Mobile menu

Njohja e gramatikës
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:10
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Feb 27, 2003

Mendoj se njohja e gramatikës e të dy gjuhëve në një përkthim është mjaft e rëndësishme. U mora dje me redaktimin e një përkthimi pak a shumë të shkurtër dhe m\'u përforcua edhe më shumë bindja e mësipërme. Mendoj se që të njohësh dhe të dish mirë përkthimin e fjalëve (pra të kesh fjalor të zgjeruar - gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme) nuk është diçka e mjaftueshme në përkthim.

Përkthyesi në fjalë më la të kuptonte se kishte një njohuri shumë të madhe të fjalorit të fushës së biznesit, si të anglishtes, ashtu edhe të shqipes. Por më erdhi keq që gjithë ajo njohuri kishte humbur si pasojë e mosnjohjes sa duhej e gramatikës, qoftë asaj të anglishtes, qoftë edhe asaj të shqipes. Gabime të tilla që në paraqitje mund të duken të vogla krijonin keqkuptime të mëdha. Në një fjali p.sh. flitej për \"infrastrukturën\" dhe pastaj për \"shërbime\" (shumës) të tjera të ndryshme. Folja në anglisht ishte në vetën e tretë shumës (pa \"s\" - folje e rregullt), por ishte përkthyer në njëjës, duke të dhënë të kuptonte se po flitej për \"infrastrukturën\" që përmendej në fjali vetëm një herë, ndërsa në fakt po flitej për \"shërbimet\". Vetëm moskushtimi i vëmendjes në një gjë fare të vockël (numri i foljes) të krijonte një rrëmujë mendimesh sa më mori disa minuta për ta rregulluar jo vetëm foljen, por edhe renditjen e fjalëve të fjalisë që të dilte kuptimi i qartë.



Ose diçka tjetër mjaft e thjeshtë: dihet që mbiemrat e rregullt mashkullorë marrin nyje mashkullore (i-njëjës, të-shumës) dhe anasjelltas, ato të gjinisë femërore marrin nyje femërore; dhe vetëm ngatërrimi i një nyje të tillë të krijonte një ngatërresë mendimesh që ishte për t\'u habitur (sidomos në fjali të gjata që përdoren në biznes).



Ose mosnjohja e kohës së foljeve (ose përdorimi i një fjale që në origjinal është folje, por që në përkthim bëhet emër): \"duhet të përmirësohet\" ishte përkthyer si \"duhej të ishte bërë për përmirësimin e ...\". Me të vërtetë që kam mbetur pak e habitur se si një njohës i mirë i terminologjisë së një fushe të caktuar mund ta humbasë vetëm sepse bie në vorbullën e një gramatike të panjohur për të...

Ndonjë mendim??

[ This Message was edited by:on2003-02-28 01:50]


Direct link Reply with quote
 
xxxAlbanMullaj
Local time: 10:10
English to Albanian
+ ...
mendimi im Feb 27, 2003

per mendimin tim qe ka te beje dhe me eksperiencen time personale eshte se jo cdokush mund te jete nje perkthyes.Perkthimi sipas meje eshte nje art me vete ku dikush e ka dhunti e dikush tjeter jo.Por nganjehere dhunti te krijon sigurine e njohjes se gjithckaje dhe te ben te harrosh ndonjehere qe egzistojne dhe rregulla qe te pelqejne apo jo jane te rendesishme. Po lexoj nje liber gramatike anglisht ku profesori qe e ka shkruar thote qe gramatika eshte e merzitshme pro e rendesishme .Gramatika nuk ka lindur ne koken e dikujt pa arsye ,por per vendosjen e rregullave qe jane baze ne nje gjuhe dhe per jetegjatesine e korrektesine e saj .



NICE TOPIC MONIKA





Direct link Reply with quote
 

Diana Kristo
United States
Local time: 09:10
English to Albanian
+ ...
Njohja e gramatikës Feb 28, 2003

Në leksionet që jepja në orën e përkthimit në Universitetin e Tiranës, i kushtoja një kapitull të veçantë gramatikës (sintaksë-morfologjisë). Po të mos kuptojmë strukturën e fjalisë jemi të humbur, nuk e kemi përçuar mesazhin. Por shpesh janë edhe disa struktura te vogla, shumë të thjeshta, që i marrim si të mirëqena dhe nuk e vrasim shumë mendjen, të cilat po të mos kuptohen dhe interpretohen si duhet, na futin në qorrësokak. Po jap një shembull. Strukturë e njejtë gramatikore në njërën gjuhë mund të përçojë relacione të ndryshme të cilat përkthehen me struktura të ndryshme në gjuhën tjetër:

Struktura \"A of B\"

The face of the girl - fytyra e vajzës

A column of steam - kolonë avulli

The land of Albania - Shqipëria

Koço of Korça - Koçoja nga Korça


[addsig]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Njohja e gramatikës

Advanced search






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
DĂ©jĂ  Vu X3
Try it, Love it

Find out why DĂ©jĂ  Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs