Mobile menu

A do të përkthenit për $0.03 për fjalë?
Thread poster: Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Oct 28, 2003

Të dashur kolegë,
dje më kontakoi dikush për të përkthyer një material për ... $0.03 për fjalë. Jo, ky person, dhe as kompania përkatëse, nuk janë nga Shqipëria. As unë nuk banoj në Shqipëri (ku ka çmime më të ulta). Unë kuptohet që e refuzova në vend.
Po ju, çfarë do të bënit në vendin tim? A do ta pranonit një punë të tillë?

Me respekt,
Eva


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:05
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Jo Oct 28, 2003

E dashur Eva,
as unë nuk do të pranoja të punoja me këtë çmim. (Po të jetoja në Shqipëri, ku çmimet janë më të ulta, ndoshta, por këtu ku jetoj unë, jo).

Gjithashtu mendoj se asnjë përkthyes që e ka përkthimin profesionin e vet dhe që përkthen me cilësi të lartë, nuk do ta pranonte këtë çmim qesharak. Ky çmim që përmend ti është zakonisht 1/4 - 1/5 e çmimit që ofroj unë. Nëse unë do të përkthej një material, i cili do të më jepte vetëm 1/4 - 1/5 e shpërblimit që meritoj, atëherë kjo nuk do të më leverdiste në asnjë mënyrë. Më mirë të bëj diçka tjetër më të bukur, qoftë kjo edhe diçka që mund të mos më japë para, sesa të robtohem për tjetrin deri në këtë pikë.

Të pranosh një punë me një çmim kaq të ulët për mendimin tim, është të mos kesh respekt për veten.

Ai/ajo që mund ta ketë pranuar këtë lloj çmimi, mund ta ketë bërë këtë për disa lloj arsyesh, të cilat do të mundohem t'i shtjelloj më poshtë.

1- Për atë lloj çmimi, ka shumë gjasa që "përkthyesi" që e ka pranuar, të mos jetë përkthyes profesionist, të mos ketë eksperiencë dhe rrjedhimisht, të mos ofrojë cilësi të lartë përkthimi. (E shikoj këtë pothuajse çdo ditë tek disa përkthime që kanë gabime skandaloze, ato që as një nxënës e klasës së tetë në Shqipëri nuk i bën. Këtu e kam fjalën për gabimet drejtshkrimore dhe ortografike, të mos flasësh pastaj për gabime më të mëdha, që janë ato të përkthimit të gabuar).

2- Ka shumë mundësi që një "përkthyes" i tillë harxhon në mënyrë proporcionale kohën që i kushton këtij përkthimi. P.sh., nëse "përkthyesi" paguhet me 1/5 e rrogës, atëherë ai i kushton përkthimit 1/5 e kohës që do t'i merrte në kushte normale. Pra përsëri mund ta merrni me mend cilësinë e përkthimit.

3- Ky lloj "përkthyesi" mund të ketë një karrierë tjetër kryesore, pra ka një burim tjetër kryesor të ardhurash dhe përkthimin e bën kur ka mundësi ta gjejë, sa për para xhepi (para kinemaje). Meqë janë para të fituara ndoshta pa shumë mund, atëherë për mendimin tim, nuk i kushton shumë rëndësi përkthimit, pra përkthimi vetë arrihet pa shumë mund. Atëherë përsëri mendojeni vetë cilësinë e tij.

4- Mund të ketë ndonjë "përkthyes" që është i dëshpëruar për punë dhe pranon çfarë t'i vijë më përpara. As këta lloj përkthyesish nuk hyjnë në kategorinë e profesionistëve. U uroj fat të tillëve, pasi vërtet më vjen keq për ta.

5.- Ka njerëz që mendojnë se meqë dinë të flasin dy apo më shumë gjuhë të huaja, mund të bëjnë përkthime. Mendoj se ky koncept është tepër i gabuar. Së pari, dikush që nuk njeh mirë gramatikën apo drejtshkrimin e gjuhës së vet mëmë, kurrë nuk mund ta mësojë një gjuhe të huaj në mënyrë të përsosur.

Gjithashtu, gjuha e folur është e ndryshme nga ajo e shkruar. Dikush mund të dijë të flasë rrjedhshëm një gjuhë, qoftë gjuhën e nënës, qoftë një të huaj, por kjo nuk të bën automatikisht një njeri që di të shkruash bukur dhe ta paraqitësh mendimin qartë. Pa përgatitje të veçantë gjuhësore (qoftë të gjuhës amë, qoftë të gjuhës së huaj, apo pa patur kurse trainimi në fushën e përkthimit), askush nuk mund të thotë se është përkthyes profesionist.

Kjo nuk do të thotë që përkthyesit profesionistë janë të përsosur, por ama gjërat bazë të gjuhës duhet t'i dinë. Nuk ka asnjë njeri të përsosur në këtë botë, se në fund të fundit njerëz jemi dhe prandaj, krahas përkthyesve, ekzistojnë edhe redaktorët, dhe korrektorët. Por siç e them më lart, gjëja më elementare e profesionit të përkthyesit është që t'i dijë shkëlyeshëm të dyja gjuhët që përfshihen në përkthim.

Gjithashtu, ka edhe përjashtime. Unë p.sh. kam patur disa raste kur kam përkthyer për një çmim tepër të ulët për organizata bamirëse ose fetare, madje edhe për njerëz të ndryshëm me të cilët ndaj të njëjtat ideale, besime, mendime etj. Por nuk besoj se ishte fjala për një rast të tillë në këtë diskutim...

Nuk di ç'të them tjetër Eva. Vërtet që kam mbetur tejet e habitur prej kësaj oferte dhe ndoshta kjo habi më detyroi që të shkruaj kaq hapur.
Monika


Eva T wrote:

Të dashur kolegë,
dje më kontakoi dikush për të përkthyer një material për ... $0.03 për fjalë. Jo, ky person, dhe as kompania përkatëse, nuk janë nga Shqipëria. As unë nuk banoj në Shqipëri (ku ka çmime më të ulta). Unë kuptohet që e refuzova në vend.
Po ju, çfarë do të bënit në vendin tim? A do ta pranonit një punë të tillë?

Me respekt,
Eva


[Edited at 2003-11-03 16:27]


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 00:05
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Vetem ne Shqiperi Oct 28, 2003

E dashur Eva dhe kolege,

Une ne mesazhin qe shkrova per Silken ne Yahoo!group. Ne Shqiperi cmimi per nje faqe nga Anglishtja ne Shqip eshte 10 USD/faqe. Nje faqe do te konsiderohen 2000 karaktere (qe jane maksimumi 390 fjale) dhe 12 per Shqip-Anglisht. Tani po te behen pjesetimet vetem per shqip-anglisht jane maksimumi 0.03 USD/fjale kurse per anglisht-shqip dicka si 0.026 USD/fjale. Keto jane tarifat qe perdorin shume organizata nderkombetare prestigjoze dhe ndonje (varet dhe nuk parashikohet dot) paguan edhe 20 USD/faqe. Pra ne Shqiperi kjo nuk do te ishte shume skandaloze, pavaresisht se cmimi eshte disi skandaloz. Dikur Enoja tha se cmimet duhet te jene ne perputhje me nivelin e jetese ne vendin ku jeton. Deri diku ka te drejte, por ne rast se largohesh nga Shqiperia, a do te lajmerosh gjithe agjensite me te cilat ke punuar (e ndoshte do te te kontaktojne serish) e do u thuash:"Cmimi im ka ndryshuar se une nuk jam me ne Shqiperi"? Ne Tirane organizatat nderkombetare ende nuk japin shenja per te ndryshuar tarifat,prandaj gjithe perkthyesit pothuaj te gjithe) punojne me ato tarifa aty, por mua nuk me duket e drejte qe me agjensi apo persona jo prezent ne Shqiperi te ofrojne keto trifa. Si perfundim,une them Eva, se ti bere shume mire qe e refuzove ate pune.

Pershendetje te gjitheve
Fabiana


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 00:05
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Ju lutem me falni per gabimet Oct 28, 2003

[quote]Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Une ne mesazhin qe shkrova per Silken ne Yahoo!group. Ne Shqiperi cmimi per nje faqe nga Anglishtja ne Shqip eshte 10 USD/faqe. Nje faqe do te konsiderohen .... etj.

Me falni per gabimet ne te shkruar, isha duke "u grindur" me gocat e mia qe nuk degjonin te shkonin ne shtrat dhe une doja t'a mbaroja mesazhon per te shkuar edhe une me to. Me falni edhe nje here per gabimet ne te shkruaren time.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:05
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Butoni "Edit" Oct 28, 2003

E dashur Fabiana,
Mos u shqetëso se nuk të gjykojmë, pasi nuk je as në sallën e provimit të gjuhës shqipe dhe as nuk na ka caktuar njeri të bëhemi redaktorët e mesazheve të tua. Ne këtu po flasim lirisht për çështje që kanë të bëjnë me punën tonë dhe shpeshherë mund të na kalojnë gabime të vogla.

Megjithatë, meqë ra rasti, ti vetë mund ta korigjosh mesazhin tënd, duke klikuar tek butoni "Edit" që ndodhet në anën e djathtë, nën mesazhin tënd. Mund të fshish ose të shtosh çdo gjë që dëshiron dhe sa herë që dëshiron. Unë u kthehem shpesh mesazheve të mia kur bëj ndonjë gabim daktilografik.
Gjithë të mirat,
Monika


[quote]Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Une ne mesazhin qe shkrova per Silken ne Yahoo!group. Ne Shqiperi cmimi per nje faqe nga Anglishtja ne Shqip eshte 10 USD/faqe. Nje faqe do te konsiderohen .... etj.

Me falni per gabimet ne te shkruar, isha duke "u grindur" me gocat e mia qe nuk degjonin te shkonin ne shtrat dhe une doja t'a mbaroja mesazhon per te shkuar edhe une me to. Me falni edhe nje here per gabimet ne te shkruaren time.



[Edited at 2003-10-28 20:59]


Direct link Reply with quote
 
Eva T
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Respekti... Oct 28, 2003

Monika,
sa e vërtetë që është thënia e mëposhtme:

Monika Coulson wrote:

Të pranosh një punë me një çmim kaq të ulët për mendimin tim, është të mos kesh respekt për veten.


Gjithashtu mund të shtoj se këta lloj përkthyesish, jo vetëm që nuk kanë respekt për veten, po nuk tregojnë respekt dhe vlerësim as për punën e tyre. Me fjalë të tjera, të punosh për një çmim kaq të ulët do të thotë që përkthyesi vetë e di se sa "i vlen lëkura".

Faleminderit për komentet tuaja Fabiana dhe Monika,
Eva


Direct link Reply with quote
 
Eno Damo  Identity Verified
Local time: 16:05
English to Albanian
+ ...
Dikur gjithnje, tani shume rralle Nov 1, 2003

Pershendetje,

Eshte e vertete se shume agjenci apo individe ofrojne cmime skandaloze; javen e kaluar me kontaktuan nga Republika Ceke me nje cmim prej $ 0.035 per fjale. Natyrisht qe e refuzova. Por e di qe ne Shqiperi ky eshte cmim teper i mire (me shume se $ 10 per faqe). Ndersa ne vende te tjera (p.sh. ne Kanada ne rastin tim) nje cmim i tille nuk ia vlen. Dhe eshte mjaft e veshtire te ndryshosh tarifat vetem sepse ke ndryshuar vendbanimin. Agjencite mendojne se gjerat duhet te mbeten te pandryshuara, megjithese shume faktore te tregut ndryshojne. Une u perpoqa njehere t'ia shpjegoja keto ndryshime nje agjencie dhe ata nuk me kontaktuan me... Tashme per ato kontakte qe ende kam ne Shqiperi une zbatoj cmimet shqiptare (vecanerisht kur behet fjale per materiale voluminoze) ndersa per kontaktet e reja kam rritur tarifat e mia ne perputhje me standartet e jeteses te vendit ku ndodhem.

Gjithe te mirat,

Eno Damo


Direct link Reply with quote
 
xxxEdlira
Albanian to English
+ ...
Joooo Nov 3, 2003

Dhe do ta perforcoj kete pegjigje. Joo.

Oferat eshte qesharake, me falni qe paragjykoj, por eshte per te paragjykuar, se keto oferta jane per tu talluar me ne perkthyesit.
E dashur Eva dhe mua me ka rene rasti te kem nje oferte te tille dhe nuk kam pranuar.
Monika eshte munduar te jape nje shpjegim te gjate te arsyeve te nje perekthyesi qe mund te pranoje nje oferte te tille.
Dhe une do shtoja, qe nje arsye tjeter eshte dhe fakti, se ka shume perkthyes te rinj qe duan te fitojne eksperince dhe reputacion, dhe mund te pranojne oferta te tilla. Megjithate do te theksoj se vlera e perkthimit eshte ajo qe ka rendesi, dhe si duket kompanite e perkthimit akoma nuk kane arritur te kuptojne vleren e perkthyeseve, qe vijne me oferta te tilla.


Direct link Reply with quote
 
xxxAlbanMullaj
Local time: 18:05
English to Albanian
+ ...
jooooooooooooooooooooooo Nov 5, 2003

Perkthyes nuk eshte nje hobi por nje profesion me te cilin duhet te fitojme buken e gojes plus :veren e gojes ,djathin e gojes ,mishin e gojes si dhe te tjera gjera qe edhe pse nuk haen e pien jane te rendesishme!!nje llogari te vogel dhe ....0.03 no way Jose!!!

pershendetje te gjitheve


Direct link Reply with quote
 
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 18:05
English to Italian
+ ...
Lidhur me çmime njësore përkthimi. Jan 20, 2004

Të dashur kolegë,
I lexova me vëmëndje si pyetjen e gjithashtu edhe përgjigjet. Monika ishte ajo që e kishte kapur problemin në gjithë shtrirjen e tij dhe jam plotësisht i së njajtës mëndje me të.
Unë, që secili nga ne përkthyesit t'a kuptojë se ne dhe vetëm ne jemi ata që duhet t'ia rrisim vlerën punës tonë e si pasojë respektin e të tjerëve ndaj nesh, do t'ju sjell dy shëmbuj. Për $0.03/fjalë të
shkruar (jo të përkthyer) a ia vlen të daktilografohet një faqe me mesatarisht 300-330 fjalë ? Mos përtoni, simbas aftësisë secilit, dhe provojeni një gjë të tillë. Unë p.sh. një ofertë të tillë nuk do t'a pranoja. A ka mundësi atëhere të pranohet përkthimi me këtë shpërblim i një teksti, sado i thjeshtë qoftë ?
Së dyti. Pikërisht sot, në faqet e proz.comit, ishte një ofertë përkthimi nga anglishtja në italisht, karakteri inxhinjerik, dhe ofronin pikërisht $0.03 për fjalë të përkthyer. Kaq u nevrikosa me nënvlerësimin ndaj punës përkthyesit sa që, ndonëse me mirësjellje, i shkrova asaj zonjës që e ofronte punën dhe e kishte me urgjencë, duke i thënë se jam inxhenier mekanik me përvojë afro dyzetvjeçare por nuk isha i vdekur për bukë që t'a ndihmoja,
(se ajo kërkonte ndihmë e si duket përkthyesin eventual e donte si nënkontraktues).
Kaq desha të them edhe unë rreth problemit.
Gjithsecilit i uroj shëndet,

MĂ«rgimi


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


A do të përkthenit për $0.03 për fjalë?

Advanced search






memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use SDL Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs