Stepje lidhur me diskutime të hapura. Ndihmon ky qëndrim ?
Thread poster: mergim
mergim
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 01:10
English to Italian
+ ...
Aug 21, 2002

Të nderuar kolegë,

Një ngjarje e ndodhur sot ma tërhoqi vëmëndjen për t\'a trajtuar këtë problem. Kërkohej përkthimi në italisht i foljes \"screening\". Ishin dhënë mbi pesë s gjashtë përgjigje shabllone : Ishin dakord që edhe në italisht të përdorej folja angleze \"screening\". Unë hodha variantin (vagliare), që në shqip do t\'i përgjigjej foljes \"vlerësim\", ku flitej se si sondimi i DNA jepte rezultatin e caktuar.

Por nga ana tjetër shtova edhe
... See more
Të nderuar kolegë,

Një ngjarje e ndodhur sot ma tërhoqi vëmëndjen për t\'a trajtuar këtë problem. Kërkohej përkthimi në italisht i foljes \"screening\". Ishin dhënë mbi pesë s gjashtë përgjigje shabllone : Ishin dakord që edhe në italisht të përdorej folja angleze \"screening\". Unë hodha variantin (vagliare), që në shqip do t\'i përgjigjej foljes \"vlerësim\", ku flitej se si sondimi i DNA jepte rezultatin e caktuar.

Por nga ana tjetër shtova edhe shënimin me të cilin i ftoja përkthyesit që të mundoheshin t\'a pastronin italishten, me aq sa u vinte dore, nga barbarizmat, ku statistikisht rreth 8000 barbarizma në vit i shtohen leksikut italisht. Mos t\'ishte thënë : mbi dymbëdhjetë pro edhe kundra e diskutonin menjëherë vrejtjen time. Megjithatë pata kënaqësinë që folja e propozuar nga unë të hynte në glosar.

E ngushtoj tashti rrethin. Unë dhashë një variant përkthimi edhe sa e preka një çështje, kolegët italianë pa vonesë u hodhën në diskutim. Kurse tek me ka ditë që janë dhënë vetëm dy mendime rreth përdorimit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe dhe vazhdojnë e mbesin po ata dy. Mendoj se rrahjs e mendimeve rreth problemit jo vetëm që do t\'i shërbente çështjes, por edhe do të na lidhte në bashkëpunim edhe shkëmbim mendimesh më qënësor.

Përshëndetje të gjithëve,

Mërgimi
Collapse


 
Landa Prifti
Landa Prifti
Local time: 01:10
English to Albanian
+ ...
Pajtohem plotesisht me ju Aug 21, 2002

Prandaj dhe po e filloj prezantimin tim te pare ne kete diskutim, si perkthyese e re, me deshiren e madhe per te ndjekur gjurmet e perkthyesve te tjere me me shume pervoje.

Edhe une si gjithe te tjeret e kam vene re qe gjuha jone po huazon per dite e me shume fjale te huaja dhe kjo me ben te ndihem e pafuqishme dhe e pa afte te ndihmoj sadopak ne kete drejtim. Por me t\'u regjistruar ne ProZ.com papritur pata nje ndjenje lehtesimi. Po perfitoj nga rasti te kujtoj te gjithe bashkepune
... See more
Prandaj dhe po e filloj prezantimin tim te pare ne kete diskutim, si perkthyese e re, me deshiren e madhe per te ndjekur gjurmet e perkthyesve te tjere me me shume pervoje.

Edhe une si gjithe te tjeret e kam vene re qe gjuha jone po huazon per dite e me shume fjale te huaja dhe kjo me ben te ndihem e pafuqishme dhe e pa afte te ndihmoj sadopak ne kete drejtim. Por me t\'u regjistruar ne ProZ.com papritur pata nje ndjenje lehtesimi. Po perfitoj nga rasti te kujtoj te gjithe bashkepunetoret qe jetojne ne USA te mos harrojne cdo mundesi dhe perfitim qe gezojne dhe te bejne te pamunduren t\'i perdorin edhe per perkthyesit tane qe jetojne ne Shqiperi dhe nuk i kane keto te mira.Une e shikoj kete qendrim si njefare detyrimi qe kemi kundrejt vendit dhe gjuhes sone, pavaresisht ku jetojme. Eshte me e pakta qe mund te bejme per te.

Jam shume e gezuar qe mund te diskutoj lirshem dhe te lexoj mendimet e shqipetareve te tjere ne kete fushe.

Faleminderit te gjithe pjesetareve dhe vecanerisht themeluesve te kesaj shoqate qe afron gjithe keto mundesi te reja per ne.

Pershendetje

Landa Prifti
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Stepje lidhur me diskutime të hapura. Ndihmon ky qëndrim ?






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »