Mobile menu

Test per perkthyesit shqipetare
Thread poster: Landa Prifti

Landa Prifti
Local time: 18:22
English to Albanian
+ ...
Feb 18, 2005

Pershendetje te githeve,
Jam e interesuar te provoj aftesite e mia ne linguistike dhe njekohesisht te marr nje certificate si perkthyese ne gjuhet Anglisht dhe Shqip. Nese dikush prej forumit di nje test te tille, ose eshte testuar ne nje fare menyre per t'u regjistruar si perkthyes, ju lutem, mund t'a beni te ditur per te gjithe ne fillestaret? Nga kontakti me ATA mesova qe nevojitet nje pune shume e madhe per te formuluar nje test ne nje gjuhe specifike, dhe qe tani per tani asnje nuk po punon per te krijuar nje test ne gjuhen tone. Do te isha mirenjohese per cfaredo lloj ndihme dhe informacioni prej forumit rreth kesaj teme.
Faleminderit,
Landa


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:22
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Rreth testimeve/certifikatave Feb 18, 2005

Mirëdita Landa,
nëse punoni për kompani të ndryshme (kompani përkthimesh gojore, d.m.th. "interpretation"), ato shpesh ofrojnë provime/testime të tilla, në mënyrë që të punoni për to. Gjithashtu, pyesni në shtetin tuaj nëse ka trainime për përkthyes të gjykatave. Unë kam një certifikatë nga një trainim i tillë, edhe pse trainimi nuk u bë në shqip, por u bë në anglisht (për të gjitha ato gjuhë që nuk janë aq të përhapura këtu në SH.B.A, për të cilat nuk ofrohet ndonjë provim/testim i tillë). Gjithashtu, në Nju Xhersi ofrohet një program i shkëlqyer për t'u bërë përkthyes gjykate, dhe diploma/certifikata e këtij programi është shumë e njohur këtu në SHBA. Një i njohuri im e ka përfunduar atë program dhe më ka thënë që është shumë i mirë dhe i vlefshëm. Aq më tepër, që e ka ndihmuar të gjejë punë të mira, pasi është një certifikim i besueshëm.

Do t'ju shkruaj më vonë personalisht për këtë.

Ditën e mirë,
Monika


Direct link Reply with quote
 

Landa Prifti
Local time: 18:22
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Faleminderit shume, Monika Feb 19, 2005

Ne fakt, javen qe shkoi u testova ne Anglisht nga gjykata Rochesterit, NY (screen test, sic e permendet dhe ju ne pergjigjen tuaj) dhe kjo me ben te besoj qe po perparoj ne drejtimin qe duhet.
Me sa kam degjuar, nevoja per perkthyesa shqipetare ne rajonin tone (upstate NY) eshte ne rritje, ne krahasim me 4-5 vjet te shkuar. Kryesisht, kjo me nxiti me shume te kerkoj certifikim ne profesionin e perkthyesit, dhe goje pas goje jam bere e njohur ne rajon aq sa te me kontaktojne direct agjencite private, por ndihem pak e ndrojtur kur nuk kam tituj dhe trajnime me emer ne kete fushe dhe jam e kufizuar vetem ne experiencen time dhe shkollimin ne specialitetin tim si punonjese ne shkencat mjekesore. Nejse, po pres me padurim me shume mendime nga ana juaj si profesioniste me pervoje te madhe.
Perseri, shume faleminderit
Landa
PS. Nuk e di si ja beni per te shkruar pikat permbi shkronjat e gjuhes sone. Ka ndonje program ne kompjuter per kete qellim? Vereva pergjigjen tuaj me shkronja shqipe dhe me ra nder mend te pyes. Kesaj, ndoshta, i takon nje teme me vete ne forum.)


Direct link Reply with quote
 
Eva T
English to Albanian
+ ...
Hi Landa Feb 26, 2005

Landa Prifti wrote:

Ne fakt, javen qe shkoi u testova ne Anglisht nga gjykata Rochesterit, NY (screen test, sic e permendet dhe ju ne pergjigjen tuaj)


Mirëdita landa,
"Screening test" dhe trainimi janë dy gjëra të ndryshme. Mesa kuptova unë, Monika thotë që ajo ka marrë pjesë në një kurs trainimi në gjykatën e shtetit të saj. Kur mbaron një kurs të tillë, merr certefikatë që jeni trainuar. Megjithatë, ka shumë kurse (gati në çdo shtet) që ofrojnë trainime të ndryshme për përkthyesit dhe sidomos interpretuesit.
Çdo të mirë


Direct link Reply with quote
 

Landa Prifti
Local time: 18:22
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Kini te drejte Eva Feb 26, 2005

Eva T wrote:

Landa Prifti wrote:

Ne fakt, javen qe shkoi u testova ne Anglisht nga gjykata Rochesterit, NY (screen test, sic e permendet dhe ju ne pergjigjen tuaj)


Mirëdita landa,
"Screening test" dhe trainimi janë dy gjëra të ndryshme. Mesa kuptova unë, Monika thotë që ajo ka marrë pjesë në një kurs trainimi në gjykatën e shtetit të saj. Kur mbaron një kurs të tillë, merr certefikatë që jeni trainuar. Megjithatë, ka shumë kurse (gati në çdo shtet) që ofrojnë trainime të ndryshme për përkthyesit dhe sidomos interpretuesit.
Çdo të mirë



Korrekt, Eva, test im ishte vetem per te provuar kompetencat ose aftesite e mia si perkthyese, dhe une as nuk e di mire akoma nese do te me japin ndonje certifikate ose te pakten te me njohin si perkthyese e regjistruar per gjuhen shqip. Megjithate, kur ka pasur nevoje, gjykata me ka kerkuar edhe pa marre akoma resultatet e testit, vetem e vetem qe u paraqita dhe iu nenshtrova testit. Meqe ra fjala, do t'ju tregoj me t'a marre vesh resultatin Per trajnime eshte pak e veshtire ketu ne Rochester, si province e vogel qe eshte.

Faleminderit per komentin dhe kalofsh nje fundjave te mbare, Eva

Landa


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:22
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Nju Jorku dhe nevoja për përkthyesë Feb 28, 2005

Landa Prifti wrote:
... dhe une as nuk e di mire akoma nese do te me japin ndonje certifikate ose te pakten te me njohin si perkthyese e regjistruar per gjuhen shqip.


Për mendimin tim nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis certefikatës së trainimit dhe asaj të aftësimit (pra që jeni e aftë për të përkthyer, apo sido që të quhet ajo lloj certifikate.) Megjithatë, certefikata e aftësimit mendoj se është e një niveli më të lartë se certifikata e trainimit. Sido që të jetë, paçi fat Landa. Me aq sa di unë, në Nju Jork zhvillohen shumë gjyqe (kryesisht emigracioni) me shqiptarë që kanë nevojë për përkthim, prandaj edhe nevoja për përkthyesë duhet të jetë tepër e lartë.

Monika


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Test per perkthyesit shqipetare

Advanced search






SDL Trados Studio 2017 Freelance
The leading translation software used by over 250,000 translators.

SDL Trados Studio 2017 helps translators increase translation productivity whilst ensuring quality. Combining translation memory, terminology management and machine translation in one simple and easy-to-use environment.

More info »
WordFinder
The words you want Anywhere, Anytime

WordFinder is the market's fastest and easiest way of finding the right word, term, translation or synonym in one or more dictionaries. In our assortment you can choose among more than 120 dictionaries in 15 languages from leading publishers.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs