15:56 Nov 26, 2009
Përshëndetje Albana! Nuk di nëse tetëvjeçaren apo të mesmen i ke bërë në Shqipëri. Nëse po, a të kujtohet si lexohej elementi kimik me simbol Na? Natrium, apo jo?
Interesant është fakti që në gjuhë që rrjedhin nga latinishtja elementi lexohet ndryshe, p.sh. në italisht thuhet "sodio". Me siguri ata që e përdorin si "sodium" në shqip, janë persona të diplomuar jashtë Shqipërisë të cilëve iu ka shpëtuar detaji i mësipërm. Mua më kujtohet mirë sepse, në provimin e biologjisë në Universitet në Itali, përsërisja gabimisht fjalën "natrium" në vend të "sodio" :) edhe megjithëse e kuptonin për çfarë flisja, ma vunë në dukje ;)
Nga ana tjtër, nuk besoj që në dhjetëvjeçarin e fundit në Shqipëri, si pasojë e fenomenit të globalizimit, të jenë rishikuar emërtimet e elementeve kimikë, kështu që, unë, si burimin më serioz konsideroj tekstet e kimisë të shkollave publike pavarësisht se si përdoren aktualisht nëpër botime që, siç e dimë, lënë shumë për të dëshiruar. |