Mobile menu

Një pyetje gramatikore
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 23:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
May 1, 2002

Desha të di mendimin tuaj: Çfarë gjinie mbiemrash (emrash etj) mbani nëse një përkthim u drejtohet si gjinisë mashkullore, ashtu dhe asaj femërore? Mendimi im është se përkthimi do të ndërlikohet dhe do të bëhet i vështirë për syrin nëse fillojmë të japim të dy variantet.



Po marr një shembull. Si do ta shkruani frazën e mëposhtme (pa përdorur shumësin):



1. Ndihuni i lirshshëm

2. Ndihuni i/e lirshëm/shme (2) [per mendimin tim ky variant është i komplikuar dhe e vret syrin e lexuesit].

(kuptohet që ky është vetëm një shembull i rëndomtë që më erdhi në mendje për momentin ).



Unë mendoj që gjinia mashkullore i përfshin të dyja gjinitë, pra mund të shërbejë si gjini asnjanjëse në këtë rast. Psh, kur themi \"një grup me vajza dhe me djem\", ne i referohemi atyre si \"ata\" dhe kurrë si \"ato\".



Pra mendoj se nëse vetëm përdorim gjininë mashkullore (përveçse rasteve kur është e domosdoshme dallimi mes dy gjinive), kuptimi do të dalë dhe nuk do të jetë nevoja ta shëmtojmë gjuhën me viza dhe me fjalë në kllapa (aq më tepër që nëse bëhet fjala për ndonjë pyetësor, nuk ka as vend të mjaftueshëm në tablelë).



Do të isha shumë e interesuar të dija dhe mendimin e kolegëve. Faleminderit,

Monika




[addsig]


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 22:19
English to Albanian
+ ...
Shume dakort May 2, 2002

Monika,



Jam shume dakort me ty. Nuk eshte e nevojshme t\'i perfshijme te dyja gjinite kur flasim ne menyre te pergjithshme. Ne gjuhen shqipe gjinia mashkullore perfaqeson te dyja gjinite ne raste kur per shembull kemi nje liste rregullash etj.



Tendenca keto kohet e fundit ka qene qe te perdoren te dyja gjinite me qellim qe te mos ofendohet gjinia tjeter (ne shumicen e rasteve ajo femerore). Shikohet kjo zakonisht ne gjuhen angleze per shkak te te qenit \"politically correct\" dhe me sa duket po ndikon edhe ne shqipen.



Une mendoj se perdorimi i mashkullores si gjini perfaqesuese per te dyja gjinite s\'ka te beje fare me diskriminim por eshte thjesht nje ceshtje gjuhesore qe ndihmon ne mbajtjen sa me te thjeshte e te qarte te gjuhes.





Direct link Reply with quote
 

Diana Kristo
United States
Local time: 00:19
English to Albanian
+ ...
Pyetje gramatikore May 2, 2002

E dashur Monika,

Ne tekstet udhëzues ne gjuhen shqipe, zakonisht perdoret mashkullorja, me perjashtim te rasteve kur kemi te bejme me udhezues per grate (p.sh nje vizite te gjinekologu, udhezime per perdorimin e kremrave, etj.)

Po keshtu, ne tekste qe ne anglisht kemi veten e dyte, ne shqip zakonisht perdorim shumesin veta e pare. Per te qene me konkret, po marr dy fjali ne anglisht dhe perkthimin ne shqip:

\"How can you help increase sales? You can start by being accurate when packing marchandise for the stores.\"

Varianti shqip:

\"Cfare mund te bejme qe te rrisim shitjet? Mund te fillojme me ruajtjen e saktesise gjate paketimit te mallit per ne dyqane.\"

Po keshtu mund ta perkthejme edhe duke perdorur formen pavetore:

\"Si veprohet per te rritur shitjet? Fillohet me ruajtjen e saktesise gjate paketimit te mallit...\".

Shiko sa shemtuar dhe sa artificiale duket po ta perkthenim:

\"Si mund te ndihmoni ju ne rritjen e shitjeve? Mund te filloni duke qene te sakte gjate paketimit te mallit...\".(Ky ishte perkthimi qe me erdhi per te redaktuar).

Ja nje shembull tjeter:

\"Liquids are an important part of a child\'s diet. He/she...\"

\"Lengjet perbejne nje pjese te rendesishme te dietes se femijes. Ai...\"

Do te doja te me dergoje te gjithe fjaline ne rastin qe ke ti per ta pare konkretisht kontekstin.

Te fala
[addsig]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 23:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Fola në përgjithësi May 2, 2002

Quote:


On 2002-05-02 01:26, Spadi wrote:



Do te doja te me dergoje te gjithe fjaline ne rastin qe ke ti per ta pare konkretisht kontekstin.

Te fala







Spadi,

faleminderit për përgjigjen. Unë në fakt fola në përgjithësi, sa për të vënë në lëvizje forumin, por edhe për faktin se ky problem (shëmtimi i gjuhës shqipe për t\'iu përshtatur origjinalit) ekziston në përkthimet në gjuhën shqipe.



Unë tani po përkthej një material që autori e ka shkruar në një gjuhë tjetër, pastaj është përkthyer në anglisht dhe unë po e përkthej nga anglishtja në shqip.



Para se ta mësoja se autori i materialit nuk e kishte shkruar atë në anglisht, e kuptova që në fillim se gjuha angleze nuk ishte shumë e rrjedhshme, por pak si e sforcuar. Kur pyeta, më thanë që materiali është përkthim në anglisht. Me thënë të drejtën më janë lodhur shumë sytë me \"he/she\"-të apo \"his/her\" që janë përdorur në tekst dhe unë vetëm kam mbajtur \"Ai\" apo \"atij\" ose kur është e mundur, formën pavetore.



Unë personalisht mendoj që një përkthyes duhet të jetë \"shkrimtar\", pra dikush që shkruan bukur dhe di të \"luajë\" me fjalët dhe jo vetëm të përkthejë automatikisht fjalë për fjalë.



Jam dakort kur thoni: \"Po keshtu mund ta perkthejme edhe duke perdorur formen pavetore\".



Në fakt personalisht më pëlqen ta përdor këtë formë dhe kjo më nxjerr shpesh nga situata të tilla ku gjuha shqipe mund të shëmtohet fare kollaj, vetëm për t\'i qëndruar \"besnik\" teksit origjinal.



Do të dëshiroja që edhe kolegë të tjerë të marrin pjesë diskutime të tilla.



Mendoj se ka shumë tema interesante dhe shqetësime të përditshme të punës së përkthimit për t\'u diskutuar, kështu që shpresoj të lexoj këtu edhe shkrime (diskutime) të kolegëve të tjerë.

Me respekt,

Monika
[addsig]

Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Një pyetje gramatikore

Advanced search






TMreserve
Wake up in the Morning and see that you have sold TMs and made Money overnight



The TM Market Place for Translators
New: Our Instant TM Download
TM owners: Upload your TMs into the online database
Customers: Analyse your text & instantly download a text-specific TM
Well over 1.2 BILLION translation units

More info »
Across v6.3
Translation Toolkit and Sales Potential under One Roof

Apart from features that enable you to translate more efficiently, the new Across Translator Edition v6.3 comprises your crossMarket membership. The new online network for Across users assists you in exploring new sales potential and generating revenue.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs