Pages in topic:   [1 2] >
Rubrikë gramatikore (Freskim njohurish i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe)
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Mar 16, 2003

Në një rubrikë të mëparshme jam munduar të rifreskoj disa nga rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Tani do mundohem të rifreskoj gramatikën e gjuhës shqipe (kuptohet në vija të trasha, jo në hollësi).

Shpresoj që kjo rubrikë të na ndihmojë të gjithëve në punën tonë të përditshme.

Monika


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emri Mar 16, 2003

Emër quhet ajo pjesë e ligjeratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë.

Në klasën leksiko-gramatikore të emrave përfshihen fjalë të ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua, ka, dele, flutur), sende konkrete (gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit (dimër, furtunë, tërmet, shi, borë), cilësi (bukuri, dashuri,
... See more
Emër quhet ajo pjesë e ligjeratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë.

Në klasën leksiko-gramatikore të emrave përfshihen fjalë të ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua, ka, dele, flutur), sende konkrete (gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit (dimër, furtunë, tërmet, shi, borë), cilësi (bukuri, dashuri, mirësi, shkathtësi), veprime ose gjendje (ecje, drejtim, përkrahje, lodhje, tmerr), nocione abstrakte (e mira, e vërteta).
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Përcaktimi i kategorive gramatikore tek emri Mar 16, 2003

Kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë (trajtës) tek emri kanë karakter të mëvetësishëm; nuk përcaktohen nga ato pjesë të tjera të ligjëratës. Kështu gjinia e emrave është një tipar i brendshëm i tyre; çdo emër ka një gjini të caktuar, ndërsa emri ndërron gjininë sipas emrit që përcakton.

[ This Message was edited by: monika on 2003-03-20 08:00]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shquarsia/Pashquarsia Mar 20, 2003

Një kategori gramatikore karakteristike për emrat e gjuhës shqipe është ajo e shquarsisë dhe e pashquarsisë. Një pjesë e ligjëratës, që nuk e ka këtë kategori, për shembull, mbiemri, duke kaluar në klasën e emrave, fiton mundësinë të përdoret në të dy trajtat, në të pashquarën e në të shquarën: një i ri - i riu, një e drejtë - e drejta.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Grupet leksikore-gramatikore të emrave Mar 20, 2003

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë morfologjike, gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen në:

1. EMRA TË PËRGJITHSHËM dhe në

2. EMRA TË PËRVEÇËM



Emrat e përgjithshëm ndahen në:

a. Emra konkretë dhe në

b. Emra abstraktë



Dallohen si grupe më vete:

1. Emrat përmbledhës dhe

2. Emrat e lëndës.



 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emrat e përgjithshëm Mar 21, 2003

Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas tipareve të përbashkëta të tyre (dele, ujk, nxënës, nënë, fletore, traktor, revolucion, çlirim, fitore, urdhër) ose secilën prej këtyre qenieve e sendeve (ky plep, kjo shkollë).

Këta përbëjnë shumicën e emrave.

Emrat e përgjithshëm pra shërbejnë për të emërtuar në mënyrë të përgjithësuar qeniet e gjalla e sendet e së njëjtës klasë. Kuptimi i tyre pë
... See more
Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas tipareve të përbashkëta të tyre (dele, ujk, nxënës, nënë, fletore, traktor, revolucion, çlirim, fitore, urdhër) ose secilën prej këtyre qenieve e sendeve (ky plep, kjo shkollë).

Këta përbëjnë shumicën e emrave.

Emrat e përgjithshëm pra shërbejnë për të emërtuar në mënyrë të përgjithësuar qeniet e gjalla e sendet e së njëjtës klasë. Kuptimi i tyre përfaqëson unitetin dialektik të së përgjithshmes me të veçantën në gjuhë.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emrat e përveçëm Mar 21, 2003

Emrat e përveçëm janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta që bëjnë pjesë në një klasë sendesh të një fare, pa pasur në vetvete asnjë tregues të veçantë të klasës së cilës i përkasin (Petrit, Agron, Balo, Berat, Korab, Myzeqe, Sazan).

Në krahasim me të përgjithshmit, emrat e përveçëm janë më të paktë.

Në emrat e përveçëm përfshihen:



1. Emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet: Vj
... See more
Emrat e përveçëm janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta që bëjnë pjesë në një klasë sendesh të një fare, pa pasur në vetvete asnjë tregues të veçantë të klasës së cilës i përkasin (Petrit, Agron, Balo, Berat, Korab, Myzeqe, Sazan).

Në krahasim me të përgjithshmit, emrat e përveçëm janë më të paktë.

Në emrat e përveçëm përfshihen:



1. Emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet: Vjollca, Flutura, Genc, Shpëtim, Kostandin Kristoforidhi, Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës), Asdreni (pseudonimi i Aleksandër Stavre Drenovës);

2. emrat e kafshëve: Balo, Kuqal, Laro, Murro

3. emrat gjeografikë (të lumejve, maleve, deteve, shteteve, krahinave, qyteteve, rrrugëve, shesheve etj.): Drin, Tomor, Mesdhe, Karaburun, Sazan, Shqipëri, Azi, Kurvelesh, Krujë, rruga \"Budi\", sheshi \"Skënderbej\" etj.;

4. emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Rilindja, Kongresi i Manastirit, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, Revolucioni i Qershorit;

5. emrat e institucioneve, të organizatave, të ndërmarrjeve etj.: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Ministria e Arsimit, Kryesia e Kuvendit Popullor, uzina \"Partizani\" etj.;

6. titujt e veprave letrare, të gazetave e të revistave: \"Lulet e verës\", \"Vargjet e lira\", \"Zëri i popullit\", \"Rilindja demokratike\", revista \"Nëntori\", \"Studime filologjike\" etj.;

7. emrat e trupave qiellorë: Arusha e Vogël, Jupiteri, Marsi, Arusha e Madhe etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Dallimet gramatikore të emrave të përveçëm nga emrat e përgjithshëm Mar 28, 2003

Emrat e përveçëm dallohen nga emrat e përgjithshëm edhe nga ana gramatikore. Emrat e përveçëm përdoren vetëm në një numër (zakonisht në njëjës), ndërsa emrat e përgjithshëm në shumicën e tyre përdoren në të dy numrat. Ndryshe nga emrat e përgjithshëm, emrat e përveçëm më shumë përdoren në trajtën e shquar.



Në disa raste të veçanta, edhe emri i përveçëm mund të përdoret në shumës, kur duam të tregojmë, p.sh. me anë të llagapit,
... See more
Emrat e përveçëm dallohen nga emrat e përgjithshëm edhe nga ana gramatikore. Emrat e përveçëm përdoren vetëm në një numër (zakonisht në njëjës), ndërsa emrat e përgjithshëm në shumicën e tyre përdoren në të dy numrat. Ndryshe nga emrat e përgjithshëm, emrat e përveçëm më shumë përdoren në trajtën e shquar.



Në disa raste të veçanta, edhe emri i përveçëm mund të përdoret në shumës, kur duam të tregojmë, p.sh. me anë të llagapit, tërë njerëzit që e mbajnë atë (Kolgjinajt, Sinojmerajt), ose disa njerëz a sende që kanë të njëjtin emër: Në klasën tonë ka dy Petritë. Në rrethin e Tiranës ka dy Selita: Selita e Madhe dhe Selita e Vogël.



Kufiri që ndan emrat e përveçëm nga emrat e përgjithshëm nuk është i mbyllur. Shpeshherë ndodhin kalime nga njëri grup në tjetrin. Shumë emra të përveçëm njerëzish ose vendesh kanë dalë prej emrave të përgjithshëm: Bukuri, Gëzim, Sokol, Dardhë, Frashër, Maja e Hekurave, Perëndimi, Lindja e Mesme etj.



Në anën tjetër, duke u përdorur si emërtime të sendeve të njëllojta të një klase, mjaft emra të përveçëm njerëzish ose vendesh që lidhen me këto sende, janë bërë emra të përgjithshëm (lek, napolon, amper, herc, om, rëntgen, ciceron nga Lekë, Napoleon, Amper, Herc, Om, Rëntgen, Ciceron); shampanjë (lloj vere, nga krahina Shampanjë e Francës).



Dallimet leksikore dhe gramatikore midis emrave të përveçëm dhe të përgjithshëm janë pasqyruar edhe në drejtshkrim. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjën e parë të madhe.



Shënim: Në emërtimet e veprave letrare etj., të gazetave e të revistave që përbëhen nga më shumë se një fjalë, me shkronjën e parë të madhe shkruhet vetëm fjala e parë, si \"Dimri i madh\", \"Studime filologjike\" etj.

[ This Message was edited by: monika on 2003-04-01 04:36]
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emra konkretë Apr 1, 2003

Në rradhën e emrave të përgjithshëm dallohen si dy grupe të veçanta, që i kundërvihen njëri-tjetrit nga pikëpamja kuptimore dhe gramatikore, emrat konkretë dhe emrat abstraktë.



Emrat konkretë shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të ndryshme, që mund të veçohen nga sendet, frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe për këtë arsye edhe mund të numërohen. Pra emrat konkretë emërtojnë sende të numërueshme, prandaj mund të quhen edhe emra
... See more
Në rradhën e emrave të përgjithshëm dallohen si dy grupe të veçanta, që i kundërvihen njëri-tjetrit nga pikëpamja kuptimore dhe gramatikore, emrat konkretë dhe emrat abstraktë.



Emrat konkretë shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të ndryshme, që mund të veçohen nga sendet, frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe për këtë arsye edhe mund të numërohen. Pra emrat konkretë emërtojnë sende të numërueshme, prandaj mund të quhen edhe emra të numërueshëm: det, libër, lopë, mal, njeri, qytet, shkollë, shtëpi etj.



Gjithë emrat konkretë nga pikpamja morfologjike karakterizohen nga fakti se mund të marrin numërorë themelorë: një njeri, dy njerëz, një qytet, katër qytete dhe të përdoren në të dy numrat, në njëjës dhe në shumës: qytet-qytete, shkollë-shkolla, libër-libra. Por ka edhe emra konkretë që përdoren vetëm në shumës pluralia tantum: pantallona-t, syza-t, gërshërë-t.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emra abstraktë Apr 1, 2003

Emrat abstraktë janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara ose nocione abstrakte: lëvizje, vrapim, durim, dyshim, gjelbërim, trimëri, art, kujtesë, liri, lavdi etj.



Përmbajtja kuptimore e emrave abstraktë përcakton edhe këtë veçori gramatikore të tyre: kur përdoren me kuptimin e tyre themelor, ata nuk mund të kenë forma të numrit shumës dhe as të përcaktohen nga numërorë themelorë. Kjo duket më qartë sidomos tek
... See more
Emrat abstraktë janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara ose nocione abstrakte: lëvizje, vrapim, durim, dyshim, gjelbërim, trimëri, art, kujtesë, liri, lavdi etj.



Përmbajtja kuptimore e emrave abstraktë përcakton edhe këtë veçori gramatikore të tyre: kur përdoren me kuptimin e tyre themelor, ata nuk mund të kenë forma të numrit shumës dhe as të përcaktohen nga numërorë themelorë. Kjo duket më qartë sidomos tek emrat që emërtojnë cilësi ose veçori abstrakte: bukuri, krenari, zemërgjerësi etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emra abstraktë (vazhdim) Apr 2, 2003

Emrat abstraktë mund të përdoren pjesërisht edhe në shumës. Kjo ndodh kur ata pësojnë një ndryshim në kuptimin e tyre leksikor, duke emërtuar shfaqje konkrete të veprimeve, gjendjeve, proceseve, cilësive dhe veçorive. Kjo u jep mundësi të përcaktohen herë-herë edhe nga numërorë themelorë ose nga fjalë që tregojnë sasi të pacaktuara, p.sh.: kalimet, tri kalime, lëvizje, tri lëvizje, trimëritë, dy trimëritë, ushtrimet, tri ushtrime. Afrimi me kuptimin konkret në di... See more
Emrat abstraktë mund të përdoren pjesërisht edhe në shumës. Kjo ndodh kur ata pësojnë një ndryshim në kuptimin e tyre leksikor, duke emërtuar shfaqje konkrete të veprimeve, gjendjeve, proceseve, cilësive dhe veçorive. Kjo u jep mundësi të përcaktohen herë-herë edhe nga numërorë themelorë ose nga fjalë që tregojnë sasi të pacaktuara, p.sh.: kalimet, tri kalime, lëvizje, tri lëvizje, trimëritë, dy trimëritë, ushtrimet, tri ushtrime. Afrimi me kuptimin konkret në disa raste mund të jetë i madh, p.sh. në trajtën e shumësit \"kalimet\" fjala është për \"shtigjet e kalimit nëpër një vend\".



Një pakicë emrash abstraktë mund të përdoren edhe vetëm në numrin shumës. Shumica e emrave abstraktë, pra, përdoret vetëm ose kryesisht në numrin njëjës.



Emrat abstraktë përfshihen në kategorinë më të gjerë të emrave të panumërueshëm.

Me përjashtim të disa fjalëve si: frikë, gaz (gëzim), gënjeshtër, hare, jetë, kohë, peshë, punë, shëndet, tmerr etj., shumica e emrave abstraktë janë fjalë të prejardhura.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Ndarja në grupe e emrave abstraktë Apr 2, 2003

Sipas tipit të formimit, emrat abstraktë ndahen në katër grupe:



a) Emra të formuar nga mbiemrat, foljet ose ndajfoljet me anë prapashtesash, si: -i, -(ë)ri, -(ë)si, -im, -je, -esë, -atë, -më, -izëm etj.: bukuri, trimëri, thjeshtësi, zhvillim, mbledhje, kujtesë, uratë, ndihmë, majtizëm, anarkizëm;



b) emra asnjanës të formuar nga nyjëzimi i pjesores: të ecurit, të menduarit, të goditurit;



c) emra të formuar ng
... See more
Sipas tipit të formimit, emrat abstraktë ndahen në katër grupe:



a) Emra të formuar nga mbiemrat, foljet ose ndajfoljet me anë prapashtesash, si: -i, -(ë)ri, -(ë)si, -im, -je, -esë, -atë, -më, -izëm etj.: bukuri, trimëri, thjeshtësi, zhvillim, mbledhje, kujtesë, uratë, ndihmë, majtizëm, anarkizëm;



b) emra asnjanës të formuar nga nyjëzimi i pjesores: të ecurit, të menduarit, të goditurit;



c) emra të formuar nga emërzimi i mbiemrit në trajtën e gjinisë asnjanëse (ose femërore): të ftohtët, (i ftohtë), të errëtit, të ritë, e qeshura;



ç) emra të përbërë: marrëveshje, marrëdhënie, kryengritje.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emrat përmbledhës Apr 11, 2003

Midis emrave të përgjithshëm dallohen si një grup i veçantë, për veçoritë e tyre leksikore dhe gramatikore, emrat përmbledhës.



Emrat përmbledhës emërtojnë një tërësi vetash, kafshësh ose sendesh të një fare, në formën e numrit njëjës. Ndryshe nga emri i numrit shumës, emri përmbledhës emërton një shumicë sendesh të njëllojta si një tërësi të pandarë dhe, nga pikpamja sasiore, të panumërueshme. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me sh
... See more
Midis emrave të përgjithshëm dallohen si një grup i veçantë, për veçoritë e tyre leksikore dhe gramatikore, emrat përmbledhës.



Emrat përmbledhës emërtojnë një tërësi vetash, kafshësh ose sendesh të një fare, në formën e numrit njëjës. Ndryshe nga emri i numrit shumës, emri përmbledhës emërton një shumicë sendesh të njëllojta si një tërësi të pandarë dhe, nga pikpamja sasiore, të panumërueshme. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me shumësi, por, ndërsa te forma e numrit shumës shumësia paraqitet e diferencuar, e ndashme në njësi, tek emri përmbledhës ajo merret si një e tërë e pazbërthyeshme. Kjo del qartë kur krahasojmë format e numrit shumës të disa emrave me emrat përmbledhës që janë formuar prej tyre: djemtë, dy djem, tre djem - djalëria; gratë, dy gra, tri gra - graria, proletarët, dy proletarë, tre proletarë - proletariati.



Ndërsa emrat e tjerë të përgjithshëm mund të shoqërohen me numërorë themelorë, të cilët përcaktojnë me saktësi sasinë e sendeve, tek emrat përmbledhës është i pamundur përdorimi i numërorit themelor si fjalë përcaktuese. Vetëm përemri ca, i cili tregon një sasi të pacaktuar, mund të shoqërojë ndonjë emër përmbledhës. P.sh.: Vetëm gra e ca djemuri mund të takojë ato ditë në fshat.



Emrat përmbledhës, si rregull, janë fjalë të prejardhura, vetëm në disa raste të veçanta ndonjë emër i parmë mund të përdoret me kuptimin përmbledhës, siç janë fjalët bota dhe fëmija: thonë bota, qajnë fëmija etj. Në kontekste të veçanta, me metonimi, përdoren si emra përmbledhës edhe emrat e vendeve, kur shënojnë një tërësi njerëzish që gjenden në atë vend: Në këtë natë dhjetori e gjithë miniera ishte ngritur në këmbë.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim për disa emra përmbledhës May 2, 2003

Për sa u përket emrave \"popull, tufë, fis, kope\", të cilët janë trajtuar si emra përmbledhës, do thënë se këto fjalë, megjithëse shënojnë një shumicë tërësore, nuk kanë karakteristikat gramatikore të një emri përmbledhës, sepse mund të marrin forma të numrit shumës: popujt, tufat, fiset, kopetë e të përcaktohen nga numërorët themelorë: dy popuj, dy tufa, katër fise, njëzet kope. Ndryshe nga përmbledhësit e mirëfilltë, këta emra në trajtën e pashquar nj... See more
Për sa u përket emrave \"popull, tufë, fis, kope\", të cilët janë trajtuar si emra përmbledhës, do thënë se këto fjalë, megjithëse shënojnë një shumicë tërësore, nuk kanë karakteristikat gramatikore të një emri përmbledhës, sepse mund të marrin forma të numrit shumës: popujt, tufat, fiset, kopetë e të përcaktohen nga numërorët themelorë: dy popuj, dy tufa, katër fise, njëzet kope. Ndryshe nga përmbledhësit e mirëfilltë, këta emra në trajtën e pashquar njëjës mund të marrin numërorin themelor \"një\" me vlerën e një përemri të pacaktuar: një popull, një popull-i etj.Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Formimi i emrave përmbledhës May 13, 2003

Për formimin e emrave përmbledhës nuk ka prapashtesa të veçanta. Ata formohen me po ato prapashtesa që shërbejnë për të formuar edhe emra abstraktë cilësie siç janë: -i, -(ë)ri dhe -(ë)si, p.sh.: beqari, pari, punëtori, çupëri, djalëri, vashëri, fshatarësi etj.

Mjaft emra përmbledhës formohen nga tema e shumësit të një emri a mbiemri: grari, miqësi, njerëzi, pleqësi, vegjëli. Nuk mungojnë edhe formime me prapashtesat -je dhe -im, si gjindje, rruzullim e
... See more
Për formimin e emrave përmbledhës nuk ka prapashtesa të veçanta. Ata formohen me po ato prapashtesa që shërbejnë për të formuar edhe emra abstraktë cilësie siç janë: -i, -(ë)ri dhe -(ë)si, p.sh.: beqari, pari, punëtori, çupëri, djalëri, vashëri, fshatarësi etj.

Mjaft emra përmbledhës formohen nga tema e shumësit të një emri a mbiemri: grari, miqësi, njerëzi, pleqësi, vegjëli. Nuk mungojnë edhe formime me prapashtesat -je dhe -im, si gjindje, rruzullim e njerëzim.



Shpeshherë e njëjta fjalë, sipas kontekstit, mund të ketë kuptimin edhe të një emri abstrakt, edhe të një emri përmbledhës: djalëri a) mosha kur njeriu është djalë; b) tërë djemtë e e një vendi, të marrë së bashku;

çupëri a) mosha përkatëse; b) tërë çupat e një vendi. Po ashtu edhe nusëri, vashëri etj.



Emrat përmbledhës në gjuhën shqipe zakonisht emërtojnë frymorë, por gjejmë tek-tuk edhe të atillë që emërtojnë sende, si p.sh. fjala drizëri (kolektiv për drizat).
Collapse


 
Pages in topic:   [1 2] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Rubrikë gramatikore (Freskim njohurish i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe)






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »