ARBERISHTJA, KONOTACIONI I EMBEL I SHQIPES QE MBERRIN NGA SHEKUJT
Thread poster: Translation Link

Translation Link
United States
Local time: 06:53
English to Indonesian
+ ...
Mar 30, 2006

Marre nga Koha Jone (http://www.kohajone.com/lexo.php?id=743)
E Premte, 24 Mars, 2006
ARBERISHTJA, KONOTACIONI I EMBEL I SHQIPES QE MBERRIN NGA SHEKUJT.

Me te drejte, profesori Eqerem Cabej do te thoshte se nje shqiptar i Shqiperise duke degjuar nje arberesh te San Marzanos, do te kishte pershtypjen qe nje italiani te sotem i le degjimi i gjuhes italiane te kohes se Dantes.

... Shqipja, nuk me eshte dukur asnjehere aq e embel sa ato dite. Kur gjendesha mes san marzanezeve, njerezve te mire te qytetit kryesor me shqiptare te vjeter ne Puglia te Italise, San Marzano.
Dhe kjo jo sepse arberishtja e vjeter e folur prej tyre, ishte aq e rende sa shqipja e sotme te me dukej shume here me e mire. Perkundrazi. Ngjasimi mjaft i madh mes dy gjuheve dhe konotacioni i embel qe rridhte nga shqiptimi i fjaleve te vjetra te shqipes arkaike, me bente ta ndieja me te afert gjuhen time ne ate toke te huaj.

Kjo ndjesi e embel m’u be e afert edhe keto dite, pasi mbarova se lexuari librin e akademikut te njohur me origjine shqiptare Carmine Padova. Nje studim i shkelqyer mbi traditat dhe te folmen arbereshe qe ruhet me fanatizem edhe sot e kesaj dite ne trevat e Puglias e sidomos ne qytetin San Marzano.

I lindur ne San Marzano, dr. Padova njihet edhe per bashkepunimin e tij me Akademine e Shkencave te Shqiperise dhe me profesore te tille te njohur si Gjovalin Gruda, Aleks Buda, Eqerem Cabej etj, me kerkime mbi origjinen e gjuhes arkaike te San Marzanos, folklorit dhe traditave te ruajtura popullore. Permes librit te tij, nje shqiptar apo edhe nje arberesh, mund te kuptoje deri ne detaje cfare i bashkon dhe i ndan dy gjuhet qe sot per sot flasin keto komunitete. Te cilet megjithese me te njejtin gjak nder deje, jetojne prej shekujsh te ndare. Askush me mire se studiuesi Padova, nuk na jep nje pamje kaq te arte te fonetikes, leksikut dhe tipareve te tjera te gjuhes se sotme arbereshe.

Duke shfletuar nje nga nje faqet e ketij libri mjaft interesant, mua me shfaqeshin nje nga nje gjithe fytyrat e san marzanezeve qe une kisha mundur te takoja disa muaj me pare duke me pershendetur ne shqip “Miresevjen ne katundi jon’. Si t’therrasin ti?”. Pa harruar te urtin dr. Biaggio Monopoli, kete fanatik te traditave dhe te folmes shqipe ne zemer te Italise se Jugut. I cili vazhdon edhe tani pas viteve te tetedhjeta te tij te shkruaje ne gjuhen arberishte poezi dhe te botoje libra mbi traditat e zones se tij. Mbi keto vatra shqipfolese, te cilat e ruajne edhe sot e kesaj dite, duke mos qene ne kontakt me qytete italian folese nje gjuhe arkaike.

Dihet se ajo eshte e njejte me gjuhen shqipe, por ne nje stad me te ngadalshem evolucioni dhe e ruajtur me nje fanatizem te madh. Me te drejte, profesori Eqerem Cabej do te thoshte se nje shqiptar i Shqiperise duke degjuar nje arberesh te San Marzanos, do te kishte pershtypjen qe nje italiani te sotem i le degjimi i gjuhes italiane te kohes se Dantes ...

Cfare eshte gjuha arereshe ne vetvete?
“Arberesh” eshte gjuha qe flitet kryesisht nga shqiptaret e Italise, te cilet u vendosen ne shekullin XV XVI ne brigjet e Italise. Eshte arritur ne perfundimin se arberishtja, eshte me teper nje variant i dialektit tosk, i cili flitet ne jugun e Shqiperise. Por ka brenda saj edhe shume elemente te gegerishtes, dialektit te veriut. Arberishtja (mashkullore shumes), ka 6 zanore: a,e,e,o,i,u. Ne ndryshim me shqipen e sotme, arberishtes i mungon zanorja “y”, e cila zevendesohet me “i”. Ne fjalor, vihen re mungesa fjalesh po te krahasohen me shqipen per shkak se shume fjale jane zevendesuar me fjale nga italishtja gjate ketyre 5 6 shekujve.

Ndryshime mes tokserishtes dhe arberishtes ekzistojne ne morfologji, fonetike dhe sintakse. Nderkaq, gjuha arbereshe eshte gjuha qe flitet nga shqiptaret e hershem, ndersa gjuha shqipe, eshte ajo qe flitet sot zyrtarisht ne territorin e Republikes se Shqiperise. Italo shqiptaret ne territorin italian, arrijne te mabje edhe ne ditet e sotme nje gjuhe te pasur arbereshe, e cila eshte trasheguar tek ata sot nga te paret e tyre permes gjuhes se folur.

Ne San Marzano, eshte arritur qe te ruhet gjuha arkaike e te pareve arbereshe te cilet nga Arberia, pas vdekjes se Skenderbeut, u vendosen ne zonen e Pulias ne Itali.

Mbiemrat hipotetike me origjine shqiptare
Ka nje sere hipotezash per nje interpretim te mbiemrave ne San Marzano, te cilet jane me nje origjine te sigurt shqiptare. Behet fjale per mbiemra te tille qe u referohen zonave te vecanta ekzistuese edhe sot ne Shqiperi si Borshi (Sarande) etj. Por edhe mbiemra familjesh te tera shqiptare te cilat vinin nga fjale te jetes dhe perdorimit te perditshem si emra kafshesh, veshjesh etj.
Mbiemri Termi arberisht Termi shqip
Bisci bje bie shi
Borsci bore bie bore
Bucci bune buze
Caloj kal kale
Capuzzimadi Kepuce i madh kepuce e madhe
D’Anisi ka nisi tani
De Padola pa dua dua
Friolo fry fryj
Gravile gra grua
Junco zunkth zunkth
Juvara jue juve, i juaji
Lefanto lefant elefant
Lopez lope lope
Papari pa pa
Pedarra pa dera pa dere
Preite prite pres
Tatasi tata ate
Vampo vape vape, nxehte


Ruajtje gramatikore
Sipas studiuesit te talentuar te temave mbi ruajtjen e traditave dhe gjuhes shqipe Carmine Padova, arberishtja qe flitet sot per sot ne San Marzano i perngjan asaj te dialiektit toske dhe jo atij geg. Ai eshte i ndryshem per disa karakteristika si:
Zanorja “a” e gegerishtes, u zevendesua me”e”

Geg Tosk San Marzano
Asht esht isht
Bahet behet behet
Kange kenge kende
Dhamb dhem dhemb

E ardhmja ne gegerisht formohet me “kam” + pjesore, ndersa ne toskerisht me “do te” + te tashmen e foljes. Ndersa ne gjuhen e San Marzanos, pra ne arberishten e vjeter, e ardhmja formohet nga “kat” + pjesore.

Pershembull
geg tosk San Marzano
kam me shkue do te shkoj kat shkonji kam te shkonji

Lidhorja e arberishtes se San Marzanos, eshte e njejte me ate te shqipes se sotme toske. Formohet nga “te” + te tashmen. Ndersa ne gegerishte formohet me “me” + foljen.

Ja disa ndryshime te tipit fonetik
Zanorja “y” e perdorur ne gegerisht, kthehet ne toskerisht ne “i”. Kjo vlen te thuhet edhe per rastin e gjuhes se vjeter arbereshe qe perdoret sot e kesaj dite edhe ne San Marzano, pra nuk ka zanore “y”, por perdoret zanorja “i”.

geg tosk San Marzano
sy si si

Diftongu “ue” ne gegerisht kthehet ne “ue” ne shqipen toke dhe ate te San Marzanos.

geg tosk San Marzano
grue gru grua

“c” shqiptohet si “z” ne fjalet italiane (cili zili)

“c” eshte e shurdhet si “ciliexhe” qershi ne italisht.

“dh” eshte si “dh” ne anglisht (dhamb)

“h” eshte gjithmone hundore

“k” ka nje tingull grykor

“z” ka nje tingellim te embel

Ne nivelin e ruajtjes se gjuhes, ka ndikuar analfabetizmi
Sipas studiuesit Padova, studiuesi i cili per here te pare deshiron te ekzaminoje gjuhen e folur te italo shqiptareve te San Marzanos, ka per te pesuar nje zhgenjim. Ai do dalloje menjehere se kjo gjuhe eshte e vecante nga komuniteti italisht foles. Kete impresion do ta kete ai studiues i cili njeh mire dialektet puliese dhe salentine te zones. Pasi arbereshet e San Marzanos, sado qe jane perpjekur te ruajne gjuhen shqipe, kane asimiluar ne menyre te plote ritmin, ngjyren dhe format e ketyre dialekteve.

Nje nga veshtiresite e tjera te mbijeteses se gjuhes ne kete rajon, pervec ndikimit roman dhe migracionit apo mjeteve te paketa te informacionit, ka qene edhe faktori me i rendesishem “analfabetizmi”. Mes personave me te moshuar ne vend, perqindja e analfabeteve ishte e frikshme, ne masen 90 perqind. Si rrjedhoje, perdoreshin vetem fjalet e perdorimit te perditshem dhe dialoget mes tyre ishin shume te varfer, duke privuar e kete menyre ate erudit, ku te mund te perdoreshin fjale te medha apo shkencore.

Dhe megjithate, gjuha shqipe ne San Marzano arriti te mbijetoje permes nje sistemi te foluri, tradicioni verbal, eshte rrjedhim se ai pasuroi qytetarin e San Marzanos me terma italiane, absolutisht te panjohur per te ne gjuhen shqipe. Dhe pikerisht sepse ai ishte mesuar me te foluren e tij shqipe, me idiomat perkatese, do qe keto terma italiane t’i shqiperizoje, permes shqipes se tij te varfer. Keshtu mund te shpjegohen shkembimet e realizuara mes gjuhes shqipe te San Marzanos dhe asaj italiane, tregon edhe minimumin e ndikimit te romanishtes mbi shqipen.

Gjuhe kjo ne San Marzano, e cila edhe pas 5 shekujsh na vjen me nje interes te ri. Ka qene pikerisht viti 1972 ku ne dy klasat e shkolles fillore te San Marzanos, filloi te zbulohej bukuria e gjuhes shqipe dhe mbi te gjitha avantazhi i madh qe kane nxenesit te cilet flasin shqipen, per te mesuar edhe me mire gjuhen italiane.

Mund te pranohet ne fund te studimeve dhe kerkimeve te kryera, se vetem nje perqindje shume e vogel, rreth 26.4 perqind e leksikut roman, ka penetruar ne gjuhen shqipe te San Marzanos.

Per pjesen me te madhe te rasteve flitet per folje jo te njohura ne gjuhen italiane duke i transformuar prapashtesat “are” “ere” “ire” ne “oj”, me nje theks me prane shqipes sesa italishtes. Dhe meqe niveli i atyre qe flasin shqip eshte shume i larte, rreth 72 perqind, eshte me se e kuptueshme qe ne shkollat fillore dhe ato te mesme te kete edhe studoi te mesimit te gjuhes shqipe.

Per nje analize te leksikut te gjuhes shqipe ne San Marzano jane marre per studim 6 grupe fjalesh. Duhet thene se shumica e tyre e kane humbur formen antike shqiptare, duke pranuar formen leksikore romane, fale nje infiltrimi me te ngaterrueshem leksikor.
Foljet e kthyera ne romane
Foljet me nje influence te sigurte romane, te cilat i perkasin si zgjedhimit te pare, te dyte, edhe atij te trete italian, marrin ne veten e pare te se tashmes mbaresen “oj”, dhe ndjekin te gjitha trajtat e zgjedhimit te shqipes.
Pra, vetem rrenja e foljes eshte italiane, mbaresat me pas jane shqipe. Pershembull: “affacciare” nfaccoj, “imbrattare” mbrattoj, “incontrate” nkundroj /nkountroj, “stringere” stringoj, “colpire” kurpoj, “preferire” preferoj. Por shume shpesh, pervec formes romane te foljes, shume te rinj njohin edhe formen shqipe, por qe nuk e mesojne dot per shkak te ushtrimeve me te pakta ne gjuhen shqipe.

Emrat e diteve dhe festat
Ne studimin interesant te studiuesit Padova, jepen edhe emra te njohur dhe te perdorur nga pjesa me e madhe e san marzanezeve vetem ne leksikun italian te diteve te javes apo edhe te festave. Por qe gjithsesi jane te shqiptuara me nje fonetike te italianizuar ne formen me arkaike. Pershembull: “lunedia”, “martredia”, “mjerkuledia”, “suvetia”, “vjendredia”, “sbutu”. “La domenica”, perkundrazi, eshte term shqiptar “Te diele”.

Edhe emrat e muajve jane te italianizuar, por te shqiptuar me nje theks me shume shqiptar sesa roman. “gennaio” sennari, “febbraio” frebbari, “marzo” marzu etj. Menyrat karakteristike per datat festive jane te njohura nga me te vjetrit me emrat e festiviteteve me te njohura te muajit si pershembull: “Marzo” “Shen Ceseppi” per festen e madhe te 19 marsit. “Agosto” Shen Meria per festen e madhe teFerragostos. “Novembre” (i morti) nde te dekure, dicembre natale. Edhe per festimet e tjara jane perdorur gjithe uzancat romane si befania, paska etj.

Emrat e kafsheve
Te gjitha emrat e kafsheve njohin formen italiane dhe ate shqiptare, gjate diskutimit ne gjuhen shqipe zgjedhin gjithmone fjalen shqipe per emrin e kafshes.
* Cavallo Te gjithe njohin formen shqiptare “kali” , por perdorin edhe termin roman “kavaddu”.
* Gallo Te vjetrit e San Marzanos njohin formen e vjeter te “gel” por edhe ate roman “jaddu”.
* Vacca Te gjithe e njohin emrin shqiptar te kesaj, l’opa, por iu pelqen te perdorin termin roman perkedheles “vaccinna”.
* Volpe shqiptaret perdorin termin shqip “therpera”. Por perdorin edhe termin roman “vorpe”. Emra te tjere kafshesh qe perdoren jane edhe “gato”, “pulce” dhe “mulo” jane gjithmone te perdorura ne termat shqipe macca, pleste, musk.

Terminologjia qe perdoret per shtepine, semundjet etj
Per te gjitha keto, tashme perdoren termat romane, megjithese dikur ne familjet e vjetra, jane perdorur termat e arberishtes se vjeter.

Ndoshta nje deshire per t’u ndare njehere e mire me te kaluaren shfaqet kur per fjalen “pirun”, nuk perdoret me fjala e vjeter arberishte “grok”. Per fjalen “dhome” perdorin fjalen “kambr”, per “kuzhina” perdorin fjalen “kucina”, per “shtrat” ende perdoret fjala “strat”, per tryezen e ngrenies “tryes bank”. Persa u perket pjeseve te trupit, ende perdoren termat e vjeter shqiptare si “zemra” “zembra”, “balli” “balla”, “goja” “ggrikka” etj. Per pjesezen mohuese “jo” ose “nuk”, ne San Marzano, perdoret fjala “neng” ose “mos”. Nderkaq, pjeseza mohuese para fjaleve, nuk eshte aspak e njohur.

Disa nga titujt dhe fjalet e kengeve dhe poezive te vjetra
Ne kenget dhe vargjet e poezive te vjetra arbereshe, ende ruhen fjale te te folmes se vjeter, te cilat kendohen me endje edhe ne ditet e sotme ne Pulian e Italise. Keshtu, ne keto kenge gjejme shprehje apo fjale te tilla te njohura si “Kur fjinja jasht” Kur flija jashte ne fshat; “The pese gljshta” Pese gishtat e dores; “The pese vellazen” Pese vellezerit; “Toneka e verdhet” Fustani i verdhe; “Ce ndare sy ce ke” Sa sy te bukur qe ke; “Kush maman ka bjerr” Ai qe mamane e ka humbur etj.

Katundy Katundi
Rither nalt nji mal Ulur lart ne mal
je katundy im, je ti vendi im,
cedogja isht nde zemra Ajo qe eshte ne zemer
u shihet nde faqe. Te shihet edhe ne fytyre.
Kur jes e fjinje Edhe kur jam duke fjetur,
medua katundi im, une mendoj per vendin tim
cdogja se kaq gjinde dhe per cdo gje qe njerezit
shek mbrenda shohin brenda
su syt te tonet. tek syte tane.
Katundi! Atdheu!
Eshte nji pune, Eshte dicka,
pare me zemra! qe shihet me zemer!

Arberishtja, tani ne Itali mesohet dhe ne shkolla
Qe prej dy vitesh ne Itali, gjuha arbereshe eshte zyrtarisht nje gjuhe e dyte qe mund te mesohet nga nxenesit e interesuar. Ka qene ministria e te Mirave Kulturore e cila e pati miratuar projektin per rikthimin e gjuhes se vjeter shqiptare ne programet mesimore dhe ne administraten publike.

Nje nga zonat qe ishte e interesuar per aplikimin e ketij projekti, ishte ajo e Kietit. Kjo ka qene ne fakt, deshira e shume banoreve te Kietit, mbi te gjitha e me te vjeterve, ruajtes te kujdesshem te kultures, tradites dhe te nje idiome lokale, e cila rrezikon te zhduket. Projekti “Arberesh”, synon ne vetvete, ruajtjen, njohjen dhe promovimin e kultures italo shqiptare.

Dhe keshtu, u ndezen serish shpresat qe gjuha e Gjergj Kastriot Skenderbeut mund te rihynte serish, ashtu sic ishte me pare. Nderkaq, ne qytetin e San Marzanos dhe ndonje tjeter, gjuha arbereshe mesohej nga nxenesit ne shkollat fillore.

San Marzano, qyteza qe u krijua nga nje feud shqiptar
San Marzano, eshte nje qytet i populluar nga shqiptaret ne vitin 1530, vendosur mes provinces se Brindisit dhe asaj te Tarantos. Pas vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut ne vitin 1468, Demetrio Capuzzimati, kapiten i njohur i tij qe ishte ndeshur ne betejen e Krujes, u stabilizua ne Taranto e duke ditur se ishte ne shitje feudi i San Marzanos, atehere e merr per 700 dukate nga kardinali Popmeu Colonna ne korrik 1530.

Edhe feudet Rizzi dhe Riezi u njohen, duke krijuar keshtu nje territor te dominuar nga feudet ne San Marzano. Kapiteni Demterio Capuzzimati, i gezuar qe mundi te gjente strehe per bashkepatriotet e tij, thirri ne territorin e San Marzanos, nje numer te madh familjesh shqiptare te cilat u vendosen aty per nje periudhe 10 vjecare. Te gjitha keto familje arriten te marrin nga nje cope toke per te jetuar.

Duke u detyruar qe me pas te mbrohen duke ngritur mure te larte dhe te forte. Ne vitin 1639, feudi i San Marzanos iu shit Francesco Lopezit, i cili kishte per grua Elena Kastriotin, pati edhe zoterues te tjere si Giorgio Castriota dhe Giovanna Castriota Skenderbeu deri ne 1744. Me pas, ajo qe mbeti nga feudi i San Marzanos, u udhehoq nga Giovanni Casalini dhe Donna Eanda, te cileve iu takon merita e restaurimit te Pallatit Marchesale, qendra e pare e shqiptareve kjo ne San Marzano.

Ne kete qytet, ka edhe nje muze te posacem etnografik, i cili ruan edhe sot e kesaj dite sende dhe momente te krijuara enkas te familjes se hershme arbereshe. Kjo sepse, sipas drejtueses se tij Vincenza Mussardo Talo, nje muze eshte kujtimi i respektueshem dhe mbi te gjitha i adhurueshem i punes se perditshme te te pareve tane. Sepse nje muze eshte histori.

Eglantina Nasi
Koha Jone.


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


ARBERISHTJA, KONOTACIONI I EMBEL I SHQIPES QE MBERRIN NGA SHEKUJT

Advanced search






Déjà Vu X3
Try it, Love it

Find out why Déjà Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs