Pages in topic:   [1 2 3 4 5] >
Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Nov 9, 2002

Po e filloj me drejtshkrimin e atyre fjalëve që gabohen më shpesh.



Përdorimi i apostrofit.




Shkruhen me apostrof:


m'i dha


t'i dha


të m'u thuash


të m'ia numërosh


T'ia thuash


do t'ju nderojmë


të mos m'ua prishni qejfin


s'arrin


s'erdhi


ç'zë





Shkruhen PA apostrof:





ma dha librin


ta dha librin


çdo nxënës


çfarë do


me të etj.





[Edited at 2008-05-06 14:42]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Thonjëzat në fund të fjalisë Nov 9, 2002

Në shumicën e rasteve, në anglisht vihet pika në fund të fjalisë, pastaj mbyllen thonjëzat.

Në shqip është e kundërta. Mbyllet fjalia me thonjëza dhe pastaj vihet pika në fund të fjalisë.


"The Adriatic see is very deep."
"Deti Adriatik është shumë i thellë".






[Edited at 2008-05-06 14:44]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Pika në numrat me më shumë se 3 shifra Nov 10, 2002

Në anglisht (në SHBA) përdoret presja në raste të tilla, në shqip përdoret pika.

Psh:

15,000 people



15.000 vetë


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 21:54
English to Albanian
+ ...
Thonjezat ne fund te fjalise Nov 11, 2002

Me sa di une vendosja e thonjezave varet nga pozioni dhe funksioni i tyre ne fjali dhe mendoj se nuk mund te kemi nje rregull te pergjithshem per te gjitha rastet.



Per shembull, ne anglisht:



She was very pretty with \"soft blue eyes\".

Ne kete rast pika vihet mbas thonjezave sepse mbyll te gjithe fjaline dhe jo thjesht frazen ne thonjeza.



E di qe ka dhe raste te tjera dhe rregulla te posacme prandaj then se ne raste dyshimi eshte mire t\'i hidhet nje shikim drejtshkrimit te gjuhes ne fjale.



_______________________________________

Po e shkruaj këtu përgjigjen time, që t\'i lë më shumë vend rregullave gramatikore në këtë rubrikë.



E dashur Anila,

ke të drejtë, nuk duhej ta kisha përgjithësuar atë rregull, pasi ka edhe përjashtime. Megjithatë, synimi im në këtë rubrikë është që të rifreskohen njohuritë e shqipes. Anglishten në këtë rast po e marr vetëm si referim. Kjo nuk do të thotë se mund të shkruaj rregulla të gabuara të anglishtes, në asnjë mënyrë. Faleminderit për korigjimin. Gjithashtu e ndryshova formulimin tim në rregullin e mësipërm.



Arsyet pse e hapa këtë rubrikë janë të shumta. Disa prej tyre janë se ne që jemi në vend të huaj nuk jemi në kontakt të vazhdueshëm me gjuhën amë, rrjedhimisht fillojmë ta \"harrojmë\" atë dhe rregullat e saj.

Një arsye tjetër është se meqënëse ne që jemi larguar nga vendi kemi më shumë kontakte me gjuhën e huaj sesa me tonën, rrjedhimisht huazojmë më shumë prej gjuhës së huaj dhe madje arrijmë sa të zëvendësojmë fjalë apo rregulla gramatikore të gjuhës sonë me ato të gjuhës së huaj.



Një arsye tjetër është se mund të ketë ndonjë prej nesh që e njeh gjuhën e folur shqipe më mirë se sa atë të shkruar (largimi i hershëm nga Shqipëria është faktori kryesor që shkakton këtë. Mund të sjell si shembull fëmijët e shoqes sime që me gojë e flasin shqipen mjaft rrjedhshëm, pasi bisedojnë me prindërit vetëm në shqip, ama kur shkruajnë letra, nuk mund ta mbarojnë dot një fjali të plotë në shqip, pasi nuk i kanë marrë bazat e gjuhësisë në Shqipëri).



Qëllimi im është që për të gjitha këto arsye të mësipërme dhe të tjera, nuk do të ishte keq që t\'i rikujtonim edhe një herë disa nga rregullat gramatikore shqipe.

Shpresoj që të gjithë ne të kontribuojmë me ndonjë \"rregull\" që të përfitojmë nga njëri-tjetri dhe të mos ta cënojmë gjuhën tonë të bukur.

Monika



[ This Message was edited by: on 2002-11-12 06:18 ]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkrimi i datave Nov 12, 2002

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:



20.VII.1999 ose 20.7.1999 (dhe jo me vizë, pra jo 20/7/1999 ose 20-VII-1999) etj.



Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit:

23 janar 1999, 4 mars 2002 etj.



Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës që shënon datën, në shkresat zyrtare vihet parafjala \"më\":

Shkodër, më 19.VII.2068

Tiranë, më 31 dhjetor 2002



Parafjala \"më\" shkruhet gjithmonë para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie:

Muzeu u hap të hënën, më 20.XI.2001; ose

Mbledhja do të bëhet të shtunën, më 1 janar 2003 etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Standard Nov 12, 2002

Shkruhet \"standard\" dhe jo \"standart\".



Pra standardet, standardeve etj.





Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Ditët e javës, muajt, stinët Nov 14, 2002

Emrat e ditëve të javës, të muajve e të stinëve shkruhen me shkronjë të vogël:



e hënë, e martë etj.;

janar, shkurt, mars, etj.;

pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Emrat e popujve, banorëve të një vendi... Nov 16, 2002

Emrat e popujve, banorëve të një vendi, të një krahine, qyteti etj. shkruhen me shkronjë të vogël.

Shembull:

shqiptarët, amerikanët, anglezët, italianët, kinezët, beratasit, ulqinakët, shkodranët, matjanët, myzeqarët etj.



Në anglisht, emrat e popujve dhe banorët e një vendi shkruhen me të madhe, psh American, Americans, Albanian, Albanians, Italian, Italians, Russian, Russians etc.

[ This Message was edited by: on 2002-12-13 09:09 ]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
arsye Dec 10, 2002

Shkruhet arsye dhe jo \"arësye\"

Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Qendër, vend, gjendje Dec 13, 2002

Shkruhet Qendër dhe jo \"qëndër\"

\"vend\" dhe jo \"vënd\"

\"gjendje\" dhe jo \"gjëndje\"

[ This Message was edited by: on 2002-12-13 09:06 ]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Përgatis Dec 13, 2002

Shkruhet Përgatis dhe jo \"pregatis\"

Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
amtar Dec 21, 2002

Shkruhet amtar/amtare dhe jo amëtar/amëtare

Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Pikëpamje Dec 21, 2002

Shkruhet \"pikëpamje\" dhe jo \"pikpamje\"

Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Ndiej dhe ndjenjë Dec 22, 2002

Shkruhet Ndiej (me i kur është folje) dhe

Ndjenjë (me j kur është emër)


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Zanorja "E" e theksuar Jan 22, 2003

Shkruhen me \"e\" dhe jo me \"ë\" fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). Me \"e\" shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:

dhemb, emër, premte, shembull, tremb, zemër;

argjend, brenda, kuvend, vendim, zëvendësoj etj.

e enjte, ndenjur, vrenjtur, shenjtë, shtrenjtë;

dre, fle, fre, gdhe, ndej, ngre, pe.


Direct link Reply with quote
 
Pages in topic:   [1 2 3 4 5] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)

Advanced search






Déjà Vu X3
Try it, Love it

Find out why Déjà Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »
WordFinder
The words you want Anywhere, Anytime

WordFinder is the market's fastest and easiest way of finding the right word, term, translation or synonym in one or more dictionaries. In our assortment you can choose among more than 120 dictionaries in 15 languages from leading publishers.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs