Studentët shqiptarë që jetojnë në Itali..., dhe të tjerët në dhe të huaj
Thread poster: AlbanMullaj (X)
AlbanMullaj (X)
AlbanMullaj (X)
Local time: 07:40
English to Albanian
+ ...
Feb 24, 2004

Ve re ketu ne Siena ku une jetoj se studentet shqipetare(sidomos ata qe kane ardhur vitet e fundit)kane nje tendence te jashtezakonshme te bastardojne shqipen me huazime nga me qesharaket(psh.e skarikova programin,tiroje njehere cigaren,etj).Ky lloj bastardimi ne dukje i parrezikshem ,kam idene qe ne nje te ardhme te afert do te ndihet ne cilesine e shqipes se folur dhe te shkruar.Cfare do te ndodhi kur keta studente do te kthehen ne Shqiperi per punuar ne fushat ku jane specializuar?Nje mish-ma... See more
Ve re ketu ne Siena ku une jetoj se studentet shqipetare(sidomos ata qe kane ardhur vitet e fundit)kane nje tendence te jashtezakonshme te bastardojne shqipen me huazime nga me qesharaket(psh.e skarikova programin,tiroje njehere cigaren,etj).Ky lloj bastardimi ne dukje i parrezikshem ,kam idene qe ne nje te ardhme te afert do te ndihet ne cilesine e shqipes se folur dhe te shkruar.Cfare do te ndodhi kur keta studente do te kthehen ne Shqiperi per punuar ne fushat ku jane specializuar?Nje mish-mash mendoj une.Njoh njerez qe rrefuzojne te flasin nje shqipe te paster me mendimin qe eshte 'cool' te nderfusin fjale italisht (te lakuara ose zgjedhuara ne shqip;e dini sa bukur del!!!).Studentet shqipetare jashte atdheut jane ne pjese te lene ne meshire te fatit nga autoritet shqipetare dhe nje pjese tjeter krejtesisht indiferente ndaj cdo gjejeqe ka lidhje me Shqiperine.Nuk lexohet asnje lajm ne lidhje me Shqiperine,nuk ka asnje lloj organizimi komunitar asnje lloj deshire per te organizuar dicka ku te flitet shqip.Nuk behet asgje nga askush per te furnizuar biblioteket univeritare me letersi shqip ose te pakten me 1 fjalor shqip;ivetmi fjalor shqip-italisht ekzistues ne biblioteken e universitetit eshte nje fjalor me figurina ,mjaft qesharak mund te them ,nderkohe qe 'derdhen anash' fjaloret ne cdo gjuhe tjeter.Eshte fakt qe shqipja ka huazuar mjaft ne kohe te ndryshme por menyra moderne e huazimit eshte me te vertete qesharake e rrezikshme per nje nga gjuhet me te vjetra ne bote dhe pa asnje kriter.


pershendetje

alban
Collapse


 
Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 05:40
English to Albanian
+ ...
E drejte, por arsyet jane te forta Feb 24, 2004

Pershendetje Alban,

Eshte plotesisht e drejte ajo qe thua dhe ne fakt ndodh edhe ne Shqiperi. Une punoja per nje organizate amerikane dhe gjysma e fjaleve te mia apo te kolegeve ishte ne anglisht, jo per te qene "cool," por thjesht sepse eshte e veshtire qe te kalosh nga nje gjuhe ne tjetren 100 here ne dite, kur flet me shefen anglisht, kur flet me kolegun shqip, kur flet me zv/shefin perseri anglisht.

Ndersa kur je jashte shtetit, ne njefare menyre shqipja nuk te h
... See more
Pershendetje Alban,

Eshte plotesisht e drejte ajo qe thua dhe ne fakt ndodh edhe ne Shqiperi. Une punoja per nje organizate amerikane dhe gjysma e fjaleve te mia apo te kolegeve ishte ne anglisht, jo per te qene "cool," por thjesht sepse eshte e veshtire qe te kalosh nga nje gjuhe ne tjetren 100 here ne dite, kur flet me shefen anglisht, kur flet me kolegun shqip, kur flet me zv/shefin perseri anglisht.

Ndersa kur je jashte shtetit, ne njefare menyre shqipja nuk te hyn me ne pune, vecanerisht kur banon ne nje zone ku nuk ka shqiptare te tjere. Mbase keta studente nuk do te kthehen me ne Shqiperi, ose do te kthehen perkohesisht. Personalisht une i lexoj lajmet ne internet, megjithese jo rregullisht, por se fundi kam hequr dore, pasi ato vetem me shqetesojne dhe me deshperojne. Dhe nese jemi indiferente me Shqiperine kjo eshte sepse Shqiperia ishte indiferente me ne fillimisht. Nese bota na jep ate qe meritojme dhe qe deshirojme, nuk ka asgje te keqe nese ne ia shperblejme duke jetuar ne te dhe duke folur gjuhen e saj.

Eno
Collapse


 
Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 05:40
English to Albanian
+ ...
Ke shumë të drejtë Alban! Feb 24, 2004

Alban,

Edhe këtu në Shtetet e Bashkuara ndodh e njëjta gjë. Ka persona që përdorin fjalë anglisht në bashkëbisedimet e tyre në shqip. Shumica e këtyre fjalëve anglisht lakohen e zgjedhohen si në shqip. Mendoj se e njëjta gjë ndodh dhe me gjuhë të tjera, jo vetëm me shqipen. P.sh., kinezët që jetojnë në Amerikë flasin “Chenglish”. Disa herë fjalët në anglisht janë më të lehta e më të shkurtra për t’u përdorur, ose shprehin një kuptim që do të
... See more
Alban,

Edhe këtu në Shtetet e Bashkuara ndodh e njëjta gjë. Ka persona që përdorin fjalë anglisht në bashkëbisedimet e tyre në shqip. Shumica e këtyre fjalëve anglisht lakohen e zgjedhohen si në shqip. Mendoj se e njëjta gjë ndodh dhe me gjuhë të tjera, jo vetëm me shqipen. P.sh., kinezët që jetojnë në Amerikë flasin “Chenglish”. Disa herë fjalët në anglisht janë më të lehta e më të shkurtra për t’u përdorur, ose shprehin një kuptim që do të ishte më i vështirë për t’u shprehur në shqip. Disaherë, sidomos për ata që nuk e përdorin shumë shqipen, anglishtja si të thuash “të vjen në gojë më parë”. Pastaj ka dhe nga ata që refuzojnë të flasin në shqip. Për mendimin tim, sa do e papërdorur të jetë gjuha shqipe jashtë shtetit, është diçka që çdo shqiptar/e duhet ta ruajë. Në fakt ruajtja e gjuhës në një vend tjetër është diçka që na jep prioritet ne si individë që komunikojmë rrjedhshëm në dy gjuhë.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Faleminderit Alban për këtë rubrikë Feb 24, 2004

I dashur Alban,
jam plotësisht dakord me komentin tuaj. Edhe pse Eno dhe Vjollca me të drejtë thonë që është e vështirë të flasësh një gjuhë jo shumë të përdorur në një vend të huaj, përsëri, unë, ashtu si ti, këmbëngul në mbajtjen e pastër të kësaj gjuhe (të gjuhës sonë). Të vjen për të qarë kur dëgjon fëmijë të vegjël që banojnë jashtë shtetit, me prindër shqiptarë, që nuk flasin asnjë fjalë shqip me shqiptarët rreth e rrotull tyre. Nuk th
... See more
I dashur Alban,
jam plotësisht dakord me komentin tuaj. Edhe pse Eno dhe Vjollca me të drejtë thonë që është e vështirë të flasësh një gjuhë jo shumë të përdorur në një vend të huaj, përsëri, unë, ashtu si ti, këmbëngul në mbajtjen e pastër të kësaj gjuhe (të gjuhës sonë). Të vjen për të qarë kur dëgjon fëmijë të vegjël që banojnë jashtë shtetit, me prindër shqiptarë, që nuk flasin asnjë fjalë shqip me shqiptarët rreth e rrotull tyre. Nuk them se është e lehtë, pasi ndikimi i gjuhës së huaj në dhe të huaj është shumë më i fuqishëm (po e shoh këtë çdo ditë me tim bir), por është gjynah që kjo gjuhë nuk transmetohet tek brezi i ri. Në fund të fundit, dihet në këtë rast kush del i humbur.
Por ama është plotësisht e papranueshme që fjalë të huazura, krejtësisht të panevojshme, të hyjnë në fjalorin e një përkthyesi. Nëse është e mundur, ato duhen ruajtur në formën e tyre shqiptare.
Eh, mund të flasim ditë e natë për këtë temë, por unë po e mbyll për tani.
Mirupafshim,
Monika



AlbanMullaj wrote:

Ve re ketu ne Siena ku une jetoj se studentet shqipetare(sidomos ata qe kane ardhur vitet e fundit)kane nje tendence te jashtezakonshme te bastardojne shqipen me huazime nga me qesharaket(psh.e skarikova programin,tiroje njehere cigaren,etj).Ky lloj bastardimi ne dukje i parrezikshem ,kam idene qe ne nje te ardhme te afert do te ndihet ne cilesine e shqipes se folur dhe te shkruar.Cfare do te ndodhi kur keta studente do te kthehen ne Shqiperi per punuar ne fushat ku jane specializuar?Nje mish-mash mendoj une.Njoh njerez qe rrefuzojne te flasin nje shqipe te paster me mendimin qe eshte 'cool' te nderfusin fjale italisht (te lakuara ose zgjedhuara ne shqip;e dini sa bukur del!!!).Studentet shqipetare jashte atdheut jane ne pjese te lene ne meshire te fatit nga autoritet shqipetare dhe nje pjese tjeter krejtesisht indiferente ndaj cdo gjejeqe ka lidhje me Shqiperine.Nuk lexohet asnje lajm ne lidhje me Shqiperine,nuk ka asnje lloj organizimi komunitar asnje lloj deshire per te organizuar dicka ku te flitet shqip.Nuk behet asgje nga askush per te furnizuar biblioteket univeritare me letersi shqip ose te pakten me 1 fjalor shqip;ivetmi fjalor shqip-italisht ekzistues ne biblioteken e universitetit eshte nje fjalor me figurina ,mjaft qesharak mund te them ,nderkohe qe 'derdhen anash' fjaloret ne cdo gjuhe tjeter.Eshte fakt qe shqipja ka huazuar mjaft ne kohe te ndryshme por menyra moderne e huazimit eshte me te vertete qesharake e rrezikshme per nje nga gjuhet me te vjetra ne bote dhe pa asnje kriter.


pershendetje

alban




[Edited at 2004-02-24 20:35]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 13:40
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Plaga jonë Feb 26, 2004

Mua më ngrihen qimet përpjetë sa bëhet fjalë për këtë temë. Ke aq të drejtë o Alban sa s'di ç'të të them. Arsyet janë të shumta, e di edhe unë. Fëmijët hajde de' se shkojnë në shkollë e luajnë me shokë të huaj dhe shohin filma vizatimorë të huaj etj me radhë, po të rriturit? Unë them se është edhe çështje formimi dhe ndërgjegjeje. Jam e sigurt që nuk e kuptojnë se ç'po bëjnë.

Jam duke përdorur gjithë mënyrat që t'u mbaj shqipen gjallë go
... See more
Mua më ngrihen qimet përpjetë sa bëhet fjalë për këtë temë. Ke aq të drejtë o Alban sa s'di ç'të të them. Arsyet janë të shumta, e di edhe unë. Fëmijët hajde de' se shkojnë në shkollë e luajnë me shokë të huaj dhe shohin filma vizatimorë të huaj etj me radhë, po të rriturit? Unë them se është edhe çështje formimi dhe ndërgjegjeje. Jam e sigurt që nuk e kuptojnë se ç'po bëjnë.

Jam duke përdorur gjithë mënyrat që t'u mbaj shqipen gjallë gocave të mia (mami shqiptare, babi italian, në Ukrainë dhe shkojnë në shkollë anglezo....o mami, o mami). Edhe njëherë tjetër e kemi hapur më duket këtë temë...po të doni vazhdojmë në këtë drejtim bisedën. Kam disa të reja, meqënëse rri e rri unë dhe gërmoj në këtë drejtim.

Përshendetje të gjithëve
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Ta vazhdojmë këtu, pse jo? Feb 26, 2004

Edhe njëherë tjetër e kemi hapur më duket këtë temë...po të doni vazhdojmë në këtë drejtim bisedën. Kam disa të reja, meqënëse rri e rri unë dhe gërmoj në këtë drejtim.

Përshendetje të gjithëve


Fabi,
pa tjetër që do të ishte mirë ta vazhdonim përsëri këtë bisedë këtu. Të lutem na i shkruaj të rejat kur të kesh kohë, se jo vetëm unë, por besoj se edhe të tjerët janë të interesuar.
Faleminderit shumë,
Monika


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Studentët shqiptarë që jetojnë në Itali..., dhe të tjerët në dhe të huaj






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »