ProZ.com global directory of translation services
 The translation workplace
Ideas

 
User
Thread poster: Roland_Lelaj
Në kujtim të përkthyesit Dritan Çela që u nda i ri nga jeta

Roland_Lelaj  Identity Verified
Canada
Local time: 07:11
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Jan 17

Përshëndetje,

Këto ditë janari përkojnë me përvjetorin e lindjes së përkthyesit të ri Dritan Çela i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re. Një përkthyes i ri por shumë i talentuar dhe me një sërë veprash botërore të botuara nga shtëpitë më të njohura botuese në Tiranë dhe Prishtinë.

Më poshtë po ju dërgoj një shkrim të Visar Zhitit për përvjetorin e lindjes së këtij kolegu:
"Dhe era sikur thotë emrin e Dritan Çelës"

... Pastaj, si të thuash, do të vdisja unë, do të më flaknin në burg për punë poezish. Në hetuesitë e ferrit do të më pyesnin edhe për shkrimtarin Zija Çela, për një roman të tij ku protagonisti kishte emrin tim dhe jo vetëm emrin, ç’lidhje kishit ju të dy, i pandehur, fol! etj., etj. Por Dritani na i kishte ndarë detyrat, duhej të tregoheshim pak skënderbejanë para errësirës dhe së keqes. Në burg, pas punës rraskapitëse në minierë, lexoja edhe gazetat me një tjetër qëllim, kërkoja emrat e miqve nëpër shkrime, të atyre që doja. Pra janë, çankthërohesha, nuk i kanë përzënë, dënuar. Ja emri i Rudolf Markut, Ndoc Gjetjes, Bujar Xhaferrit, Faslli Halitit... I vetmi komunikim që më kishte mbetur. Ja, emri si pakëz shqiptar, arbëresh më shumë, i Dino Buzzati-t. Tregime të jashtëzakonshme, të shkëlqyera për t’i lexuar sidomos në burg. Të përkthyera posaçërisht për ne, thosha me vete. Dhe emrat e përkthyesve: Zija dhe Dritan Çela...

http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/6a7e5a984cea2ab2489226c29703b9b9.html


Direct link Reply with quote
 

Blerta Alikaj  Identity Verified
United States
Local time: 07:11
Member (2006)
English to Albanian
+ ...
Ngushëllime Jan 22

Më vjen keq. Iu prehtë shpirtin në paqe!

Direct link Reply with quote
 

Ledja Derveni  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 12:11
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Përkthime nga Dritan Çela Jan 22

Lexova disa shkrime të tjera nëpër internet dhe është me të vërtetë e pafat humbja mbi të gjitha e parakohshme e një jete, por dhe e një njeriu me talent kaq të spikatur e të natyrshëm në përkthime.

Me nderimet me të cilat pashë se janë shprehur për punën e tij njerëz të shquar të letrave, lista e mëposhtme e përkthimeve nga Dritan Çela duket se do lexuar se s'bën:

Vincenzo Sciascia Përrallë lirie (Shtëpia
botuese "Apolonia", 1992)
Dino Buzzati: Gruaja me flatra (Shtëpia botuese "Naim Frashëri", 1993)
Dino Buzzati: Shkretëtira e Tartarëve (SHBL 1995, "LETRAT" 2002)
Dino Buzzati: Një dashuri (Shtëpia botuese "LETRAT", 2002)
Suzana Tamaro: Thuaji zemrës po (Shtëpia botuese "Çabej", 1996)
Carmine Abate: Shtegtimi i unazës (SHBL, 1994)
Luigi Pirandello: Një, asnjë dhe njëqindmijë (Shtëpia botuese "Sejko", 2002)
Luciano de Crescenzo: Dyshimi (Shtëpia botuese "Naim Frashëri", 1998)
Italo Calvino: Komikat kozmike (Shtëpia botuese "LETRAT", 2002)
Alessandro Baricco: Mëndafshi yt, zonjë (Shtëpia botuese "LETRAT", 2003)
Fiabe albanesi (Përralla shqiptare - BESA - përkthim nga italishtja në shqip,
2005)


Direct link Reply with quote
 

Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 13:11
Member
English to Macedonian
+ ...
Ngushëllime dhe mirënjohje Jan 22

Ngushëllime të sinqerta si familjes ashtu edhe miqve dhe lexuesve të Dritanit.

Humbje e madhe për kulturën shqiptare të cilën e ka pasuruar me shumë vepra që meritojnë të lexohen në çdo gjuhë.

Sa gjuhë flet dikush aq herë është njeri, thënie që humbjen e tij e bën aq më të madhe.



[Edited at 2012-01-22 19:45 GMT]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Në kujtim të përkthyesit Dritan Çela që u nda i ri nga jeta






SDL MultiTerm Extract 2011
Save time by automatically extracting terms. 15% off!

SDL MultiTerm Extract 2011 allows you to automatically create candidate term lists from your existing documentation. This removes the manual effort involved with traditional terminology creation, allowing you to rapidly add terms to SDL MultiTerm.

More info »
PerfectIt consistency checker
Faster Checking, Greater Accuracy

PerfectIt helps deliver error-free documents. It improves consistency, ensures quality and helps to enforce style guides. It’s a powerful tool for pro users, and comes with the assurance of a 30-day money back guarantee.

More info »