Mobile menu

Pages in topic:   [1 2] >
Mbi disa raste të përshtatjes me emrat e dygjinishëm
Thread poster: Pjetri
Pjetri
English
+ ...
Dec 30, 2003

Përshëndetje!

Kam një pyetje në lidhje me emrat e dygjinishëm / ambigjenë (si p.sh. vend, mal, qytet, vendim, shtet etj.). Le të konsiderojmë këto variante:


a) Këto vende luftojnë kundër njëri-tjetrit
b) Këto vende luftojnë kundër njëra-tjetrës

Është e qartë se çfarë gjini do të ketë këtu përemri dëftor. Po përemri reciprok duhet të jetë i gjinisë femërore ose i asaj mashkullore? Apo të dy variantet mund të thuhen?


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:39
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Mendimi im Jan 2, 2004

Përshëndetje Pjetër,
Së pari mirëseardhët në ProZ.com. Po shkruaj mendimin tim personal për pyetjen që ngrini në këtë rubrikë.
a) Këto vende luftojnë kundër njëri-tjetrit
b) Këto vende luftojnë kundër njëra-tjetrës

Mendoj se varianti i parë është varianti i saktë, pra: Këto vende luftojnë kundër njëri-tjetrit
Mendimi im është se pavarësisht se fjala "vende" është në numrin shumës, kur vjen puna tek veprimi, njëri vend lufton kundër tjetrit, pra "vendi" që lufton kundër tjetrit është në numrin njëjës. Rrjedhimisht, "vendi" (që lufton) është i gjinisë mashkullore dhe prandaj mendoj se duhet përdorur gjinia mashkullore "njëri-tjetrit". Sidoqoftë, ky është mendimi im personal. Nëse do të më bjerë rasti të gjej ndonjë rregull që ka të bëjë me këtë çështje, do t'ju lajmëroj. Gjithë të mirat dhe Gëzuar Vitin e Ri 2004!
Monika



Pjetri wrote:

Kam një pyetje në lidhje me emrat e dygjinishëm / ambigjenë (si p.sh. vend, mal, qytet, vendim, shtet etj.). Le të konsiderojmë këto variante:




Është e qartë se çfarë gjini do të ketë këtu a) Këto vende luftojnë kundër njëri-tjetrit
b) Këto vende luftojnë kundër njëra-tjetrëspëremri dëftor. Po përemri reciprok duhet të jetë i gjinisë femërore ose i asaj mashkullore? Apo të dy variantet mund të thuhen?


Direct link Reply with quote
 
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 23:39
English to Italian
+ ...
Lidhur me shumësin e emrave të dygjinishëm Jan 15, 2004

Ndërtimi i shumësit të pashquar duhet të ketë parasysh posaçërisht edhe grup-kuptimet:
Njëjës i pashquar: Shumës i pashquar:
qytét qytete
shesh sheshe
vënd (vend) vënde(vende)
katund katunde
Këta emra bëhen femërorë në shumës.
Emrat që ndërrojnë gjiní ku formimi i shumësit nuk bëhet konform kategorive gjinore
janë forma arkaike e shpërbërjes së shumësit
sipas kuptimit të fjalës.
Njëjës Shumës
mbret mbretër
dét dete
Mbaresa "e"e shumësit të pashquar përdoret edhe me emrat "abstraktë" që mbarojnë me "im" si edhe emrat e huaj që mbarojnë me
"et" edhe "on" :
Nj.i pashq. Shum.i pashq.
gëzim gëzime
krijim krijime
fakultet fakultete
shtet shtete
Emrat që mbarojnë me "ak", "ok", "ar", "an"
ose "or", e bëjnë shumësin e pashquar me "ë":
Nj.i pashquar Shum.i pashq.
moták motakë
katundár katundarë
shkodrán shkodranë
banór banorë
malok malokë
Shumësi me mbaresë "a" ësht'i rëndomtë si për
mashkulloren edhe femëroren, posaçërisht me
mbaresat "Ă©c","iq","nt","Ă«r":
spec speca
karkalec karkaleca
lakuriq lakuriqa
student studenta / studentë
dimër dimra
Ka edhe një numër emrash që nuk u nënshtrohen
rregullave :
vajzë vajza
burrë burra
hap hapa
Ka edhe emra me zanore të theksuara që pavarësisht nga gjinia nuk ndryshojnë -
barĂ­ barĂ­/barij
sy sy
dhĂ­ dhi
shtëpí shtëpi
kopé kope
kalá kala

Shpresoj që këto sqarime të kenë shërbyer për
çështjen që me shumë të drejtë shtroi
zoti Pjetër.


Direct link Reply with quote
 

Blendi Kraja  Identity Verified
Local time: 05:39
English to Albanian
Cfare eshte kjo dygjinia, Pjeter?! Jan 19, 2004

Tung Pjeter

Gjinite ne shqip Pjeter jane keshtu:
mashkullore - emra qe mbarojne me i ose me u (mali, ujku);
femerore - emra qe mbarojne me a (pela)

Kjo eshte thelbesorja, por ka edhe perjashtime (Leka psh eshte mashkullor edhe pse mbaron me a) dhe gjithashtu duhen marre parasysh kategoria e emrave asnjanes si te ftohtet, te nxehtet etj.

Nuk ka emra te dygjinishem ne shqipet, Pjeter.

Blendi


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:39
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Emrat e dygjinishëm në shqip Mar 3, 2004


Nuk ka emra te dygjinishem ne shqipet.



Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në një gjini të caktuar, si në njëjës, ashtu edhe në shumës. Vetëm në disa tipa të shumësit me prapashtesa ndodh ndërrimi i gjinisë nga mashkullore në femërore, çka gjen shprehje te mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese të gjinisë femërore, që ata marrin në këtë numër.

Kështu formohet një grup i veçantë emrash të dygjinishëm, që qëndron midis gjinisë mashkullore dhe femërore.

Emrat mashkullorë që e formojnë temën e shumësit me prapashtesën -e, në këtë numër përdoren si emra të gjinisë femërore. Dukuria e ndërrimit të gjinisë së këtyre emrave në numrin shumës është e vjetër, ajo është e përgjithësuar në gjuhën letrare dhe është bërë e detyrueshme edhe nga norma.

Kështu duhet të thuhet:
këto brigje, brigje të thepisura; këto male, malet tona, male të larta; këto mendime, mendime interesante; qytete të mëdha, qytetet tona; vende malore, vendime të drejta etj.

Ndërrimi i gjinisë vërtetohet edhe në shumësin e disa emrave të lëndës me prapashtesën -ra; me këtë shkojnë edhe emrat mall e fshat, që në njëjës përdoren si mashkullore: djathëra të kripura, ujëra të ftohta, leshra të dredhura, vajra të ndryshme, mallra të mira, fshatra të reja.

Emrat e dygjinishëm shënojnë sende ose nocione abstrakte, pra, janë emra jofrymorësh.

Emra frymorësh që të ndërrojnë gjininë në shumës, ka shumë pak. P.sh., nja dy emra vetash: personalitete të shquara, (krahaso me personalitet i shquar), personazhe pozitive (krahaso me personazh pozitiv), dhe këta dy emra që shënojnë qenie të vogla: baktere të dëmshme, insekte helmuese.


[Edited at 2004-03-03 06:09]


Direct link Reply with quote
 

Blendi Kraja  Identity Verified
Local time: 05:39
English to Albanian
Dygjinia Jan 31, 2008

nuk mendoj se asht e sakte me fole per dygjini, ma teper mund te thuhet se ne shumes ndrrohet gjinia. koncepti ne vetvete nenkupton qe nji fjale ka dy gjini, n't'vertete gjinia asht, p.sh., mashkullor ne njejes, por kur kalon ne shumes bahet femnore.

koncepti im per dygjinene asht si tek fjala "it" ne anglisht, mundet me qene "ai", mundet me qene "ajo". nderkohe, ne shqipet, fjala asht ose mashkullore ose femnore. asht diskurs tjeter nese e ndrron gjinine ne nji trajte tjeter gramatikore.

dy lekt e mi qe me kishin mbete ne xhep...

blendi


Direct link Reply with quote
 

Gentiana Kasemi  Identity Verified
Albania
Local time: 05:39
Member (2007)
Albanian to Italian
+ ...
Përemrat e pacaktuar dhe emrat që ndërrojnë gjininë në numrin shumës Feb 20, 2008

Po lexoja këtë debat, dhe megjithëse ka kaluar shumë kohë, desha t'ju parashtroj mendimet e mia:

Pikësëpari, do të doja të saktësoja që përemrat, si pjesë e ligjëratës në gjuhën shqipe, ndahen si në vijim: ~ vetorë, ~ vetvetorë, ~ dëftorë, ~ pronorë, ~ lidhorë, ~ pyetës, ~ të pacaktuar.
Këta të fundit, në disa raste (përfshirë fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, botim i Akademisë së Shkencave (1980), përmenden edhe si "përemra të pakufishëm".

Pra,
"njëri-tjetri" - përemër i pacaktuar, sipas librave të teksteve të gjuhës shqipe të shkollave tetëvjeçare (pas 1980-ës); ~ i pakufishëm, sipas fjalorit të gjuhës shqipe botuar në vitin 1980. Megjithëse "i pacaktuar" dhe "i pakufishëm" janë sinonime, unë mendoj që shprehja e njesuar e mëvonshme është pikërisht "~ i pacaktuar"

Me sa di unë nuk kemi në shqip përemra "reciprokë" apo më mirë, "të ndërsjelltë"; nëse gabohem, ju lutem, më shkruani të dhënat bibliografike përkatëse.

Së dyti, duke qenë që nuk e kam hasur asgjëkundi në të kaluarën konceptin e "emrave ambigjenë" ose "të dygjinishëm" përveçse në ProZ.com, megjithëse e kam më se të qartë konceptin e ndërrimit të gjinisë së disa emrave mashkullorë, të numrit njëjës, kur kalojnë në numrin shumës (p.sh., "ky vend i ri - këto vende të reja"), bëra një kërkim të vogël dhe vura re që në fjalorin e sipërpërmendur, shkruhet tekstualisht:

"... Emrat që në gjuhën e sotme letrare dalin me dy gjini, jepen në të dyja gjinitë, duke vënë më parë trajtën mbizotëruese; p.sh.
CINGĂ‹L, ~LI m. dhe CING/Ă‹L, ~LA f. sh. ~LA, ~LAT." (f. XVII)

dhe, më pas, në fjalor mund të shihet vetëm fjala "i dygjinishëm" (me kuptimin: "që ka dy gjini") si mbiemër i përdorur në gjuhësi.

Megjithatë mendoj që të gjitha këto shqyrtime nuk janë të mjaftueshme për të arritur në shprehjen "emra të dygjinishëm" si kategori e njësuar gjuhësore më vete, e pranuar si konvencion nga komuniteti i gjuhëtarëve shqiptarë të Akademisë së Shkencave.
Edhe në këtë rast, ju lutem shkruani referencat bibliografike profesionale ku mund të mbështetemi.

Në mbyllje, për t'iu përgjigjur Pjetrit, do të thoja që zgjedhja e duhur midis dy fjalive është e mëposhtmja:

"Këto vende luftojnë kundër njëri-tjetrit", sepse, siç argumenton me të drejtë Monika, përemri i pacaktuar në këtë rast i referohet secilit "vend" të marrë në njëjës.

Edhe nga pikëpamja intuitive dhe e të kuptuarit të menjëhershëm të shqipes, kjo është zgjedhja e saktë, jam më se e bindur.

Përshëndetje të gjithëve,
Gentiana Kasemi

[Edited at 2008-02-20 14:45]


Direct link Reply with quote
 

Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 04:39
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Një fragment artikulli nga Agim Spahiu Mar 28, 2008

5. Mospërshtatja e mbiemrit me emrin


Në shkrimet tona të përditshme mund të gjesh me qindra shembuj në të cilët zakonisht mbiemri nuk përshtatet me emrin, kryesisht në numër, por më rrallë edhe në gjini. Këto dy gjymtyrë në njësitë kumtuese - sintaksore përbëjnë një grup të togfjalëshave emërorë. Po i sjellim këtu disa shembuj në të cilët mbiemri është përdorur në numrin njëjës, kurse emri në numrin shumës dhe anasjelltas. P. sh.: Arsimi është fluid dhe në çdo moment ai kërkon ndryshim, andaj punëtorët arsimor duhet të jetojnë me reforma; Për dallim nga trajnerët, lojtarët fundor të të dy skuadrave...; ... tregon se këta faktorë politik nuk kanë përgjegjësi politike të mjaftuar as ndaj elektoratit shqiptarë të cilët... ; Do t'u dedikohet edhe shfrytëzuesve shtëpiak, por edhe administratorëve të rrjeteve, ... ; Ja shtatë divorcet më të shtrenjtë në botë; etj.
Në të gjitha këto raste kemi mospërshtatje trajtash, ngase në tre togfjalëshat e parë punëtorët arsimor, lojtarët fundor dhe faktorë politik gjymtyra mbiemërore e tyre, duket sikur të jetë në numrin njëjës, por realiteti është krejt tjetër. Dilema këtu nuk ka në është fjala për numrin njëjës a shumës. Këta togfjalësha janë në numrin shumës dhe këtë shumë qartë e dëshmon gjymtyra përfaqësuese emërore e togfjalëshave të lart-përmendur, por edhe vetë konteksti i përgjithshëm i këtyre njësive sintaksore ligjërimore. Por, gabimi është thjesht i natyrës drejtshkrimore, ngase artikullshkruesit nuk e kanë ditur se kur një trajtë emërore është në numrin shumës, duhet ta marrë një përcaktor në formë mbiemri apo ndonjë trajtë tjetër çfarëdo, po ashtu, në numrin shumës. Dhe kjo trajtë e shumësit është paraparë të shënohet me prapashtesën - ë të shumësit të gjinisë mashkullore. Pra, është dashur që të shënohen drejt: punëtorët arsimorë, lojtarët fundorë, faktorë politikë, ndërsa në numrin njëjës: punëtori arsimor, lojtari fundor, faktori politik. Kjo është përkufizuar shumë qartë, sipas një rregulle drejtshkrimore dhe këtu s 'ka dilema. Mund të ketë ndonjë përjashtim të vogël nga kjo rregull, si për shembull togfjalëshat e tipit: njerëzit punonjës/ punues, studiues shqiptarë, në të cilët mbiemrat punonjës / punues, studiues nuk duhet të marrë prapashtesën - ë për të shënuar shumësin. Ja një shembull: Kompjuter për nxënësit malishevas, (Titull gazete), në të cilin shihet se mbiemri malishevas, ndonëse e përcakton emrin nxënësit në numrin shumës, vetë nuk merr ndonjë prapashtesë fjalëformuese me të cilën do të shënohej shumësi.
Një rast tjetër është kur një kategori e emrave të gjinisë mashkullore në njëjës, si p. sh. ata të tipit: mësim - i, kanal - i, plan - i, hidrocentral - i etj., në numrin shumës e ndërrojnë gjininë, pra në atë femërore. Por çfarë ndodh? Artikullshkruesit nuk e marrin për bazë këtë veçori gjuhësore e drejtshkrimore dhe, kur i përdorin në ligjërimin e tyre të shkruar, trajtat mbiemërore paraqiten në gjininë mashkullore shumës, ndonëse emri është tashmë një emër i gjinisë femërore shumës, si në shembujt: ..., dhe zhduk të tjerë personazhe të rëndësishëm që ishin në këtë ditë të madhe; Kongresi i Manastirit tuboi personalitetet më të ditur; Tenderat e parë për hidrocentralet vendorë etj., në vend që të shkruheshin drejt: personazhe të rëndësishme, hidrocentralet vendore, personalitetet më të ditura.
Të papërshtatur dalin shpeshherë edhe numërorët tre / tri me vlerë të përcaktorëve, si p. sh.: Dhe janë tre romane të Kongolit, të përkthyer dhe botuar më parë në frëngjisht; Kosova nënë sot i ka më afër tre lulet e saj; etj.
Edhe në këta dy shembuj numërori tre është përdorur gabimisht, sepse është i gjinisë mashkullore, kurse emrat romane dhe lule janë të gjinisë femërore. Pra kemi një mospërputhje gjinie. Sepse sikundër dihet në gjuhën tonë kemi një grup emrash të cilët në numrin njëjës i takojnë gjinisë mashkullore, por në numrin shumës i takojnë gjinisë femërore p. sh. emrat e tipit: kanal, - i/ kanale; plan, - i/ plane, mal, - i/ male, qytet, - i/ qytete etj. Pra, ne themi: tri kanale të thella dhe jo tre kanale të thella; tri qytete të mëdha dhe jo tre qytete të mëdha; tri male të larta dhe jo tre male të lartë etj. Prandaj, duke u bazuar në këtë rregull del se edhe shembujt e lartshënuar është dashur të shkruheshin drejt kështu: tri romane të Kongolit, të përkthyera dhe të botuara më parë; Kosova nënë sot i ka më afër tri lulet e saj.


Direct link Reply with quote
 

Gentiana Kasemi  Identity Verified
Albania
Local time: 05:39
Member (2007)
Albanian to Italian
+ ...
Eureka!!! May 27, 2008

Përshëndetje!

Po e shkruaj këtë mesazh në vazhdim të mesazhit tim të mëparshëm, thjesht sa për ta plotësuar.

Më në fund e gjeta burimin bibliografik të Akademisë sonë të Shkencave, botim ku flitet dhe shpjegohet qartë nocioni i "emrave të dygjinishëm (ambigjenë)":

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2002), Gramatika e gjuhës shqipe, V. 1, Tiranë, p. 92.

Nuk e di a ka qenë aplikuar ky emër për kësi lloj emrash (që ndërrojnë gjininë në shumës) në botimet e mëparshme (1976, 1996) të këtij libri: do të mundohem ta konsultoj së shpejti.
Di vetëm që shprehja "emra të dygjinishëm" tani gjendet edhe në tekstet shkollorë të gjuhës shqipe të klasave të 5-ta, gjë që nuk aplikohej më parë (për këtë jam më se e sigurt).

Gjithë të mirat!


Direct link Reply with quote
 

Gentiana Kasemi  Identity Verified
Albania
Local time: 05:39
Member (2007)
Albanian to Italian
+ ...
Përshëndetje! Jul 23, 2008

Zoti Samir,

Keni të drejtë, duhet shkruar "tekste shkollore" dhe jo "tekste shkollorë".
Do të citoja shprehjen latine "Errare umanum est".
Nuk mendoj që me këtë rast mund të bëhen përgjithësime e të përzihen kategori që ndoshta nuk kanë lidhjefare me njëra-tjetrën.
Gabimet e tjera që keni shkruar nuk më përkasin fare mua e nuk e kuptoj përse i keni shoqëruar me emrin tim.
Së fundmi, nëpër forume mund të gjenden kushedi sesa gabime të tjera, p.sh., i dashur Zoti Samir, sipas normave të shqipes standarde, duhet shkruar "gjysmë" dhe jo "gjysëm" siç posa keni shkruar ju.

Falemnderit për delikatesën gjithsesi!


Direct link Reply with quote
 

Gentiana Kasemi  Identity Verified
Albania
Local time: 05:39
Member (2007)
Albanian to Italian
+ ...
Mirë, mirë, Jul 24, 2008

shoh që me aftësi të madhe dialektike jeni në gjendje të justifikoni gabimin tuaj të vockël, por të njëjtën aftësi nuk e përdorët për të vlerësuar cilësinë e të shkruarit tim.
Nëse deshët që nëpërmjet kritikës ndaj meje të shprehnit pakënaqësinë tuaj ndaj mënyrës se si shpesh shkelen rregullat e shqipes, më vjen keq, por në shpejtim e sipër zgjodhët personin e gabuar: aspirimi për ta shkruar shqipen në mënyrë të përsosur është leitmotif-i im.
Se sa ia arrij, nuk më takon mua ta them, megjithëse brenda meje, në njëfarë mënyre, e di përgjigjen.

Aq më pak aftësitë apo praktika ime ndikohen a janë pasojë e cilësisë së punës së gazetarëve shqiptarë të shkolluar apo "të gjysmëshkolluar", edhe pse mendoj që ky i fundit është një përgjithësim, më ndjeni, paksa "i skajshëm".

Gjithsesi, nëse ju jeni një "fan" i stilit gazetaresk të të shkruarit, me siguri duhet ta keni kuptuar pas reagimit tim, që mënyra se si i keni vënë bashkë premisat, shembujt, dhe përfundimet në postimin e djeshëm, lë pak për të dëshiruar.

Megjithatë Samir, shpresoj që spirali të mbyllet këtu, edhe dëshiroj që kjo përballje të jetë thjesht zanafillë e një njohjeje profesionale të ndërsjelltë më të thellë, gjithmonë në respekt të njëri-tjetrit edhe, pse jo, në prani të kritikave konstruktive.

Gjithë të mirat


Direct link Reply with quote
 

Ch. Hamim
Macedonia (FYROM)
Local time: 05:39
Albanian to Macedonian
+ ...
Në këtë rast përgjigjia duhet të jetë nën a. Jul 24, 2008

"Këto vende luftojnë kundër njëri-tjetrit".
Nga shkaku se fjala vend i takon gjinisë mashkullore: vend/i, mendoj se këtu në këtë rast është më se korrekte të përdorim fjalinë nën a

Përshëndetje,
Hamimi, Shkup


Direct link Reply with quote
 
Pages in topic:   [1 2] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Mbi disa raste të përshtatjes me emrat e dygjinishëm

Advanced search






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
Across v6.3
Translation Toolkit and Sales Potential under One Roof

Apart from features that enable you to translate more efficiently, the new Across Translator Edition v6.3 comprises your crossMarket membership. The new online network for Across users assists you in exploring new sales potential and generating revenue.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs