Mobile menu

Analiza e paragrafit të përkthyer
Thread poster: Diana Kristo

Diana Kristo
United States
Local time: 16:20
English to Albanian
+ ...
Mar 23, 2003

Falënderoj të gjithë ata që morën pjesë direkt dhe nëpërmjet e-maileve private me versionet e tyre në përkthimin e këtij paragrafi.

Në përkthimin e letërsisë artistike duhet të kemi parasysh disa gjëra:

1. Gjatësia e frazës. Eshtë ajo pjesë përbërëse e stilit? Në rastin tonë, po dhe jo. Kemi dy aspekte kohore që janë të zgjatura, pritja e vajzës dhe mënyra e të ecurit të penguar të të panjohurit, të shprehur në gjatësinë e frazës. Nga ana tjetër ruajtja e gjatësisë së frazës komplikon të kuptuarit në anglisht sepse edhe në shqip pjesa e fjalisë që fillon me \"kur e kur...\" qëndron krejtësisht më vete.

2. Kohët e foljeve. Vajza në fillim humb shpresën, vendos të kthehet në shtëpi dhe pastaj sheh të panjohurin. Pra kemi dy kohë të foljeve: Past Perfect dhe pastaj Simple Past.

3. Zgjedhja e fjalëve. Meqenëse kemi të bëjmë me letërsi artistike, fjalët duhet të zgjidhen me shumë kujdes. Së pari të konsultohemi me fjalorë të shqipes për të preçizuar termin. Së dyti, shumë rrallë të mbeten në përkthim të gjitha fjalët që të vijnë në mendje me herën e parë. Fjalori sinonimik është i domosdoshëm. \"Pamja çudane\" është përkthyer në shumë forma, po kështu edhe \"flokë të gafrruar\", \"çapitej\", \"e ecur e shtrëmbër\", \"të kalamendur\", etj.

4. Ruajtja e regjistrit. Kemi të bëjmë me letërsi artistike, paragrafi i përket autorit, pra gjuha është e krehur, regjistër i lartë. Po në këtë regjistër duhet të bëhet përzgjedhja e fjalëve, gjithënjë të kombinuara me njera tjetrën. Jo një t\'i përkasë gjuhës së folur, një tjetër gjuhës teknike, zyrtare, etj. Kur kemi të bëjmë me dialog, në vartësi të bashkëbiseduesve, zgjedhim edhe regjistrin.

5. Gjuha duhet të jetë bashkëkohore. Përkthimi bëhet për lexuesin e sotëm. Para se t\'i futemi përkthimit (sigurisht pas leximit të veprës në origjinal) lexojmë dy tri libra me tematikë të përafërt (origjinale në anglisht)për të pasuruar fjalorin tonë dhe pastaj fillojmë përkthimin.

6. Pasi bëni përkthimin, pasi keni bërë dhe konfrontimin me origjinalin për të parë se mos keni harruar ndonjë gjë ose nuk keni shprehur ndonjë nuancë, lëreni atë \"të flerë\" për një farë kohe. Kjo ju ndihmon të shkëputeni nga ndikimi i origjinalit. E lexoni përëri përkthimin pa origjinalin dhe bëni përsëri përshtatjen sipas gjuhës në të cilën përktheni.

7. Mos u ndikoni nga versioni i dikujt tjetër. Njerit prej përkthyesve i dërgova versionin tim dhe ai menjëherë e ndrroi të tijin. Jo, secili duhet të ruajë individualitetin e vet. Sepse edhe unë vetë e ndrrova përsëri versionin tim pasi e kisha dorëzuar. Kështu p.sh. ndrrova fjalën \"attire\" sepse kjo fjalë ka kuptimin e një veshjeje të rregullt. E ndrrova me \"garb\" më pak poetike por më afër realitetit të origjinalit.

Së fundi, po jap zgjidhjen që është pranuar për botim, por që në asnjë mënyrë nuk them se është më i miri. Mund të vazhdoni të bëni krahasime me versionin tuaj.



All of a sudden, when she had almost lost all hope and decided she had better go home, her eyes fell on a man of very weird appearance. Shivering in his bedraggled clothes, spotted most likely by the rain that had fallen throughout the previous night, with unkempt hair and week-old bristles for a beard on a ghastly pallid countenance, he stumbled forward dragging his feet towards the village center, at a sluggish, unstable pace. Time and again he would raise his eyes towards the skies, as if in a vain search for the invisible sun or the rugged grey clouds in mourning garb.

[ This Message was edited by: Dr.Diana Kristo on 2003-03-23 19:43]


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 14:20
English to Albanian
+ ...
Faleminderit Mar 24, 2003

E dashur Diana,



Faleminderit per te gjitha pikat qe nxjerr ketu ne lidhje me perkthimin artistik. Veshtiresia qe une pata me paragrafin qe fakti se nuk e kisha parasysh te gjithe kontekstin dhe se fjalia ne shqip qe teper e gjate. Pjesa e fundit e fjalise ku thuhet \"ose për të këqyrur retë e murrëtyera, me qenare të ngrënë, rroba të shqyera të përzishme\" me ngaterroi pak a shume sepse nuk isha e sigurt nese \"rrobat e shqyera te perzishme\" benin fjale per burrin apo per rete.



Si perfundim do te thosha se perkthimi artistik eshte sa i veshtire por aq edhe kenaqesi sjelles meqenese te jep mundesi qe te kesh me shume liri ne perkthim dhe nganjehere te duket sikur ti si perkthyes behesh nje me vepren.



Anila





Direct link Reply with quote
 
xxxAlbanMullaj
Local time: 17:20
English to Albanian
+ ...
miredita te gjitheve Mar 24, 2003

faleminderit per perkthimin final dhe per keshillat me vlere.Por doja te beja nje pyetje ne lidhje me tekstin e perkthyer:persa perket pjeses(a man of a very weird appeareance)mendoj qe nuk mund te themi ,of a weird por with a weird ,sepse meqe eshte nje shprehje idiomatike dhe duke shkruar \"of\" ne vend te \"with\" shprehja kthehet ne e pakuptimte.

me thoni nese jam ne gabim

alban


Direct link Reply with quote
 

Diana Kristo
United States
Local time: 16:20
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
'With" and "Of" Mar 24, 2003

I dashur Alban,

Eshte e vërtetë se në shqip themi \"me pamje çudane\" (pra \"with\") por në anglisht përdoret \"of\" (of weird appearance)pa \"a\".

Po kështu thuhet edhe:

of fair complexion

of dark color

of jealous character

Të përgëzoj për syrin e mprehtë dhe dëshirën për të mësuar sa më shumë.


Direct link Reply with quote
 
Ledia Kita  Identity Verified
Albania
Local time: 15:20
English to Albanian
+ ...
Faleminderit per komentet Mar 24, 2003

Faleminderit per komentet e gjera ne lidhje me paragrafin. Edhe une si te tjeret mendoj se perkthimi artistik nuk eshte i lehte. Ne fakt do te thoja qe eshte nje art ne vetvete dhe perkthyesi duhet te jete po aq i talentuar sa dhe shkrimtari qe te jape nje veper te mire.



Une do te mendoja se paraqitja e paragrafeve te tilla ose edhe e fjaleve dialektore te gjuhes shqipe ne te ardhmen do te jete nje ndihme e madhe per pasurimin e fjalorit gjuhesor te çdo perkthyesi.



Gjithe te mirat dhe pune te mbare.


Direct link Reply with quote
 
Ledia Kita  Identity Verified
Albania
Local time: 15:20
English to Albanian
+ ...
Faleminderit per komentet Mar 24, 2003

Dr. Kristo,



Ju faleminderit per komentet qe ju keni paraqitur per perkthimin artistik dhe per paraqitjen e paragrafit te pranuar. Perkthimi i nje vepre letrare eshte gjithmone i veshtire, pasi ashtu sikurse edhe vepra vete, eshte nje art dhe jo gjithkush mund ta beje ate. Une do te sugjeroja qe rubrika te tilla te paraqiteshin me shpesh ku perkthyesit te mund te diskutonin rreth paragrafeve te caktuara ose qofte edhe vetem fjale dialektore apo arkaizma te gjuhes shqipe. Kjo do te ndihmonte ne pasurimin e fjalorit dhe te njohurive te secilit prej perkthyesve.



Dite te mbare dhe gjithe te mirat.


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Analiza e paragrafit të përkthyer

Advanced search






memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »
WordFinder
The words you want Anywhere, Anytime

WordFinder is the market's fastest and easiest way of finding the right word, term, translation or synonym in one or more dictionaries. In our assortment you can choose among more than 120 dictionaries in 15 languages from leading publishers.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs