Pak gramatikë
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:39
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Oct 7, 2002

Para dy ditësh mora në dorë një projekt ku më kërkohej përkthimi i shumë emrave të gjuhëve të botës, shumica e të cilave të panjohura, madje as disa fjalorë të mirë të anglishtes nuk i përmbanin ato gjuhë.



M\'u kujtua që para disa javësh dikush bëri një pyetje për disa emra gjuhësh dhe kështu që përgjigja për atë pyetje më ndihmoi shumë (Faleminderit Edlira). Por ama më ngelën shumë e shumë emra të tjerë gjuhësh për të zgjidhur vet�
... See more
Para dy ditësh mora në dorë një projekt ku më kërkohej përkthimi i shumë emrave të gjuhëve të botës, shumica e të cilave të panjohura, madje as disa fjalorë të mirë të anglishtes nuk i përmbanin ato gjuhë.



M\'u kujtua që para disa javësh dikush bëri një pyetje për disa emra gjuhësh dhe kështu që përgjigja për atë pyetje më ndihmoi shumë (Faleminderit Edlira). Por ama më ngelën shumë e shumë emra të tjerë gjuhësh për të zgjidhur vetë...



Por vështirësia më e madhe është nëse duhet ta përdor fjalën \"gjuhë\" apo jo në këtë rast. Më konkretisht, kur thuhet në anglisht:



\"...Norwegian /Malayalam/ Macedonian / Nepali / Lao / Maldivian Dhivehi / Burmese / Bengali / Bhutanese / Khmer / Armenian / Azerbaijani / Kirgiz / Turkmen / Icelandic / Catalan / Estonian / Faeroe Is. Language / Latvian / Serbo Croatian language / Belarusian / Marathi / Tamil / Assamese / Kashmiri / Manipuri / Gujarati / Punjabi / Sanskrit / Oriya / Sindhi / Pashto / Dari / Tajik / Basque / Ainu / Frisian / Church Slavonic / Friulian / Hmong / Guarani / Kurdish / Ladino / Maori / Serbian / Swabian / Yiddish / Yoruba / Uzbek / Konkani / Galician etj, etj se nuk po e shkruaj të gjithë listën tani se është shumë shumë e gjatë



A duhet të them psh: \"norvegjisht, gjuhë maleziane, maqedonisht, gjuhë nepaleze\" apo duhet të them: \"gjuhë norvegjeze, gjuhë maleziane, gjuhë maqedonase\", etj etj?



Apo duhet të filloj dhe të krijoj emra të tillë si (që kam frikë se do tingëllojnë shumë qesharakë dhe të sforcuar): \"norvegjisht, malezianisht, maqedonisht, nepalisht, tajvanisht\" etj, pra me fjalë të tjera të shtoj ose \"isht\" ose \"eze\" në fund të emrit të gjuhës???



Si më këshilloni të bëj?



Unë deri tani kam përdorur fjalën \"gjuhë\" para emrit të gjuhës, po në këtë mënyrë kam frikë se po e rris \"artificialisht\" numrin e fjalëve të përkthimit dhe kam frikë se po e rëndoj shumë veshin kur lexuesi të lexojë: gjuhë..., gjuhë..., gjuhë... etj.



Do dëshiroja të dija mendimet dhe përvojat tuaja në këtë drejtim. Ju falënderoj paraprakisht.

Monika
Collapse


 
mergim
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 18:39
English to Italian
+ ...
Lidhur me "Pak gramatikë" Oct 9, 2002

Mesazhi pyetës i z.Coulson më duket interesant.

Si në rregullat e sintaksës e gjithashtu edhe ato të drejtshkrimit, përcaktimet si edhe përkufizimet janë mjaft të fundme, ndonëse lenë gjithmonë hapësira për interpretime. Por në rastin konkret ku me përkufizim përcaktohet \"... bashkësija e tingujve,fjalëve, trajtave e rregullave të të shprehurit përbëjnë t\'ashtuquajturin sistem të krijuar historikisht e që përbën gjuhën e një kombi siç janë gjuha shqipe
... See more
Mesazhi pyetës i z.Coulson më duket interesant.

Si në rregullat e sintaksës e gjithashtu edhe ato të drejtshkrimit, përcaktimet si edhe përkufizimet janë mjaft të fundme, ndonëse lenë gjithmonë hapësira për interpretime. Por në rastin konkret ku me përkufizim përcaktohet \"... bashkësija e tingujve,fjalëve, trajtave e rregullave të të shprehurit përbëjnë t\'ashtuquajturin sistem të krijuar historikisht e që përbën gjuhën e një kombi siç janë gjuha shqipe, gjuha gjermane, gjuha italiane, gjuha frënge,etj.\" mendoj që këtë kriter të ndjekin edhe të gjithë kolegët që përbalohen me rast konkret si rasti i zonjës Coulson. Nga ana tjetër, zonja Coulson, nuk duhet të stepet në përsëritjen e fjalës \"gjuhë\" sa herë që do të përmendë njerën nga gjuhët, vetëm për faktin se shtohet numri i fjalëve të përkthyera. Së paku ky është mendimi si edhe pikëpamja ime.

Në vazhdim kam edhe një pyetje nga ana e ime. Këtij mesazhi pyetës i jam përgjigjur dy ditë të shkuara, sapo e lexova mesazhin, dhe përgjigja e ime, e formuluar pak a shumë njëlloj si edhe sot, nuk dilte në përgjigjet e forumit. Si ka mundësi ?

Punë të mbarë gjithë kolegëve e domosdo me shpresë që edhe z.Coulson, në një farë mënyre, ky pozicionimi im ndaj pyetjes së saj ti shërbejë.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:39
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Faleminderit shumë Oct 9, 2002

I nderuar Z. Mërgim,

faleminderit shumë për opinionin tuaj dhe për njohurinë tuaj që ndatë me mua/ne. Tani ndihem më e sigurt për atë pjesë përkthimi..



Përsa i përket pyetjes suaj, se pse nuk ka dalë mesazhi juaj i parë, unë nuk e di pse ka ndodhur kjo. Megjithatë, mund t\'ju them këtë që para dy dytësh kanë ndodhur disa ngatërresa në proz, përsa i përket anës programuese të kësaj faqeje interneti.



Psh unë mora n
... See more
I nderuar Z. Mërgim,

faleminderit shumë për opinionin tuaj dhe për njohurinë tuaj që ndatë me mua/ne. Tani ndihem më e sigurt për atë pjesë përkthimi..



Përsa i përket pyetjes suaj, se pse nuk ka dalë mesazhi juaj i parë, unë nuk e di pse ka ndodhur kjo. Megjithatë, mund t\'ju them këtë që para dy dytësh kanë ndodhur disa ngatërresa në proz, përsa i përket anës programuese të kësaj faqeje interneti.



Psh unë mora njoftim sikur i isha përgjigjur një pyetjeje nga gjuha portugeze në atë angleze!! (http://www.proz.com/glossary/284883)



U habita jashtëzakonisht shumë se jo vetëm që nuk e njoh dhe nuk e flas këtë gjuhë, por në përgjigje shfaqej emri im i plotë si dhe fotografia ime. (Mënyra se si e mora vesh ishte se një anëtar tjetër kishte rënë dakort me përgjigjen \"time\" dhe mora njoftim të menjëhershëm mbas kësaj). E raportova këtë gabim teknik menjëherë.



Ishte një situatë pak a shumë komike më pas kur mora njoftim se përgjigja \"ime\" nuk u zgjodh nga pyetësi Por të paktën nuk pata \"disagreements\", por në të njëjtën kohë, nuk e di se kush e vuri atë përgjigje në fund, (deri tani nuk më ka akuzuar njeri se i kam vjedhur përgjigjen) ha-ha-ha...



Mesa di unë, ky problem është zgjidhur tani.



Zoti Mërgim, kushedi kush e \"mban\" tani me emrin e vet atë përgjigjen tuaj në shqip(ndoshta ndonjë që as nuk e di që \"flet e shkruan\" shqip).

Të shpresojmë që kjo gjë të mos ndodhë më në të ardhmen.

Me respekt,

monika

[ This Message was edited by: on 2002-10-09 15:36 ]
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Pak gramatikë






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »