nuk kapet fare nga perkthyesi ose interpretohet keq. Humbet vlera. Ju nuk e keni idene se c'perkthime te tmershme shikohen neper filma ne televizione te ndryshme ne Tirane. Ndonje here kur te kem kohe do t'ja u shkruaj se jane per te qeshur e per te qare.

Provojini keto kaseta. Sares dhe Giorgias i duket sikur po shohin nje kasete fare te re dhe e shohin me shume vemendje. Me bejne shume pyetje per perkthime dhe me shkrijne kur e marrin vete inisiativen e bejne lloj lloj perkthimesh.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 19:23
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Kasetat shqiptare... Oct 29, 2003

Prindërit e mi i dërguan djalit tim dy kaseta me filma vizatimorë apo me kartona siç quhen tani: Mbreti Luan dhe Tarzani. Kuptohet që në fillim na u desh t'i ndërronim nga sistemi evropian në atë amerikan, por këtë e bëmë pa shumë problem. Cilësia e kasetave vetë është mjaft e ulët. (Në rradhë të parë figura lëviz aq shumë (ashtu siç thua dhe ti Fabiana), sa që të dhembin sytë dhe koka ta shikosh filmin deri në fund. Përkthimi në përgjithësi nuk është dhe aq i keq, nuk të vret veshin. Mua më duket se neve na vritet më shumë veshi ngaqë i kemi dëgjuar në fillim në gjuhë të huaj. P.sh., mami im e pa Shrekun kur erdhi këtu në SHBA për vizitë. Unë ia përktheva 2-3 herë dhe asaj i pëlqeu filmi shumë. Pak kohë mbasi u kthye në Shqipëri, Shreku filloi të shfaqej edhe në kanalet televizive shqiptare. Mami më tha se kur e pa në shqip, nuk i pëlqeu shumë përkthimi dhe shumë gjëra nuk tingëllonin aq mirë. Nejse, ky është vetëm fillimi, dhe nuk mund të pritet mrekullia që në hapat e para. E rëndësishme është që po bëhet diçka. Mendoj se me hyrjen më të gjerë të konkurencës në Shqipëri, cilësia e çdo gjëje do përmirësohet shumë më tepër dhe gjithashtu, edhe çmimet do të bien. Pra mendoj se duhet patur durim në disa gjëra. Vetëm që unë s'po duroj dot derisa im bir ta mësojë gjuhën shqipe sa më mirë.
Të fala të gjithëve,
Monika



Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Mikesha te dashur,

Une mendova qe edhe kasetat me kartona jane te pershtatshme...nese jane perkthyer mire. Me c'po kuptoj une, koleget me femije jane jashte Shqiperise. A ke blere ndonjehere kartona te W.Disney ne shqip? Kane filluar t'i bejne. Ka vetem nje problem (bile dy). Se pari ndonjehre shqipja aty nuk me pelqen...ose me mire te them jo e cdo personazhi. P.sh. tek Shrek ne shqip te te re meperlqejne me perjashti te atij princit te shkurter te shemtuar Farkuad...a e njihni Shrekun. Mua me shkrin ai, sidomos gomari. Tani, duke dashur te imitojne dopjuesit italiane te filmave e kartonave qe per personazhe shume karakteristike ata perdorin dialektin napolitan, keta tanet i kave vene nje dialekt te theksuar "tirons" atij Farkuadit. Ku e di une pse por ka raste qe nuk e degjoj dot. Sara shkrihet me te. Problemi tjeter eshte qe kopjimi nuk eshte i nje cilesie te mire. Figura leviz dhe kartoni nuk shihet fare. Kot sa e ke blere. Ndoshta po i permiresojne nga pak. Cilesia e shqipes dhe e dopjimit gjithashtu eshte permiresuar. Une them se eshte nje art me vehte edhe ay. Ndonjehere ndonje shprehje karakteristike ne anglisht (amerikane) nuk kapet fare nga perkthyesi ose interpretohet keq. Humbet vlera. Ju nuk e keni idene se c'perkthime te tmershme shikohen neper filma ne televizione te ndryshme ne Tirane. Ndonje here kur te kem kohe do t'ja u shkruaj se jane per te qeshur e per te qare.

Provojini keto kaseta. Sares dhe Giorgias i duket sikur po shohin nje kasete fare te re dhe e shohin me shume vemendje. Me bejne shume pyetje per perkthime dhe me shkrijne kur e marrin vete inisiativen e bejne lloj lloj perkthimesh.




[Edited at 2003-10-29 17:23]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Shqipja e femijeve tane

Advanced search






Déjà Vu X3
Try it, Love it

Find out why Déjà Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs