Mobile menu

Sa gabime mund të gjeni?
Thread poster: aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Oct 21, 2004

Është për të qarë e për të qeshur me gabimet drejtshkrimore dhe gramatike që shohim sot nëpër botimet shqiptare... Vetëm në fjalinë e mëposhtme, të cilën e mora nga "fajtori.com" dhe që përbëhet prej 6 fjalësh, gjeta të paktën 4 gabime. Shikojeni vetë:


Deklaratë e Kongrementi Amerikan Tom Lantosh.

Kongresmenit në shqip nuk shkruhet me të madhe. Gjithashtu, kjo fjalë ka dy gabime ortografike brenda saj...
Amerikan gjithashtu nuk shkruhet me të madhe në shqip...


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 13:21
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Edhe në tekste shkollore Oct 21, 2004

Aneta, përshëndetje

Kjo që sapo ngritët është, fatkeqësisht, e vërtetë. Unë kam vënë re që edhe tekstet shkollore kanë plotë gabime. Shumë redaktorë, nuk e kuptoj pse, po e "lëshojnë dorën" duke rënë në gabime që duket qartë që vijnë nga ndikime të gjuhëve të tjera, ja si ky rasti i Anetës.

Paçi një ditë të mirë.

Fabiana


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 04:21
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
E drejtë Ani Oct 22, 2004

Ç'të them tjetër Ani, flet vetë shembulli juaj...

Bleva disa libra të botuara kohët e fundit në shtypshkronjat shqiptare dhe më erdhi keq që ishin plot me gabime, jo vetëm ortografike, por edhe gramatikore. Për mendimin tim, gjuha shqipe mund të jetë e lehtë për t'u folur, por është e vështirë për t'u shkruar bukur, sidomos kur shkruesi nuk e njeh mirë gramatikën e saj. Nuk dua të them që unë jam e përsosur dhe asnjëherë nuk kam bërë apo bëj gabime gramatikore, por kur ato gjenden me tonelata, atëherë ndryshon puna dhe materiali bëhet i vështirë për t'u lexuar...

Gabimet më të shpeshta i shoh në përshtatjen e gjinisë së emrit me atë të mbiemrit, apo të përshtatjes së numrit të emrit me atë të foljes. Gjithashtu shikoj edhe plot gabime në drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë gabim ortografik që mund të na shpëtojë, por me gabime të vazhdueshme, që bëhen si pasojë e mosnjohjes së drejtshkrimit dhe jo të nxitimit.

P.sh., shpesh shoh fjalë që ende shkruhen gabim, si Nëndor, pregadit, shkovi, këndovi, stadjumi, akcion, korekt.

Drejtshkrimi i saktë i tyre është Nëntor, përgatit, shkoi, këndoi, stadiumi, aksion, korrekt.

Një nga gabimet më për shpeshta mendoj unë është mospërputhja e trajtave të emrit me mbiemrin:

Gabim: Kushte të papranueshëm
Saktë: Kushte të papranueshme

Në këtë shembull, pavarësisht se emri kusht është i gjinisë mashkullore, kur ky kalon në numrin shumës, gjinia e emrit ndërrohet në femërore kushte. Atëherë, si rrjedhim, edhe mbiemri që vjen pas emrit merr gjininë femërore: të papranueshme.

Po kështu: lajme të besueshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendime të drejta etj.

Temë interesante Ani, ka vend që të gjithë ne të përmirësohemi në këtë drejtim. Ju falënderoj.

Monika


aneta_xh wrote:

Është për të qarë e për të qeshur me gabimet drejtshkrimore dhe gramatike që shohim sot nëpër botimet shqiptare... Vetëm në fjalinë e mëposhtme, të cilën e mora nga "fajtori.com" dhe që përbëhet prej 6 fjalësh, gjeta të paktën 4 gabime. Shikojeni vetë:


Deklaratë e Kongrementi Amerikan Tom Lantosh.

Kongresmenit në shqip nuk shkruhet me të madhe. Gjithashtu, kjo fjalë ka dy gabime ortografike brenda saj...
Amerikan gjithashtu nuk shkruhet me të madhe në shqip...


[Edited at 2004-10-22 06:36]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Sa gabime mund të gjeni?

Advanced search






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs