Mobile menu

Off topic: Jashtë teme (një njoftim tjetër i dhimbshëm)
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 12:31
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Nov 4, 2002

Uroj së pari që të jeni mirë me shëndet. Po vë këtu një njoftim tjetër të dhimshëm për të njoftuar miqtë dhe dashamirësit e personit në fjalë.



Z. Ramadan Sejdiu, 36 vjeç, me origjinë nga Prishtina, ndërroi jetë javën e kaluar në Arizona, SHBA, si rezultat i një aksidenti të rëndë automobilistik. Ka lënë pas 4 djem të vegjël, gruan, nënën, motra, vëllezër dhe plot të afërm të tjerë. Z. Sejdiu ishte inxhinier i zbukurimit të qytetit të Prishtinës dhe emigroi në SHBA më 1999 me gjithë familjen e tij, gruan dhe 4 fëmijët. Më pas u kthye në Kosovë dhe jetoi aty për një farë kohe. U kthye në Arizona më pak se dy muaj të shkuar, pa familje këtë rradhë, me shpresë të stabilizohej vetë dhe pastaj të tërhiqte dhe fëmijët e gruan. Por aksidenti i javës së shkuar i ndërpreu planet dhe jetën e tij.



Z. Sejdiu nuk ishte anëtar i ProZ.com, por kishte plot miq e dashamirës në këtë komunitet, prandaj e vura këtu këtë njoftim.



Gjithashtu, fëmijët, gruaja dhe nëna e tij kanë dëshirë që trupi i të ndjerit të kthehet në vendlindjen e tij. Z. Sejdiu ende nuk kishte gjetur punë në Arizona, kështu që nuk kishte mundur të kursente ndonjë para. Një grup shqiptarësh që e kanë marrë vesh këtë tragjedi kanë vendosur dhe po mbledhin para për të dërguar kufomën në Prishtinë, si dhe për të ndihmuar jetimët e tij të vegjël. Siç mund ta dini, shpenzimet e transportimit të një kufome janë jashtëzakonisht të mëdha, (mund të shkojnë nga $8,000-17,000) prandaj nëse keni mundësi mund të jepni ndonjë dhurim (qoftë edhe simbolik) për të ndihmuar këtë familje gjatë kësaj tragjedie të rëndë dhe sidomos për të ndihmuar që trupi i tij i pajetë të kthehet tek fëmijët, gruaja dhe nëna e tij.



Nëse keni mundësi për ta bërë këtë, ju lutem mund t\'i fusni kontributet tuaja në llogarinë bankare që është hapur për këtë qëllim në: Bank of America, numri i llogarisë është: 004652876015. Gjithashtu mund të kontaktoni presidentin e klubit shqiptar Sofra në Arizona, në numrin e telefonit 1(602) 413-4647 ose zotin Hajrulla Hajra në numrin e telefonit 1(602) 564-0253. Zoti jua shpërbleftë me të mira.

Me dhimbje,

Monika

4 nëntor 2002

[ This Message was edited by: on 2002-11-05 17:38 ]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Jashtë teme (një njoftim tjetër i dhimbshëm)

Advanced search






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs