Mobile menu

Off topic: E-mail të virusuar...
Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 22:17
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Apr 2, 2004

Mirëdita kolegë,

A merrni ju çdo dy tre ditë mesazhe nga ProZ.team të mbushura me viruse? Sidomos një që thotë qe kolegë të tjerë nga Proz.com ankohen nga mesazhe që vijnë nga adresa ime dhe që përmbajnë bashkëngjitje të virusuara? Unë i shkrova njëherë çunave të mirëmbajtjes së sitit, por nuk kam marrë përgjigje. Po ju a ju ndodhin këto?

Fund jave të mirë


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:17
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Përdor filtër Apr 5, 2004

Fabiana Papastefani-Pezzoni shkroi: A merrni ju çdo dy tre ditë mesazhe nga ProZ.team të mbushura me viruse?



Përshëndetje Fabi,
Po, vërtet, këto javët, muajt e fundit edhe unë kam marrë shumë emaila që duket sikur vijnë ose nga ProZ.com, ose nga burime të tjera dhe që në të njëjtën kohë, janë emaila të infektuara.
Mos i hap materialet e bashkangjitura, pasi të infektojnë të gjithë kompjuterin.
Në fakt, emailat që vijnë nuk janë dërguar as nga ProZ.com dhe as nga të tjerët që kanë emrin në email. Adresat që duken në emaila janë të rreme (ose siç quhen ndryshe "spoofed") dhe është e kotë të kthesh përgjigje në adresën që duket në email, pasi ai person ndoshta as nuk të njeh fare.

Diçka që më ndihmon mua në këtë rast është përdorimi i filterit të emailave. Meqënëse kam filtër, atëherë të gjitha emailat e kësaj natyre shkojnë në një dosje më vete, "Junk" dhe kështu në fund të ditës, me një të klikuar, i fshij të gjitha menjëherë. Edhe po nuk pata kohë t'i fshij ndonjë ditë, mbas 24 orëve janë fshirë automatikisht nga posta ime elektronike. Qysh se kam vënë në funksionim filterin, kam rënë rehat nga emailat e kotë dhe të mbushura me viruse.

Ditën e mirë,
Monika


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:17
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Programe antivirusale Apr 14, 2004

Gjithashtu, Fabiana, a ke programe kompjuterike antivirusale?
Unë kam një të instaluar në kompjuterin tim dhe ky program m'i fshin të gjitha materialet që kanë viruse. Mesazhi përsëri vjen (dhe përfundon në "Junk Mail"), por kur vjen, ka një shpjegim ku thuhet që mesazhi përmbante një material të bashkangjitur të virusuar dhe ishte fshirë menjëherë.
Që kur kam instaluar këtë program anti-virusal, kam rënë rehat nga viruset.
Nëse ke ndonjë pyetjet për këto programe antivirusale, më kontakto direkt.
Ditën e mirë,
Monika


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 22:17
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Norton Antivirus Apr 14, 2004

Unë kam Norton Antivirus. Jo vetëm mbrojtje për viruset që hyjnë në kompjuter (i cili nëse është i azhornuar e dallon dhe të lajmëron) por edhe mbrojtjeje interneti (on-line protection po me Norton-in), në kuptimin që unë marr njoftim sapo ndodh një sulm virusi. Ky mbrojtës jo vetëm më njofton por edhe e bllokon.

Dhe shyqyr që ishte se unë merrja tek Proz.com nga një në ditë nga këto mesazhet e virusuara. Por tashmë po marr nga dhjetë-njëzetë në ditë tek adresa e yahoo-së, me adresa që jam e sigurt që lnuk ekzistojnë nëtë vërtetë dhe me bashkëngjitje të virusuara.

Pa anti-virus, o Monika e dashur, kush e di sa herë do kishte ngordhur kompjuteri im. Apo nuk shkoj nëpër site me vizatimorë e lojëra, si Disney.com e të tjera për gocat. Shkarko këtë e shiko atë, ....

Përshëndetje të gjithëve dhe falemnderit, Monika


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


E-mail të virusuar...

Advanced search






SDL MultiTerm 2017
Guarantee a unified, consistent and high-quality translation with terminology software by the industry leaders.

SDL MultiTerm 2017 allows translators to create one central location to store and manage multilingual terminology, and with SDL MultiTerm Extract 2017 you can automatically create term lists from your existing documentation to save time.

More info »
memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs