Mobile menu

Mirësevini në forumin shqiptar
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 00:52
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Apr 16, 2002

Përshëndetje,

Në rradhë të parë dua t’ju uroj shëndet dhe lumturi të gjithë shqipfolësve të ProZ. Dua t’ju njoftoj se tani është hapur Forumi Shqiptar (Albanian Forum) në ProZ. Në këtë forum do të flitet dhe shkruhet vetëm në gjuhën shqipe dhe do të diskutohen vetëm çështje që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe problemet e ndryshme që mund të hasen në përkthimin e kësaj gjuhe ose në këtë gjuhë. Nuk lejohen ofendime, fyerje ose përdorimi i një gjuhe vulgare. Uroj që të gjithë të përfitojmë sa më shumë prej këtij forumi.

Me respekt,

Monika Coulson


[addsig]


Direct link Reply with quote
 
Kozeta Elzhenni  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
miresevini Apr 17, 2002

Pershendetje te gjithve qe do te vizitojne kete forum. Do te te deshiroja te falenderoja Moniken per kete iniciative per hapje e ketij forumi shqipetar dhe uroj qe te gjithe qe do te vizitojne kete forum te perdorin vetem gjuhen e bukur shqipetare.

Edhe njeher urime te gjitheve dhe falenderime Monikes.



Shpresoj ti njoh te gjithe PROZ perkthyesit.



Urime dhe miresevini nga

KOZETA

MICHIGAN


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 23:52
English to Albanian
+ ...
Si funksionon forumi? Apr 17, 2002

Monika,



Faleminderit per iniciativen. Si fillim kisha nje pyetje ne lidhje me funksionimin e forumit. Ta zeme se nje perkthyes shqiptar ka nje pyetje, atehere ai thjesht hap nje diskutim te ri direkt ne shqip dhe te tjeret reagojne?



Anila





Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 00:52
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Përgjigje Kozetës dhe Anilës Apr 17, 2002

Faleminderit Anila dhe Kozeta për entuziazmin tuaj. Po ashtu është Anila, nëse dikush ka ndonjë pyetje (ta zemë gramatikore, leksikore etj), kjo pyetje mund të hidhet për diskutim në këtë forum dhe ata që e vizitojnë forumin mund të marrin pjesë në diskutim. Këtu qëndron edhe \"kleçka\", që nuk dërgohet asnjë njoftim tek shqipfolësit e ProZ-së që është ngritur ky apo ai diskutim i ri, ata duhet që ta vizitojnë vetë këtë forum. Në këtë forum mund të ngrihen diskutime edhe për shqetësime, probleme të ndryshme që mund të ngrihen apo dhe shakara mendoj unë që lidhen me gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe . Unë besoj se nëse ne diskutojmë çështje që shqetësojnë të gjithë përkthyesit e shqipes, më shumë shqipfolës do marrin pjesë në këto diskutime dhe ne të gjithë do të përfitojmë prej tyre. Ju ftoj të gjithëve të filloni diskutimet .

Me respekt,

Monika
[addsig]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Mirësevini në forumin shqiptar

Advanced search






PerfectIt consistency checker
Faster Checking, Greater Accuracy

PerfectIt helps deliver error-free documents. It improves consistency, ensures quality and helps to enforce style guides. It’s a powerful tool for pro users, and comes with the assurance of a 30-day money back guarantee.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs