Mobile menu

nje zbulim i ri per gjuhen shqip
Thread poster: xxxAlbanMullaj
xxxAlbanMullaj
Local time: 23:28
English to Albanian
+ ...
Mar 31, 2003

Vetëm pak ditë më parë doli lajmi për zbulimin e një dokumenti të vjetër, i cili i përkiste vitit 1210. Pra, mendohet të jetë më i lashtë se formula e pagëzimit dhe \"Meshari\" i Gjon Buzukut. Asnjëherë më parë nuk ishte thënë dhe zbuluar një lajm i tillë. Ndaj, hamendjet, mosbesimet u thurën menjëherë pas atij lajmi të publikur në media. Ata që nuk dyshonin u gëzuan për zbulimin e hershëm dhe nisën të kërkojnë hollësi të tjera.

Vetë autori i këtij zbulimi, Musa Ahmeti, përveç hollësive që ka dhënë për veprën, për zbulimin e saj dhe ndihmën që i kanë dhënë miqtë e tij, nuk pranon të bëjë asnjë koment më shumë.

Ai po pret që dorëshkrimi i hershëm të botohet dhe të bjerë në duart e të gjithëve. Më tej, komentet janë të hapura.



Dorëshkrimi i hershëm







Një vëllim i lidhur me kopertinë të fortë druri, që i përket vitit 1210, titulli i të cilit nuk ishte shënuar i tëri në regestat e Vatikanit dhe, në formën origjinale, është zbuluar nga dr. Musa Ahmeti

Siç rrëfen ai vetë në një shkrim të gjatë në revistën \"Ekskluzive\", shfletimi i kujdesshëm që në faqen e parë ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe. Vëllimi është në pergamen, gjë e zakonshme për kohën kur ishte shkruar. Ka 208 fletë (pra 208 faqe), sepse në pergamen shkruhet vetëm në njërën anë. Numërimi i faqeve është vetëm recto. Përmasat janë 28x39.5cm. I tërë vëllimi është i ruajtur shumë bukur, nuk ka dëmtime, vetëm në disa faqe ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema ( shkronja) latine dhe i tëri në gjuhën shqipe në dialektin e Veriut, i cili, si i vjetër që është, paraqet mjaft vështirësi për t\'u lexuar. Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale, të cilat janë shumë të bukura. Tri nga ato janë të praruara me flori. Inicialet e tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërrmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht të punuara në flori, të cilat paraqesin momente biblike. Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj: nga faqja 1 deri në faqen 97 për teologjinë, nga faqja 98deri në faqen 146 për filozofinë dhe nga faqja 147 deri në faqen 208 për historinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe një libër më vete. I gjithë dorëshkrimi është autograf i shkruar nga një dorë. Ndërsa, në fund fare, në f.208, autori ka firmosur vetë me emrin Teodor Shkodrani, duke shënuar: \"Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit zot e përfundova në vitin 1210, ditën e 9-të të marsit\".









Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:28
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Faleminderit shumë Alban Mar 31, 2003

për këtë informacion. Shpresoj që të botohet sa më shpejt që të kem mundësinë ta lexoj.

Na njofto përsëri nëse merr vesh ndonjë hollësi tjetër (ose kur të botohet).

Ditën e mirë,

Monika



p.s. Nice picture Alban





Direct link Reply with quote
 
Rozafa
Albanian to English
+ ...
Botimi? May 22, 2003

Alban,

do te isha shume kurioze te dija me shume per kete dokument te vjeter. Kur do te botohet?

Flmd,



Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


nje zbulim i ri per gjuhen shqip

Advanced search






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
SDL MultiTerm 2017
Guarantee a unified, consistent and high-quality translation with terminology software by the industry leaders.

SDL MultiTerm 2017 allows translators to create one central location to store and manage multilingual terminology, and with SDL MultiTerm Extract 2017 you can automatically create term lists from your existing documentation to save time.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs