Një gabim përkthimi që shkaktoi revoltë të madhe në popull
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:07
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Jun 18, 2004

Sharra, tërhiqet qeveria: Përkthyem gabim kontratën

Qeveria tërhiqet nga qëndrimi zyrtar i përcaktuar në marrëveshjen dypalëshe me qeverinë italiane “Për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane të Tiranës”, ku flitet për importim mbetjesh. Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, sqaron pozicionin e saj për këtë çështje duke e konsideruar shprehjen “material i importuar”, si gabim të përkthimit nga italishtj
... See more
Sharra, tërhiqet qeveria: Përkthyem gabim kontratën

Qeveria tërhiqet nga qëndrimi zyrtar i përcaktuar në marrëveshjen dypalëshe me qeverinë italiane “Për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane të Tiranës”, ku flitet për importim mbetjesh. Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, sqaron pozicionin e saj për këtë çështje duke e konsideruar shprehjen “material i importuar”, si gabim të përkthimit nga italishtja në shqip, pasi bëhet fjalë për mbushje të gropave me dhera të sjella nga ndonjë vend tjetër. Sipas ministrisë, marrëveshja nuk bën fjalë për importim të mirëfilltë, duke ngarkuar me përgjegjësi përkthyesit e materialit, që mesa duket nuk i kanë shumë të sakta njohuritë e tyre në gjuhën italiane. “Lidhur me artikullin e botuar sot në gazetën tuaj me titull "Plehra importi edhe në Sharrë?" ju sqarojmë se marrëveshja “Menaxhimi i mbetjeve urbane të Tiranës” është një marrëveshje e cila parashikon që pika e shkarkimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, Sharra, të transformohet në një pikë moderne dhe të kontrolluar, me impakt pozitiv mjedisor të drejtpërdrejtë në 6 vitet e ardhshme. Në lidhje me kontratën e nënshkruar sqarojmë se nuk bëhet fjalë për importim të mbetjeve të ngurta urbane nga Italia apo nga vende të tjera. Problemi i vetëm qëndron në saktësinë e përkthimit të përmbajtjes së kontratës dhe saktësisht të shprehjes “terreno di riporto”, e cila në mënyrë të gabuar është përkthyer në gjuhën shqipe “material i importuar” thuhet në njoftimin zyrtar të MRRTT-së i dërguar dje në redaksinë e gazetës “Shekulli”. Sipas tyre fjala “import’’ nuk është përdorur në kuptimin e sjelljes së dheut nga jashtë Shqipërisë, por në atë të përdorimit të dheut të nxjerrë nga hapja e gropave apo dheut të sjellë nga një terren tjetër i përshtatshëm, me qëllim eliminimin e shpjegimeve të gjata. “Për të mos krijuar keqkuptime, po ju dërgojmë tekstin e kësaj pike të marrëveshjes në variantin italisht, si dhe tekstin e përmirësuar të përkthimit në gjuhën shqipe: “Compattazione continua dei rifiuti e la ricopertura delle celle con terreno di riporto”. Ndërsa në shqip: “Kompaktësim i vazhdueshëm i mbetjeve dhe mbushja e gropave me dhera të atij terreni apo dhera të marrë nga një terren tjetër i përshtatshëm” vijon sqarimi duke përcjellë edhe ndryshimin që i është bërë shprehjes që në variantin e parë ishte përkthyer keq. Sipas ministrisë në marrëveshje është përcaktuar që për të eliminuar keqkuptimet dhe keqinterpretime të përkthimit të marrëveshjes, merret në konsideratë teksti në gjuhën italiane.

Marrë nga Shekulli

p.s. E vura këtë artikull këtu për të lexuar rreth anës interesante se sa i rëndësishëm është përkthimi i saktë në punën tonë

I mirëpres komentet e kolegëve, por ju lutem mos bëni asnjë koment për natyrën politike të kësaj ngjarjeje apo këtij shkrimi. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj,
Monika
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 16:07
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
E vërtetë, dokumenti në gjuhën origjinale mbizotëron Jun 18, 2004

Së pari pëshëndetje të gjithëve.

Që në fillim doja të përforcoja atë që deklarata e Ministrisë thot në fund të artikullit: Dokumenti në gjuhën origjinale mbizotëron. Këtë e di mirë pasi e mësova kur, për tre vjet me rradhë, përktheja dokumenta gare (tenderi) në sektorin e ndërtimeve rrugore dhe konsulencës për këtë qëllim dhe ne fund të çdo kapitulli thuhej që në rast mos marrëveshjeje ose mos përputhjeje midis versionit anglisht dhe atij shqip,
... See more
Së pari pëshëndetje të gjithëve.

Që në fillim doja të përforcoja atë që deklarata e Ministrisë thot në fund të artikullit: Dokumenti në gjuhën origjinale mbizotëron. Këtë e di mirë pasi e mësova kur, për tre vjet me rradhë, përktheja dokumenta gare (tenderi) në sektorin e ndërtimeve rrugore dhe konsulencës për këtë qëllim dhe ne fund të çdo kapitulli thuhej që në rast mos marrëveshjeje ose mos përputhjeje midis versionit anglisht dhe atij shqip, "the English version of the document will prevale" - pra thuhej që do të merrej për bazë ai në anglisht dhe prej aty do të sqaroheshin të interesuarit. Kjo lidhet pikërisht me punën tonë. Vura re se pasi përktheja, inxhenierët e huaj më tregonin probleme me përkthimin tim, pasi kishte mos përputhje me përkthimin dhe domethënien e vërtetë të termit. Për këtë arsye, gjatë përkthimit për çdo kapitull këshillohesha me inxhenierët e drejtorisë së rrugëve. Kjo vazhdoi deri sa ua mora dorën termave, dhe nga ana tjetër (nga pikëpamja gjuhësore) përmirësoja fjalë që mund dhe duhej të thuheshin në shqip, si përshembull (dhe e pashë edhe këtu në këtë artikull): copmacting - kopmaktimin - ngjeshjen, ose carrige way - karrexhatë - trupi i rrugës. Ana interesante e kësaj pune qëndronte edhe tek shkuarja në thellësi të termit dhe ja pse: trup rruge ata quanin diçka tjetër, atë që në anglisht ishte "the wright of way" (ua them tani se ç'është). Unë u kërkova inxhenierëve shqiptarë të më tregonin fizikisht "the carriage way" dhe të njëjtën gjë u kërkova inxhenierëve të huaj, për të cilët punoja. Fizikisht ata tregonin dy gjëra të paksa ndryshme. Trupi i rrugës (sipas përcaktimit të inxhenierëve/konsuletnëve të huaj) ishte pjesa e rrugës mbi të cilën kalonin makinat dhe "wright of way" quhet kështu pasi është gjithë pjesa e tokës e shpronësuar për të ndërtuar rrugën, që përfshin pastaj rrugën vetë, shpatullat (bankinat) e rrugës, dhe ndonjëherë edhe pjesa me gjelbërim, nëse kjo është përcaktuar në dokumentat e shpronësimit për "wright of way". Është në një farë mënyre tapia që ka enti përfitues (drejtoria e rrugëve apo ministria e transportit) për pjesën e tokës ku bëhen ndërtimet civile.

Më falni që e zgjata kaq shumë, por doja të dila edhe tek natyra kërkuese e punës sonë. Prandaj edhe jemi të specializuar në fusha të ndryshme, pasi puna jonë nuk ka të bëj vetëm me gjetjen e një fjalë që nga ana gjuhësore i përshtatet, jo të tërë termat mund të gjenden lehtë dhe të përkthehe kështu fët e fët. Kërkimi, parja më sytë e tu (po qe se kjo është e mundur) të asaj që quhet kështu apo ashtu është kyçi, sipas mendimit tim, i suksesit të një përkthyesi ndaj një tjetri.

Më jep një kontratë ligjore (jo për punime civile/rrugore se ato i qaj) dhe t'a bëj lëmsh, ose më keq akoma në fushën e kimisë (sidomos organike) ose në mjekësinë e specializuar.

Ju uroj suksese në fushën tuaj, Fabiana

[Edited at 2004-06-19 08:54]
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Një gabim përkthimi që shkaktoi revoltë të madhe në popull






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »