Mobile menu

Festat kombëtare
Thread poster: Arben Seva

Arben Seva  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 14:18
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Dec 14, 2004

Pershendetje,

A mund te me ndihmojë dikush me nje listë të festave kombetare? Kaq vite larg Shqiperise, se kam më idenë se çfare festohet dhe çfare jo.

Faleminderit

[Subject edited by staff or moderator 2004-12-14 16:32]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 07:18
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Festa kombëtare dhe ato zyrtare Dec 14, 2004

Arben,
me sa di unë, këto janë festa kombëtare dhe zyrtare:

Festat kombëtare janë:

28 nëntori - Dita e pavarësisë
29 nëntori - Dita e çlirimit
19 tetori - Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës

Festa zyrtare (ditë pushimi):

1 janari - Viti i ri
1 maji - Dita e punëtorëve
Bajrami i madh - pushim kombëtar (nuk është ditë e caktuar)
Bajrami i vogël - pushim kombëtar (nuk është ditë e caktuar)
Pashka e madhe - pushim kombëtar (nuk është ditë e caktuar)
Pashka e vogël - pushim kombëtar (nuk është ditë e caktuar)
Pashka e katolikëve - pushim kombëtar (nuk është ditë e caktuar)
14 marsi - Dita e verës

p.s. Për mendimin tim, festat kombëtare janë festa zyrtare, por që i përkasin vetëm popullit shqiptar. Ndërsa festat zyrtare mund të jenë festa mbarëbotërore.
Mund të ketë edhe të tjera që nuk i kam shkruar këtu. Shpresoj që të tjerët t'i shkruajnë ato që kam harruar.

Monika




[Edited at 2004-12-14 16:33]


Direct link Reply with quote
 

Arben Seva  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 14:18
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Re Dec 14, 2004

Faleminderit Monika

Direct link Reply with quote
 
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Faleminderit Dec 17, 2004

Faleminderit Monikës dhe sigurisht Arbenit që pyeti
Nuk e dija me thënë të drejtën që dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës ishte bërë festë kombëtare. Vërtet gjë e mirë.
Ani


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 16:18
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Vërtetë interesante Dec 17, 2004

As unë nuk e dija dhe rrofsh që na e the Monika...jo se kjo do ndryshojë kalendarin tim këtu në Kiev, po ja mirë është ta di. Kjo edhe sepse Sara, që është në klasë të parë, në janar duhetë të përgatisë një kalendar me festat kombëtare të vendit nga vijnë...ajo do të përgatisë dy, sigurisht....

Shëndet, Fabiana


Direct link Reply with quote
 

Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 07:18
English to Albanian
+ ...
Po 7 dhe 8 Marsi??? Dec 17, 2004

Shpresoj që respekti i duhur akoma ju bëhet mësuesve dhe nënave.
Po 1 qershori--dita e fëmijëve festohet? Ndoshta jo si festë zyrtare apo kombëtare, po a përmendet ndonjëherë?

- Vjollca


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 07:18
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
:) Dec 17, 2004

Hi Vjollca,
7 dhe 8 Marsi festohen, por nuk janë ditë pushimi. Për 1 qershorin mesa di unë, përmendet në lajme, bëhen disa aktivitete të vogla, por vetëm kaq. 7-8 Marsi mbeten festa më të forta se 1 qershori. Ka edhe festa të tjera, si p.sh. Shën Valentini, 10 Korriku, etj., por as këto nuk janë ditë pushimi. Megjithatë, ndoshta e kam gabim, ata që jetojnë në Shqipëri mund të na japin të dhëna më të sakta.

Monika


Vjollca Märtinson wrote:

Shpresoj që respekti i duhur akoma ju bëhet mësuesve dhe nënave.
Po 1 qershori--dita e fëmijëve festohet? Ndoshta jo si festë zyrtare apo kombëtare, po a përmendet ndonjëherë?

- Vjollca


[Edited at 2004-12-17 16:58]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Festat kombëtare

Advanced search






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

More info »
Across v6.3
Translation Toolkit and Sales Potential under One Roof

Apart from features that enable you to translate more efficiently, the new Across Translator Edition v6.3 comprises your crossMarket membership. The new online network for Across users assists you in exploring new sales potential and generating revenue.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs