Mobile menu

Probleme me pyetjet KudoZ
Thread poster: Anila Mayhew

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 06:29
English to Albanian
+ ...
May 29, 2002

Te dashur kolege,



Ne nje fare menyre ky diskutim eshte vazhdim i diskutimit te hapur ne lidhje me pyetjen KudoZ \"dua te shkoj ne kinema\".



Ne vazhdim te dialogut te hapur me Moniken desha te ngre nje problem qe prej kohesh me ka shqetesuar por perpara se ta bej nje gje te tille desha te citoj fjalet e Monikes (per kete e falenderoj sepse qene fjalet e saj qe u bene shkak qe te hap kete diskutim):



\"Ka dhe raste që kam shkruar

pergjigje, cilesia e te cilave le per te deshiruar. Une nuk jam nga

ato qe e quaj veten te pagabueshme. Sidomos pyetjeve Easy , me thene te

drejten, ngaqe nuk kam dhe shume kohe, ka raste që nuk u kushtoj ndonjë rëndësi të madhe dhe u jap përgjigje shpejt e shpejt, pa u menduar gjatë. Nuk kam kohë t\'u

kthehem shpesh atyre, por mbas disa ditëve, kur shkoj të shikoj sa për

kuriozitet përgjigjet e të tjerëve, shpesh e kuptoj se cilësia e disa përgjigjeve

të mia lë shumë për të dëshiruar.\" (Fjalet e Monikes)



A nuk eshte e vertete kjo per te gjithe ne? Nga nxitimi shpesh japim pergjigje te shpejta dhe si te na vijne ne mendje ne ate cast. Megjithate, do te thosha se mbase ne te gjithe duhet te mundohemi qe per hir te perkthimit ta marrim ca me shtruar dhe te mos nxitohemi ne dhenien e pergjigjeve sepse mund te ndodhin situatat e meposhtme (shembujt po i marr nga c\'kam vene re ne pergjigjet KudoZ):



1. Pergjigjja e gabuar merr dy a me teper \"agree\" dhe perfundon ne \"glossary\". Ketu akoma po mundohem te kuptoj arsyen sepse disa perkthyes shkojne dhe vendosin \"agree\" kur duket mjaft qarte qe pergjigjja eshte e gabuar.



2. Personi qe ben pyetjen shkon dhe zgjedh pergjigjen e gabuar per arsye qe nuk dihen. Rasti me i fresket eshte rasti me pyetjen \"I have booked a studio...\" ku pergjigjja e sakte u dha nga nje perkthyes tjeter dhe te tjere shkuan dhe vendosen \"agree\" e megjithate personi zgjodhi pergjigjen fillestare qe ishte gabim. A mund te evitohet nje gje e tille?



3. Perkthyesit qe japin pergjigje te sakta dhe vene re qe pergjigjet e gabuara vazhdojne te marrin piket dhe te perfundojne ne glossary do te arrijne te dekurajohen dhe do te heqin dore nga pergjigjet. Kjo do te ishte humbje e madhe per te gjithe ne qe kemi nevoje per eksperiencen dhe mendimet e perkthyesve me me eksperience.



Dhe se fundi desha te inkurajoj edhe perkthyes te tjere qe jane pjesetare te kesaj faqeje qe te marrin pjese ne KudoZ dhe ne forume.



Ju pershendes te gjitheve dhe uroj suksese ne projektet qe keni ne dore.



Anila





[ This Message was edited by: on 2002-06-02 01:27 ]


Direct link Reply with quote
 

Matthew Coulson  Identity Verified
Albanian to English
+ ...
Pak filozofi May 30, 2002

Kolegë të nderuarë,



Kjo temë ngre shumë çështje të rëndësishme në lidhje me përdorimin e ProZ. ProZ shërben për shumë qëllime të ndryshme.



Qëllimi 1.

Të ndihmojë përkthyesit dhe kompanitë të përkthimeve të gjejnë njëri-tjetërin për punë të mundëshme.



Qëllimi 2

Të ndihmojë jo-profesionistët me bazat e thjeshta të gjuhës në të cilën përkthejnë (target language). [Këtu qëndron dhe burimi i pyetjeve të lehta (Easy Question)].



Qëllimi 3

Të ndihmojë profesionistët me çështje të lidhura me përkthimet e tyre. [Këtu qëndron edhe burimi i pyetjeve profesioniste (Pro Questions)].



Diskutimi i ngritur nga Anila nuk ka lidhje me Qëllimin 1 që përmendë unë këtu.



Përsa i përket Qëllimit 2, të ndihmosh të tjerët është gjëja më e rëndësishme. Për të bërë këtë duhet të jemi të shpejtë në përgjigje dhe duhet t\'i mbajmë përgjigjet e thjeshta. Në këtë rast, kompleksiteti, ndërlikimi mund të shkaktojë më shumë dëme se sa të mira.



Në qoftë se ai që pyet ka nevojë për më shumë hollësira, ata mund të pyesin dhe ta bëjnë këtë kërkesë. Por jo çdo njeri kërkon të njohë entomologjinë ose fonetikën e fjalëve.



Shumica e pyetjeve të thjeshta Easy mund t\'u jepet përgjigja prej çdo njeriu që ka një njohuri të thjeshtë të të dy gjuhëve. Psh, edhe im bir 3-vjeçar di të thotë në të dyja gjuhët fjalët \"Mirëmëngjes\" or \"Dua të shkoj në restorant\".



Përsa i perket Qëllimit 3. Këto pyetje kanë prirje të kenë një natyrë të lartë vërshtirësie. Shpesh këto pyetje merren me me nuanca delikate të gjuhëve përkatëse. Për këtë shkak, pritet që më shumë hollësira të jepen në pyetje dhe në përgjigje, prandaj këto pyetje kërkojnë një thellim më të madh se pyetjet e thjeshta Easy.



Përsa i përket çështjes që sipas jush, njerëzit vlerësojnë me pikë përgjigjen që supozohet e gabuar: është shumë gjë e rrallë që një pyetje vërtet e gabuar të marrë pikë.



Megjithatë, ka raste që përgjigje që nuk përmbajnë shumë hollësira marrin pikë ose përgjigje që përmbajnë raste të rralla të përdorimit të fjalës marrin pikë.



Këto nuk janë përgjigje të gabuara, ato janë thjesht alternativa, variante të ndryshme. Në një botë ideale, pikët nuk duhet të jepen nga kompjuteri që bazohet në \"Agree-s por duhet të jepen nga ai që pyet.



Në këtë mënyrë, përgjigja që iu duk pyetësit më e dobishme duhet të marrë pikët dhe kështu duhet të jetë. Por disa kolegë shpesh u japin \"agree\"-s atyre që pëlqejnë më shumë dhe nuk i jepin ato sipas meritës.



Si përkthyesë ne duhet plotësishtë të jemi objektivë për mënyrën si veprojmë.



Mënyra \"subjektive\" e të sjellurit nuk është aspak profesionale dhe është e dëmshme për veten tonë dhe për komunitetin.



Faleminderit që e lexuat filozofinë time.



Happy translating to you all!

Matt










[addsig]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 07:29
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Vazhdim i dialogut... May 30, 2002

Desha t\'u përgjigjem disa prej pyetjeve të ngritura nga Anila.



Do mundohem të jap mendimin tim pse \"personi i jep pikë përgjigjes së gabuar\" (sipas fjalëve të Anilës).



E para, nuk mendoj se kjo është formuluar drejt Anila. \"Përgjigje e gabuar\"???

Kush është gjykatësi në këtë rast që vendos se cila është përgjigje e gabuar dhe cila është e saktë??



Ajo që diçka mund të jetë \"e gabuar\" për dikë, mund të jetë e saktë për të tjerët, ose ashtu siç thotë Matt në diskutimin e tij të mësipërm, mund të jetë vetëm një variant tjetër.



Në të gjithë historinë time si anëtare e ProZ, që në 1999-ën, rrallë kam parë përgjigje të gabuara dhe kur ka ndodhur kjo, ato janë dhënë nga njerëz që nuk e flasin aspak gjuhën shqipe, (por) ose që shkojnë sipas fjalorëve, ose kujtojnë se e njohin shqipen.



Më kujtohet tani pyetja \"si keni qen\" dhe dikush që nuk e flet shqipen dha përgjigjen \"how are you dog\". Kjo është përgjigje e gabuar dhe sigurisht që nuk mori asnjë pikë.



Për mendimin tim nuk ka \"përgjigje të gabuara\" që kanë hyrë në fjalorin e ProZ. Madje unë kur fus në fjalor një përgjigje timen të një pyetje të caktuar, mundohem që të përfshij të gjitha variantet që mendoj se ja vlejnë të futen, të dhëna nga kolegët e tjerë, por që për arsye të ndryshme, nuk u zgjodhën si përgjigja më e dobishme për atë që bëri pyetjen.



Tani, mendimi im pse pyetësi zgjedh një përgjigje të caktuar, që sipas Anilës është \"e gabuar\". Unë nuk i di të gjitha arsyet, shpesh herë kam pyetur veten pse pyetësi nuk zgjodhi përgjigjen time, por një përgjigje tjetër, që ndoshta nuk i përfshinte të gjitha nuancat kuptimore të fjalës apo shprehjes.



Ka raste që pyetësi nuk di si ta përdorë faqen e ProZ-isë, dhe gabimisht i jep përgjigje dikujt që ndoshta nuk e kishte ndër mend. Kjo ndodhi njëherë para disa muajsh, kur pyetësi më kërkoi të falur personalisht, sepse kishte dashur t\'i jepte pikë përgjigjes sime, por gabimisht ia dha pikët një përgjigjeje tjetër. Megjithatë raste të tilla janë të rralla.



Një arsye tjetër pse pyetësi i jep pikët një përgjigje të caktuar është se ai vetë e di se si do ta përdorë dhe ku do ta përdorë atë përgjigje. Pra me një fjalë, ai e di se cila ishte përgjigja më e dobishme ose më e vlefshme për të, ndërsa ne vrasim mendjen pse nuk ia dha pikët përgjigjes #1 apo përgjigjes #2, por ia dha #3.



Përsa i përket pyetjes që përmend Anila \"I have booked a studio\". Pyetësi i dha pikët përgjigjes sime. Edhe unë vetë u habita me thënë të drejtën, por mund të jetë bërë gabimisht, ose ndoshta pyetësi vërtet mendoi se ajo ishte përgjigja më e dobishme për të. Unë nuk e di. Megjithatë \"kjo përgjigje e gabuar\" Anila nuk është futur në fjalor, pasi asnjë nga ne në të vërtetë nuk e di kuptimin e vërtetë (si e qysh) të fjalës \"studio\" në këtë rast të veçantë, pasi pyetësi nuk e sqaroi.



Një arsye tjetër është se shpesh, ndoshta ngaqë duam t\'i lëmë përshtypje të mira pyetësit, ne fusim informacion të panevojshëm ose fillojmë të përmendim të gjitha variantet e mundshme, sa e hutojmë pyetësin e gjorë.



Mbaj mend, dikush pyeti si i thonë \"Merry Christmas\" në shqip dhe në përgjigjen time dhashë shumë informata të gjata dhe ndoshta të panevojshme për pyetësin, sa ai zgjodhi një përgjigje që ishte identike me timen, por pa zgjatje të tepruara. Më erdhi mirë? Kuptohet që jo, por mora një mësim që t\'u përgjigjem pyetjeve sa më shkurt dhe drejt e në thelb.



Psh, nëse një shqiptar do të dijë si i thonë \"mirëmëngjes\" në anglisht, ky shqiptar ndoshta nuk ka nevojë të dijë nëse \"mirëmëngjes\" është emër, mbiemër, folje, ndajfolje apo pasthirrmë. Ai thjesht do të dijë si i thonë dhe kaq!



Përsa i përket funksionit \"agree\". Ashtu si dhe Matt, edhe unë mendoj se këto jepen mbi baza subjektive, dhe para se të tregojmë me gisht të tjerët, duhet të shikojmë tek vetja jonë. Kjo nuk tregon aspak profesionalizëm.



Unë për veten time, kur shoh dy përgjigje të dhëna nga dy kolegë dhe të dyja mund të jenë të sakta, nuk \"agree\" me asnjërën, sepse atëherë do të lindte pyetja: Pse duhet të \"agree\" me #1 dhe jo me #2, ose anasjelltas. Cila është përgjigja më e afërt në kuptim me atë që ka ndërmend pyetësi? Kështu ia lë në dorë pyetësit të vendosë se cila ishte përgjigja më e dobishme nga këndvështrimi i tij, i cili e njeh më mirë situatën se ne të tjerët.



Gjithashtu, nëse një përgjigje merr dy ose më shumë \"agree\", nuk mendoj se kjo përgjigje është e gabuar, pasi për veten time unë kurrë nuk \"agree\" me diçka të gabuar dhe as nuk mendoj se të tjerët mund të bëjnë gjëra të tilla.



Dhe ajo që dua të theksoj në fund është se personalisht mendoj se ne si përkthyesë nuk duhet të na jepen pikë për pyetje të thjeshta, pasi ato nuk tregojnë as ndonjë zgjuarsi, as ndonjë zotësi të madhe. Për mendimin tim, nëse një përkthyes do të ndihmojë dikë me përkthimin e shprehjes \"I love you\", ai përkthyes duhet të vlerësohet me BrowniZ dhe jo me KudoZ. Unë e kam ngritur zërin tim në forumin e moderatorëve për këtë çështje. Në parim është pranuar, por për arsye programimi, nuk është vënë në fuqi dhe ndoshta nuk do të vihet. Qëllimi i pyetjeve të tilla të thjeshta është të ndihmohen jo-specialistët me bazat elementare të gjuhës dhe pyetje të tilla nuk tregojnë asnjë lloj ekspertize nga ana e përkthyesit.



Shëndet të gjithëve dhe punë të mbarë kudo që jeni.

Monika









_________________



[ This Message was edited by: on 2002-05-30 19:19 ]


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 06:29
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Reagim ndaj mendimeve te shprehura me siper May 31, 2002

Desha te vazhdoj diskutimin ne lidhje me c\'eshte thene nga Matt dhe Monika. Po e filloj me Matt.



Ne lidhje me qellimin 2 te ProZ-se, do te thosha se nuk ka rendesi se te cfare niveli jane pyetjet \"easy\" apo \"pro\" perkthimi kerkon saktesi. Mendoj se nuk duhet te sakrifikojme cilesine per shkak te shpejtesise sidomos kur shumica e pyetjeve \"easy\" nuk me duken mjaft urgjente.(Te lutem shiko pergjigjet me te fundit ne KudoZ)



Ne lidhje me qellimin 3, jam dakort qe ato kerkojne thellim dhe hollesira por ndryshe nga pyetjet \"easy\" jane keto ato qe kerkojne shpejtesi. Personi qe ben nje pyetje te tille ne shumicen e rasteve eshte koleg qe po mundohet te dorezoje nje projekt ne kohe.



Ne lidhje me pyetjet e gabuara qe marrin pike nuk kam pse sjell argumenta, mund te shkoni dhe te shikoni KudoZ te meposhtme:



\"I have booked a studio...\" (\"studio\" totally mistranslated)



\"Good evening\" (\"mirembrema\" misspelled \"mirembema\")



\"Hello, my name is Danielle\" (\"hello\" mistranslated based on context)



\"mish i copetuar me dhjame\" e te tjera qe une mund te mos i kem vene re.



Per mendimin tim, keto nuk jane thjesht variante, por pergjigje te pasakta qe ne nje menyre apo tjeter kane marre piket.



Shpresoj qe shembujt e mesiperm te sherbejne si prove objektiviteti.



Po vazhdoj me mendimet e dhena nga Monika.



Ne lidhje me faktin se nuk jam shprehur drejt kur them \"pergjigje e gabuar\" do te shtroja pyetjen se cfare konsiderohen shembujt qe dhashe me siper. Nganjehere, nuk eshte nevoja per gjykates fare, flet puna vete. Kur fola per pergjigje te gabuara e kisha fjalen per pergjigje me pasaktesi dhe jo per variante te tjera qe vete me pelqejne t\'i jap shpesh. Gjithashtu me duket sikur po e kontradikton nje cike veten kur flet per \"pergjigje te gabuara\" kur me pare pranove se \"nuk ke e pagubueshme.. dhe se pergjigjet e tua kane lene shume per te deshiruar\" Dhe une perseris dhe njehere se thenia jote eshte e vertete per te gjithe ne.



Ne lidhje me mosfutjen e pyetjeve te gabuara ne flalorin e ProZ-se, me vjen mire qe Monika perfshin te gjitha variantet por ceshtja qe ngrita ishte ne parim. Nje diskutim i tille eshte ngritur edhe ne forume te gjuheve te tjera ne ProZ ku mjaft perkthyes ankoheshin se \"pergjigje te gabuara\" perfundonin ne fjalor. Pra nuk eshte e thene qe neser pasneser nje tjeter qe fiton pike duke dhene nje pergjigje te gabuar nga padija do te vendose ate pergjigje ne fjalor.



Ne lidhje me personin qe ben pyetjen dhe se ka mundesi qe ai nuk di ta perdore faqen e ProZ-se nuk mendoj se eshte kjo arsye qe i japin piket pyetjes se gabuar por se i japin piket pa pritur per pergjigjet e tjera. Edhe mua me ndodhi njehere qe dikush u kthye e tha se i erdhi keq qe i kishte dhene piket pergjigjes se pare sepse pergjigjja ime kishte ardhur me vone dhe s\'mund ta ndryshonte tashme.



Jam dakort me Moniken kur thote se nganjehere informatat jane shume te gjata per pyetje te thjeshta.



Me vjen keq qe komentet e mia jane marre sikur une po tregoj me gisht te tjeret dhe po akuzohem per subjektivizem dhe mungese profesionalizmi. Keto jane thjesht disa shqetesime qe doja t\'i ngrija dhe nuk kane te bejne thjesht vetem me grupin anglisht/shqip. Kur hyra ne ProZ para shtate-tete muajsh shpreha shqetesimin tim ndaj Henrit kur pashe se nje perkthyese kishte nje fotografi me bikini. Per cudine time ankesa ime se ajo fotografi nuk ishte profesionale mori pergjigjen se ata nuk e konsideronin ate te tille. Nuk e kam pare ate fotografi me sepse me sa duket jane ankuar dhe te tjere. E solla kete thjesht si shembull per te thene se kur shikoj qe dicka nuk shkon dua ta ve ne dukje. Mendoj se profesionalizem eshte qe te punosh per te arritur standarte sa me te larta ne perkthim dhe e di se vete kam shume per te mesuar ne kete drejtim.



Se fundi, desha te ve ne pah se puna qe Monika ka bere si moderatore ka qene e shkelqyer dhe per kete te gjithe duhet t\'i jemi mirenjohese sepse nje gje e tille ma merr mendja se kerkon goxha kohe dhe te gjithe e dime se sa e vlefshme eshte koha.



Faleminderit, Monika!



Anila





Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 07:29
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Përgjigje Anilës May 31, 2002

E dashur Anila,



Në rradhë të pare dua t’ju them se ju i keni nxjerrë fjalët e mia plotësisht jashtë kontekstit dhe gjithashtu mendoj se nuk duhet t’i kishit përdorur fjalët emia pa marrë lejen time paraprake (por kjo është diçka mes jush dhe meje dhe nuk dua ta diskutoj në këtë forum).



Unë nuk kam thënë që i shkruaj të gjitha përgjigjet e mia me nxitim. Ajo që thashë është se nuk e quaj veten të pagabueshme dhe ka raste që nxitohem dhe e shoh më vonë që shpesh përgjigjet e mia lënë për të dëshiruar.



Tani për t’iu përgjigjur pyetjeve që ngrini ju.



E para, as unë, as Matt në asnjë mënyrë nuk kemi thënë që të vendosim shpejtësinë para cilësisë. Besoj se është e qartë ajo që kemi theksuar aty: për pyetjet e thjeshta, është më e rëndësishme të jepet përgjigja, pa hyrë në hollësira gramatikore dhe gjithashtu shpejtësia është një faktor shumë i rëndësishëm, ashtu siç është edhe për pyetjet më të vështira Pro, kuptohet.





Përsta i përket pyetjeve që juve i quani gabim. Unë nuk mendoj se ato janë gabim. Përveçse rastit të parë që ashtu siç e shpreha dhe më sipër, edhe unë vetë u habita që mora pikët, të tjerat janë vetëm variante dhe asnjëra prej tyre nuk është gabim.





----\"I have booked a studio...\" (\"studio\" totally mistranslated)----



Përsa i përket rastit të parë, e pranoj që mund të jetë gabim, megjithatë pyetësi i pa të dyja variantet dhe vendosi të zgjidhte atë që asnjëri nga kolegët nuk e zgjodhi. Pse? Ka shumë mundësi të jetë bërë gabimisht, por megjithatë, ka mundësi që pyetësi ndoshta vërtet vetëm atë deshte të dinte (kjo është vetëm një hamendje). Në fund të fundit asnjë nga ne nuk e dimë se për çfarë studio e kishte fjalën pyetësi.





----\"Good evening\" (\"mirembrema\" misspelled \"mirembema\")----



Unë nuk e gjeta këtë në asnjë vend. Nëse është fjala për pyetjen tani kohët e fundit që pyetësi shkroi “mirembrama” dhe përgjigja ishte “good evening”, më fal, po nuk është faji i atij që përgjigjet, që pyetësi e ka shkruar këtë fjalë gabim. Nëse e keni fjalën për ndonjë rast tjetër, më falni nuk jam në dijeni të tij.



----\"Hello, my name is Danielle\" (\"hello\" mistranslated based on context)----



Unë nuk mendoj aspak që përkthimi ishte gabim ashtu siç supozoni ju Anila. Fjala Hello mund të përkthehet në disa variante të ndryshme. Ne nuk e dimë kohën se kur Danielle do t’i takonte këta njerëz. Sipas mendimit tim, ajo do ta ketë shkruar këtë përgjigje në një copë letër dhe ua ka paraqitur shqiptarëve që aeroport. Nuk besoj se ajo do të ketë marrë guximin t’i thotë ato fjalë në shqip, pasi nuk ka ditur se si shqiptohen.



Në këtë rast, është mëse në rregull të shkruash në letër: “Përshëndetje, quhem Danielle. Do t’ju shoqëroj sot...”. Kjo fjalë absolutisht nuk është gabim. Ekziston edhe në fjalor, edhe në shqipen e shkruar. A mos do të ishte më mirë të shkruheshe: “Mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, alo, quhem Danielle, do t’ju shoqëroj sot”???? Padyshim që jo.



E gjithë e keqja ishte se asnjëri nga ne që dhamë përgjigjet nuk e dinim kohën se kur Danielle do t’i takonte këta njerëz. Prandaj në këtë rast, zgjedhja “përshëndetje”, jo vetëm që nuk është gabim, por për mendimin tim, është zgjedhja më e përshtatshme, sepse përfshin edhe kohën e mëngjesit, drekës ose darkës, pa dhënë shumë hollësira ose pa futur fjalët në kllapa.



Mendimi juaj në këtë rast se përgjigja ishte gabim, është i pabazuar, është vetëm një variant dhe për mendimin tim, është varianti më i goditur meqënëse asnjëri nuk dinte hollësira për të përdorur variantet e tjera, të cilat janë shumë të sakta.



Pse do të ishte gabim? A mos do të ofendoheshin shqiptarët në aeroport nëse Danielle do t’u thoshte “përshëndetje” dhe jo “mirëmbëma”? Aspak!





----\"mish i copetuar me dhjame\"----



Unë vërtet që u habita kur lexova këtë prej jush. Vërtet Anila mendon se kjo ishte gabim???? Nëse nuk përtoni, hapni fjalorin Angl-Shqip Hippocrene Comprehensive Dictionary të Ramazan Hysës në faqen 501 dhe shikoni përkthimin e fjalës që u pyet “pemmican”. Përgjigja që dhashë unë ishte fjalë për fjalë sipas fjalorit. Sapo e dhashë këtë përgjigje, shkova në Oxford Dictionary Online dhe mora më shumë hollësira prej këtij fjalori, të cilat i shtova më vonë tek përgjigja ime (mund ta shikoni edhe vetë). Varianti im në asnjë mënyrë nuk është i gabuar, përkundrazi, tepër i saktë. Përkthimi i parë që futa në përgjigje është pa hollësira të tepërta dhe më vonë futa dhe hollësira të cilat nuk e di nëse vërtet ishin të rëndësishme apo jo për pyetësen, por ajo më shkroi personalisht dhe më falënderoi për këtë sapo më dha pikët.



Pra edhe në këtë rast, mendimi juaj se përgjigja ishte gabim, është i pabazuar.





Anila, ajo që dua të theksoj është se ne nuk duhet të nisemi nga Uni. Sistemi i pyetjeve dhe përgjigjeve në ProZ nuk është ngitur për të ndihmuar ata që përgjigjen (këta ndihmohen tërthorazi, duke mësuar më shumë rreth subjektit që pyetet). Ky sistem është ngritur për të ndihmuar ata që pyesin. Përkthyesit vlerësohen me pikë vetëm si shenjë falenderimi për kohën dhe mundin e harxhuar. Ky sistem nuk është i përsosur, asgjë në ProZ nuk ka arritur përsosje, por gjërat përmirësohen ngadalë.





Më falni, por unë nuk ju kam akuzuar juve Anila për mungesë profesionalizmi. As që kam përmendur emra fare kur kam thënë “mungesë profesionalizmi”. Kam thënë vetëm mendimin tim se të vlerësosh një pyetje duke qënë subjektiv, pra sepse të pëlqen apo e njeh atë që i përgjigjet pyetjes, tregon mungesë profesionalizmi. Ka raste kur ka patur dy-tre përgjigje të njëjta, dhe X përkthyes vlerëson si gjithmonë të njëjtin” Y përkthyes, edhe pse përgjigjet kanë qënë të gjitha identike. Unë për veten time u shmangem këtyre rasteve, por çdo njeri bën atë që dëshiron.





Përsa i përket çështjes që thoni ju se pyetësi e vlesëron pyetjen shumë shpejt, jam shumë dakort. Për mendimin tim, pyetësi nuk duhet të lejohet të paktën për tri ditë të vlerësojë përgjigjet, sepse u jep mundësi të gjithëve të thonë mendimet e tyre. Ka raste që përkthyesit nuk kanë kohë t’i përgjigjen diçkaje aty për aty.



Në fund desha t’ju falënderoj Anila për fjalët e mira që thoni në drejtimin tim. Edhe unë ju respektoj shumë për mendimet dhe kontributin tuaj në ProZ.



Gjithë të mirat,

Monika

[ This Message was edited by: on 2002-06-15 21:00 ]


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 06:29
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Debat i pambarimte May 31, 2002

Ky debat mund te vazhdoje pa mbarim sepse gjithsecili do te mbroje mendimin e vet. Megjithate, shpresoj qe ky debat te kete sherbyer sadopak ne menyren se si i pergjigjemi pyetjeve KudoZ.



U mundova qe te shkoj dhe te kerkoj shembuj te tjere ne KudoZ por nuk pata mundesi sepse nuk di se si te futem tek te gjitha pyetjet qe jane bere qe nga fillimi.



Ngulmoj se nuk eshte aspak e drejte qe kur dikush ka dhene pergjigjen e sakte, piket t\'i jepen nje pergjigjeje te pasakte qe eshte korrigjuar disa here duke shtuar shenime me vone. S\'me mbetet gje tjeter vecse t\'i sjell ata shembuj ketu qe gjithcka te jete e qarte. Ne mendje kam dhe shembuj te tjere me te qarte se keto por nuk munda t\'i gjej ne liste:



1.Pergjigje e gabuar (ketu thuhet se fjala \"breath\" eshte folje dhe jo emer. How confusing this answer is?:



Marr frymë (first person)



Marr frymë (first person, singular)

Merr frymë (second, third person, singular)

Marrim frymë (1st person, plural)

Merrni frymë (2nd person, plural)

Marrin frymë (3rd person, plural)

Breath is a verb and not a noun as translated in the above translation. However I need a bit more explanation regarding the art installation.



What do you mean by art installation? Is it talking about \"a place with art\" or is it actually talking about the installation, or the placing of new art?



--------------------------------------------------

Note added at 2002-05-15 14:05:56 (GMT)

--------------------------------------------------



\"Breath\" can also be translated as \"fryj, pëshpërit, shpreh\" etc.



--------------------------------------------------

Note added at 2002-05-15 17:45:51 (GMT)



2. Pergjigje e sakte (Kesaj pergjigjeje s\'ke c\'ti korrigjosh. Come on everyone give me a hand here.)



Breath; breathe



Breath (n.)

Breathe (v.)

The Albanian translation of breathe(v.):

1.(respire)- marr frymë.

2.(inhale)-thith; mbush me ajër

3.(exhale) - hukat

4.(utter, express)(eg. Don\'t breathe a word of it to anyone)- them; bëzaj; ndihem (mos bëzaj)

5.(blow softly) - fryj

If the context is about a wind instrument, the translation would be \"(i) fryj\" (e.g. I fryj një vegle muzikore).

I hope this is of some help to you.



Shembuj te tjere pergjigjesh te gabuara:





1.E shkruar gabim



Mirëmbëma, mirëmbram=good evening



--------------------------------------------------

Note added at 2002-05-13 18:11:10 (GMT)

--------------------------------------------------



Mirëmbëma, mirëmbrama = good evening (përshëndetje, pasthirrmë





2. Perkthim fjale per fjale i origjinalit. (Se dikush shkon ne nje studio per te jetuar per nja dy jave, eshte hera e pare qe e degjoj)



Kam rezervuar një studio, a do të jetosh me mua për këto dy javë?



Kam rezervuar një studio=I have booked a studio

a do = would you like

të jetosh -to stay, to live

me mua=with me

për dy javë=for the fortnight



You can also say:



Kam rezervuar një studio. A dëshiron të rrish me mua për dy javë? = (I have booked a studio. Would you like to stay with me for the fortnight?)



Either way, the other person message will get your message.



Keto ishin ca shembuj.



Se fundi, do te thosha se ajo c\'kam mesuar nga gjithcka qe ndodh ne ProZ dhe ne kete debat eshte se eshte shume e rendesishme qe te jemi sa me te sakte ne perkthim sepse ne rrethana te tjera mund te jete teper vone kur ta gjejme gabimin dhe te kthehemi per ta korrigjuar. Kete gje me duhet t\'ia them shpesh vetes kurdohere qe perkthej.



Anila







Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 07:29
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Anila, you are missing the point!!! Jun 1, 2002

Anila,



Me thënë të drejtën, unë nuk kam kohë të tepërt për diskutime pa bukë dhe të pabazuara.



Gjithashtu po fusni një frymë shumë të keqe në këtë forum, duke kundërvënë përgjigjet e mia me ato të Spadit, që kam shumë respekt për të (shpresoj t\'i keni marrë leje Spadit të paktën që po përdorni përgjigjet e Spadit për t\'iu kundërvënë atyre të mijave!!!)



Shkurt:

Nuk do zgjatem me përgjigjen e \"studios\", se e kam thënë opinionin tim më lart, në fakt dy herë, jo vetëm një!



Përsa i përket mendimit tuaj që një përgjigje, e cila ka shtesa apo korrigjime nga vetë ai që e shkroi përgjigjen, nuk duhet të konsiderohet si e saktë, kjo është shumë e gabuar (me plot gojën!).



Nuk e di nga e keni nxjerrë këtë rregull, por kutia e shtesave është vënë aty për këtë arsye, për t\'i dhënë mundësi atij që përgjigjet të korrigjojë veten, të shtojë informata dhe hollësira të reja.



Në fakt, duhet ta keni vënë re se dy javët e fundit, me kërkesë të moderatorëve, kjo kuti u zmadhua!!!



Sot sapo lexova përgjigjen tuaj, e hodha në diskutim atë që thatë ju në forumin e moderatorëve. Sa për kuriozitet, lexoni disa prej përgjigjeve të tyre, (dhe sa për dijeninë tuaj, kam marrë edhe lejen e tyre për t\'i shkruar ato përgjigje këtu):



1. (Nga G.B.)

Hi Monika,

I like to add a note sometimes for many reasons: little typing mistakes,

answers to notes added later by the asker, extra info, references or

whatever. If you have a look at all answers with an added note, you\'ll see

that colleagues are more likely to _add_ something than to _write_ a new

proposal. I remember the discussion about this option: the first and main

point was immediately \"add to, not delete, previous text\". IMO \"add a note\"

is a great function.



2. (Nuk dëshiron që të identifikohet)



If I were you, I would only say what I think, and why. Developments are the

result of Prozies\' personal involvement and meant to improve the site and

its functions/options. NO CHOICE IS PERFECT, but we should know this from

real life and appreciate efforts made. Once I wrote something like \"...

suppress any function or any option, or not to use them is devolution and

like denying their need or use after so many colleagues \"fought\" for it.

Shall we think they were all wrong?\" I don\'t like pure criticism without any

alternative proposal, as IMO a simple complaint in this sense is never

constructive.



3. (Nga R.L.)

That\'s a simple suggestion: ultimately, there is only one team that makes or

changes KudoZ rules - the ProZ.com team. If she believes the system should

be changed, ask her to post her suggestion in the appropriate forum - in the

meantime, things are as they are...



Anila, për mendimin tim, asnjë përgjigje nuk është 100% e përsosur. Ne të gjithë bëjmë gabime dhe është mirë kur i korigjojmë vetë ato. Nëse ju e quani veten të pagabueshme, më falni, unë nuk duhej ta kisha filluar këtë diskutim me ju.



Nëse vërtet mendoni se përgjigjet me shtesa nuk duhen konsideruar të sakta, dërgojeni ankesën tuaj tek rubrika \"sugjerime\". Ankesa do dërgohet tek grupi i moderatorëve për shqyrtim dhe do t\'ju kthehet përgjigje mbasi të jetë diskutuar dhe marrë vendim.



Ju uroj një fundjavë të këndshme,

Monika





[ This Message was edited by: on 2002-06-01 18:51 ]


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 06:29
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Sqarim i keqkuptimit Jun 2, 2002

Monika,



Te lutem, mos i perdor komentet e mia jashte konteksit. Ne lidhje me kutine e shtesave une thashe:



\"Ngulmoj se nuk eshte aspak e drejte qe kur dikush ka dhene pergjigjen e sakte, piket t\'i jepen nje pergjigjeje te pasakte qe eshte korrigjuar disa here duke shtuar shenime me vone.\"



Dua te sqaroj te gjithe se nuk kam asgje kunder shkrimit te shenimeve, shtimit te tyre nga kushdo e ne cfaredolloj kohe. Ajo qe desha te them eshte se nuk eshte aspak e drejte qe nje perkthyes te marre \"agree\" dhe pike kur ka dhene nje pergjigje te gabuar dhe mbasi nje perkthyes tjeter ka dhene pergjigjen e sakte, perkthyesi i pergjigjes se gabuar dhe me vone te korrigjuar te marre \"agree\" dhe pike. Pra theksi ketu i eshte vene faktit se pyetja e pasakte dhe me vone e korrigjuar ka marre \"agree\" dhe pike nderkohe qe eshte dhene nje pergjigje e sakte nga dikush tjeter. Kjo ka qene eksperienca ime fillestare kur sapo pata hyre ne ProZ dhe me thene te drejten qe mjaft dekurajuese. Megjithate mendova se ishte thjesht rastesi dhe e lashe te kalonte. Por kur vura re se nje gje e tille vazhdoi te ndodhte rregullisht mendova ta ngre si problem.



Nuk dua ne asnje menyre qe te hedh fryme te keqe jo ne kete forum por askund tjeter. Dhe shembujt qe solla nuk i solla qe te kunderve njerin perkthyes kunder tjetrit. Sic e thashe keto shembuj jane nga me te fundit sepse nuk i gjej te vena ne liste te gjithe ata shembuj te tjere qe do te kishin ndihmuar me teper ne ceshtjen qe kam ngritur. Dhe me thene te drejten nuk ka shume veta qe i pergjigjen pyetjeve KudoZ keshtu qe thjesht mora shembujt me te pershtatshem te koheve te fundit.



Monika, une kam shume respekt per ty dhe komentet qe kam bere nuk kane te bejne me ty personalisht si njeri. Jam munduar te tregohem objektive dhe te evitoj tendencen qe ve re se shpesh pergjigjet jepen te shpejta por te pasakta. Dhe me thene te drejten ajo qe me ka irrituar me teper nuk kane qene pergjigjet e pasakta te dhena nga kushdo sepse te gjithe bejme gabime por ka qene reagimi i disave me \"agree\" per nje arsye te paditur.



Kur i ngrita keto probleme as qe e mendova se do te arrinimin ne kete pike. Qe nga fillimi nuk kam pasur kurre synimin te te ofendoj personalisht deri ne ate pike sa te shkosh dhe te kerkosh mendimin e te tjereve dhe te gjesh prehje ne mesazhet qe te jane derguar personalisht. Ta kisha ditur se ky diskutim do te arrinte deri ketu nuk do ta kisha ngritur fare.



Me vjen keq per keqkuptimin dhe menyra se si mund te jene marre komentet e mia. Thjesht desha te sjell ca sugjerime per te evituar kaosin qe kam vene re te ndodhe shpesh ne pergjigjet KudoZ.



Thjesht desha te parashtroj \"some constructive criticism\" per te ndihmuar ne permiresimin dhe plotesimin e qellimeve qe ka KudoZ.



And finally, I formally request that you do not misrepresent my statements or comments in the moderator\'s forum or any other, for that matter.



All the best,



Anila Mayhew









Direct link Reply with quote
 
Kozeta Elzhenni  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
ASKERS ARE THE ONLY JUDGES Jun 15, 2002

Miremberma te gjitheve:



I lexova te gjitha mesazhet e mesiperme dhe dua te shpreh mendimin tim. Ne qofte se une deshiroj te pyes nje pyetje dhe shume perkthyes i pergjigjen pyetjes sime une do te zgjedh ate qe une e quaj \"most helpfull\" per mua dhe per perkthimin tim. Une do te zgjedh ate pergjigje qe une mendoj se eshte me ndihmuese per mua edhe pse disa nga perkthyesit e tjere nuk mendojne keshtu ose nuk jane \"agree\" me answerer.



Mendoj qe ai qe e zgjedh pergjigjen eshte ghykatesi ne kete rast. Disa pyetjeve qe une i jam pergjigjur dhe kam shkuar me vone i kam pare pergjigjet e tjera kam thene me vete. IShte kaq e thjeshte si nuk e dija?

Edhe pse pyetjes sime i jane pergjigjur shume perkthyes, une do te zgjedh ate qe do te me ndihmoje mua me shume, dhe jo ate qe ka marre me shume \"Agree\" ose \"not agree\", do te zgjedh ate qe i pershtatet me shume perkthimit qe po bej.



Nje problem tjeter qe dua te ngree eshte:

Ne qofte se une kam bere pyetje dhe marr vetem nje pergjigje dhe gjithashtu mendoj se pergjigjja e vetme \"IS VERY HLPFULL\" pse jo nuk mund ta zgjedh ate si me te miren.



Nuk dua te shkaktoj keqkuptime por qe nga dita qe kam hyre ne Proz (almsot 1 month) edhe pse nuk kam patur KudoZ point kam patur shume oferta pune. Pra nuk besoj qe KudoZ pike te shkaktojne ndonje ndryshim te madh.



Ju uroj gjithe te mirat dhe perkthim te mbare

Kozeta


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Probleme me pyetjet KudoZ

Advanced search






memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs