Në vazhdim të referencave të dhëna nga Ervisi... 05:32 Aug 28, 2011
Faleminderit Ervis për përgjigjen.
Në fakt në dy referencat e sjella nga ti bëhet fjalë për "success-ful therapy" por jo për "ful therapy".
Shpesh në tekstet universitare shqiptare hasen gabime të llojeve të ndryshme e mendoj se edhe këtu kemi diçka të tillë. Një term i tillë i përgjithshëm si "ful therapy" do të gjendej lehtë në fjalorët kryesorë të mjekësisë apo me një kërkim të shpejtë në Google, gjë e cila nuk ndodh. Dyshimi forcohet pasi terma të tillë "të rrallë" hasen edhe më tej në këtë tekst të Universitetit të Vlorës ashtu siç e ke sjellë edhe ti Blerta më vonë (peuroicemi). |