Duhet të jesh anëtar Platinumi për të parë tarifat e përkthimit të komunitetit
Thread poster: andrin (X)
andrin (X)
andrin (X)
Local time: 11:32
English to Albanian
+ ...
Feb 15, 2003

E pse?? A nuk kemi te gjithe te drejta te barabarta civile??



Andrini





[ This Message was edited by:on2003-02-15 20:22]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 04:32
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Po Andrin Feb 16, 2003

Ky funksion është pjesë e anëtarësisë Platinum. Pra anëtarët Platinum kanë mundësi që ta shikojnë tarifën mesatare të përkthimit të komunitetit të tyre. Kjo tarifë ndoshta nuk përfaqëson realitetin 100%, pasi varet nga fakti se kush e ka futur tarifën e vet në sistem dhe se sa vetë e kanë futur. Psh nëse janë vetëm dy vetë që i kanë futur tarifat e tyre, atëherë ti do shihje tarifën mesatare të atyre dy përkthyesve në fjalë.



Po marr një
... See more
Ky funksion është pjesë e anëtarësisë Platinum. Pra anëtarët Platinum kanë mundësi që ta shikojnë tarifën mesatare të përkthimit të komunitetit të tyre. Kjo tarifë ndoshta nuk përfaqëson realitetin 100%, pasi varet nga fakti se kush e ka futur tarifën e vet në sistem dhe se sa vetë e kanë futur. Psh nëse janë vetëm dy vetë që i kanë futur tarifat e tyre, atëherë ti do shihje tarifën mesatare të atyre dy përkthyesve në fjalë.



Po marr një shembull: ta zemë se kanë futur tarifat e tyre dy përkthyesë që jetojnë në Polin e Veriut dhe thonë se përkthejnë nga anglishtja në shqip për 0.02 dollarë amerikanë për fjalë. Ta zemë se një përkthyes nga Poli i Jugut e ka tarifën 0.20 dollarë amerikanë për fjalë. Atëherë \"tarifa mesatare\" do të dilte 0.08 dollarë për fjalë. E çfarë do të thotë kjo??? A përfaqëson kjo realitetin??? JO. Psh, ti po të kërkoje 0.08 dollarë në Polin e Veriut, askush nuk do të të merrte në konsideratë, pasi tarifa është mjaft e lartë. Po ta kërkoje të njëjtën tarifë në Polin e Jugut, askush nuk do të të besonte se do ofroje përkthim të një cilësie të lartë me një tarifë kaq të ulët. Pra ajo \"tarifë mesatare\" përsëri për mendimin tim nuk do të të hynte në punë. Sipas vendit bëhet kuvendi Andrin . Tarifa do t\'i afroheshe më shumë realitetit nëse shumë përkthyesë (ose të gjithë përkthyesit) do t\'i regjistronin tarifat personale (ose më mirë po të kategorizoheshin tarifat sipas vendndodhjes gjeografike ku ato zbatohen), por kjo nuk ka ndodhur me komunitetin tonë, vetëm rreth 1/7 ose 1/8 e anëtarëve i kanë regjistruar ato dhe as nuk flitet tani për kategorizimin e tyre sipas vendndodhjes gjeografike.



Për mendimin tim, kjo çështje nuk ka të bëjë me të drejtat civile: është një shërbim që u ofrohet atyre që paguajnë për të. Jeta është aritmetikë dhe nuk ka shumë gjëra falas në këtë botë, apo jo?

Të fala Andrin dhe bisedojmë prapë (jashtë forumit) për këtë



[ This Message was edited by:on2003-02-17 01:35]
Collapse


 
andrin (X)
andrin (X)
Local time: 11:32
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Faleminderit per pergjigjen, Feb 19, 2003

ndonese kjo pergjigje nuk eshte e plote. Une e kisha fjalen per te drejten time si civil dhe i vetepunesuar. Ju lutem vini re tek \"International Fair Busines & Trade\" ligji i Nantes tek kapitulli i \"International Fair Trade & Employment\" thuhet qe:\" Basted, ankandet,Tenderat, vlerat e punes ,(rates) per kompanite private ose te vetepunesuarit me veprimtari nderkombetare duhet te publikohen dhe te u shperndahen te gjithe pjesemarrseve te interesuar ne ate menyre qe eshte rene dakord[e ka fja... See more
ndonese kjo pergjigje nuk eshte e plote. Une e kisha fjalen per te drejten time si civil dhe i vetepunesuar. Ju lutem vini re tek \"International Fair Busines & Trade\" ligji i Nantes tek kapitulli i \"International Fair Trade & Employment\" thuhet qe:\" Basted, ankandet,Tenderat, vlerat e punes ,(rates) per kompanite private ose te vetepunesuarit me veprimtari nderkombetare duhet te publikohen dhe te u shperndahen te gjithe pjesemarrseve te interesuar ne ate menyre qe eshte rene dakord[e ka fjalen te lajmerohet me leter zyrtare, gazete zyrtare, leter private, text, e-mail,ose ne menyre te sigurte(ne rasting tone log in name and the password)].



Vazhdon me poshte:\"kjo behet per arsye qe Kompanite me veprimtari nderkombetare te jene te barabarta perpara rregullores ne fjale, edhe pse VAT eshte pjese e marrveshjeve inter-qeveritare dhe te taksimit te GDP-se te shtetit ku kompania ose personi i ka bazat.



Vazhdon me poshte: Te gjitha kompanite, te vetepunesuarit ose pale te tjera qe i menjanohen kesaj marrveshje do te sillen para ligjit sipas marrevashjes 1993/3574 International Fair Busines & Trade.



Une personalisht para se te jepja c\'mimet e mia doja te shikoja c\'mimet e te tjereve por mesazhi qe mora tha: \"s\'mund ti shikosh c\'mimet e te tjereve nese nuk i rregjistron c\'mimet e tua\". C\'bera une? I rregistrova dhe...prape si shikoj dot:\'( E pse jo? Tani e besoj thenien se ka ligj po ka edhe Maliq!

Pse e bej kete une?? E bej qe ta di se sa me vlen puna qe bej ne treg. Qe te mos i prish pune vetes (duke kerkuar me shume se sa duhet) por as te mos u prish pune te tjereve( duke kerkuar me pak se sa duhet dhe te ia ul vlerat ketij profesioni) Prandaj kjo veprimtari e publikimit ruhet me ligj. Sigurisht qe ne tregun e lire ka variacione dhe levizje c\'mimesh ne varesi te kerkeses dhe ofertes. Kjo nuk behet sipas deshires por gjithnje nen varesi te organizates qe ben pjese ose organizates qe ligjeron profesionin ne fjale



Ju falenderoj perzemersisht

andrini
Collapse


 
andrin (X)
andrin (X)
Local time: 11:32
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Persa i perket pergjigjes tuaj Feb 19, 2003

Ne menyre qe une te mendoj te behem anetar i Platinium une fillimisht dua te di se sa do te paguhem nese ndermarr nje vendim te tille. Mua nuk me duhet se c\'fare bejne anetaret e Platinium mes vete. Une si pjesetar i nje basti kam te drejten ta di se cfare bastesh jane vene per ate pune nga kushdo qe te jene vene keto baste, qofshin edhe anetare diamanti. Nese platinium members jane me te favorizuar the jane me siper ne liste, ose pune te ndryhsme ... See more
Ne menyre qe une te mendoj te behem anetar i Platinium une fillimisht dua te di se sa do te paguhem nese ndermarr nje vendim te tille. Mua nuk me duhet se c\'fare bejne anetaret e Platinium mes vete. Une si pjesetar i nje basti kam te drejten ta di se cfare bastesh jane vene per ate pune nga kushdo qe te jene vene keto baste, qofshin edhe anetare diamanti. Nese platinium members jane me te favorizuar the jane me siper ne liste, ose pune te ndryhsme te u publikohen vetem atyre atehere kjo eshte e drejta e kompanise ose organizates qe ne jemi anetare.



Faleminderit
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 04:32
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Kontakto Feb 19, 2003

I dashur Andrin,

Lexo FAQ dhe nëse ende nuk ke marrë përgjigje të pyetjes tënde, mund të kontaktosh personelin e ProZ.com nëpërmjet një \"Support Request\".

Të fala,

Monika

[ This Message was edited by:on2003-02-19 19:02]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 04:32
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Përgjigje më zyrtare ;) Apr 8, 2003

I dashur Andrin,

Gjeta një përgjigje \"më zyrtare\" të pyetjes tënde dhe e kopjova fjalë për fjalë këtu.



Question:

\"I am not a Platinum Member, can I still see Agency Ratings?\"



Answer:

\"Access to the Agency Blue Board is provided for free to Platinum Members but non Platinum Members can use 50 BrowniZ or .50 USD (50 cents) to see a particular agency\'s details. The 50 BrowniZ or .50 USD (50 cents) will be de
... See more
I dashur Andrin,

Gjeta një përgjigje \"më zyrtare\" të pyetjes tënde dhe e kopjova fjalë për fjalë këtu.



Question:

\"I am not a Platinum Member, can I still see Agency Ratings?\"



Answer:

\"Access to the Agency Blue Board is provided for free to Platinum Members but non Platinum Members can use 50 BrowniZ or .50 USD (50 cents) to see a particular agency\'s details. The 50 BrowniZ or .50 USD (50 cents) will be debited from your ProZ.com Wallet and you can see the details for the particular agency as many times as you like.\"



Pra unë e shikoj kështu këtë: të gjithë kanë të drejta të barabarta. Anëtarët me pagesë kanë mundësi ta shikojnë Blue Board dhe kanë paguar paraprakisht për këtë shërbim. Anëtarët pa pagesë gjithashtu kanë të drejtë ta shikojnë Blue Board, po mund të paguajnë për këtë shërbim sipas nevojës (kur dëshirojnë ta shikojnë dhe kë dëshirojnë të shikojnë).

Të fala,

Monika
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Duhet të jesh anëtar Platinumi për të parë tarifat e përkthimit të komunitetit






Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »