Ledja Derveni wrote:
Monika Coulson wrote:
... dhe sidomos gafa të tilla bëhen prej atyre që jo vetëm e kanë mësuar gjuhën e huaj vetëm nëpërmjet librave (pra pa e praktikuar të folurën e saj me të huaj ose në vend të huaj), por që përkthejnë në një gjuhë që nuk është gjuha e tyre amtare dhe që nuk e zotërojnë siç duhet.
Gjithë të mirat,
Monika
[Edited at 2005-02-04 06:51]
Ja një shembull që vërteton c'thuhet më sipër:
Në hyrje të një hoteli shkruhej:
"All waters served here are personally passed by the manager."
Unë zakonisht buzëqesh me gafat, po kjo më ka bërë të qesh me zë.
Gjithashtu, duke ndjekur filma të përkthyer shqip kohët e fundit, kam hasur këto keqpërkthime, që janë rezultat i mosnjohjes së shprehjeve në anglisht:
(The Fortress)
Roja con të burgosurin në vendin e punës dhe thotë: "you know the drill." Përkthimi: Ti e di c'është trapani.
(Catwoman)
"They (the cats) seem to have taken a shining on you." Përkthimi: Sikur të kanë dhënë një shkëlqim të zbehtë.
(The Dawn of the Dead)
Lajmërohet në një edicion të fundit lajmesh: "We have just been notified that we are going off air."(dmth. do të reshtin transmetimet) Përkthimi: .....se po na mbarohet ajri.
(dokumentar)
"The police officer keeps the young man at arm's length." Përkthimi: .....e mban për krahu.
Ka plot të tjera që s'më bien ndër mend tani, po jam e sigurt se të gjithë keni patur fatin të ndeshni të tilla "xhevahire".