S'arrij te kuptoj ProZ.
Thread poster: Elda CENALIA

Elda CENALIA
United States
Local time: 18:58
Member
Albanian to English
+ ...
Jul 20, 2005

Te nderuar kolege,

kam ca qe jam rregjistruar ne kete website por pa ndonje aktivitet. Sot po kthehem pas shume muajsh pasi nuk me terheq asgje me shume se sa te shoh profilet apo shkrimet tuaja. Nuk kuptoj shume gjera ktu:: Brownz, KudoZ, ca pike qe shtohen etj etj.
A ka ndonje nga ju qe mund te me thoje te mirat dhe interesantet e ktij "vendi"


Me respekt,

Elda


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 01:58
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mirësevjen Elda Jul 20, 2005

Se pari ju uroj mirëseardhjen në këtë sit. Tani po përpiqem t'ju shpjegoj me aq sa mundem se ç'ndodh këtu.

Ky është një sit ku regjistrohen përkthyes dhe agjensi përkthimesh, pra profesionistë gjuhësh. Ky është një vend punësh përkthimi por jo vetë kjo, është edhe vend ku shkëmbehet përvojë mbi biznesin e përkthimit: mbi teknika, mbi fjalorin, mbi programe kompjuterike që na vijnë në ndihmë në punën tonë si përkthyes, botohen artikuj të ndryshëm që kanë të bëjnë edhe me çështje financiare të biznesit tonë, çmime, mënyra pagimi, etj etj. Në fakt duhet harxhuar pak kohë të shsëtisësh nëpër sit.

KudoZ është vendi ku profesionistët e gjuhëve, dhe jo profesionistë, bëjnë pyetje mbi fjalë ose shprehje të cilat u dalin gjatë punës dhe për të cilat kanë nevojë për këshillën e kolegëve. Përkthyesit e tjerë të të njëjtit kombinim gjuhës përgjigjen (kur dinë/mendojnë se dinë përgjigjen) jo vetëm për të ndihmuar kolegun/kolegen por edhe për të fituar pikë KudoZ. Këto pikë hyjnë në punë për të dalë në krye të listës së rradhitjes së përkthyesëve të sitit kur dikush bën një kërkim për përkthyes, të themi, shqip-anglisht. Në këtë rast nëse u jeni përgjigjur pyetjeve për të cilat jeni vlerësuar nga pyetësi me 2, 3 apo 4 pikë, ju shënohen në profil, dhe ju bëjnë të rradhiteni gjithnjë e më lartë në listën e përkthyesëve të të njëjtit kombinim gjuhësh. Kjo ju ndihmon më tej që punëdhënës t'ju parazgjedhin ju në krahasim me të tjerë me më pak pikë. Kjo sjell më shumë punë përkthimi, por do durim dhe punë të kujdeshme.

Për këtë mund të lexoni edhe këto pyetje e përgjigje.

E njëjta gjë vlen edhe për BrowniZ. Po të shkoni tek kjo pjesë e sitit gjeni pyetje e përgjigje shumë te vlefshme mbi Browniz, dhe jo vetëm mbi to.

Nëse shihni listën e temave të forumeve, shumë prej tyre janë shumë interesante dhe vijnë në ndihmë.

Sa për forumin, keni të drejtë qe nuk ka qenë fort aktiv këto kohë pasi është koha e pushimeve dhe ka pak veprimtari tashmë.

Ju lutem më thoni nëse ka diçka tjetër me të cilën mund të ndihmoj. Ndërkohë ju përdhëndes dhe ju uroj edhe një herë mirëseardhjen.

Fabiana


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 01:58
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mënyra të ndryshme për të gjetur punëra përkthimi Jul 20, 2005

Doja të shtoja edhe diçka, Elda, klikova tek profili juaj dhe vura re që ishte bosh. Ndoshta ju e keni lënë enkas kështu dhe nuk ka asgjë të keqe. Nëse ju keni dëshirë që përmes Proz.com të gjeni punë duhet punuar në disa drejtime. Së pari duhet mbushur profili me disa informacione mbi përvojën tuaj. Së dyti grumbullohen pikë si me Kudoz ashtu edhe me Browniz që të dilni sa më lartë në listën e përkthyesëve.

Edhe për këtë mund të lexoni edhe këtu.

Shpresoj t'ju kem ardhur në ndihmë sa do pak.

Me respekt, Fabiana

[Edited at 2005-07-20 16:23]


Direct link Reply with quote
 

Elda CENALIA
United States
Local time: 18:58
Member
Albanian to English
+ ...
TOPIC STARTER
Te faleminderit! Jul 21, 2005

Fabiana,

vertet me zgjidhe dy pyetje qe me mundonin. Une jam perkthyese e anglisht vs. shqip qe prej 5 vjetesh dhe kete site e dija per te tille (sic e shpjegove ne paragrafin e pare) por sepse nuk kam qene aktive dhe sepse nuk ma ka rekomanduar njeri, nuk arrija te kuptoja vleren e disa mekanizmave ne kete faqe. Megjithate, kam menduar ta plotesoj profilin pasi e di qe jam e "pakompletuar" per momentin per nga ana informative

Ka akoma disa gjera qe me dalin sa here qe hap faqen por qe duke hyre shpesh besoj do sqarohem.
Gjithashtu dhe duke iu lexuar ju.
te falenderoj dhe njehere per shpejtesine e informacionit.

Nderimet e mia,

Elda


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


S'arrij te kuptoj ProZ.

Advanced search






memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »
PDF Translation - the Easy Way
TransPDF converts your PDFs to XLIFF ready for professional translation.

TransPDF converts your PDFs to XLIFF ready for professional translation. It also puts your translations back into the PDF to make new PDFs. Quicker and more accurate than hand-editing PDF. Includes free use of Infix PDF Editor with your translated PDFs.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs