Si duhet kuptuar një përgigje dipllomatike por ... jo bindëse ?
Thread poster: mergim
mergim
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 12:03
English to Italian
+ ...
Aug 20, 2002

Disa herë kam marrë përgjigje \"standarde\" ku më thuhej se dikush tjetër ish zgjedhur për përkthimin në fjalë, por në të ardhmen do të më kishin parasysh mua. Tështunën që shkoi qe një ofertë me lutje : Duhej përkthyer një çertifikatë martese nga gjermanishtja në anglisht, dhe afati ishte e djela në drekë. I u përgjigja ofertës pa vonesë. Isha i pari që ofrohej t\'a përkthente. Në ora dhjetë të darkës akoma asnjë përgjigje, dhe kërkesa vazhdonte të ish... See more
Disa herë kam marrë përgjigje \"standarde\" ku më thuhej se dikush tjetër ish zgjedhur për përkthimin në fjalë, por në të ardhmen do të më kishin parasysh mua. Tështunën që shkoi qe një ofertë me lutje : Duhej përkthyer një çertifikatë martese nga gjermanishtja në anglisht, dhe afati ishte e djela në drekë. I u përgjigja ofertës pa vonesë. Isha i pari që ofrohej t\'a përkthente. Në ora dhjetë të darkës akoma asnjë përgjigje, dhe kërkesa vazhdonte të ishte e afishuar e ofertë nga përkthyes figuronte vetëm një, pra e imja. Dërgova një e-mail duke u thënë se po të mos e dërgonin pa vonesë me e-mail ose me fax s\'kishte më kohë të përkthehej materiali. Deri në mesnatë, heshtje nga ana e tyre dhe tek afishimi vetëm një ofertë, supozoj se qe imja. Të nesërmen në mëngjes gjej përgjigjen standarte që kam marrë sa e sa herë ku me mirësjellje njoftohesha se dikush tjetër ishte zgjedhur t\'a bënte përkthimin po unë mos të mërzitesha se ...

Ftoj kolegët përkthyes të më thonë në se kanë edhe ata përvoja të tilla dhe n.q.se po, atëhere t\'a diskutojmë me zonjën Coulson, e cila është moderatore e gjuhës shqipe, e mbase di të na thotë ndonjë gjë të re në këtë drejtim, (pavarësisht se unë rastin e pata me gjuhë tjetër e domosdo edhe moderatori qe tjetër). Mendoj se përvoja e moderatores tonë të shqipes gjithsesi do të na ndihmojë.

Ju faleminderit,

Mërgimi
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 10:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Diskutim shumë interesant Aug 20, 2002

I nderuar Z. Mërgim,

në rradhë të parë dua të shpreh respektin tim që kam për ju si dhe t'ju falënderoj që ngritët këtë diskutim tepër të rëndësishëm.



Gjetja e punëve për përkthyesit për mendimin tim është një nga qëllimet kryesore të ProZ.com. Ka disa gjëra në ProZ.com që janë ende larg përsosjes, megjithëse ka shumë gjëra pozitive për t'u përmendur.



Një nga të metat e ProZ.com mendoj unë është se i
... See more
I nderuar Z. Mërgim,

në rradhë të parë dua të shpreh respektin tim që kam për ju si dhe t'ju falënderoj që ngritët këtë diskutim tepër të rëndësishëm.



Gjetja e punëve për përkthyesit për mendimin tim është një nga qëllimet kryesore të ProZ.com. Ka disa gjëra në ProZ.com që janë ende larg përsosjes, megjithëse ka shumë gjëra pozitive për t'u përmendur.



Një nga të metat e ProZ.com mendoj unë është se i lihet rrugë e hapur pjesmarrjes së çdo njeriu që njeh sadopak një gjuhë të huaj. Dhe në të njëjtën kohë i lihet rrugë e hapur çdo "agjensie" përkthimi. Edhe pse duhet të theksoj se shumica e anëtarëve të proz.com, qofshin këta përkthyesë apo kompani përkthimi janë profesionistë seriozë, ka shumë të tjerë që anëtarësohen këtu për të përfituar nga rasti.



Me këtë rast do të thoja se ka dhe oferta që vijnë nga njerëz të tillë jo-seriozë, që mund të jenë ose jo kompani përkthimi. Ka kompani përkthimi të anëtarësuara në ProZ që vetëm duan të përfitojnë prej përkthyesve, duke ofruar çmime qesharake. Për mendimin tim kompani të tilla nuk i venë rëndësi cilësisë së përkthimit, por i kushtojnë më shumë rëndësi fitimit që do të nxjerrin prej këtij përkthimi. Prej kompanive të tilla unë vetë jam zhgënjyer shumë në fillim dhe tani, nëse e kuptoj që në fillim se çfarë lloji është kompania që lëshon ofertën, as që i përgjigjem fare.



Më vjen keq Z. Mërgim që kompania në fjalë mbasi ju la në pritje për njëfarë kohe, ju dërgoi njoftim se ishte zgjedhur dikush tjetër. Për mendimin tim kjo kompani ose nuk ka qenë serioze, ose ndonjë "përkthyes" tjetër mund ta ketë kontaktuar direkt këtë kompani duke ofruar çmime qesharake (gjë që përsëri e bën këtë kompani të duket mjaft jo-serioze).



Unë nuk flas dot për komunitetet e tjera, por në komunitetin shqip-anglisht-shqip shumica e punëve që vihen nuk janë të vërteta (me keqardhje të madhe po e deklaroj këtë fakt sot këtu, edhe pse shpeshherë e kam diskutuar privatisht me anëtarë të veçantë të komunitetit shqiptar).



Shumica e ofertave të shpalluara në komunitetin tonë janë vënë me qëllime jo të mira nga disa anëtarë të këtij komuniteti (nuk është shumë e vështirë për ta kuptuar se nga vjen një "ofertë pune" apo "pyetje/përgjigje KudoZ".



Arsyeja pse e bëjnë këtë gjë ata? T'ju them të drejtën unë nuk e kuptoj mirë pse, ndoshta e bëjnë për të parë çmimet e kolegëve (???), ndoshta e bëjnë për të parë "taktikat" e gjetjes së punës së kolegëve (???), ndoshta e bëjnë për të parë "Resume-të" e të tjerëve (???!!!), apo ndoshta e bëjnë me qëllime të tjera jo të pastra të cilat u kushtojnë KOHË DHE PARA kolegëve përkthyesë.



Them kohë pasi unë mendoj se çdo njeri harxhon një farë kohe për t'iu përgjigjur një oferte të caktuar. Them para pasi shumë nga kolegët tanë duhet të paguajnë para për të dhënë ofertën e tyre. Unë do t'u lutesha këtyre anëtarëve të papërgjegjshëm t'i ndalonin këto lloj manovrash pasi asgjë nuk kalohet pa u vënë re nga stafi i ProZ dhe nga unë si moderatore dhe ndoshta do të arrijë puna që edhe të merren masa.



Ndoshta po mendoni se kam dalë nga tema, por në fakt mendoj se fenomeni që sapo përmenda ka lidhje të ngushtë me frymën e mosbesimit në ProZ që i ka zënë pothuajse të gjithë anëtarët (të paktën të gjithë ata me të cilët mbaj korrespondencë të vazhdueshme).



A ka zgjidhje ky problem? Nuk jam e sigurt, por unë për vete në fillim kontrolloj mirë në internet ose pyes dhe kolegë të tjerë të gjuhëve të tjera nëse kanë punuar ose kanë dëgjuar ndonjëherë për kompanitë që dërgojnë lutjet e tyre për projekte të ndryshme dhe do t'ju këshilloja të njëjtën gjë edhe kolegëve. Madje një herë mbasi u binda se kush qëndronte prapa "kompanisë" që dërgoi një "projekt" të caktuar, u dërgova ca çmime qesharake (shumë të ulta) duke pritur reagimin e tyre (megjithëse në të vërtetë nuk mora ndonjë përgjigje).



Një fenomen tjetër është ai i çmimeve shumë të ulta. Nuk dua të diskutoj gjatë këtu pse disa nga kolegët venë çmime të ulta: kjo ndodh për arsye të ndryshme, për arsye të vendodhjes së tyre (jetesa në Shqipëri ka favoret e saj përsa i përket tregut të përkthimeve sot), ose ndoshta disa janë në fillim të karrierës së tyre dhe duan të joshin klientë të rinj me çmime më të ulta etj, etj.



Megjithatë, vendosja e çmimeve në profilin e çdo përkthyesi të ProZ.com shumë shpejt mund ta rregullojë edhe këtë "anomali", nëse mund ta quaja të tillë. Nuk e di nëse e keni vënë re se çdo anëtar i proz mund të fusë çmimet e veta në profilin e vet. Qëllimi i kësaj është që t'u pritet rruga ofertave qesharake prej kompanive që ofrojnë punë tek përkthyesit.



Psh nëse të gjithë përkthyesit e kanë çmimin më të ulët ta zemë US$0.08 për fjalë, atëherë kompania që kërkon të paguajë US$0.07 për fjalë nuk arrin të marrë asnjë ofertë pune nga asnjë përkthyes. (Pra të shpresojmë që kompania të zerë mend dhe t'i paguajë më mirë përkthyesit e vet).



Por gjithashtu, ata që shënojnë çmime shumë të ulta, nuk mund të marrin (ose përfitojnë) nga punët e paguara mirë. Psh, nëse çmimi im më i ulët do të ishte ta zemë $0.12 për fjalë, atëherë unë nuk do të lejohesha të hidhja ofertën time për atë projekt që paguan $0.25 për fjalë, pavarësisht sa sa shumë do të më pëlqente ky lloj projekti apo se sa shumë i përshtatesha unë këtij projekti. Pra në njëfarë mënyrë, u pritet rruga çmimeve qesharake (ose "lëmoshave"). Megjithatë bëhet përjashtim për organizatat që nuk kanë qëllime përfitimi.



Unë mendoj se nëse e përdorur me kujdes dhe zgjuarsi, si nga ana e përkthyesve ashtu dhe nga ana e kompanive, ProZ.com me të vërtetë do t'ia arrijë qëllimit të vet kryesor:

"a marketplace and workplace for translators, translation agencies and their clients".



Ndoshta e zgjata pak sot, por dëshiroj të shkruaj përsëri rreth këtij problemi shumë të rëndësishëm dhe interesant si dhe për probleme të tjera që mund të kemi hasur. Edhe një herë dua të falënderoj Z. Mërgim për kontributin e tij në komunitetin tonë. Personalisht ndihem shumë e nderuar nga pjesmarrja juaj Z. Mërgim në komunitetin tonë.



Me respekt,

Monika Coulson


[Edited at 2003-08-15 15:11]
Collapse


 
mergim
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 12:03
English to Italian
+ ...
TOPIC STARTER
Mendimi shfaqur nga zonja Coulson më se real dhe bindës. Aug 20, 2002

E nderuar zonja Coulson,

Jo që nuk mendoj se u zgjatët shumë me përgjigjen, por përkundrazi ajo ishte më se bindëse, lidhur me dyshimin që shfaqja unë.

Me që e zgjatëm kaq me pyetjen time, dua të shtoj edhe diçka. Kam marrë dy përgjigje nga kompani apo individë,(kush e merr vesh se ç\'janë), nga Italia,që bënin një pseudo-humor që të ngrinte nervat e më gjegjeshin pak a shumë njëlloj :\"... me ju përkthyesit amerikanë nga italishtja e kemi keq e p
... See more
E nderuar zonja Coulson,

Jo që nuk mendoj se u zgjatët shumë me përgjigjen, por përkundrazi ajo ishte më se bindëse, lidhur me dyshimin që shfaqja unë.

Me që e zgjatëm kaq me pyetjen time, dua të shtoj edhe diçka. Kam marrë dy përgjigje nga kompani apo individë,(kush e merr vesh se ç\'janë), nga Italia,që bënin një pseudo-humor që të ngrinte nervat e më gjegjeshin pak a shumë njëlloj :\"... me ju përkthyesit amerikanë nga italishtja e kemi keq e po të mos kishim bashkatdhetarët tanë që dijnë anglisht,nuk do arrinim kurrë të na përktheheshin ofertat tona se ju ... helbete, kini standard të lartë jetese dhe ... pra edhe kërkoni qiqra në hell lidhur me shpërblimet !\" E qartë se as e mora mundimin t\'i përgjigjesha arrogancës së tyre por ... më lanë shije tejet të hidhur në gojë. Këta si duket janë ajo kategori e cila zihet në gojë nga zonja Coulson.

Shëndet të gjithëve,

Mërgimi
Collapse


 
Monika Martens
Monika Martens
Local time: 18:03
Italian to Albanian
+ ...
In memoriam
ne lidhje me perkthimet italiane... Sep 4, 2002

Pershendetje te dashur kolege, uroj te jeni mire

Lexova mesazhet e mesiperme dhe me terhoqi vemendjen fakti qe permendni ju Monika, mbi ofertat fallco te punes te bera tek ProZ..

Tani e kuptoj pse kam marre pergjigje te tilla ne disa raste qe me kane vene ne mendime, raste te ngashme me ato te Zotit Mergim...

Nejse, dua te ndalem pak tek nje fakt tjeter, puna e pageses per perkthime.

E verteta eshte qe kostu
... See more
Pershendetje te dashur kolege, uroj te jeni mire

Lexova mesazhet e mesiperme dhe me terhoqi vemendjen fakti qe permendni ju Monika, mbi ofertat fallco te punes te bera tek ProZ..

Tani e kuptoj pse kam marre pergjigje te tilla ne disa raste qe me kane vene ne mendime, raste te ngashme me ato te Zotit Mergim...

Nejse, dua te ndalem pak tek nje fakt tjeter, puna e pageses per perkthime.

E verteta eshte qe kostua e perkthimit ne vende te ndryshme eshte e ndryshme, dhe ne pergjithesi ne Belgjike varion rreth 0,05 - 0,08 $ per fjale te perkthyer, natyrisht cmimi varet nga faktore te ndryshem. Ne nje mesazh prej nje firme perkthimi italiane ku me kerkohej te mbushja nje formular regjistrimi, me thuhej si me \"takt\" qe perkthyesit e zgjedhur ishin ata me tarifa me te uleta dhe me keshillonin te mos kerkoja me shume se 0,04$ per fjale... Besoj e kuptoni dhe vete qe me nje firme te tille nuk ma ka enda te punoj, jo per punen e cmimit por nje mesazh i tille eshte fyerje per perkthyes profesioniste, e sidomos per ata qe varen plotesisht dhe i jane dedikuar kesaj pune.

E verteta eshte qe agjencite e perkthimit perfitojne nga perkthyesa jo profesioniste per te ulur cmimet poshte e me poshte, duke krijuar nje atmosfere te papelqyer edhe brenda ProZ...

Ndoshta ka ardhur koha t\'u jepet fund ketyre spekullimeve te pakendshme ne nje rrjet te gjere intelektualesh sic eshte ProZ!



Ju uroj nje dite te mbare dhe sukses me perkthimet e metejshme.

Monika


[addsig]
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Si duhet kuptuar një përgigje dipllomatike por ... jo bindëse ?






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »