Mobile menu

Cila duhet të jetë tarifa më e ulët për të ofruar
Thread poster: Arben Seva

Arben Seva  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:00
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Apr 2, 2003

Jam ne dyshim rreth tarifes me te ulet qe duhet te punoj dikush. Pas nje kerkimi ne internet kuptova se duhet te jete rreth 0.08 USD por ne te njejten kohe ne perkthime nga Shqipja ne Greqisht shume zyra perkthimi ofrojne 0.02 EUR. Eshte ky nje cmim i pranushem apo eshte thjesht nje pagim i keq?

Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Një koment Apr 3, 2003

I dashur Papous,

Në rradhë të parë mirë se erdhët në listën tonë të përkthyesve. Ndoshta fjalët e mia nuk do të jenë një përgjigje e pyetjes suaj, por vetëm desha të bëja një koment rreth çmimeve që keni shënuar këtu. Për mendimin tim 0.02 Euro jo vetëm që është çmim mjaft i ulët, por do të thosha edhe skandaloz.

Përsa i përket çmimit tjetër, 0.08 Euro, varet se ku banon (sipas vendit bëhet kuvendi). Në ndonjë vend të botës ky mund të jetë çmim i pranueshëm, në vende të tjera mund të jetë i ulët. Unë do të thosha që mirë është që të bënit një analizë të çmimeve të vendit ku jetoni. Zakonisht çmimi i përkthimit vendoset jo vetëm sipas vlerësimit që i bëni punës suaj, por edhe sipas vendit ku jetoni.

Punë të mbarë dhe gjithë të mirat.

Monika


Direct link Reply with quote
 

Arben Seva  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:00
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Vazhdim Apr 3, 2003

Faleminderit per pergjigjen. Edhe une kisha te njejten pershtypje. Por ne te njejten kohe shikoj se ne 3-vjecarin e fundit Shqipja nga gjuha me e mirepaguar ka arritur ne keto cmime skandaloze. Mendoni se kjo ka ardhur si pasoje e shtimit te numrit te perkthyesve shqiptare, apo ne si shqiptare i hodhem cmimet qe te kemi pune te sigurt? Besoj se ne perkthimet ne lidhje me Greqishten fatkeqesisht ndodhi kjo e fundit. Feleminderit perseri per pergjigjen tuaj. Me ndihmon tej mase sepse si i ri qe jam nuk dua te bej gabime per te cilat mund te pendohem. Gjithashtu pergezime per punen e mire ne kete forum

Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
PĂ«rgjigje Apr 4, 2003

I dashur Papous,

faleminderit për fjalët e ngrohta.

Juve pyesni:

_________________________

\"Mendoni se kjo [ulja e çmimeve] ka ardhur si pasoje e shtimit te numrit te perkthyesve shqiptare, apo ne si shqiptare i hodhem cmimet qe te kemi pune te sigurt\"?

__________________________



Mendimi im është që të dyja variantet që ngrini mund të ekzistojnë.



Pyetja juaj:

____________________________

\"Me ndihmon tej mase sepse si i ri qe jam nuk dua te bej gabime per te cilat mund te pendohem\".

____________________________



Tarifat në fushën e përkthimit janë një çështje delikate mendoj unë. Kjo ndodh sepse nëse fitoni një klient me një çmim të ulët, nuk mund t\'i kërkoni atij mbas dy-tre muajsh: \"Ma rrisni çmimin, ose unë nuk përkthej më për ju. Unë jua ofrova atë çmim të ulët vetëm për të siguruar klientelë, pasi jam i ri në profesion\".

Ai çmim që jepet në fillim, ai mbahet... Por përkthyesit profesionist nuk i intereson të mbajë çmime të ulta, pasi të ardhurat e përkthimit mund të jenë të ardhurat e vetme që ka ai, plus që ai dëshiron të paguhet ndershmërisht për punën dhe mundin e vet. (Shembull: nuk besoj se këtu në SHBA ka njerëz që pranojnë të paguhen me $3.50 në orë, për të njëjtën punë -qoftë kjo e rëndomtë - për të cilën kolegët e tjerë paguhen me $25.00 në orë). Gjithashtu, nëse dikush ofron çmime të ulta që në fillim, shpejt do ta kuptojë se \"he is working for peanuts\"!!!



Nga eksperienca ime, kompanitë e mira të përkthimeve (ato që e vlerësojnë cilësinë e përkthimit, ato që paguajnë në kohë etj.) ende vazhdojnë të paguajnë me tarifat e \"shumë viteve më parë\" siç i quani ju. Kuptohet ka edhe kompani të tjera që u intereson më shumë fitimi i tyre, sesa cilësia e përkthimit të një materiali dhe t\'ju them të drejtën, nuk dua të futem në diskutime për këto lloj kompanish. Vetëm një shembull (ndoshta jo tipik) po përmend këtu: para disa vitesh më kontaktoi një kompani përkthimesh nga Washington D.C. dhe pasi më ofruan një material, më pyetën për çmimin. E kuptova që nuk u pëlqeu çmimi im dhe u munduan të ma ulnin, por u thashë që nuk më leverdiste ta bëja atë projekt me një çmim më të ulët. Kështu ata ma dërguan materialin (mesa mbaj mend ishte mbi 12.000 fjalë dhe më duhej ta bëja për një kohë rekord). Mbasi e dorëzova materialin, më dërguan P.O. e tyre (Purchase Order) dhe u habita jashtë mase kur pashë se tarifa që kishin shkruar aty ishte 1/3 e tarifës që u kisha kërkuar. U mundova t\'i kontaktoj menjëherë, por nuk munda ta zgjidh dot... Kjo kompani ende nuk më ka paguar për punën e bërë, dhe ashtu si mua, nuk ka paguar as shumë përkthyesë të tjerë. Nejse, ky ndoshta ishte një rast tepër i veçantë, por ajo që desha të them është se unë nuk u besoj shumë atyre kompanive që mundohen të të ulin çmimin ose të ofrojnë çmime tepër të ulta.

Faleminderit për komentet tuaja, bisedë interesante në fakt

Shpresoj të \"shihemi\" përsëri këtu

Monika

[ This Message was edited by: monika on 2003-04-04 19:48]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Manifesti i përkthyesve profesionistë Apr 5, 2003

Mendoj se është me vend të ve në këtë diskutim \"Manifestin\" e përkthyesve profesionistë, shkruar nga Z. Mats Wiman nga Suedia, moderator në ProZ.com:



\"Translation is a skill requiring training during many years. Therefore, it is a general consensus within the translation community that anyone in need of a good translation should not expect to get it done for a rate below 8-14 US cents/word depending on source or target calculation, on language pair and on the difficulty level of the text to be translated.

Rates reaching 25 cents/word are not uncommon due to additional charges for additional demands and technical difficulties.\"



Mats Wiman, Sweden

ProZ.com Moderator

[ This Message was edited by: monika on 2003-04-05 16:52]


Direct link Reply with quote
 
Eno Damo  Identity Verified
Local time: 18:00
English to Albanian
+ ...
KĂ«rkesa dhe oferta Apr 8, 2003

Përshëndetje:



Në biznesin e përkthimit ashtu si në çdo biznes tjetër, veprimtaria zhvillohet bazuar në ligjin e rreptë (ndoshta mizor ndonjëherë) të kërkesës dhe ofertës. Këta dy elementë përcaktojnë pothuajse gjithshka tjetër: sasinë, cilësinë, çmimin, etj. Për shembull, unë jam përkthyesi më i mirë në Shqipëri (ku edhe banoj), kam mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për anglisht, kam një përvojë 10 vjeçare si përkthyes, jam i papunë… Një situatë e zakonshme për shumë shqiptarë në këto momente. Në të njëjtën kohë tregu në Shqipëri është ende i varfër, kryesisht puna në përkthime vjen prej organizatave të huaja dhe Ambasadave dhe shumë pak prej firmave private. Kështu që natyrisht oferta ime duhet t’i përgjigjet kërkesës së tregut.



Në Shqipëri është normal çmimi $ 10 amerikanë për faqe (duke ditur se një faqe ka mesatarisht 350 fjalë), pra rreth $ 0.03 për fjalë. Atëherë personalisht unë nuk mund të kërkoj $ 0.09 për fjalë, apo $ 30 dollarë për faqe, pasi së pari, nuk do t’a siguroj punën, se dyti, ka të tjerë që do t’a bëjnë për $ 10, ndoshta edhe për më pak, dhe së treti, do të dukem se jam krejtësisht jashtë dimensionit të tregut shqiptar.



Kështu besoj se nuk ka tarifa të mira apo të këqia, ka tarifa të pranueshme dhe të papranueshme, dhe veprimi juaj varet nga shumë faktorë, kryesisht subjektivë, por edhe objektivë. Nëse keni mjaft punë, bëni përzgjedhje. Nëse nuk keni, atëhere nuk ka shumë vend për zgjedhje. Gjithsesi gjithshka varet prej jush dhe tregut.



Çmimet nuk mbeten domosdoshmërisht fiks në kohë dhe për klientë. Kështu për të njëjtën klientë pas një viti ose dy vjetësh mund të aplikoni njëfarë rishikimi (unë e praktikoj për vete tani që dollari është në nivele të ulët), në varësi të kushteve tuaj dhe tregut. Kështu nëse kryheni një specializim në gjuhën tuaj, këtë e paqyroni në CV, atëherë pse jo tek tarifa, gjithashtu nëse keni tre vjet që përktheni materialë elektronikë (siç po më ndodh mua kohët e fundit) krijoni një farë specializimi dhe përvoje, të cilat natyrisht që paguhen.



Në lidhje me përkufizimin e moderatorit suedez nuk e di se kush e ka dhënë konsensusin për tarifën e përkthimit, por unë jam një besnik i ekonomisë së tregut, kështu që në varësi të tij shkojnë gjithë të tjerat.



Gjithë të mirat,



Eno Damo



Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Përkthyesit dhe agjensitë Apr 8, 2003

I dashur Eno,

ashtu është, ka shumë rëndësi kërkesa dhe oferta. Gjithashtu ka rëndësi ku jeton, ashtu siç thua edhe ti, p.sh. nuk mund të kërkosh 0.15-0.25 USD per fjalë në Shqipëri (pra ashtu siç e them edhe unë më lart: sipas vendit bëhet kuvendi). Megjithatë, në shumë raste vetë përkthyesit i kanë ulur çmimet, shpesh \"artificialisht\". Përkthimi është një punë që kërkon jo vetëm eksperiencë, specializim, por edhe energji, kohë etj. Për këtë, si çdo punë tjetër intelektuale, përkthimi paguhet (dua të them paguhet mirë). Është një fakt për mua personalisht që agjensitë për të cilat kam punuar për vite të tëra, ende vazhdojnë të më paguajnë me po atë çmim që më paguanin kur shqipja konsideroheshe një nga gjuhët \"ekzotike\". Ndërsa është e palejueshme për mendimin tim që një përkthyes këtu në SHBA të pranojë një punë për një çmim qesharak (që do të thosha është nën 0.10 USD për fjalë për mua, por që mesatarisht mund të jetë edhe nën 0.08 USD per fjalë). (Shqipëria është ndryshe, për arsye që dihen, çmimet janë më të ulta aty). Unë për vete mund të marr në konsideratë një punë me çmim më të ulët se standardi im vetëm kur: 1. Më pëlqen subjekti jashtë mase (dhe do ta bëja edhe me atë pagesë) 2. Është për bamirësi (ose shoqatë bamirëse) ose 3. Kur ofruesi i punës është miku im, (për të cilin gjithashtu kam punuar për një kohë të gjatë) dhe ai haptas më thotë se kaq është buxheti për një përkthim të caktuar dhe nuk mund t\'ia kthej dot në këtë rast.

Kur nuk ndodh asnjëra prej këtyre rasteve, u them hapur se nuk më leverdis një çmim i tillë dhe ata më kuptojnë drejt (no hurt feelings at all). Edhe një herë dua të theksoj mendimin tim personal: agjensitë/klientët seriozë e vlerësojnë përkthimin si punë intelektuale dhe e paguajnë atë në këtë mënyrë. Ai \"përkthyesi më i mirë\" që ti Eno përmend në komentin tënd do të gjejë punë që paguhet mirë. Pse? Ka shumë arsye: për t\'u bërë përkthyesi më i mirë atij i është dashur shumë eksperiencë. Ok, ti thua që ka 10 vjet eksperiencë. Atëherë në këto 10 vjet ai tashmë e ka krijuar klientelën e vet dhe klientët e vjetër nuk do ta ndërrojnë atë me të rinj. Pse? Sepse janë mësuar me të dhe janë të kënaqur me punën e tij dhe nuk duan \"to take any chances\" për të provuar të tjerët. Agjensitë e përkthimit paguhen shumë (2-3 herë më shumë se një përkthyes me tarifa normale këtu në SHBA) dhe ato janë mëse të kënaqura ta paguajnë përkthyesin e mirë aq sa e meriton për të mos humbur klientët e tyre. Ka edhe arsye të tjera, por sot jam pak në nxitim dhe nuk mund ta zgjas shumë këtë bisede, njëherë tjetër. Faleminderit Eno për mendimet e tua, biseda po bëhet shumë interesante dhe shpresoj të vazhdojë kështu.

Monika

[ This Message was edited by: monika on 2003-04-09 03:52]


Direct link Reply with quote
 
Rozafa
Albanian to English
+ ...
Komenti im per kete diskutim May 24, 2003

Miredita Arben,
Desheroj te shtoj kete keshille: "Mos e shit veten lire".
Ne pergjithesi cmimi i larte tregon standard dhe cilesi te larte. Kam punuar vite me pare me nje manaxher perkthimesh dhe ai gjithmone u largohej perkthyesve me cmime te ulta. Kur e pyeta pse m'u pergjigj se kishte patur eksperienca shume te keqija me "cheap translators". Edhe une bie plotesisht dakort me kete, pasi perkthyesit qe ofrojne cmime te larta jane te ndergjegjshem qe edhe nese e humbasin nje pune me cmim te ulet, do te fitojne nje tjeter me cmim me te larte dhe mund te fitojne te njejten sasi parash, por ne kohe shume me te shkurter, duke ofruar keshtu edhe nje cilesi te larte. Te pakten keshtu ndodh ne rastin tim. Asnjehere nuk jam penduar qe nuk kam marre perkthime me cmime te ulta.

Rozafa



Arben Seva wrote:

Jam ne dyshim rreth tarifes me te ulet qe duhet te punoj dikush. Pas nje kerkimi ne internet kuptova se duhet te jete rreth 0.08 USD por ne te njejten kohe ne perkthime nga Shqipja ne Greqisht shume zyra perkthimi ofrojne 0.02 EUR. Eshte ky nje cmim i pranushem apo eshte thjesht nje pagim i keq?


Direct link Reply with quote
 

Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 02:00
Member
English to Macedonian
+ ...
Cmimet ne Holande Jul 20, 2003

Ndoshta mund te sherbej si orientim dallimi i cmimeve ne Holande. Zakonisht kerkohet 0,10 deri 0,25 Euro per fjale. Cmimet qe ogfrohen ne internet ne te shumten e rasteve jane skandaloze.

Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Cila duhet të jetë tarifa më e ulët për të ofruar

Advanced search






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
SDL Trados Studio 2017 Freelance
The leading translation software used by over 250,000 translators.

SDL Trados Studio 2017 helps translators increase translation productivity whilst ensuring quality. Combining translation memory, terminology management and machine translation in one simple and easy-to-use environment.

More info »



All of ProZ.com
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs