Mobile menu

A duhen bërë dallime mes shqipes së shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë?
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:36
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Jan 23, 2003

Nisur nga një kërkesë përkthimi sot në ProZ.com, dua të shtroj këtu këtë pyetje:

A duhen bërë dallime mes shqipes të shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë?



Unë mendoj se gjuha shqiptare është e njëhsuar. Kuptohet se ka ndryshime të gjuhës së folur mes dialektit të veriut dhe atij të jugut, por këto për mendimin tim nuk duhet të reflektohen në një shkallë të gjerë në gjuhën e shkruar zyrtare. Personalisht unë kam punuar si me miq që flasin dialektin e veriut, ashtu dhe me miq që flasin atë të jugut. Asnjë prej tyre nuk ka patur absolutisht asnjë vështirësi për të më kuptuar, pasi unë përdor gjuhën e folur dhe të shkruar zyrtare (standarde). Nga ana tjetër, unë kam patur vështirësi për të kuptuar copëza të bisedës së tyre, (kur janë përdorur dialekte), por me pak vështirësi dhe me shumë guxim për të pyetur për fjalët e panjohura, kam arritur të kuptoj gjithçka që është thënë.

Kam disa miq nga Kosova që janë figura të shquara të artit dhe letërsisë shqiptare dhe nga biseda me ta dhe shkrimet e tyre kam kuptuar se ata e flasin dhe e shkruajnë gjuhën zyrtare madje më mirë se disa shqiptarë të Shqipërisë. (Theksi është gjë tjetër, tani po flas vetëm për gjuhën, fjalët).

Ndryshimi mes gjuhës së shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë nuk është si ndryshimi mes anglishtes së Australisë dhe asaj të Amerikës. Ndryshimi është i njëjtë do të thosha unë psh me të folurën e banorëve të shtetit Teksas dhe atyre të shtetit Oregan këtu në Amerikë.



Mendoj se ne vetë duhet të përpiqemi në rradhë të parë të flasim dhe të shkruajmë gjuhën e njehsuar shqipe dhe të edukojmë edhe klientët tanë se nuk ka dy gjuhë të ndryshme shqipe, por ka vetëm një.



Do të doja të dija edhe mendimet e kolegëve rreth kësaj çështjeje të rëndësishme.



[ This Message was edited by:on2003-01-28 17:59]


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 04:36
English to Albanian
+ ...
Shume dakort Jan 23, 2003

Jam shume dakort me mendimin e Monikes. Per nje shpjegim mjaft te mire mund t\'i kthehemi njerit nga diskutimet e meparshme ketu ne forumin shqiptar ku une pata ngritur ceshtjen e dy dialekteve shqiptare dhe Spadi dha nje pergjigje mjaft te sakte. Eshte diskutimi me titullin \"Redaktimi dhe dy dialektet e gjuhes shqipe\"



Ne lidhje me propozimin e fundit per perkthim nga anglishtja ne \"Kosovian\" te paraqitur ketu ne Proz, une i dergova nje mesazh personit duke i shpjeguar pak a shume ate qe ka shkruar Monika me siper duke theksuar se gjuha e shkruar shqipe eshte e njejte kudo qe flitet dhe i vetmi vend ku mund te gjendet e perdorur ne dialekt eshte neper vepra letrare per arsye qe dihen apo ne korrespondencen personale midis anetareve te familjes, miqve apo shokeve.



Do te sugjeroja qe edhe perkthyes te tjere te dergojne mesazh apo thjesht te theksojne faktin e lartpermendur ne oferten e tyre per propozimin e fundit ne Proz.


Direct link Reply with quote
 
Iskander
Albanian to English
+ ...
Jam me te njejtin mendim Jan 25, 2003

me zonjen Monika. Ashtu eshte, gjuha jone amtare eshte e njehuar dhe NUK ka dhe nuk duhet bere asnje dallim mes shqiptareve te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi apo te trevave te tjera shqiptare.

Nderime,

Iskander


Direct link Reply with quote
 
xxxandrin
Local time: 12:36
English to Albanian
+ ...
E verteta eshte ndryshe Jan 29, 2003

[quote]

Do te deshiroja te bashkohesha me mendimin tuaj kolege te dashur, por mendoj se e verteta eshte ndryshe. Po te lexosh gazetat e botuara ne kosove jo vetem qe kane fjale dialektike krahinore por kane edhe ndryshime thelbesore ne gramatike. Une besoj se kjo gje nuk ndodh per aksident por eshte shume e qellimeshme dhe e menduar mire. Redaktoret dhe gjuhetaret kososvare nuk e njohin njehsimin e gjuhes letrare shqipe dhe gjithmone pretendojne (me ose pa te drejte) se ky njehsim ishte i njeaneshem. Megjithate, shume shkrimtare,letrare te tjere mundohen qe ti pershtaten gjuhes letrare, ne menyre qe te mund ti drejtohen nje mase me te gjere lexuesesh. Si perkthyes besoj se ndjekja ligjeve dhe rregullave sintaksore dhe gramatikore te gjuhes shqipe eshte thelbesore. Por, ngaqe oudienca jone eshte me e perkufizuar, mund te bejme prshtatje ne lidhje keta rregulla ne menyre qe perkthimi te jete sa me korrekt dhe i qarte.



Ju falenderoj per kohen qe i kushtoni komentit tim

sinqerisht



Andrin Shehu


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:36
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Andrin, Feb 1, 2003

po vazhdoj këtu diskutimin që patëm bashkë jashtë këtij forumi për këtë çështje...



Unë të falënderoj për mesazhin, po megjithatë këmbëngul që shqiptarët e kosovës përpiqen shumë, shumë që ta mbajnë të pastër gjuhën letrare shqipe (ndoshta edhe më shumë se shqiptarët e Shqipërisë). Një mikja ime më dërgoi para dy muajsh një revistë nga Kosova dhe unë me tërë zemër them që jam mahnitur nga pastërtia e gjuhës (letrare) shqipe që është përdorur në të gjitha faqet e saj.



Nuk mund të them të njëjtën gjë për gazetat dhe revistat shqiptare të Shqipërisë. U mundova t\'u hidhja një sy shumë gazetave dhe revistave, të gjitha të mbushura me fjalë të huaja. E njëjta gjë me stacionet private dhe shtetërore televizive.



Unë mundohem të shkoj në Shqipëri të paktën një herë në vit dhe kam përshtypjen se sa herë që shkoj, aq më shumë shtohen huazimet nga gjuhët e huaja (nuk e kam fjalën këtu për fjalët teknike që nuk ekzistojnë në gjuhën tonë). Një e keqe tjetër mendoj unë është heqja e lëndës së gjuhës shqipe nga gjimnazet dhe shkollat e mesme, pasi dikush vite më parë mendoi të vihet theksi më shumë në letërsinë shqiptare (po të kesh njohuri të mira të letërsisë -> di dhe gjuhën letrare shqipe!!).



Në një farë mënyre është e vërtetë, por jo plotësisht, pasi si mund ta dijë dikush gjuhën e vet pa mësuar gramatikën? Unë personalisht mendoj se jam me fat që jo vetëm mësova gramatikën e gjuhës shqipe në shkollë të mesme, por e vazhdova studimin e saj dhe në Universitet, (në fakt lëndën e gjuhës shqipe e kisha njërën prej dy lëndëve kryesore).



Nejse, kjo është temë e gjatë dhe ndoshta edhe dola pak nga tema fillestare, por mendimi im është që të gjithë (pa përjashtuar shqiptarët e viseve të ndryshme) duhet të përpiqemi jo vetëm që ta flasim dhe shkruajmë drejt gjuhën tonë letrare, por gjithashtu të përpiqemi ta shkruajmë atë pa gabime si dhe SIDOMOS duke përdorur shkronjat ë, Ë, ç, Ç.

I ftoj të gjithë kolegët që të gjithë ne në përkthimet tona ta shkruajmë gjuhën tonë shqipe saktë dhe pa përçudnime.

Monika

[ This Message was edited by:on2003-02-02 18:51]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


A duhen bërë dallime mes shqipes së shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë?

Advanced search






WordFinder
The words you want Anywhere, Anytime

WordFinder is the market's fastest and easiest way of finding the right word, term, translation or synonym in one or more dictionaries. In our assortment you can choose among more than 120 dictionaries in 15 languages from leading publishers.

More info »
PDF Translation - the Easy Way
TransPDF converts your PDFs to XLIFF ready for professional translation.

TransPDF converts your PDFs to XLIFF ready for professional translation. It also puts your translations back into the PDF to make new PDFs. Quicker and more accurate than hand-editing PDF. Includes free use of Infix PDF Editor with your translated PDFs.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs