Mobile menu

Një rezervë e re për përkthyesit
Thread poster: laurenti
laurenti
Local time: 00:45
English to Albanian
+ ...
Mar 28, 2007

Dëshiroj të njoftoj të gjithë përkthyesit mbi lindjen e një projekti të ri: http://Open-Tran.eu

Ky sit afron mundësinë e shfrytëzimit të përkthimeve të projekteve me burim të hapur (aktualisht për rreth 87 gjuhë) duke shërbyer si një bazë e centralizuar të dhënash me përkthime.
Sigurisht, koncentrohet në fushën e informatikës dhe teknollogjisë (kemi të bëjmë me përkthimet e interfaqeve, programeve dhe aplikativëve për kompjutër).

Për të shfrytëzuar përkthimet në shqip, duhet përdorur adresa http://sq.open-tran.eu. Për gjuhët e tjera mjafton të zëvendësohet "sq" me "xx" ku `xx` është kodi i gjuhës së dëshiruar.

Si mund të përdoret:
1- Shkrimi i një fjale të vetme dhe si përgjigje do të merren disa propozime përkthimi, marrë nga përkthimet e ndryshme ekzistuese.
2- Dërgimi i një file të plotë për përkthim (zakonisht në formatin GNU gettext .po).

Aktualisht shfrytëzohen përkthimet nga tre projekte të mëdhenj OpenSource: Mozilla, KDE e GNOME.

Ndihma e parë dhe tepër e rendësishme (për ne përkthyesit) është kontrolli i konsistencës së terminollogjisë së përdorur gjatë përkthimeve: për herë të parë tre nga projektet më të mëdhenj me burim të hapur ballafaqojnë terminollogjinë e përdorur në përkthime, duke afruar në këtë menyrë mundësinë pastrimit dhe "unifikimit?" të përkthimeve (gjë që aktualisht asnjë nga shtëpitë prodhuese të programeve me burim të mbyllur mund të "ëndërrojë" të vërë në zbatim).
E dyta dhe jo më pak e rendësishme është afrimi i një arme shtesë për gjetjen e gabimeve të ndryshëm në përkthime (drejtshkrimorë, gramatikorë, etj.).
Mjafton sa më sipër për të kuptuar rendësinë e këtij projekti, sidomos për terminollogjinë shqipe të informatikës.

Shpeshherë mund t'ju vijë për të qeshur apo për të qarë nga disa termet e përdorur (sikurse më ndodh shpeshherë): nuk është ky rasti apo nxitja që të gjithë përkthyesit me eksperiencë të afrojnë kontributin e tyre "të paktën" në korrigjimin/përmirësimin e përkthimeve në shqip të sistemeve dhe programeve me burim të hapur, sisteme dhe programe që janë falas dhe "të lirë si ajri që thithim" e që ndoshta nesër do të përdorin fëmijtë tanë në Shqipëri e jashtë saj?

Të gjithë projektet e mësipërm kanë faqet përkatëse për njoftimin e gabimeve (p.sh. për GNOME: http://bugzilla.gnome.org/enter_bug.cgi?product=l10n&component=Albanian%20[sq] ).

Përshëndetje të gjithëve


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Një rezervë e re për përkthyesit

Advanced search






Déjà Vu X3
Try it, Love it

Find out why Déjà Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »
PerfectIt consistency checker
Faster Checking, Greater Accuracy

PerfectIt helps deliver error-free documents. It improves consistency, ensures quality and helps to enforce style guides. It’s a powerful tool for pro users, and comes with the assurance of a 30-day money back guarantee.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs