Mobile menu

Si ja bëni që të mos ju infektohet kompjuteri?
Thread poster: aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Feb 3, 2005

Kam një pyetje që po më shqetëson së tepërmi këto kohët e fundit. Më vijnë shumë mesazhe të infektuara dhe së fundi më është infektuar kompjuteri dy herë. A keni ndonjë ide se si mund t'i shmang këto raste?

Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 15:06
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Zgjidhje Feb 3, 2005

aneta_xh wrote:

Kam një pyetje që po më shqetëson së tepërmi këto kohët e fundit. Më vijnë shumë mesazhe të infektuara dhe së fundi më është infektuar kompjuteri dy herë. A keni ndonjë ide se si mund t'i shmang këto raste?


E dashur Aneta, së pari për këtë punë mendoj se duhet të kesh një antivirus të vitit të fundit dhe sa më të përditësuar, pasi përcaktime virusesh lindin çdo ditë. Së dyti, kështu shpejtë e shpejtë, mund të them se tashmë duhet jo vetëm Fire-wall por edhe ai që quhet Ad-Aware, i cili mund të jetë ose i Lavasoft-it (që është falas nga interneti) ose ndonjë tjetër me pagesë.

Do gjej pak kohë e do gjej lidhjen e këtij programi që ta marrësh e ta hedhësh në kompjuter e duhet ta hapësh e ta lësh të bëjë punën së paku dy herë në javë.

Tashmë pa këto tre aplikime nuk u shpëtoka dot nga viruset. Unë ndoshta nuk jam edhe aq e përditësuar dhe shpresoj që të mos kem dhënë informacion të gabuar. Me shpresë se kolegë të tjerë mund të na ndihmojnë në këtë temë kaq të rëndësishme për ne,

Ju përshëndes të gjithëve nga Kievi me shumë borë dhe me - 15 gradë celcius.

Fabiana


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 06:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Fabi e ka drejt Feb 4, 2005

Hi Ani,
Edhe unë njëlloj si Fabi do të këshilloja. Programi im antivirusal i fshin të gjitha bashkëngjitjet e infektuara dhe më njofton për çdo të tillë. Gjithashtu, mos kliko në ndonjë link direkt që të dërgohet nga ndonjë i panjohur, pasi shpesh këto bëhen burime infektimesh. Unë të këshilloj të krijosh një "folder" që quhet "junk" ku të përfundojnë të gjitha këto lloj emailash. Unë kështu e kam në kompjuterin tim, të gjitha mesazhet e tilla përfundojnë në atë dosje (folder) dhe 1 herë në javë, apo kur të kem kohë, e boshatis atë.

Monika


Direct link Reply with quote
 
xxxEnea
Local time: 14:06
English to Albanian
+ ...
Microsoft AntivirusSpyware Feb 16, 2005

MicrosoftAntiSpyware mund ta shkarkosh nga faqja e Microsoft (më i miri për mua). Gjithashtu Ad-aware, si dhe Spybots

Direct link Reply with quote
 
laurenti
Local time: 14:06
English to Albanian
+ ...
Përse nuk përdorni GNU/Linux ? Apr 2, 2005

Përshëndetje të gjithëve,
sigurisht, në ditët e sotme nuk mund të imagjinohet një kompjuter me Windows si sistem operativ, pa patur të instaluar një AntiVirus si dhe një sistem mbrojtje lokale (i ashtuquajturi firewall).

Ekzistojnë shtëpi prodhuese të ndryshme për antivirus por, parimi i funksionimit të tyre është pak a shumë i njëjtë: kontrolli i rregullt i kompjuterit për të gjetur files të pazakontë, apo që sillen në menyrë jo të zakonshme. Mbasi gjendet një i tillë, krahasohet me databazën e brendshme të antivirus-it, databazë që përmban firmat e virusëve të njohur (mekanizmi në fakt është shumë më i komplikuar).
Këtu lind problemi i parë: databaza përmban të gjitha "firmat" e virusëve?
Zgjidhja: ok, kryejmë një rifreskim të përditshëm të firmave, duke u lidhur me databazën qendrore të prodhuesit/krijuesit të antivirus dhe jemi në rregull!
Kjo zgjidhje mjafton? Për fat të keq JO:
1- virusi mund të jetë i llojit "0 day", pra i panjohur dhe ne ndodhemi përsëri të pambrojtur.
2- dhe më e zakonshmja, virusët e sotëm, si veprim të parë, bllokojnë lidhjen Internet drejt të gjithë siteve të njohur që përmbajnë databazat me firmat e virusëve (në menyrë krejt trasparente nga ana e përdoruesit që mund të vazhdojë të përdorë pa problem shërbimet e ndryshme Internet (web apo email, etj)).

Problemi i dytë, jo më pak i rendësishëm është sasia e "tmerrshme" e rezervave të sistemit që këto lloj programesh kërkojnë: shpeshherë detyrohesh të ndërpresësh punën pasi kompjuteri ngadalsohet shumë apo bëhet krejtësisht i papërdorshëm.
Zgjidhja: një kompjuter i ri, më i fuqishëm, me më shumë RAM, me një proçesor sa më të shpejtë...me një Hard Disk sa më të madh...që pas pak kohësh do të mbushet plot..dhe do të gjendemi përsëri në situatën e sotme

Përse të mos ndërrojmë sistemin Operativ?
Mjafton të flakim tutje Windows dhe të përdorim p.sh. Mac: akoma probleme, Macintosh ka nevojë për hardware të posaçëm, me çmime tepër të larta, duhet paguar gjithashtu liçenza e programeve në përdorim.
Ok, kush nuk ka problem të hollat e zgjidhi problemin

E kush na ndalon të përdorim një zgjidhje tjetër?
Kështu arrijmë tek titulli që i vura kësaj përgjigje: përse nuk përdorni GNU/Linux?
Automatikisht zgjidhen të gjithë problemet e mësipërme, pa harxhuar asnjë "lek" për sistemin operativ apo liçenca të programeve.
Por, jemi tek forumi i përkthyesve, do të pyesin shumë prej jush, ku ti gjej programet me të cilët jam mësuar të punoj/përkthej?
E pra, thjesht Linux ju afron gjithçka, falas, me një cilësi shpesh herë më të lartë se ajo me të cilën jeni mësuar.
Personalisht kam vite që punoj, projektoj, përkthej, programoj, etj. duke përdorur eskluzivisht GNU/Linux.

Më duket se u zgjata shumë, sidoqoftë, nëse ideja ju duket interesante, mund të shkruaj një udhëzues të thjeshtë mbi "konvertimin" në OpenSource dhe sidomos përdorimin e programeve për përkthime në Linux (p.sh. kbabel, OmegaT, hsts, etj.).


Direct link Reply with quote
 

Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 14:06
Member
English to Macedonian
+ ...
Hitman Pro Jun 13, 2005

Të nderuar kolegë,

Për sigurmin e kompjuterit do t'ju këshilloja ta instaloni dhe përdorni rregullisht HITMAN PRO. Ky program mund të zbritet falas nga faqja: http://www.hitmanpro.nl/. Këtu janë integruar softwar-e të ndryshëm për sigurimin e punës tuaj të vlefshme.

Me respekt,

Sherefedin MUSTAFA


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Si ja bëni që të mos ju infektohet kompjuteri?

Advanced search






DĂ©jĂ  Vu X3
Try it, Love it

Find out why DĂ©jĂ  Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs