Ç'mendon kompania për redaktorin, nëse redaktori nuk ka nevojë të bëjë ndryshime?
Thread poster: Eva T
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Oct 4, 2004

Para disa ditësh një kompani e re më dha një përkthimi për ta redaktuar. Përkthyesi kishte punuar me kujdes dhe pa gabime, kështu që përveçse 3 gabimeve të vogla (dy misspelling dhe një akronimi që ishte harruar në anglisht) nuk gjeta asnjë gabim tjetër.

Si redaktore kuptohet që unë vetëm pashë për gabime përkthimi, harresa apo shtesa dhe jo për ndryshimin e stilit apo zëvendësimin e sinonimeve. Çfarë mendoni se do të mendojë kompania për mua kur t'i
... See more
Para disa ditësh një kompani e re më dha një përkthimi për ta redaktuar. Përkthyesi kishte punuar me kujdes dhe pa gabime, kështu që përveçse 3 gabimeve të vogla (dy misspelling dhe një akronimi që ishte harruar në anglisht) nuk gjeta asnjë gabim tjetër.

Si redaktore kuptohet që unë vetëm pashë për gabime përkthimi, harresa apo shtesa dhe jo për ndryshimin e stilit apo zëvendësimin e sinonimeve. Çfarë mendoni se do të mendojë kompania për mua kur t'i kthej redaktimin ku vetëm gjeta 3 gabime të vogla? A e justifikoj punën time si redaktore po t'u them se vetëm gjeta 3 gabime dhe përkthimi ishte shumë i mirë?

Si mendoni ju?

Ju përshëndes,
Eva

[Subject edited by staff or moderator 2004-10-04 06:08]
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:10
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Redaktori ngrihet në sytë e kompanisë për mendimin tim Oct 4, 2004

E dashur Eva,

Faleminderit që e ngritët këtë çështje shumë të rëndësishme për ne si përkthyesë dhe redaktorë. Me thënë të drejtën, për momentin jam shumë e zënë, por megjithatë, do shkruaj nja dy fjalë sa për t'ju përgjigjur shkurt pyetjes suaj, ashtu siç e mendoj unë.

Nëse ju vërtet nuk keni gjetur gabime në përkthim dhe ia thoni këtë edhe kompanisë, kjo mendoj unë do t'ju ngrejë ju si redaktore në sytë e kompanisë. Kompania, pak
... See more
E dashur Eva,

Faleminderit që e ngritët këtë çështje shumë të rëndësishme për ne si përkthyesë dhe redaktorë. Me thënë të drejtën, për momentin jam shumë e zënë, por megjithatë, do shkruaj nja dy fjalë sa për t'ju përgjigjur shkurt pyetjes suaj, ashtu siç e mendoj unë.

Nëse ju vërtet nuk keni gjetur gabime në përkthim dhe ia thoni këtë edhe kompanisë, kjo mendoj unë do t'ju ngrejë ju si redaktore në sytë e kompanisë. Kompania, pak a shumë e njeh përkthyesin dhe sipas kompanisë, është përkthyes i mirë (prandaj edhe e ka marrë në punë). Nëse ju, do të fillonit të bënit ndryshime në tekstin e përkthyer, vetëm për hir të justifikimit të punës suaj si redaktore, kjo për mendimin tim nuk do t'ju ngrinte, por përkundrazi do t'ju ulte ju si redaktore. Redaktori duhet të ruajë stilin e përkthyesit dhe duhet që vetëm të ndryshojë gabimet, harresat, shtesat, fjalët e huaja që përdoren pa vend dhe që shumica e shqiptarëve nuk i kuptojnë etj. Vetëm kjo është puna e redaktorit. Të fillosh të ndryshosh stilin e përkthyesit është gabim dhe kjo vetëm e ul redaktorin. Gjithashtu, nëse redaktori fillon dhe ndryshon ta zemë, stilin, zëvendëson fjalët me sinonimet e tyre etj., vetëm për të justifikuar punën e vet, jam e bindur që përkthyesi do t'i thotë kompanisë se të cilës natyre janë "gabimet" që ka "gjetur" redaktori, që ato janë pa vend dhe fare të panevojshme dhe në fund të fundit, ato "gabime" nuk do të merren parasysh. Për mendimin tim është humbje kohe nga të dyja palët (përkthyesi dhe redaktori) kur redaktori fillon dhe ndryshon plotësisht tekstin e përkthyesit vetëm për të justifikuar punën e vet.

Për mendimin tim, përkthyesi është i interesuar që përkthimi përfundimtar i tij të jetë sa më i përsosur, prandaj atij i intereson që t'i korigjojë gabimet që ka gjetur redaktori. Por kur redaktori nuk gjen gabime, vetëm ndryshon gjëra që nuk ia vlejnë, atëherë përkthyesit nuk do t'i hyjnë në punë "vërejtjet" e redaktorit.

Unë zakonisht, kur e njoh redaktorin, i them atij/asaj se ku duhet të përqëndrohet në materialin tim, në mënyrë që as redaktori, as unë të mos humbasim kohë me gjëra të panevojshme, të cilat mund të mos merren parasysh në fund të fundit.

Për mendimin tim nuk ka përkthime krejt të përsosura, gjithkujt mund t'i kalojnë gabime dhe ato kompani që janë serioze gjithmonë gjejnë edhe përkthyes, edhe redaktor për një material të caktuar dhe kjo është zgjidhja më e përsosur.

Shikoni edhe këtë rubrikën e hapur më parë: http://www.proz.com/topic/10213 se mund të gjeni mendime shumë të vlefshme përsa i përket përkthimit dhe redaktimit.

Parimi im për redaktimin është: Mos e ndrysho nëse nuk është gabim.

Të fala,
Monika


[Edited at 2004-10-04 19:20]
Collapse


 
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Përkthimi i përket përkthyesit dhe jo redaktorit Oct 5, 2004

Jam dakord me Monikën, Enon dhe kolegët e tjerë që kanë dhënë mendimet e tyre në rubrikën e mëparshme. Përkthimi i përket përkthyesit dhe redaktori nuk ka asnjë të drejtë ta ndryshojë stilin, përkundrazi, ta ruajë atë. Redaktori duhet të korrigjojë gabimet e përkthyesit, harresat apo gabimet në përkthim.

Më e keqja është kur redaktori, në përpjekje për të nxirë punën e përkthyesit, zëvendëson një përkthim të mirë me një përkthim të dobët,
... See more
Jam dakord me Monikën, Enon dhe kolegët e tjerë që kanë dhënë mendimet e tyre në rubrikën e mëparshme. Përkthimi i përket përkthyesit dhe redaktori nuk ka asnjë të drejtë ta ndryshojë stilin, përkundrazi, ta ruajë atë. Redaktori duhet të korrigjojë gabimet e përkthyesit, harresat apo gabimet në përkthim.

Më e keqja është kur redaktori, në përpjekje për të nxirë punën e përkthyesit, zëvendëson një përkthim të mirë me një përkthim të dobët, si nga ana e përmbajtjes, ashtu edhe nga ana gramatikore, drejtshkrimore, etj. Më ka zënë tmerri nja dy herë kur kam parë që përkthimet e mia një farë "redaktoreje" që mbahet me të madh (që s'ia vlen as t'ia përmend emrin këtu në ProZ.com), kishte zëvendësuar përkthimin tim me të vetin të mbushur plot me gabime, sidomos nga ana drejtshkrimore dhe gramatikore. Kam qeshur vërtet dhe ia ktheva kompanisë redaktimin e saj, duke u thënë që jo vetëm ishte shumë subjektiv dhe më kishte ndërruar stilin, por përmbante edhe gabime drejtshkrimore dhe gramatikore të cilat ia dokumentova kompanisë. Kuptohet që si përkthyese unë kisha fjalën e fundit nëse korrigjimet do t'i merrja parasysh apo jo dhe ndaj nuk i mora parasysh 99% të korrigjimeve. Mora parasysh vetëm ato që vërtet ishin gabime dhe ajo i kishte bërë me të drejtë. Duke bërë gjëra të tilla, redaktoret/redaktorët e tillë vetëm ulin veten para kolegëve dhe kompanisë.

Eva, edhe unë mendoj se kompania nuk do të mendojë keq për ty që nuk ke bërë shumë korrigjime, përkundrazi.

Përshëndetje,
Ani
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Ç'mendon kompania për redaktorin, nëse redaktori nuk ka nevojë të bëjë ndryshime?






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »