KudoZ dhe çështje të tjera profesionizmi
Thread poster: aneta_xh
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
May 1, 2007

Mirëdita të gjithëve,
Kam vënë re kohët e fundit cilësinë e dobët të pyetjeve KudoZ. Si ka mundësi që ramë kaq poshtë, kështu si papritur e pa kujtuar? A mos i kemi ulur ne standardet kohët e fundit apo çfarë ndodhi?


Gjithashtu është për të ardhur edhe me keq kur shikon ose lexon përgjigjet arrogante të disave ndaj korigjimeve/komenteve/sugjerimeve gjuhësore të kolegëve. Pse po lejohen këto kohët e fundit? Nëse disa mendojnë se KudoZ ësh
... See more
Mirëdita të gjithëve,
Kam vënë re kohët e fundit cilësinë e dobët të pyetjeve KudoZ. Si ka mundësi që ramë kaq poshtë, kështu si papritur e pa kujtuar? A mos i kemi ulur ne standardet kohët e fundit apo çfarë ndodhi?


Gjithashtu është për të ardhur edhe me keq kur shikon ose lexon përgjigjet arrogante të disave ndaj korigjimeve/komenteve/sugjerimeve gjuhësore të kolegëve. Pse po lejohen këto kohët e fundit? Nëse disa mendojnë se KudoZ është vetëm një lojë, ata kanë hyrë në lojën e gabuar.

Neta




[Edited at 2007-05-01 17:48]
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:11
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Në rradhë të parë: vend profesionistësh May 1, 2007

Aneta,
Ju falënderoj për rubrikën tuaj. Dëshiroj t’ju siguroj se nuk ka asnjë ndryshim të rregullave përsa u përket pyetjeve/përgjigjeve KudoZ. Nëse ju keni vënë re diçka që nuk shkon, më njoftoni menjëherë. Unë nuk mund t’i shikoj/kontrolloj dot të gjitha pyetjet/përgjigjet KudoZ menjëherë, prandaj më njoftoni nëse mendoni se përgjigje apo pyetje të caktuara janë ofenduese.

Përsa i përket cilësisë së dobët që përmendni. Ndoshta tek-tuk k
... See more
Aneta,
Ju falënderoj për rubrikën tuaj. Dëshiroj t’ju siguroj se nuk ka asnjë ndryshim të rregullave përsa u përket pyetjeve/përgjigjeve KudoZ. Nëse ju keni vënë re diçka që nuk shkon, më njoftoni menjëherë. Unë nuk mund t’i shikoj/kontrolloj dot të gjitha pyetjet/përgjigjet KudoZ menjëherë, prandaj më njoftoni nëse mendoni se përgjigje apo pyetje të caktuara janë ofenduese.

Përsa i përket cilësisë së dobët që përmendni. Ndoshta tek-tuk ka ndonjë përgjigje me cilësi të dobët, por në përgjithësi mendoj se shumica e përgjigjeve jepen nga profesionstë me përvojë. Unë shpesh mësoj gjëra të reja kur lexoj përgjigjet e të tjerëve. Megjithatë ekzistojnë dhe përgjigjet e dobëta. Puna është se ProZ.com është faqe/vend i hapur për të gjithë, por ProZ.com është një vend i caktuar me specializim gjuhësh dhe gjuhësie. Ka raste kur njerëzit regjistrohen, pasi mendojnë se është si çdo forum tjetër falas në internet, ku mjafton të flasësh shqip dhe mund të regjistrohesh dhe të flasësh me shqiptarët e tjerë nëpër botë. Çdo njeri është i mirëpritur, por duhet t’u përmbahet rregullave dhe objektivit të kësaj faqeje interneti: vend përkthyesish, nga përkthyesit. Ndonjëherë edhe ky koncept keqkuptohet: ka njerëz që mendojnë se janë përkthyes vetëm se dinë të flasin një (apo më shumë) gjuhë të huaj. Përkthimi është art dhe jo çdo njeri që flet një gjuhë të huaj mund ta bëjë këtë. Por këto janë gjëra që i shoshit vetë koha...

Përsa i përket shqetësimit tuaj rreth përgjigjeve “arrogante”: nëse keni parë ndonjë të tillë, më lajmëroni. Ato nuk kanë vend mes profesionistëve. Nëse komentet janë thjesht gjuhësore, atëherë nuk janë fyese, pavarësisht se mund të mos na pëlqejnë. Askujt nuk i pëlqejnë kritikat, por nëse janë gjuhësore, ne i kemi marrë parasysh ato para se të vemë mendimin apo përgjigjen tonë aty. Nëse ato kalojnë në planin personal, duhet të hiqen/fshihen menjëherë. Jo për të mbrojtur atë që sulmohet, pasi për mendimin tim, vetëm imazhi i atij që sulmon dikë tjetër ulet poshtë; por për të mbajtur një atmosferë profesionale këtu në ProZ.com. Edhe një herë, ju falënderoj për rubrikën dhe që ratë dakord të hiqnit hollësitë e panevojshme në këtë rubrikë. Më kontaktoni nëpërmjet profilit nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim.


Monika
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 13:11
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Përshëndetje Aneta :) May 2, 2007

Përshëndetje Anetës dhe të gjithëve,

Aneta, edhe unë e kam vënë re në disa raste atë që po tregoje më sipër. Nga ana tjetër jam dakord edhe me Monikën, këtu mes nesh ka përkthyes të të gjitha niveleve jo vetëm përsa i përket përvojës, cilësisë si përkthyes, por edhe sipas integritetit dhe seriozitetit profesional që kanë. Jam dakord me Monikën kur thotë që ka plotë që mendojnë se duke folur një/disa gjuhë janë edhe përkthyes.

Sejc
... See more
Përshëndetje Anetës dhe të gjithëve,

Aneta, edhe unë e kam vënë re në disa raste atë që po tregoje më sipër. Nga ana tjetër jam dakord edhe me Monikën, këtu mes nesh ka përkthyes të të gjitha niveleve jo vetëm përsa i përket përvojës, cilësisë si përkthyes, por edhe sipas integritetit dhe seriozitetit profesional që kanë. Jam dakord me Monikën kur thotë që ka plotë që mendojnë se duke folur një/disa gjuhë janë edhe përkthyes.

Sejcili ka të drejtë të ekzistojë, të provojë të marrë pjesë, sipas përvojës që ka. Është një nga anët e profesionalizmit dhe integritetit të më të mirëve që të tregojnë durim dhe mirëkuptim, por kujdes: unë me këtë nuk them t'i lëmë të shkruajnë ç'të duan pa u thënë asgjë.

Nëse dikush jep një përgjigje jo të saktë pa dyshim merr (dhe duhet gjithmonë të marrë) "Nuk jam dakord", nëse dikush nuk shkruan shqip merr komente pakënaqësie nga kolegët, dhe me shumë të drejtë. Pa mendoni nëse dikush që nuk di shqip zgjedh një frazë të shkruar pa ë e pa ç. Ajo futet në fjalor dhe është e gabuar. Kjo nuk është serioze, e di, por shpresohet gjithmonë në reagimin/përgjigjen e më të mirëve. Kjo bën që, së pari. të mos lejohet që përkthime jo të sakta të hyjnë në fjalor dhe së dyti, kjo në mënyrë të natyrshme edukon të tjerët. Proçesi i përzgjedhjes bën të tijën gjithashtu. Unë nuk do të zgjidhja në asnjë mënyrë të punoja në skuadër me dikë që nuk shkruan shqip, që nuk më duket serioz/e.

Nuk kam pse ta fsheh faktin që më kanë pëlqyer gjithmonë reagimet e tua, Aneta, në KudoZ: nuk ngecesh me komente personale dhe përqëndrohesh vetëm tek përkthimi apo ana gjuhësore e punës. Kështu duhet të jenë të gjithë. Jo të gjithë janë kështu ama dhe vetëm rregullat e këtij siti na mbrojnë. Kush i shkel ndalohet dhe i tregohe arsyeja.

Megjithatë, unë pesonalisht të falënderoj që e hape këtë temë pasi edhe mua më shqetëson herë pas here ky fakt.

Ju përshëndes të gjithëve nga Kievi i ftohtë e me reshie bore (vetëm 1 gradë sot këtu....brrrrrr),

Fabiana
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:11
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Pyetjet, përgjigjet KudoZ dhe vlerësimi i kolegëve May 2, 2007

Fabi,
I ke rënë në të me fjalorin e KudoZ. Kjo është diçka thelbësore, pra që fjalori i pyetjeve KudoZ të jetë i saktë. Mbasi lexova shkrimin tënd këtu, u hodha një sy kalimthi disa përgjigjeve të dhëna muajt e fundit dhe jo vetëm që pashë plot gabime drejtshkrimore, por në disa raste, edhe përgjigje plotësisht të gabuara, të futura në fjalor! Kjo është diçka që duhet ndrequr patjetër.

Përsa u përket vlerësimeve të kolegëve "Nuk pajtohem/p
... See more
Fabi,
I ke rënë në të me fjalorin e KudoZ. Kjo është diçka thelbësore, pra që fjalori i pyetjeve KudoZ të jetë i saktë. Mbasi lexova shkrimin tënd këtu, u hodha një sy kalimthi disa përgjigjeve të dhëna muajt e fundit dhe jo vetëm që pashë plot gabime drejtshkrimore, por në disa raste, edhe përgjigje plotësisht të gabuara, të futura në fjalor! Kjo është diçka që duhet ndrequr patjetër.

Përsa u përket vlerësimeve të kolegëve "Nuk pajtohem/pajtohem" etj.: edhe këto janë tepër të rëndësishme, pasi u japin një ide të përgjithshme pyetësve, pavarësisht nëse dinë apo nuk dinë shqip, se cilat përgjigje mund të jenë të sakta dhe cilat mund të jenë të gabuara. Kur vlerësimi "nuk pajtohem” vjen nga një përkthyes profesionist dhe me përvojë, atëherë ky është një tregues i fuqishëm që vërtet përgjigja ka diçka serioze që nuk shkon në të. Nuk duhet harruar gjithashtu që përqindja e vlerësimeve “nuk pajtohem” ndikon fuqishëm mbi ne si përkthyes dhe mbi përgjigjet tona, në faktin se sa të besueshme janë ato. Nëse vërejmë statistikat personale të përgjigjeve tona KudoZ, do të shikojmë edhe përqindjen e pranimit të përgjigjeve tona.
Statistikat e pyetjeve/përgjigjeve KudoZ

Questions answered
Answers accepted
Acceptance rate
Percent non-PRO
Percent PRO
Average agrees per question
Average disagrees per question



Këto statistika mund të mos jenë plotësisht të sakta, por janë një tregues i mirë i punës dhe përgjigjeve tona. Për mendimin tim ky vlerësim ose tregues është tepër i rëndësishëm, pasi më shtyn të mendohem mirë para se të ve ndonjë përgjigje në KudoZ, pasi jo vetëm që do të ngelet aty përgjithmonë, por do të marr edhe vlerësimin e kolegëve për mendimin e dhënë aty.


Monika






[Redaktuar më 2007-05-02 18:16]
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


KudoZ dhe çështje të tjera profesionizmi






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »