Mobile menu

A e keni provuar Fjalorin e Termave të Informatikës të alba-soft?
Thread poster: Juliana Cullafiq

Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 19:48
Member
English to Albanian
+ ...
Mar 6, 2008

Te dashur kolegë,

Rastësisht hasa në sajtin e alba-soft dhe pashë që kanë reklamuar një softuer të quajtur Fjalori i termave të Informatikës anglisht-shqip. Unë shkarkova vetëm demon dhe mu duk një produkt interesant por do të doja dhe mendimin e atyre që e kanë parë të plotë këtë produkt.

Përshëndetje të gjithëve dhe Gëzuar 7-8 Marsin.


Direct link Reply with quote
 

Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 18:48
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Një përpjekje e mirë nga alba-soft Mar 6, 2008

Edhe unë vetëm versionin demo kam provuar. Përshtypja që më ka lënë është se janë përmbledhur dhe përzgjedhur fjalë e terma nga ato që qarkullojnë dendur në përdorimin e gjuhës së sotme lidhur me Informatikën, por s'ma do mendja që ka ndonjë risi a ndonjë term të diskutuar e të sjellë në një formë të re apo të shqipëruar enkas.

Avantazhi i të pasurit një fjalor të tillë do ishte - në rast se do përdorej dhe zbatohej nga shumica - se do të unifikohej dalëngadalë përdorimi i gjuhës në këtë fushë.

Alba-soft-i ka bërë një punë të mirë me të gjitha programet që ofron, e aq më tepër janë të parët dhe të vetmit me sa di unë në një përpjekje të këtij lloji për shqipen. Me gjithë dëshirë do t'ua kisha blerë disa nga programet; pagesa është mëse e përballueshme, por është metoda e pagesës që duket paksa e gjatë dhe e ngatërruar.

Ledja


Direct link Reply with quote
 

Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 19:48
Member
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Terma që qarkullojnë dendur apo specifike??? Mar 7, 2008

I re pikës Ledja.
Pikërisht kjo hamendje më shtyu që ta dërgoja këtë post.
- A do të jetë në gjendje të më ndihmojë ky softuer për përkthimin e termave specifike, teknike?
Termat e përgjithshme për IT-në tashmë pak a shumë njihen dhe përdoren nga të gjithë pothuajse njëlloj.
Ato që mua më nevojiten janë termat dhe fjalët specifike, teknike.
Shpesh herë detyrohem të përdor si referencë përkthimet e këtyre termave në gjuhë të tjera si p.sh. italishtja dhe greqishtja.

Përshëndetje, Juliana


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


A e keni provuar Fjalorin e Termave të Informatikës të alba-soft?

Advanced search






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
Déjà Vu X3
Try it, Love it

Find out why Déjà Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs