Roland_Lelaj Canada Local time: 07:00 Member (2008) English to Albanian + ...
Feb 3, 2010
Përshëndetje,
Këto ditë në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tiranë u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve kombëtare të letërsisë shqiptare për vitin 2009.
Ndër çmimet prestigjoze që mund të na interesojnë ne përkthyesve janë:
“Çmimi Fan NOLI” dhënë përkthyesit Afrim Koçi për përkthimin në një shqipe të admirueshme të kryeveprës së nobelistit gjerman Tomas Mann “Mali Magjik”.
“Çmimi “Jusuf VRIONI” dhënë përkthyesit Edmond Tupja për përkushtimin e tij të qëndrueshëm
në përcjelljen e vlerave të letërsisë shqipe në gjuhën frënge.
Besoj se mund të mësojmë gjithmonë nga përkthyesit tanë të shquar.
Për të interesuarit, çmimet e tjera ishin:
“Çmimi i Madh i Letërsisë”iu dha shkrimtarit Agron Tufa, për librin “Thembra e Akilit” për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes.
“Cmimi Gjergj Fishta” iu dha studiuesit Ardian Vehbiu për vështrimin e thellë socio-gjuhësor
të deformimit të shqipes nën trysninë e dogmës komuniste.
“Çmimi Faik KONICA iu dha studiueses Floresha Dado për librin “Sfidat teorike të historiografisë letrare” për trajtimin origjinal të temave të rëndësishme të debatit teorik letrar shqiptar.
“Çmimi Petro MARKO” iu dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin “Otello, arapi i Vlorës”
për aftësinë e ndërthurjeve rrëfimtare dhe për një këndvështrim të ri në romanin shqiptar.
“Çmimi “MIGJENI” iu dha autores së re Eir Plasari për romanin “Bërthama”, për përpjekjen e saj origjinale në shkrimin e prozës.
“Çmimi Lasgush PORADECI” iu dha poetit Vilson Blloshmi, pas vdekjes, për botimin e plotë të poezive të tij. Ky çmim vlerëson përpjekjet për emancipimin estetik të artit të poezisë duke sfiduar banalitetin e regjimit nën të cilin ai krijoi.
“Çmimi “Mitrush KUTELI” iu dha shkrimtarit Romeo Çollaku për përmbledhjen me tregime
“Për shtegtarët e pak metrave katrorë”, për hijeshinë dhe befasinë e gjuhës e të kompozimit.
Çmimin “At Donat KURTI” iu dha shkrimtarit Virgjil Muçi për kontributin në afrimin e lexuesit
të ri drejt visareve të kulturës popullore shqipe.
Lexime të mbara,
Rolandi
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff »
A fully featured online CAT tool and TMS, with no installation required, and a simple, intuitive interface. Maximize linguistic assets by sharing in real time as you collaborate with colleagues. Make use of next generation, cloud-based translation technol
DVX2 Professional is the most popular version of Déjà Vu X2 and with good reason. Fast and flexible, Déjà Vu X2 Professional combines Atril’s Intelligent Quality technology with an array of powerful, customisable productivity and quality assurance