Pages in topic:   < [1 2 3 4 5 6 7] >
Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme
Thread poster: Monika Coulson
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
oportun - i përshtatshëm, i volitshëm Sep 26, 2004

Shpesh shoh në përkthime fjalën e huaj "oportun". Fjala shqipe do të ishte "I përshtatshëm, i volitshëm".

Gjithashtu, sipas konteksit mund të shkruhet "e quaj me vend" ose "e shoh të udhës".


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
kontribut - ndihmesë Sep 26, 2004

Fjala "kontribut" nuk është fjalë e mirëfilltë shqipe. Fjala shqipe është "ndihmesë". Gjithashtu mund të shkruhet sipas rastit si "ndihmoj, jap ndihmesë, etj".

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:52
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
kurioz - kureshtar Oct 1, 2004

Fjala kurioz është fjalë e huaj. Nuk është përfshirë në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe. Fjala shqipe është kureshtar.

Gjithashtu, fjala kuriozitet duhet të zëvendësohet me fjalët shqipe kureshtje, kureshti, kërshëri.




 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:52
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
hezitoj - ngurroj Oct 1, 2004

Fjala hezitoj nuk është fjalë shqipe, por është e huazuar. Fjala shqipe është ngurroj.

Gjithashtu, fjala hezitim duhet zëvendësuar me fjalën shqipe ngurrim.




 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:52
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
bilateral (multilateral) - i dyanshëm (i shumanshëm) Nov 24, 2004

Bilateral dhe multilateral janë fjalë të huazuara nga gjuhët neolatine. Sipas kuptimit, zëvendësohen me:

i dyanshëm, i shumanshëm, i njëanshëm ose dypalësh, shumëpalësh, njëpalësh.

Shembuj: Shkëmbime të dyanshme, detyrime të dyanshme, ndihmë e shumanshme, veprim i njëanshëm, në mënyrë të njëanshme etj.



 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:52
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
unilateral (bilateral) - njëanësor, dyanësor Nov 24, 2004

Kur këto dy fjalë përdoren në mjekësi, zëvendësohen me njëanësor, dyanësor.

Shembull: paralizë njëanësore (dyanësore).



 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:52
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
kordial - i përzemërt Nov 24, 2004

Kordial dhe kordialitet janë fjalë të huazuara nga gjuhët neolatine.

Fjalët shqipe janë i përzemërt, përzemërsi.

Shembuj:

Pritje e përzemërt; u pritën me përzemërsi etj.



[Edited at 2004-11-28 17:01]


 
andiandi
andiandi
Local time: 00:52
English to French
simulim - imitim Mar 18, 2006

Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Nuk me kujtohet se në ç'forum (me ç'temë) dhe kur, por kemi folur edhe për ato fjalë të cilave nuk ua gjejmë dot anën ndonjëherë, nuk u gjejmë dot një përkthim që të jetë për të qënë, pa e bërë qesharake fjalën. Si p.sh. kam nëpër duar nje përshkrim dhe udhëzues përdorimi të një pajisjeje ku përmëndet shpesh fjala "simulim". Qysh do ta thonit ju, se unë nuk po i bie dot në të?

Do më dukej ide e mirë të sjellim këtu edhe shembuj të tjerë si ky. A keni ndonjë fjalë që e dini që nuk është shqip por nuk po ja gjeni dot përkthimin?

Ka edhe nga ato fjalë që nuk e dimë mirë nëse janë apo jo shqip, i p.sh. krevat. Isha e bindur që është shqip, por pastaj e gjeta në Rumani, në Ukrainë e në Rusi. Kjo ka të bëjë me shumë faktorë. Mendoj që në fund të fundit, duhet mbajtur në qëndër të vëmëndjes fakti që duhet bërë më e mira për të mos përdorur së paku ato fjalë për të cilat jemi të sigurt që kemi fjalën shqipe. Më tej ...për këtë jemi këtu, që ti diskutojmë këto gjëra me njëri-tjetrin.

Përshëndetje.


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 23:52
English to Albanian
+ ...
facilitete - kushte Apr 15, 2006

Kushtet mund te perfshijne mjedise, sherbime apo pajisje sipas rastit per te cilin behet fjale.

 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 23:52
English to Albanian
+ ...
e-mail Apr 15, 2006

Si mendoni sikur fjalen "poste elektronike" ta shkurtojme ne "post-el"?

 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 23:52
English to Albanian
+ ...
fjale te tjera... May 4, 2006

Une vazhdoj ta vizitoj kete forum me interes, dhe kam deshire ta mbajme "zgjuar", pasi edhe pas dy vjetesh qe eshte ngritur ketu shqetesimi i futjes se kaq fjaleve te panevojshme ne shqip, kjo dukuri sa vjen e po thellohet. Degjoj sidomos nga te rinjte te perdoren dendur fjale si:

*Pab* - pub(ang.), dhe vras mendjen nese e dine qe ky eshte shkurtim per public house, qe ka pasur krejtesisht tjeter reference ne shqip.

*Kllab* - club(ang.) ne e kemi perdorur prej kohesh f
... See more
Une vazhdoj ta vizitoj kete forum me interes, dhe kam deshire ta mbajme "zgjuar", pasi edhe pas dy vjetesh qe eshte ngritur ketu shqetesimi i futjes se kaq fjaleve te panevojshme ne shqip, kjo dukuri sa vjen e po thellohet. Degjoj sidomos nga te rinjte te perdoren dendur fjale si:

*Pab* - pub(ang.), dhe vras mendjen nese e dine qe ky eshte shkurtim per public house, qe ka pasur krejtesisht tjeter reference ne shqip.

*Kllab* - club(ang.) ne e kemi perdorur prej kohesh fjalen klub per pijetore. Tani mos po e huazojme per se dyti, per t'i dhene mbase nje kuptim me pak te rendomte?!!

*Fans* - fan(ang. - Madje *fans* ne shqip po e perdorin njejes, *fansat* shumes) S'ma merr mendja qe jane te shumte, nga ata qe e perdorin, qe e dine se eshte shkurtim i "fanatic". Ne shqip kemi pasur fjale si: dashamir, tifoz.

*definitivisht* - patjeter

*non-stop* - pareshtur, pa pushim

Fabiana diku me siper ka permendur "krevat" si nje fjale te hasur edhe ne gjuhet sllave (krevet). Besoj se "shtrat" eshte fjale qe nuk e ndjame me asnje gjuhe tjeter. E gjithashtu "shtroje", "mbuloje/mbulese", qe mund te zevendesojne fjale te mbetura nga turqishtja.

*benefit* - perfitim, perfitoj.

Ne lidhje me ndihmat sociale:
housing benefit - ndihme financiare per banesen (per pagesen e qirase se baneses, do ishte me e sakte. Ka njeri menyre me te shkurter per ta shprehur kete?)
Collapse


 
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Frutikulturë - pemëtari May 6, 2006

Frutikulturë është shumë e përhapur në gjuhën shqipe, por fjala e vërtetë shqipe është pemëtari.

A


 
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Gazometër - gazmatës May 6, 2006

Është fjala për sahatin e gazit ose aparatin që mat sasinë e gazit të harxhuar për ngrohje ose ndriçim. Në shqip duhet përdorur gazmatës.

 
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Germë - shkronjë May 6, 2006

Fjala shqipe është shkronjë, edhe pse germë përdoret shpesh nga shqiptarët.

 
Pages in topic:   < [1 2 3 4 5 6 7] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »