Mobile menu

Përdorimi i fjalëve të huaja në përkthim
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 11:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
May 11, 2002

Dua të ngre sot një temë shumë shqetësuese për mendimin tim në fushën e përkthimeve:

përdorimin pavënd të fjalëve të huaja.



A nuk e keni vënë re se ky përdorim po shtohet përditë e më shumë? Përkthyesit që ndikohen më shumë nga fjalët e huaja janë ata që jetojnë jashtë Shqipërisë.



Kuptohet që ka raste të caktuara kur përdorimi i fjalëve të huaja është i pashmangshëm (këto në fushën e përkthimit quhen \"transliteration\" ose në shqip do të ishte: shkrimi i një fjale duke ia përshtatur gjuhës shqipe, pra shkronjat të jenë shqip, tingëllimi të jetë i afërt me të shqipes, por që në të vërtetë është fjalë e huaj. Quhet ndryshe \"transliterim\" që në fakt kjo fjalë është \"a pure translitaration\" vetë



Për arsye të ndryshme (që nuk dua t\'i analizoj sot këtu), gjuha shqipe mund të mos ketë ende fjalë të saj që të shprehë një koncept të caktuar, dhe kuptohet që në këtë rast, transliterimi është i pashmangshëm.



Madje në disa raste kur unë kam hasur në një problem të tillë, më është kërkuar të krijoj një transliterim për atë fjalë të caktuar dhe të mos vendos shpjegim të gjatë në kllapa apo në fund të librit ose që të shmang një fjalë të përafërt të shqipes që nuk do ta nxirrte dot kuptimin e plotë të fjalës së huaj.



Por a na lejohet ne të përdorim fjalë të huaja, kur fjala e bukur shqipe ekziston? Dua të më kuptoni drejt, këtu nuk e kam fjalën as për fjalët e huazuara që tashmë kanë hyrë nga latinishtja apo dhe nga gjuhë të tjera në gjuhën shqipe dhe janë bërë pjesë e saj.



Ja po marr një rast dhe ju gjykojeni vetë.



Para disa muajsh, mora në dorë një redaktim të një materiali pak a shumë të gjatë, rreth 6000 fjalësh. U skandalizova me përkthimin dhe u zemërova shumë sa i kërkova kompanisë që ta përktheja edhe një herë nga e para. Më dha përshtypjen se ishte përkthyer nga dikush që ose nuk ishte shqiptar, ose ishte larguar nga Shqipëria që në fëmijërinë e tij apo të saj.



Pothuajse çdo fjalë e përdorur në përkthim ishte fjalë angleze. Psh (këto janë shembuj të vërtetë), fjala angleze \"determination\" ishte \"përkthyer\" \"determinim\" (ç\'u bë me fjalën \"vendosmëri\"??).



Fjala angleze \"presence\" ishte përkthyer \"prezenc\" (pa \"ë\" në fund e plot gabime të tilla). Po fjala shqipe \"prani\" ku shkoi?



Fjala \"representative\" ishte përkthyer \"reprezentativ\" e plot të tjera si këto.



Unë mendoj se ne e kemi në dorë ta kontrollojmë gjuhën që përdorim dhe ta ruajmë fjalën shqipe aty ku është e mundur.



Pres reagimet e kolegëve.



Duke ju uruar përkthim të mbarë,

Monika







_________________



[ This Message was edited by: on 2002-05-18 19:09 ]


Direct link Reply with quote
 
fukarai
Local time: 13:06
English to Albanian
+ ...
SHKURT May 17, 2002

Cfare mund te them ne raste te tilla.Te gjithe po behen perkthyes sot.Edhe ata qe kane bere 8 vjet shkolle ne Shqiperi,edhe ata qe nuk kane lexuar nje liber gjate gjithe jetes se tyre.Punedhenesit shikojne vetem te dhenat qe dikush fut ne profilin e tij dhe nuk kane ide se cfare niveli kane ata ne gjuhen shqipe.Shqetesim per mua gjate redaktimeve kane qene perkthimet nga dialekti geg(nuk jane ne gjendje te flasin gjuhen letrare rrjedhimisht edhe t\'a shkruajne)dhe ata qe kane ardhur ketu ne moshe te vogel.Keta te grupit te fundit kane mungese te theksuar fjalori shqip prandaj bejne ato lloj perkthimesh qe permendni ju Monika.A ka zgjidhje?Me duket pak e veshtire, dhe nga ana tjeter mendo se cfare efekti bejne keto lloj perkthimesh kur shkojne ne duart e lexuesve.

Me falni ka zgjidhje keta lloj perkthyesish vjen koha dhe merziten nga vetja e tyre dhe japin doreheqjen.



Direct link Reply with quote
 
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 13:06
English to Italian
+ ...
Pikëpamja ime lidhur me fjalët e huaja në shqip. Aug 14, 2002

Ndjehem sinqerisht i nderuar që ndokush do të humbasë kohën e tij të vyer dhe do të lexojë pikëpamjen time rreth këtij problemi.

Tema që hidhet për diskutim ia vlen të trajtohet e të trajtohet gjatë. Për fat të keq pikërisht shtypi shqiptar është ai që \"nuk duhet marrë për shëmbull në këtë drejtim\". Faqet e gazetave tona janë të mbushura me barbarizma. Nisur nga kjo dukurí, mendoj se shkëmbimi i përvojës në këtë fushë, si edhe gjetja e një mendimi të përbashkët në mes përkthyesve se si t\'i kundërvihemi kësaj dukuríje të pahijëshme, do t\'i shërbejë sadopak ndreqjes së këtij gabimi i cili sa vjen e thellohet.

Dua të shtoj gjithashtu, se nuk jam i prirur që të kalojmë në qëndrim të skajshëm dhe kur kemi për të përkthyer p.sh.fjalën

\"rostiçerí\" t\'i themi \"pjektore\", por nga ana tjetër nuk kam si t\'a pranoj faktin që të përkthejmë \"shfaqi kuriozitet\" kur shumë bukur mund t\'i themi \"shfaqi kureshtje\". Ose p.sh. kur kemi të bëjmë me veshje si

\"zhele\"(që është turqizmë e theksuar), por është aq e shtrirë në përdorim të shqipes, sa që asnjeri nuk do të na kuptonte sikur të thonim se qe veshur \"spathok\".

Nga këta pak shëmbuj desha të vë në dukje pak a shum \"boshtin\" të cilit unë mundohem t\'i përmbahem në përdorim të fjalëve të huaja.

Ju faleminderit.


Direct link Reply with quote
 
Drini
Albanian to English
+ ...
Teme me vend Aug 31, 2002

Se pari, dua te them se jam dakort me te gjithe diskutimet e mesiperme.



Mendoj se disa nga arsyet pse perkthyesit perdorin fjale te huaja janë mosnjohja e thelle e gjuhes ku perkthejne.



Nje arsye tjeter eshte se nuk mbajne kontakte te vazhdueshme me gjuhen ame.



Nje arsye tjeter eshte se mund te jene larguar nga atdheu shume te vegjel dhe nuk i kane bazat e gjuhes shqipe.



Arsye tjeter mund te jete se nuk i kushtojne vemendje asaj qe po perkthejne. Dhe ka plot arsye te tjera, po mendoj se jane permendur nga diskutantet e tjere.



Drini





[ This Message was edited by: on 2002-09-09 13:33 ]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Përdorimi i fjalëve të huaja në përkthim

Advanced search






Websites for Translators
Build your new website, create a set of compelling graphics or find a new branding path with us.

We help both freelance translators and established translation agencies by applying online marketing strategies in the competitive world of languages. Click below to find out more!

More info »
PerfectIt consistency checker
Faster Checking, Greater Accuracy

PerfectIt helps deliver error-free documents. It improves consistency, ensures quality and helps to enforce style guides. It’s a powerful tool for pro users, and comes with the assurance of a 30-day money back guarantee.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs