Si shkruhet "welcome" n? shqip?
Thread poster: Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Jul 12, 2005

A shkruhet Mirësevjen apo Mirë se vjen?

Thanks,
O Monika, edhe unë desha të të pyesja për këtë, ku ndodhet ajo rubrika e rregulave gramatikore?


[Edited at 2005-07-12 21:07]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 00:52
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Mirë se vjen! Jul 12, 2005

Eva,
shkruhet ndaras: Mirë se vjen! Gjithashtu, sipas Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, shkruhen ndaras edhe përshëndetjet, urimet, falënderimet, ngushëllimet e mëposhtme:

Mirë se erdhe, Mirë se ju gjeta, Mirë se erdhët, Mirë se na erdhët, Mirë se të vini, Puna mbarë, Punë të mbarë, Udha mbarë, Udhë të mbarë, Mbarë pastë, Nga mot gëzuar, E paçim me jetë, Për shumë vjet gëzuar, Qofshi shëndoshë, Me shëndet, Shëndet paçi, Shëndet paçin, etj.

Ju falemi nderit, Të falem nderit, etj.

Kryet shëndoshë, Qofshi vetë, etj.

Si urdhëron, Si urdhëroni etj.



p.s. Shiko disa rubrika që janë hapur më parë në forumin e shqipes, se aty besoj se mund të gjesh informacion të vlefshëm.


Direct link Reply with quote
 
Eva T
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Thanks Jul 12, 2005

për përgjigjen e shpejtë. Nuk pata shumë kohë t'i kontrolloja rubrikat, i pashë një herë, po s'i gjeta dot. A ke ndonjë link të drejtpërdrejtë?

Gjithë të mirat


Direct link Reply with quote
 
Miry66
France
Local time: 08:52
Italian to French
+ ...
Miresevini Jan 24, 2010

Eva T wrote:

A shkruhet Mirësevjen apo Mirë se vjen?

Thanks,
O Monika, edhe unë desha të të pyesja për këtë, ku ndodhet ajo rubrika e rregulave gramatikore?


[Edited at 2005-07-12 21:07]



Miredita Eva

Si shprehje eshte Mirësevini, mire se te vish nq.se i drejtohesh dikujt

pershendetje
Miranda


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 09:52
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mirë se vjen, Miranda Jan 24, 2010

Përshëndetje Miranda, dhe mirë se vjen në komunitetin e përkthyesëve profesionalë që punojnë me gjuhën shqipe.

Së pari doja t'ju vija në dukje faktin se një person si ne, që përkthen në gjuhën shqipe, që nënkuptohet që shkruan përsosur në këtë gjuhë, duhet së pari të shkruajë me shkronja shqipe, me të gjitha ë-të dhe ç-të e duhura.

Së dyti, shihni komentin e Monikës më sipër. Ajo që thoni, fatkeqësisht nuk është e saktë.

Unë ju uroj përkthime të mbara, shqipe të shëndoshë, dhe gjithë të mirat.

Me respekt,

Fabiana


Direct link Reply with quote
 
Miry66
France
Local time: 08:52
Italian to French
+ ...
Pershendetje Jan 27, 2010

Faleminderit Fabiana per sygjerimin fatkeqesisht per germat eshte problem kompjuteri, dhe ketu jemi ne forum dhe jo nje perkthim zyrtar.
Per pergjigjen time e kam fjalen per parrullat ne hyrje te qyteteve dhe jo urimeve etj.


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 09:52
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Edhe një herë përshëndetje :) Jan 27, 2010

Shëndet Miranda,

Është e vërtetë që ky është forum, por kisha bindjen se e dinit që në të vërtetë kjo faqe dhe ky forum janë mjedise profesionale.

Ne të gjithë shkruajmë nga kompjuteri ku kemi instaluar edhe tastierën shqipe. Kur nuk i përdorim dot shkronjat shqipe (ndodh të mos jemi nëpër kompjuterët tanë dhe të mos jemi në gjendje të bëjmë ndryshime në ta) e përmendim ose kërkojmë ndjesë. Unë në asnjë rrethanë nuk mund të imagjinoj dot ndonjë përkthyes që bën përkthime në gjuhën shqipe duke mos përdorur shkronjat shqipe. Jam në dispozicion nëse keni nevojë që t'ju ndihmoj të vendosni edhe tastierën shqip.

Sa për rregullat që përmendët, nuk duhet të ketë dallime/përjashtime në asnjë lloj dokumenti, tabele, vendi apo ku e di unë se çfarë. E keqja është se shpesh tabelat ose dokumentet shkruhen nga persona me njohuri shumë të kufizuara të gjuhës shqipe.

Ju uroj gjithë të mirat.

Fabiana


Direct link Reply with quote
 

Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 08:52
Member
English to Macedonian
+ ...
Tastiera: disa sugjerime Jan 27, 2010

Të nderuar kolegë,

Së pari i uroj mirëseardhjen Mirandës në mesin tonë dhe shpresoj se sa më tepër do të kontribuojë e marrë pjesë në veprimtaritë tona.

Faleminderit Fabiana që e prekët çështjen e drejtshkrimit.

Si në këtë forum ashtu edhe gjatë postimit të pyetjeve KudoZ apo përgjigjeve që propozohen shpeshherë kemi vërejtur lëshime drejtshkrimore, që në shumicën e rasteve janë të paqëllimta dhe thjeshtë teknike. Duhet të pranojmë se një dukuri e tillë nuk i ka aq hije profesionit tonë dhe vazhdimisht kemi kërkuar që té shkruajmë në mënyrë sa më korrekte.

Ndoshta është mirë që të japim disa sqarime për atë se si duhet të veprojmë për të shkruar "ë" si "ë" ose "ç" si "ç" dhe jo "e" dhe "c".

Personalisht përdor tastierën me ndarje US international. Kjo duhet të përcaktohet në Windows duke shkuar te Start>Settings>Time, Language and Region>Keyboard and Languages [ju kërkoj ndjesë po qe se nuk përdor emërtimet e sakta në anglisht se kam versionin holandez të Windows] aty mund të vendoset për shembull gjuha, të themi "English" e nën atë të zgjidhet si tastierë "US International".

Po qe se veproni kështu, atëherë mjafton që të shtypni Shift+" e që t'ju dalë ë.

Në Word e programe të tjera si p.sh. Trados ç-në e bëj duke shtypur Ctrl+, e pastaj c.
Këtë e kam problem kur postoj në ProZ se nuk më del ç-ja me këtë metodë, por këtë mangësi të metodës sime e zgjedh duke shkruar një ç diku në Word që pastaj e kopjoj vetëm atë shkronjë dhe sa herë që nevojitet në tekst e "ngjes" me ndihmën e Ctrl+v.

Uroj që kolegë të tjerë t'i ndajnë përvojat e tyre në këtë hapësirë me qëllim që secili të përfitojë nga njëri-tjetri. Është mëkat kur dikush humbë kohë e bën mund të kotë për të zbuluar se rrotulla është e rrumbullakët. Askush prej nesh nuk i di të gjithat, fatmirësisht do të shtoja, se përndryshe nuk do të ishim njerëz, dhe nuk duhet të druajmë që të mësojmë nga të tjerët.

Përshëndetje,
Sherefedini


[Edited at 2010-01-27 18:17 GMT]


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 09:52
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Edhe një sugjerim tjetër Jan 27, 2010

Faleminderit për shkurtimet Sherefedin, nuk i dija. Mendo që unë i bija gjatë: ndërroja tastierën në kuptimin që mbi të njëjtën tastierë kompjuteri mund të zgjidhen përcaktime të ndryshme dhe të instalohen alfabete/tastiera virtuale të ndryshme:

shkohet tek Start/Settings/Control Pannel/Regional and International Settings (disa e kanë Regional and Language Options). Kur klikon mbi të dy herë ose nga menyja kryesore, do të hapet një kuti dialogu. Shko tek Tab-i i dytë, që duhet Languages dhe pastaj kliko tek Details. Aty do të shohësh që mund shtosh të tëra llojet e tastierave të botës, nga të gjitha gjuhët, për shkronjat e tyre.

Ky artikull këtu gjithashtu tregon me fotografi disa gjëra: http://tlt.its.psu.edu/suggestions/international/keyboards/winkey.html#languagebar

Natën e mirë të gjithëve.

Fabiana


Direct link Reply with quote
 
Keti Alb
Local time: 08:52
Albanian to English
+ ...
Përshëndetje! Feb 7, 2010

edhe pse e re në këtë diskutim, do të doja t’iu përgëzoja për atë ç’ka po shoh të bëhet prej jush për mbrojtjen e vlerave të gjuhës Shqipes. Është e vërtetë që në zhargonin e përditshëm të gjithë jemi pak “mëkatarë” për shtrembërimet apo përdorimin e termave në gjuhë të huaj, por në të shkruarën zyrtare ajo ç’ka po ndodh është thjesht skandaloze. Institucionet publike, media e shkruar apo edhe ajo pamore as nuk shqetësohen për të kontrolluar gramatikën e gjuhës së përdorur, madje ka raste që nuk përdorin as “ë” dhe “ç”. Të rinjtë e sotëm as nuk e kanë idenë se cila është e shkruara korrekte dhe të gjithë faktorët që përmenda më lart, media apo institucionet, po japin “ndihmesën” e tyre të vyer për t’i vënë shkelmin përfundimisht asaj që është me të vërtet një vlerë që duhet ruajtur.
Shqetësimi më i madh është se edhe ata që përdorin një gjuhë korrekte po fillojnë të ndihen të pasigurt se po përdorin fjalët në mënyrën e duhur, duke parë kudo shtrembërime pa fund.
Aktualisht unë po përdor një fjalor gramatikor(AS_2_0), i cili edhe pse jo i përkryer, të paktën të mban larg të keqes më të madhe. Nuk e di nëse ju mund të më sugjeroni diçka tjetër, që mund të jetë më i saktë apo më i plotë.

Ju falënderoj!

Alketa Q.


Direct link Reply with quote
 

Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 07:52
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
AS_2_0 Feb 11, 2010

Përshëndetje, Keti.

Edhe unë e përdor këtë program kur shtyp në Word. Më vjen në ndihmë për gabime shtypi, por edhe gabime të keq-mësuara, si "standart" (duhet me d), "qëndër" (duhet me e), "mirësevini" ( e kam bërë dhe unë dikur!) e të tjera fjalë si këto. Ndërkohë që fare lehtë mund të korrigjojë apostrofin në "t'a" e "m'a" (unë s'e bëj ndonjëherë këtë gabim, e di që shkruhet ta dhe ma, por sapo e kontrollova për kuriozitet dhe ma nxorri të nënvizuar me të kuqe), nuk i merr si të gabuara mungesat e apostrofeve në bashkimin e nyjeve "t'i" , "m'u" apo të heqë apostrofin në "çka" aty ku duhet, pasi këto ekzistojnë si fjalë me kuptim të ndryshëm në shqip (këto janë paraqitur në një diskutim tjetër këtu mbi drejtshkrimin, prandaj s'po i marr me radhë).

Sa për futjen e ë-së, dikur e merrja nga Insert - Symbol në menunë e Word-it (punë e kabashme kjo ). Në këtë moment po ushtroj gishtat me metodën e Fabianës, dmth se kam ndryshuar tastierën në SQ, por më bezdisin ndërrimet e disa shkronjave e shenjave të tjera. Zakonisht kopjoj një ë ku të mundem (fjalori elektronik shqip për shëmbull) me komandën ctrl + c, dhe e vendos ku duhet me anë të ctrl + v. Ç-në, po kështu, por kjo vjen më rrallë. Ka patur nja dy raste që kompjuteri nuk m'i lejonte këto komanda dhe, si me ngut që e kisha, u detyrova të shkruaja me e - thjesht një përgjigje këtu në proz, jo dokument pune.

"Konsultohem" ndonjëherë dhe me programin "Kulla e Shqipes", për ndonjë zgjedhim a lakim që më vë në dyshim.

Do të isha dhe unë e interesuar nëse ka programe të reja në treg.

Gjithë të mirat.

Ledja


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Si shkruhet "welcome" n? shqip?

Advanced search






SDL MultiTerm 2017
Guarantee a unified, consistent and high-quality translation with terminology software by the industry leaders.

SDL MultiTerm 2017 allows translators to create one central location to store and manage multilingual terminology, and with SDL MultiTerm Extract 2017 you can automatically create term lists from your existing documentation to save time.

More info »
Across v6.3
Translation Toolkit and Sales Potential under One Roof

Apart from features that enable you to translate more efficiently, the new Across Translator Edition v6.3 comprises your crossMarket membership. The new online network for Across users assists you in exploring new sales potential and generating revenue.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs